Kongres madhështor për të rizgjedhur humbësin qesharak
Faqja 1 e 1

Luan Myftiu
“Pendesa është varka që nuk mbytet kurrë” - Hygó -
PS do të zhvillojë një kongres madhështor, të jashtëzakonshëm. Gjithë socialistët e devotshëm po bëjnë gati analizat për të zbuluar shkaqet e humbjes se zgjedhjeve. Të gjithë presin, në radhë të parë, akuzat që do t’i ngrejë kryetari vetes. Progresistët mburren me faktin që po organizohet enkas një kongres, që do t’i vërë pikat mbi “i”. Ithtarët e “politikës së re” u tundin gishtin në fytyrë pesimistëve. Reformatorët kujtojnë se erdhi çasti i ndryshimeve të thella. Sejmenët i tremben sinqeritetit të kryetarit. Sekserët e tij janë gjithë sy e veshë. Kandidatët për kryetar rilexojnë platformat e përgatitura me kujdes. Mbështetësit e tyre rrinë si mbi gjemba. Shumë kuadro duken si të kthyer në statuja. Heshtja ka marrë hijen e një terrori. Vetëm kryetar Rama komunikon me shenja me nëpunësit e bashkisë. “Kaçatorrët” e tij janë shpërndarë në “bazë” me kriteret e përzgjedhjes së kongresmenëve. Gjithë puthadorët nuk përmbahen nga një gëzim i fshehtë. Ky do të jetë kongresi i shpalljes së vlerave të humbjes. Aty do të sanksionohen gjithë kapitalet morale të disfatës. Krejt mohimi i Statutit të partisë. Krenaria e triumfit të Një-shit. Te ky kongres do të marrë vrull goditja e mendimit ndryshe. Shkurt, nostalgjikët e epokës së hurit e të litarit do të ngazëllehen me glorifikimin në një kongres, edhe në demokrací, të forcës së unitetit brenda partisë. Gjithë kongresmenët do të shijojnë aty mrekullinë e korruptimit, të blerjes së votës, të vjedhjes së çdo mendimi të pavarur të anëtarësisë socialiste. Dhe, ndërsa ithtarët e reformimit do të gatiten për thirrje bashkimi e mbajtje përgjegjësie, kryetari me duaxhinjtë e tij do të gufojnë nga entusiazmi i delegatëve të porositur. Këtë “prognozë” e tregon qetësia cinike e kryetarit humbës, ngutja e kasnecëve maratonomakë, kukurizmat e servilëve dhe toni i zërit të grave të zgjedhura deputete nga vullneti emancipues i kryetarit të tyre liberal. Por edhe nga mizëría e s.m.s.-ve, nisur prej humbësit drejt delegatëve të përzgjedhur. Frymën mbytëse të këtij kongresi e tregon sidomos druajtja e gazetarëve dhe analistëve për t’iu afruar selisë rozë. Bisedat optimiste për fitoret e kongrese të P.P.Sh.-së. Kujtimi me nostalgji i gjëmimit të ovacioneve për “qoftëlargun”, që të vriste natën e të qante ditën. E tregojnë fytyrat e zverdhura të gardës pretoriane të misionarit reformator. Dhe, në fund, e pasqyron atmosfera gazmore e hajdutëve me kollare, që gumëzhin sidomos në bashkinë e kryeqytetit.
Ky do të jetë vërtet një kongres i madh për P.S.-në. Prej tij do të kuptohet tërë serioziteti hipokrit i propozuesve të Statutit të partisë; përmbajtja mashtruese e “politikës së re”; tymnaja e qëllimshme e parrullës “përtej së majtës e së djathtës”; gjithë mashtrimi grotesk për bashkimin e së majtës; sinqeriteti i lotëve të krokodilit për të mjerët; thjeshtësia prekëse e megalomanisë arrogante të kreut të P.S.-së. Por fjalët e Ramës se “nuk do të largohem si kryetar i P.S.-së!” - thërmuan çdo iluzion se ky kongres i jashtëzakonshëm do të shënonte epokën e një ndryshimi të madh. Ato pak fjalë të tij ishin si një rrufé në qiell të hapur. Ato mbyllën të gjitha portat e shpresës për një rinovim e për një rotacion të pushtetit sipas Statutit të partisë. Sidomos treguan se nuk kanë vdekur perënditë e dhunës, gjithë mashtruesit e lumturive false, shkelësit e ligjeve, nëpërkëmbësit e votuesve. Ishin këto fjalë të “kokës” drejtuese, që u kujtuan njerëzve arbitraritetin e atij mbretit shpirtvogël që deklaroi :”Shteti jam unë!”. Kurse vetë Rama, tek i shqiptoi ato fjalë kërcënuese, i shëmbëlleu Boris Godunovit, që u tmerrua, kur populli ia la fjalën në gojë duke u gajasur prapa një idioti që fliste me vete në turmë. Por edhe miqtë më të ngushtë të Ramës ngelën të befasuar, tek panë që ai nuk po ngjante fare me mikun e para humbjes. Me atë Ramën e bindur në fitoren absolute. Me Ramën e thjeshtësisë prekëse të përkushtimit. Me atë Ramën e ngërdheshjeve ndaj çdo ambicieje meskine për pushtet. Me “proletarin”, që nuk kandidoi për deputet; që personalizoi fushatën, i bindur në magjinë e forcës së tij tërheqëse. Shkurt, askush nuk mund të dallonte taní te Rama njeriun, misionarin, ideatorin e bashkimit, eksportuesin e pushtetit te njerëzit e thjeshtë, avokatin e barazisë para ligjit, pretenduesin e mbajtjes së fjalës së dhënë. Askush nuk dallonte më te Rama hijen e atij idealistit, që mbante fjalime patetike për devocion ndaj të vuajturve; për papajtueshmëri në luftën ndaj korrupsionit, ndaj mediokrititetit dhe primitivizmit. Tani Rama po përgatiste një kongres enverist, ku të përtërinte entusiazmin e frikës së hershme, hipokrizinë e adhurimit nga dajaku, përjetësimin e pushtetit të grabitur, zhdukjen e mendimit të kundërt, mbytjen e frymës kritike, varrosjen e transparencës, mohimin e çdo përgjegjësíe, emërtimin e çdo humbjeje si një fitore. Rama, pra, do të asgjësonte me vullnetin e “lirë” të kongresmenëve të piketuar prej tij edhe atë pak frymë lirie mendimi, atë zbehje të terrorit të fshehtë psikologjik, me të cilën kishin shkuar në botën tjetër baballarët e tyre “idealistë” të krijimit të “Botës së re”. Kongresi i jashtëzakonshëm i P.S. duket që do të shënojë kthesën prapa të një partie, që ka aq shumë nevojë për frymëmarrje demokratike, për çlirim nga kthetrat e shpifjes e të intrigës, të ambicieve të sëmura për pushtet me çdo kusht e me çdo çmim!...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi