Ai u rrit dhe u burrërua me dashurinë e përhershme atdhetare
Faqja 1 e 1

Ylli Hyseni
Hevzi Kryeziu u lind më 20 tetor 1953, në fshatin Roganë (ish-Rogoçicë) të Dardanës, (ish Kamenicë), në një familje të njohur atdhetare. Stërgjyshi i tij Murat Kryeziu - Rogoçica, një nga krerët e rezistencës në skajin lindor të Kosovës, u pushkatua në mënyrë spektakulare nga pushtuesit serbomedhenj, në kodrën në hyrje të Gjilanit, të cilën banorët e vjetër të Gjilanit e quanin Kodra e Muratit. E gjithë familja e tij i nënshtrohet ndjekjes dhe represionit. Njëri nga djemtë e tij, Nazifi, vritet nga një minë e vendosur në afërsi të një fshati serb, kurse djali tjetër Veli Kryeziu, për shkak të persekutimeve dhe internimeve të familjes, u detyrua të arratiset fillimisht në Rumani, pastaj në Turqi, Armeni dhe Itali, prej nga u strehua në Shqipëri. I njohur si Veli Qarri, ai u bashkohet trimave të Bajram Currit dhe më vonë ishte njëri nga komitët e Çetës së Azem dhe Shotë Galicës dhe pjesëtar i njësiteve të mëvonshme vepruese nga Shqipëria në Kosovë. Ndërkaq gjyshi i Hevziut, Zylfiu, ishte një kohë të gjatë kaçak mali dhe më vonë një nga drejtuesit e luftës së rezistencës në Kikë e Ush. Edhe pas Luftës së Dytë Botërore Familja Kryeziu vazhdoi të veprojë si vatër e rezistencës dhe levizjes kombëtare dhe për pasojë vazhdon të jetë edhe objekt i dhunës dhe represionit të vazhdueshëm. Babai i Havziu, Vehbiu dhe xhahai Sejdiu u bashkohen radhëve të Lëvizjes Çlirimtare që udhëhiqej nga atdhtari, shoku dhe miku i shtëpisë së tyre, Metush Krasniqi. Si rrjedhojë xhaxhai i Hevziut u burgos tri herë, kurse babai i Hevziut, pas një trajtimi të pazakonshëm policoro-mjekësor, tipik për praktikat rankoviqiste të kohës, vdes në lule të rinisë. Nëna e Hevziut, Nafia, atëherë nuse e re,vendos të mos martohet më kurrë dhe gjithë jetën e saj ia kushtoi rritjes dhe edukimit të Hevziut të vogël dhe dy motrave të tij. Shkollën fillore Hevziu e kreu në fshatin e Lindjes në Roganë, kurse shkollën e mesme në Gjimnazin “Liria” në Shkup, ku, pas burgut të dytë kishte gjetur strehë xhaxhai i tij, Sejdiu. Hevziu studioi Gjuhën dhe letërsinë frënge në Universitetin e Prishtinës, ku u përfshi në lëvizjen studentore të kohës.Ishte shok dhe bashkëbanues me Kadri Zekën dhe me veprimtarë të tjerë të kohës. Ishte një nga të burgosurit dhe të dënuarit politikë, në fushatën e burgosjeve të vitit 1975. Ishte nga të burgosurit më të rinj të këtyre grupeve dhe nga të paktët që kishin dijeni për radhët e organizuara që organzionin dhe kryeni aksione të fshehta, por në saje të qëndresës dhe heshtjes së tij, mbeti e pazbuluar veprimtaria e Kadri Zekës dhe veprimtarëve të tjerë.
Një kohë Hevziu punoi si arsimtar në Gjimnazin e Vitisë, kurse disa vite punoi në stafin realizues të Televizionit të Prishtinës. Pas mbylljes së RTP-së, Hevziu bënë pjesë në grupin e gazetarëve që u angazhuan për vazhdimin e luftës mediatike për Kosovën dhe të vërtetën e saj edhe duke vepruar jashtë vendit. Ishte korrespondent i Televizionit të Prishtinës nga Gjeneva dhe njëkohësisht bashkëpunëtor i një sërë redaksish vendore dhe ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në një sërë koferencash e debatesh publike për Kosovën dhe çështjen shqiptare dhe në forma të ndryshme i ka kontribuar funksionimit të Universitetit Popullor të Gjenevës. Është marrë poashtu edhe me veprimtari kulturore, letrare dhe artistike. Ka punuar poashtu si ligjërues i gjuhës frënge për mërgimtarët shqiptarë dhe njëkohesisht i gjuhës shqipe për të huajt. Është përkthyes i një sërë tekstesh të rëndesishme politike, letrare e publicistike. Ishte një nga kandidatët në konkursin për përfaqesuesit diplomatikë të Republikës së Kosovës. Me veprimtarinë e tij të pandërprerë dhe të shumanshme, Hevzi Kryeziu ka dhënë kontribut të shquar në avansimin e çështjes shqiptare, afirmimin e saj në botë si dhe vendosjen e lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Kosovës, në mënyrë të veçantë me Zvicrën dhe posaçërisht mr Gjenevën, ku ai jetoi dhe veproi vitet e fundit të jetës së tij bashkë me familjen e tij, bashkëshorten Besën dhe katër fëmijët e tij: Vehbiun, Artën, Bardhën dhe Uranin. Hevzi Kryeziu vdiq aksidentalisht më 18 gusht 2009 në Gjenevë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi