Është koha e bashkimit kombëtar
Faqja 1 e 1
Është koha e bashkimit kombëtar
Nga Besnik Boletini e Albulena Neziri - Bota Sot
Deklarata e kryeministrit Sali Berisha se 'ideja e bashkimit kombëtar duhet të jetë në kokën e çdo politikani shqiptar' ka tronditur Beogradin në ndërkohë që i ka dhënë zemër popullit shqiptar të Kosovës.
Ideja e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë është projekt i kah motshëm, për të cilën na tregon edhe historia, për luftërat, sakrificat që janë bërë për të arritur këtë qëllim madhor për kombin shqiptar. Por edhe në ditët e sotme, kohë pas kohe hidhen ide të shumta për një bashkim të mundshëm në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Por së fundi ideja e bashkimit kombëtar është përmendur nga kryeministri shqiptar Sali Berisha, i cila ditë me parë dha një deklaratë përmes së cilës tha se “ideja e bashkimit kombëtar duhet të jetë në kokën e çdo politikani shqiptar”. Kjo deklaratë ka një rëndësi të madhe për faktin kur e dimë rolin që e ka kryeministri Berisha si një nga krerët e Shqipërisë, por edhe nga autoriteti që e gëzon në mbarë botën. Ndërsa në anën tjetër kemi pas reagimet e qeverisë së Serbisë për këtë deklaratë, duke thënë së deklaratat e tilla shkojnë në dëm të marrëdhënieve në mes të këtyre vendeve.
E përkrahin Berishën, së paku me fjalë!
Duke e marrë parasysh që deklarata për bashkim vjen nga një udhëheqës i lartë siç është kryeministri Berisha, partitë politike të Kosovës e përkrahin një deklaratë të tillë, dhe pothuajse të gjitha partitë politike konsiderojnë së bashkimi në një formë ka filluar, duke marr parasysh bashkëpunimin aktual në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në të gjitha fushat. Ndërsa sa i përket reagimeve të qeverisë së Serbisë ato konsiderojnë së reagime të tilla pritën nga Serbia.
Zëdhënësi i LDK-së Vehbi Miftari thotë së LDK-ja që nga krijimi si parti ka pas si qëllim pavarësimin e Kosovës, por edhe integrimet e brendshme shqiptare. “Ne e vlerësojmë dhe e respektojmë deklaratën e kryeministrit Berisha. LDK-ja që nga viti 89 e ka përpiluar një program nacional, që ka nënkuptuar pavarësinë e Kosovës dhe integrimet e brendshme brenda shqiptare në kuptimin e krijimit të një hapësirë të përbashkët kulturore dhe pastaj integrimet evropiane si pjesë e procesit e zhvillimit përgjithësisht të këtyre hapësirave”, thotë Miftari. Ndërsa anëtari i kryesisë së PDK-së Bajram Rexhepi, thotë se bashkimi në një formë është proces që ka filluar sepse kemi bashkëpunim të madh në mes të dy vendeve në shumë fusha. “Ne i kemi qëndrimet e qarta , jemi shtet i pavarur e vlerësojmë deklaratën e kryeministrit Berisha, tani pas pavarësisë shihet se kemi një intensifikim të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe të Shqipërisë në të gjitha fushat e jetës”, u shpreh Regjepi.
Edhe LDD-ja shprehet pro një procesi të bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, duke marr parasysh se tanimë ekziston një bashkëpunim i hapur. Sekretari i përgjithshëm i LDD-së Lulzim Zeneli, thotë se ideja e bashkimit tanimë po bëhet reale. “Për LDD-në është shumë esenciale që Shqipëria dhe Kosova si dy shtete duhet të kenë lidhje speciale dhe në kuadër të tyre çështja e bashkimit apo formave të cilat deri dje kanë qenë shumë otupike sot janë shumë realiste”, mendon Zeneli.
Zëdhënësi i AAK-së Besnik Tahiri, duke e përkrah deklaratën e kryeministrit Berisha, ai thotë se koncepti i bashkimit kombëtarë ka qenë projekt i AAK-së që nga themelimi. “Këtë koncept e kemi pas gjithmonë, integrimi ekonomik shkëmbimi i vlerave të shqiptarëve pastaj integrimi në rrafshin kombëtar është shumë i rëndësishëm, është më një rëndësi të veçantë, për ne që d.m.th si shqiptar të kemi një agjendë tonën e cila e fuqizon jo vetëm Shqipërinë e Kosovën si në aspektin ekonomik ashtu edh enë atë politik”, u shpreh Tahiri.
Ndërsa kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani është me i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij. Ai e konsideron deklaratën e kryeministrit Berisha si shumë pozitive, e cila sipas tij vjen në kohën e duhur dhe që paraqet një kreativitet në procesin e bashkimit kombëtar. “Deklarata e kryeministrit shqiptar është një deklaratë me vend, në kohën duhur, është një deklaratë e plotë dhe vizionare që paraqet një kreativitet në aspektin e bashkimit kombëtar. Bashkimi kombëtar do ti hapte rrugë zhvillimit të gjithë mbarshëm për shqiptarët, ne si Parti e Drejtësisë që nga themelimi e kem pas prioritet apo projekt bashkimin me Shqipërinë”, thotë Agani.
Jo integrim rajonal por bashkim kombëtar
Mirëpo kryetari i Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim(ish LKÇK-ja), Smajl Latifi thotë së partitë politike, apo liderët e tyre nuk e kanë në kokën e tyre konceptin e bashkimit kombëtar ashtu si duhet. “Për fa keq nuk është kjo ide në kokën e liderëve politik të partive politike të Kosovës, por vetë zhvillimet historike dhe aktuale vetë projekti i bashkimit kombëtar i cili tashme gjendet në një proces është një projekt i pa ndashëm historik që do të realizohet në mënyrë të pa shmangshme, e do të detyrojë kushdo që merret me politikë qoftë edhe për ta ruajtur, pozitën apo për të fituar atë pozitë politike”, u shpreh Latifi.
Ai konsideron se asnjëherë nuk është vonë për bashkim kombëtar, dhe ideja për bashkim sipas tij duhet të jetë në mendjen dhe zëmrën e çdo shqiptari. Përkundër kolegëve të tij që janë për një bashkim për mes një procesi bashkëpunimi, ai shprehet hapur për një bashkim klasik kombëtar në mes Kosovës e Shqipërisë. Në fund të themi se deklarata e kryeministrit Sali Berisha ka “bombarduar” Beogradin në ndërkohë që i ka dhënë zemër popullit shqiptar të Kosovës

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi