Berisha: Rruga e Arbrit është rruga e bashkimit të shqiptarëve

Bota sot, Tiranë
Unë ju garantoj se ne do të përballojmë krizën ndërsa jemi të vendosur qw ta luftojmë varfërinë në çdo skaj të vendit. Projekti ynë është projekti i Shqipërisë evropiane.
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e Lotit 1 dhe 2 të rrugës së Arbrit, që përfshin segmentin; Ura e Vashës- Bulqizë.
Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha, promovoi një sërë projektesh qe kanë të bëjnë me modernizimin e rrugëve të Shqipërisë. Rruga e Arbrit është rruga e Shqipërisë evropiane, korridori i kombit është korridori i Shqipërisë moderne. Vetëm në një muaj, në muajin korrik, ajo rrugë të cilën ish kryetari i Partisë Socialiste e cilësoi si rruga “e asgjëkundit”, ka dyfishuar numrin e turistëve në Shqipëri. Jam i bindur se po këtë gjë do të bëjë edhe rruga e Arbrit. Ju garantoj se në 2 vjet kjo rrugë do të kapë Tiranën dhe ju do të zbrisni në Tiranë në një kohë prej 40 deri në 60 minuta”. Shqipëria do të ketë një kurs, do të ketë një drejtim, në të cilin nuk do të ketë dhe nuk do të mund të ketë të mjerë. Unë nuk them se ne do të çrrënjosim varfërinë, varfërinë nuk e çrrënjos dot as vendi më i pasur i botës, por mjerimin po. Për mjerimin do të ketë zero tolerancë. Ne do të rrisim ndihmën sociale, do ta drejtojmë atë më mirë, do ta kushtëzojmë atë edhe me punimin e tokës, pasi ne kemi tokë të mrekullueshme. Vërtetë nuk e kemi më shumicë, por e kemi tokë që prodhon.
Segmentet e reja rrugore
Loti 1 i segmentit dalje Ura e Vashës - Bulqizë, realizohet me investim të buxhetit të shtetit, me vlerë 838 621 133.9 lekë. Ky lot ka një gjatësi 3.9 km dhe gjerësia e rrugës, duke përfshirë edhe pjesën e bankinës, është 11 m. Edhe Loti 2 i segmentit dalje Ura e Vashës - Bulqizë, i rrugës së Arbrit realizohet me investim të buxhetit të shtetit, me vlerë 748 248 264 lekë. Ky lot ka gjatësi rreth 3.8 km dhe gjerësia e rrugës në total është 11 metra. Rruga kalon në anën e djathtë të përroit Zalli i Planit të Bardhë dhe të fshatit në këtë zonë. Projekti i ndërtimit të këtyre dy lotëve përfshin ndërtimin e një rruge me të gjitha parametrat bashkëkohor të një rruge funksionale evropiane. Kryeministri Berisha vlerësoi këtë rrugë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit, duke e konsideruar atë si rruga e kombit shqiptar, rruga e bashkimit të shqiptarëve me kombe të tjera të rajonit. Kjo rrugë, theksoi Kryeministri, afron Peshkopinë, Bulqizën me Tiranën me një kohë 2 herë më të shkurtër se sa koha që u duhet sot, si dhe afron Shkupin me Tiranën, me rreth 100 kilometra.Kryeministri Sali Berisha shprehu mirënjohjen për qindra e mijëra qytetarë të Maqedonisë, me origjinë shqiptare apo maqedonase, që kanë zgjedhur këtë verë Shqipërinë, si vendin për pushimet e tyre. “Dua t’i garantoj ata se, verën tjetër, do të gjejnë kushte edhe më të mira këtu dhe se, në krye të dy viteve, ata do të vijnë në Tiranë dhe do të zbresin drejt brigjeve të Shqipërisë, në rrugën më të re të Ballkanit, në rrugën e Arbrit, në kohën më të shkurtër”, vijoi Kryeministri.
Më tej, Kryeministri theksoi vendosmërinë e qeverisë që në katër vitet në vijim të realizojë ndryshimin e madh të Shqipërisë. “Ne besojmë se vetëm një Shqipëri me infrastrukturë moderne, një Shqipëri e cila lufton për një klimë biznesi, një Shqipëri që instalon revolucionin industrial dhe e zhvillon atë me shpejtësi, do të mund të punësojë shqiptarët. Në këto katër vite, ne jemi të vendosur të punësojmë mbi 160 mijë qytetarë shqiptarë”, u shpreh Kryeministri.Gjithashtu, Kryeministri Berisha u ndal edhe në luftën me zero tolerancë kundër varfërisë, duke siguruar se qeveria “do të përballet në mënyrën më të ashpër me të dhe do ta luftojë atë në çdo skaj të këtij vendi”. “Shqipëria do të ketë një kurs, do të ketë një drejtim, në të cilin nuk do të ketë dhe nuk do të mund të ketë të mjerë. Unë nuk them se ne do të çrrënjosim varfërinë, varfërinë nuk e çrrënjos dot as vendi më i pasur i botës, por mjerimin po. Për mjerimin do të ketë zero tolerancë”, nënvizoi Kryeministri.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh
“Ju përshëndes vëllazërisht dhe përulem me mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe që na dhatë në 28 qershor. Dua të shpreh edhe kënaqësinë time që sot ne ndajmë së bashku gëzimin e inaugurimit të punimeve të një segmenti shumë të rëndësishëm të rrugës tjetër të kombit, që është rruga e Arbrit. Për rrugën e Arbrit flet emri, është rruga e kombit shqiptar, është rruga e bashkimit të shqiptarëve me kombe të tjera të rajonit, që afron Peshkopinë, Bulqizën, me Tiranën në një kohë 2 herë më të shkurtër se sa koha që u duhet sot. Rruga e Arbrit është rruga e cila afron Shkupin me Tiranën, me rreth 100 kilometra.
Këtë verë, me qindra e mijëra qytetarë të Maqedonisë, kanë vizituar Shqipërinë si turistë dhe unë dua t’ju shpreh atyre mirënjohjen më të thellë për përzgjedhjen e Shqipërisë për të kaluar pushimet e tyre. Ky është një nder që ata na kanë bërë, por është edhe një ndihmë e çmuar për Shqipërinë. Dua t’i garantoj ata se verën tjetër do të gjejnë kushte edhe më të mira këtu dhe se, në krye të dy viteve, ata do të vijnë në Tiranë dhe do të zbresin drejt brigjeve të Shqipërisë, në rrugën më të re të Ballkanit, në rrugën e Arbrit, në kohën më të shkurtër.
Të dashur qytetarë të Bulqizës,
Ne, këto katër vite, jemi të vendosur të realizojmë ndryshimin e madh të Shqipërisë. Ne besojmë se vetëm një Shqipëri me infrastrukturë moderne, një Shqipëri e cila lufton për një klimë biznesi, një Shqipëri që instalon revolucionin industrial dhe e zhvillon atë me shpejtësi, do të mund të punësojë shqiptarët. Në këto katër vite, ne jemi të vendosur të punësojmë mbi 160 mijë qytetarë shqiptarë. Kantiere të mëdha ndërtimi po ngrihen në mbarë vendin, investime të mëdha po bëhen në sektorin privat, në mbarë vendin,. Unë kam bindjen e thellë se objektivat e përcaktuar do të realizohen plotësisht.
Por për ne, mbetet përpara një armik i egër, që është varfëria. Unë ju garantoj se ne do të përballemi në mënyrën më të ashpër me të. Jemi të vendosur ta luftojmë atë në çdo skaj të këtij vendi, jemi të vendosur ta luftojmë atë në çdo familje të këtij vendi. Varfëria kërkon një bashkëpunim, kërkon një luftë të përbashkët, kërkon që të mos e pranojmë atë, por aktivisht të luftojmë kundër saj. Në këtë kontekst, qeveria është e vendosur të shtrijë infrastrukturën në të gjithë vendin. Po ecën me shpejtësi unaza verilindore dhe juglindore, Kukësi dhe Peshkopia, Tropoja dhe Kukësi, Peshkopia dhe Librazhdi, do të bashkohen me rrugë automobilistike të parametrave ndërkombëtar.
Duke mirëkuptuar të gjithë qytetarët shqiptarë që në vendin e tyre kërkojnë të ndërtojnë një jetese më të mirë, aty ku e gjykojnë ata, unë dua t’i garantoj se kudo që të ndodhen, kjo qeveri do të bëjë çdo gjë për të përmirësuar dhe ndryshuar jetën e tyre. Unë frymëzohem shumë sa herë që shoh mundin dhe djersën e derdhur në vatrat e tokës suaj, ndaj ju siguroj se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar vaditjen e tokave, do të bëjë çdo përpjekje dhe do të vlerësojë çdo dru frutor të mbjellë në tokat tuaja. Për qeverinë, kushti i parë është që të mos braktiset asnjë pëllëmbë tokë. Për të tjerat do t’ju përgjigjet qeveria.
Pasuritë e Shqipërisë
Minierat janë një tjetër burim madhor dhe kjo është një zonë minerare e fuqishme. Ju garantoj se do të bëjmë çdo përpjekje për të qëndruar në anën e punëtorëve, në anën e minatorëve të Bulqizës. Do të bëjmë çdo përpjekje që komuniteti juaj të përfitojë nga pasuritë tuaja.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi