Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mark Preçi: Në kërkim të shtëpisë së Gjergj Fishtës

Shko poshtë

Mark Preçi: Në kërkim të shtëpisë së Gjergj Fishtës Empty Mark Preçi: Në kërkim të shtëpisë së Gjergj Fishtës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 23, 2009 12:15 am


Mark Preçi: Në kërkim të shtëpisë së Gjergj Fishtës U1_MarkPreci
Mark Preçi
NE KERKIM TE SHTEPISE SE GJERGJ FISHTES.


Nga Mark PREÇI - Nenshat SHKODER

Ne nje mbasdite korriku, ne njeren prej kafeve te shumta ,ne plazhin e Shengjinit me dy pushues nga Kosova,ne bisede e siper me pyesin per fshatin Fishte te Zadrimes ,vendlindjen e poetit te madh kombetar,te parit poet shqiptar kandidat per Cmim Nobel ,At’ Gjergj Fishten.Duke qene vete zadrimor perpiqem tua spjegoj me dore drejtimin ne te cilen ndodhet Fishta e Fishtes.

-Deshirojme te vizitojme shtepine ku ka lindur dhe jetuar femijerine e tij njeriu i madh i letrave shqipe,insistuan ata.Ne me pushime jemi,thane,s'eshte problem shpenzimi,mjafton te na gjesh nje taksi dhe taplanifikojme viziten.
Duke vazhduar gjate ne nje bisede shume te kendshme rreth poetit,ku shpeshhere me tregonin mua gjera qe nuk i” dija” ,per Fishten, u premtova qe ne nje takim te dyte ta benim viziten .Per hir te se vertetes edhe une nuk e kisha vizituar asnjehere shtepine e lindjes se poetit ndonse shume here kisha shkuarper pune ne Fishten qe poeti mbajti per mbiemer pasi u shugurua si meshtar. Mendova per nje “rikonjucion” te shtepise se pader Gjergjit para se te shkoja me miqte nga Kosova….

Mark Preçi: Në kërkim të shtëpisë së Gjergj Fishtës U1_gjergj-fishtaPas gjashte km autostrade Lezhe-Shkoder marrim rrugen ne te djathte ku tabela rrugore njofton: BLINISHT.Fshati I Fishtes eshte nje nga gjashte fshatrat qe perbejne kete komune.Nga asfalti duhen edhe tre kilometra rruge fshati per te arritur ne fshatin e lindjes se poetit,prozatorit,publicistit,gjuhetarit.politikanit meshtarit ,Fishten.Disa,shume te aferm te poetit i kemi njohur edhe me pare dhe kishim bisdeuar edhe here te tjera per ate,por tashti kishim nje qellim te caktuar.

Ne kodren e Lekiçeve ,nje emer I vene ne vitet e komunizmit ndodhen nje grumbull shtepijash , kulla qe dikush I ka braktisur duke ndertuar shtepi te re,dikush I ka meremetuar.Kullat thuajse jane te ngjitura njera me tjetren.

Njeriun te cilin e takojme e njohim prej vitesh.Ai eshte Gjon Mark Ndoka,74 vjec,nje burre fisnik me trupin drejt dhe bujar si te gjithe banoret e ketyre zonave.Aty,para kulles se tij dhe shtepise se re qe po nderton duke pire kafen e mikepritjes zhvillojme kete bisede.

Cila eshte lidhja e juaj familjare me Gjergj Fishten?

Une jam sternipi i pader Gjergjit,qe do te thote se baba ka qene nipi itij.Ashtu si edhe baba, tane na i kemi thirre axhe (xhaxha).Emni i vertete i tij eshte Zef Ndoka,por mbasi u shuguru meshtar e nderroj dhe e thirri vedin Gjergj Fishta .Keshtu e kishin rregull franceskanet.

Ne kete shtepi ku jetoni ju ka lindur Gjergj Fishta?

Jo .Shpija ku ka lindur gjyshi im dhe njekohesisht i vellai,pader Gjergji nuk egziston ma si vendbanimi.Vendi ku ka lindur, sot eshte nje livadh qe quhet Çarja e Gege Pjetrit.I vetmi deshmitar i lindjes se ketij njeriu eshte nje pus dhe nje ulli.

Aty rreth moshes tre-kater vjecare si familje u zhvendosen pikerish ne kete koder ku jane te ndertueme disa kulla ,shpija dykateshe pothuajse te ngjitura me njera tjetren.

Pse kodra mban kete emer?


Mark Preçi: Në kërkim të shtëpisë së Gjergj Fishtës U1_GjonMarkNdoka
Gjon Mark Ndoka- sternip i At Gjergj Fishtes
Emri Lekic na eshte vendosur para 30-40 vjetesh dhe ka te beje me mbiemrin tone te perditshem Leka ne Lekic.Nuk ka asnje lidhje me mbiemrat jugosllav.


Po shtepija ku kaluar femijerine Gjergj Fishta cila eshte?.

Po e shohim tashti.

Ngrihet Gjoni dhe na prin.Vetem pak metra ,midis mureve te kullave shpinembishpine dallojme nje hyrje qe e kane mbuluar ferrat dhe nje tende me hardhija per te cilen nuk ishte kujdesur askush.Ferrat te pengonin edhe shikimin.Jo pa keqardhje Gjoni perpiqet qe te na “hape” rrugen deri te dera.Tashme shtepija eshte e braktisur.Ne kete shpi,thote Gjoni,ka jetuar deri para disa vitesh nje kusheri i joni i cili vdiq para disa muajsh.femijet e tij jane ne emigracion. Ne ane te murit eshte vene nje pllake ku shkruhet”KETU KA BANUAR AT’GJERGJ FISHTA”1871-1940”

Mjerisht kjo eshte e vetmja deshmi ku ka jetuar poeti i madh deri para se te shkonte ne kolegjin e Franceskaneve te Troshanit ,shkollim te cilin nuk do ta ndalte deri kur veshi mantelin e meshtarit.

Me nje telefon Nokia N95 bejme disa fotografi midis te cilave edhe vete Gjonit.

-Prit ,me thote ,ta nderroj kemishen se isha ne kopesht tuj punu.Nuk vonon dhe kthehet.Ai perpiqet qe te davarise ferrat me qellim qe te duket sadopak shtepija ku ka jetuar kollosi i letrave shqipe.Keto fotografi po i botojme se bashku me shkrimin.

-Shiko,thote Gjoni.Une ndjek ne gazeta gjithshka qe folet per axhen(pader Gjergjin).Ndigjova nje nadje ne televizor ku nje gazete shkruante per eshtrat e pader Gjergjit,menjehere nisa djalin ne Lezhe dhe ma pruni.dhe e lexova e mu duk interesante.

Kthehemi prape ne tavolinen para shtepise se Gjonit ku e shoqja na ka shtuar edhe nga nje birre te ftohte akull per te na larguar te nxehtin e kesaj vere.Aty ne vazhdojme biseden me Gjonin.

A eshte inetersuar kush per Pader Gjergjin !

Po shume njerez kane ardhe,me kane takue.Ka qene Neritan Ceka,Aurel Plasari,Tonin Cobani; disa studiues nga Kosova te cileve nuk jua mbaj mend emrat e shume te tjere.Kane pyet per gjithshka per pader Gjergjin

Po per shtepine ku ka jetuar padra?


Mark Preçi: Në kërkim të shtëpisë së Gjergj Fishtës U1_Shtepia
Shtepia ku ka jetue"NDERI I KOMBIT" ,At Gjergj Fishta
Me thane te drejten ma shume jane interesuar per ane te tjera te jetes se tij,per librat qe ka lexu,qe ka shkru ,per ndonje doreshkrim ,po per shpine...Kane ardhe edhe politikane sidomos ne raste fushatash,cfare nuk kane premtuar;do bejme kete e ate ,por fatkeqesisht deri tash asgje.Vleresimin ma te madh e ka bere ishpresidenti Moisiu qe ne vitin 2003, ne Pallatin e Kultures ne Lezhe e shpalli “NDERI I KOMBIT” nje mirenjohje qe besoj kushdo e ka mireprite. Ne si trashigimtare te Pader Gjergjit e ruajme me shume dashuri medaljen.


Po pushteti lokal,a ka ndermarre ndonje perpjekje per rehabilitimin e shtepise?

Jo,jo.!Nuk ka buxhet, kane thene.

Ju nuk keni bere ndonje perpjekje ne Tirane per problemin e shptepise?

Me thene te drejten shume rruge edhe nuk i dijme.Mendoj ma shume se sa ne qe e kemi pase gjakun tone,Gjergj Fishta i perket kombit.E pergjegjesite per kombin i marrin ata qe drejtojne shtetin...

Zotit Minister te kultures nuk i jeni drejtuar?

Jo.Ka disa dite qe nje grup bashkefshataresh po pergatisin nje kerkese drejtuar Ministrise se Kultures qe ta marre ne dore edhe shpine ku ka jetuar axha.

Po ju Gjon, a nuk keni bere ndonje perpjekje ,te pakten per ta mirembajtur?

Keni te drejte ne ate qe thoni,por jemi shperndare ne te kater anet e botes.Per ne eshte e rendesishme qe shpine ku ka jetuar pader Gjergji mos ta prishim,mos tja nderrojme destinacionin,ne nje fare menyre sa here qe te sillem neper oborr per aq kohe sa te jetoj ta shoh ate qe rriti pader Gjergjin, Gjergj Fishten.

Neqoftese shteti do ta rehabilitoje shtepine Gjergj Fishtes ,a mundeni ju qe te kontribuoni .te grumbulloni relike te asaj kohe a te vete pader Gjergjit po te keni ,per ta kthyer ne nje shtepi muze?

Kjo na perket ne dhe besoj qe e bejme,natyrisht tuj na keshillue ndonje specialist i kesaj fushe ,po,po e bejme...

Mbasi pijme edhe nga nje birre mbas kafes pershendesim kete burre zotni,sic i thone dhe largohemi nga Fishta e Fishtes qe i dha gjithshka e mbi te gjitha i dha emer Shqiperise ne te gjithe boten.


Mark Preçi: Në kërkim të shtëpisë së Gjergj Fishtës U1_Dera
"NO COMMENT" - Kjo eshte dera e shtepise ku ka jetuar "NDERI I KOMBIT" Gjergj FISHTA
Nje miku im ,dashamir i udhetimeve neper bote me thoshte para disa ditesh:isha i ftuar ne Kine dhe miqte na ofronim te vizitonim vende te vecanta.Diku ,ne nje mal kishte nje miniere ku gjate germimit ishte zbuluar nje gure i bukur me ngjyre te kuqerreme,e kishin pastruar dhe sistemuar sheshin duke e transformuar ne nje vend pelegrinazhi, idhulli.Miku me tha:bota nuk i ka idhujt dhe i krijon;ne i kemi por nuk i njohim dhe nuk i bejme te njohur.


Largohem nga Fishta ,por jo nga Gjergj Fishta.Sesi me vjen ne mendje dhe ndjej nje keqardhje,por jo nje trishtim! Dikush i zhduku kockat se edhe ne varr nuk e duronte;ndoshta e kishte frike edhe atje ne parajse ku prehet shpirti i tij;te tjere flasin e flasin por gje nuk bejne;nuk dua te mendoj se ndokush

Gjergj Fishten e la pa varr dhe tash e duan edhe pa shtepi;,ndoshta dike do ta preke “shenjti ne zemer” dhe do te kujtohet per shtepine e Gjergj Fishtes.....Ne kete peshtjellim mendimesh sesi me qeteson akademik Qosja kur per Fishten kashkruar:zaten lisat e gjate sulmohen nga rrufete.E Fishta eshte nje lis i gjate....

Kur pergatitem per tu larguar nga shtepija e Gjonit,sternipit te Gjergj Fishtes ,duke ecur ai me tregon jo pa nje finese humori nje histori te pader Gjergjit: pader Gjergji ishte nje franceskan me za qe kur ishte i ri.Erdhi puna dhe do te emrohej nje ipeshkev i ri.Ja ban hismetin kesaj pune pader Gjergji dhe nje prift ,dom Lazer Lisna,por ipeshkev u emru dikush tjeter.Atehere pader Gjergji i shkruen ,dom Lazer Lisnes:

Te ka çu te fala pader Gjergj Fishta

Ty dom Lazer Lisna

Per nj’at pune qe pame mendu

S’ na dual gja,as ty , as mu...

E kuptoj kontekstin e humorit fishtjan qe me tregon. Duke qeshur I them Gjonit se nje dashmires I letersise si puna ime ,vetem mund te provokoje ndergjegjen e dikuj dhe do te ishte fat, sikur ky dikush te ishte ai qe ka ne dore te punoje per rehabilitimin e shtepise ku ka banuar Gjergj Fishta….

Ne Shengjin kam nderruar kafe . Nuk kam cfare tu them miqve kosovar.Ata kane pyetur per mua.Meqense ata vijne prej vitesh me pushime ne Shengjin shpresoj qe veren e ardhshme tua plotesoj deshiren per te vizituar shtepine ku jetoi poeti i madh Gjergj Fishta,per tju dhuruar atyre e kujtdo tjeter emocione qe te krijohen kur ndodhesh ne shtepine ku jane rritur kolloset…


Korrik 2009 - Marrë nga AlbDreams.net
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi