Përparim Hysi: Xha Gorjoi në shtëpinë time
Faqja 1 e 1

Xha Gorjoi në shtëpinë time
Tregim
Nga Përparim Hysi
Ju lutem mos ta merrni si metaforë këtë personazh të vuajtur dhe aq të dashur të të madhit Balzak,por ç'do lexoni më pas,do të bindeni dhe vetë se xha Gorjoi,ai,i Balzakut,ka qenë në shtëpinë time.Dhe ç'do t'ju tregoj,është veç një realitet që,sado që koha ka hedhur pah harrese,nuk më del nga kujtesa.As që do t'i hyja kësaj pune,por kur shoh që brezat sa vijnë dhe ftohen mes tyre,s'kisha si mos ndalesha në këtë përjetim të dhimbshëm që ka në të edhe dashurinë e prindit për fëmijët,edhe dashurinë për arsimin e kluturën,por,nga ana tjetër,edhe nëpërkëmbjen e kësaj dashurie që shkon drejt një finaleje të dhimbshme,deri në braktisjen apo lënë në mëshirë të fatit,të një prindi.
* * *
Duhet të ketë qenë aty mesviteve '70-të që,njëpasmesnate dimri,të trokiste dera ime.Unë jetoja në katin e parë të një pallati në fermë.Qenë të zakonshme zgjimet e mia se,disa nga gratë e fshatit tonë që punonin në blektori,mernnin turnin tek stallat e treshit,dhe,po të mendosh që këtë rrugë prej tri kilometrash e bënin në këmbë,s'do mend që zgjimin e bënin në të gëdhirë dhe,veç kësaj,i bënin thirrje njëra-tjetrës me zë të lartë.Epo si në fshat.Ne qemë mësuar me këto thirrje dhe nuk na bënë përshtypje.Niseshin ato për tek"trehshi",dhe ne ktheheshim në krahun tjetër.Por këtë pas mesnatë,ndodhi diçka e veçantë.Dikush trokiti në derën time.Mendova që do jetë ndonjë nga bashkëfshatarët që në këtë pasmesnatë(qe duke u gdhirë se sahati po shkonte drejt orës katër),kërkon ndonjë ndihmë urgjente nga ime shoqe që punonte inferimiere në maternitetin e Fierit.U ngrita(se kush do ngrihej veç meje,se fëmijtë qenë të vegjël),dhe e hapa derën.Hapja e derës në atë kohë qe fare pa problem.Pra,e hapa dhe,nën dritën që hapa,pashë që u rrëfye një i panjohur.Qe burrë i thyer në moshë,i veshur pak "hollë",po t'i referohesh stinës,dhe,veç kësaj,i panjohuri mund të më thotë:-Më thanë ato gratë(qenë ato të stallës,pra),që të trokas tek kjo derë.Urdhëro,- i thashë,dhe,ndërsa po hynte në korridor,bëra kujdes që të ngre djalin e çupën që flinin në kuzhinë(se një dhomë e kuzhinë kisha),dhe i dërgova për tek dhoma e gjumit që të flinin atje me të ëmën.Sado që qenë përgjumësh,u gëzuan për këtë ndërrim "ambienti" dhe ashtu bënë.E futa mysafirin në kuzhinë dhe ndërsa vura reflektorin,pashë që i kishin ngrirë duarët.Ndërsa po zgjaste duarët nga reflektori,unë ndërhyra:-Jo,or mik,hajde me mua.Më ndoqi pas dhe atje hapa musllukun me ujë të ftohtë dhe i thashë:-Laj me ujë të ftohtë.Se,ndryshe,duarët e ngrira po ia tregove zjarrit,ke për të ulëritur nga dhimbja.Më shikoj me dyshim,por,megjithatë,bëri siç i thashë.
Si i fshiu me peshqir,i afroi tek reflektori që ishte nxehur mirë tanimë.Tani po,- i thashë,- ngrohu pa merak.Ndërsa ai po ngrohej,pa e pyetur për njohje,i tregova një përvojë të jetës sime për këtë ngrirje të duarëve.Më kishin ngrirë duarët dhe,sa sosa në shtëpi(kam qenë në klasë të shtatë),i afrova duarët pas një zjarri që bubullonte në shtëpi.Më filluan ca dhimbje alarmante,sa lotët nuk më ndaleshin.-Bobo,-bërtiti gjyshja ime kur më pa në atë gjëndje.Edhe sot nuk e harroj.Dhe ndaj s'e lashë të panjohurin që t'i afrohej të nxehtit.Ai duke më falnderuar për këtë dhe,sidomos,për reflektorin që po ia ngrohte pak nga pak trupin dhe,siç më tha,jo vetëm trupin,po edhe shpirtin.Se me kishte ngrirë shpirti,përsëriti,më shumë se sa trupi.Tek i nxorra një gotë raki,sa për qerasje,pashë që e ktheu,ashtu eks.Ah,thashë me vete,qenka nga ata.Një sarhosh që kushedi për ku është nisur dhe bitisi tërë natës jashtë ,deri sa përfundoi aty në hyrje të fshatit(se në hyrje e kam shtëpinë unë),dhe e gjetën ato gratë.Ato dhe i thanë që të trokas tek dera ime.Jo se unë isha me nishan në ballë,por,ndoshta,isha nga të vetmit që dritën e banjës e lija ndezur,se çupa ime,atëherë e vogël,nuk arrinte deri tek çelësi.Pra,porosia qe:trokit tek ajo shtëpia me dritë.Kaq.Dhe mysafiri trokiti.
* * *
Tek pashë që e hodhi eks gotën me raki,provova t'i mbush të dytën dhe,kur e ktheu dhe këtë eks,atëherë s'kish më nevojë për pyetje.Një fshat që duket,nuk do kallauz.Mora shishen e rakisë,ca djathë dhe ca turshi piperkash të shtruara me qumësht(ime shoqe ua kish marë dorën këtyre)dhe solla dhe një copë bukë.Mysafiri kur pa që e mori ,pakësa ,veten,më tha:-Dëgjo,kjo që po bën për mua,tregon se kam ra në shpi të mirë.Mos më merr për hajdut.Dhe,kur tha këto fjalë,pashë që u skuq.Nxori,me mundim nga xhepi,atë të shkretë letërnjoftimi dhe ma zgjati.-Jo,- i them,nuk është nevoja.Unë të besoj.Ti je një mik që të zuri halli.Halli,ma kalli!-thonë andej nga Veriu.Kur dëgjoj këtë ma kalli,gati u përlot.Dhe ashtu duke pirë se bukën as që e kapi me dorë,filoi të më tregonte:
Im atë e ka prejardhjen nga një derë e mirë andej nga nahija e Pogradecit.Baba jem ka qenë nipi i atij priftit të dëgjuar nga LLënga.Ka qenë tregëtar me zë im atë dhe,sa qe gjallë,kë nuk ndihmoi.Unë qeshë djalë i vetëm dhe,kur më vdiq baba,ma la amanet:-Kur të kesh ndonjë nevojë të madhe,do shkosh në N...,tek Dem Lusha.Edhe mua zoti më dha një djalë.E dojsha si sytë e ballit dhe kur erdhi koha për ta shkolluar,u ndjeva ngusht.Nuk kisha pare.I kishte djali do dajo të tijët dhe më thonë mua:-Çfarë shkollet du me i dhanë tija,po ene s'ke pare,ene do me e çu në shkollë.Sjellnje aty ke ndërmarrja jonë me punue,se nuk ke çajre ndryshet.Po baba jem- gjettët rahmet,- ma kish lënë dhe një amanet tjetër:-Vetëm shkolla të nxjerrë në selamet.Dhe u thomë atyre dajove të çunit:-Do ta çoj në shkollë të lartë dhe paret do t'i gjej veta.Kishte vjete që më kish vdek baba dhe,pa e zgjat hesapin,u drejtova andej nga miku i babës.Në N....Pyes për shtëpinë e mikut të babës dhe,sa ma tregojnë, thërres.-O hajde,bujrum,- më përgjigjet i zoti i shtëpisë.Më shef,po nuk më njeh.Sa takohemi,ia them se jam i biri i filanit.Kur më ka përqaf aq fort,sa thashë se po më mbyste.Po si mor je i biri i atij dhe më thirrke nga oborri.Por hajde bjeri me grushte kësaj dere se je si në shtëpi tate.Më ngrohu ky farburri që shoqin nuk ia gjeje.Hyra brenda dhe,sa bëri merhaba,i bëri zë të shoqes:-Ky asht i biri i Tasho Tregëtarit.A e man mend Tashon?!-Si s'e mbaj mend dhe më përqafi dhe ajo.A e di,- më tha,- Demi se kur jam martuar,yt atë,rahmet i patët shpyrti,m'i ka dhënë 20 napolona flori dhe më ka thënë:-Mos nxito Dem!Kur ta marrësh veten,atëherë.Eh,çfarë burri ka qenë!Tani unë qeshë edhe më i ngrohtë,po meraku përse kisha ardhur më mbante si mbi gjëmba.Dhe,sa kaluan ato "qokat" e rastit,unë e zbraza thesin tim.-As mos u merakos fare,- foli Dem Lusha,- të djelën po e nxjerr atë mëzatin në pazar dhe paret t'i jep baba.Dhe as mos e vrit mëndjem me m'i kthye.Kur të dali yt bir në zanot.E kalova si mos më mirë atje dhe mezi prisja të djelën.Aty nga mbasditja pashë mikun.E futa brenda(shtëpinë e dinte që nga koha e babës) dhe jo vetëm m'i dha paret,po më porositi:-Sa herë që të kesh nevojë,aty e ke Dem Lushën.Se nuk e harroj unë,Tashin,jo.Kështu dhe djali im e mbaroi shkollën e lartë.U bë daktor.E martova.Por,pastaj,filluan dhe telashet e mia.Gjithë ç'bëra për tim bir,u harrua.Nusja nuk më donte më nëpër këmbë.Filluan nga sherret dhe unë që nuk kam trazuar një pulë,zura dhe u dhashë pas pijes.Pija që të harroja.Të harroja ato që dëgjoja kur shkoja në shtëpi.Mbeta si i huaj në shtëpinë time.Shtëpinë e kam dykatëshe dhe ja çelësi(e nxori nga xhepi për t'më bindur).Të besoj ,i thashë,por gruaja apo njeri tjetër të afrët a ke?Aha,- më tha,- në këtë botë vetëm e keqja mbahet mend.E mira harrohet.Unë jam çoban dhe aty ku punoke ti( i thashë se qeshë me punë në Petovë),ka çobanë.Pyet Majin.Maji Ujanikun seç çfarë do të thotë për mua.Tek e dëgjoja,i thashë se nuk kisha nevojë që të pyesja,se e besoja plotësisht.Ndërkaq,po më vinte koha për në shkollë dhe mysafiri tek po ndiqte veprimet e mia,tha:-Edhe unë vdes me burrat,po dal me ty,po halli që nuk kam asnjë lek për t'u kthyer andej nga erdha.Nxora njëqind lekësh dhe tek e përcolla me një makinë,i them:-Udhembarë,o mik i mirë!Doja të shtoja dhe fatkeq,por gjuha m'u lidh.Pasi iku,pedalova mbi bicikletë për në shkollë dhe,në pushimin e gjatë,trokita tek shtëpia e çobanit,Maji Ujaniku.Sa e pyeta për"mysafirin"tim,më thotë:-Aspak nuk të ka gënjyer.Ka patur një baba që të rrallë i kish shokët.Shtëpinë e ka me dy kate.Këtë ditëzi e kanë përzënë nga shtëpia gati-gati.Se ja bën jetën ferrë.Dhe sa sakrifica që ka bërë për atë të birin!
Më tregoi,- i them.More ç'të tregoi,nuk mbarohen ato që ka bërë ai.Kot s'thotë populli:-Bëj mirë,të gjesh keq!Këta fëmijtë e sotëm sa po vijnë e po bëhen dëborë nga dashuria.Kemi qenë "targë"tjetër ne.Tani kur dhe ai burrë aq i ndershëm saç qe,ai,Maj Ujaniku,nga Petova,m'i plotësoi të dhënat për atë,"mysafirin" tim,zuri të më vijë edhe më tepër keq për të.Për fatin e tij aq të keq,të një dashurie prindërore të marrë aq padrejtsisht nëpër këmbë.Mysafiri im nuk dallonte asnjë presje nga ai Xha Gorjoi i Balzakut të madh.
Dhe aty për aty mendova:-Po i biri me gjithë atë nusen e tij a do të plaken ndonjëherë,vallë?Që janë plakur tanimë,e marr me mend,po sa do t'më pëlqente që fëmijtë e tyre,të rritur tanimë,t'i kenë nxjerrë në rrugë të madhe,ashtu siç nxorën ata kur qenë të rinj gjyshin e tyre,këtë xha Gorjo që katandisur si barbon,gati i ngrirë nga të ftohtët trokiti tek dera ime.Sa do më pëlqente!Të ketë ndudhur kështu,vallë?!...
22 gusht 2009

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi