Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabir Krasniqi: Bisedë konkrete me Daut Demakun

Shko poshtë

Sabir Krasniqi: Bisedë konkrete me Daut Demakun Empty Sabir Krasniqi: Bisedë konkrete me Daut Demakun

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 12:46 am

Sabir Krasniqi: Bisedë konkrete me Daut Demakun U1_DautDemaku

Intervistoi: Sabir KRASNIQI





Bisedë konkrete me Daut Demakun





A MUND TË BËHET NJERIU MILIARDER VETËM ME MENDIME ?


(Pjesa e parë)








Në Kosovë, këtë verë, po ndodh një fenomen i rëndësishëm: ngado të shkosh, në të gjitha mjediset, në të gjitha rrethanat, MENDIMI POZITIV, si të thuash, është në top-listën e temave të bisedave. Për mendimin pozitiv flitet me admirim në të gjitha nivelet dhe të gjithë e pranojnë se kjo mënyrë e të menduarit NJËMEND është e ardhmja e njerëzimit. Dhe, në këto biseda, emri që lakohet përherë është: “Kështu thotë mendimi pozitiv...” ose: “Kështu thotë Daut Demaku...”, pas të cilit vjen konstatimi: “Dhe është e vërtetë..., dhe ka të drejtë...” etj.


Zotin Demaku e takuam në Rahovec, pas përfundimit të një Tribune, ku ai ishte referuesi i parë i tribunës dhe për www.sa-kra.ch zhvilluam një bisedë me të.








www.sa-kra.ch: Z. Demaku, çka ndodhi kështu, kjo është një kthesë e madhe në pranimin e Mendimit Pozitiv te të gjithë shqiptarët?





Daut Demaku: Për të gjithë shqiptarët nuk e di, por për Kosovë - PO. Me germa të mëdha po them PO! Mendimi pozitiv përfundimisht ka hyrë në çdo familje dhe është pranuar me dashamirësi mahnitëse.


Çka ndodhi?


Në Kosovë ndodhi ajo që ka qenë e ditur se do të ndodhte një ditë.


Në anën tjetër, janë të tjerët, që thonë se literatura është e fuqishme, bindëse dhe - ajo e kreu punën vet.


E vërteta qëndron diku në mes. Është e vërtetë se ne kemi bërë punë të mirë, sepse kemi folur e kemi shkruar, kemi punuar që t’i hapet rruga kësaj literature dhe kemi punuar me përkushtim e sinqeritet që të përhapet kjo mënyrë e të menduarit pozitiv.


Mirëpo, është edhe një faktor i tretë, është qenia shqiptare midis nesh e literaturës, që e mati punën, si thuhet: me peshore të barnatores, e analizoi nga të gjitha anët, dhe, në fund, u bind se ne po e themi të vërtetën.


Dhe ndodhi mrekullia.


Jam i bindur se populli është kamera më e fshehtë në botë. Kjo kamerë e fshehtë di çdo gjë, vlerëson me saktësi kompjuterike çdo gjë dhe – nuk mashtrohet kurrë. Sepse ky popull e do të VËRTETËN, aq sa e do jetën.


Kjo sjellje e admirueshme, ky nderim që e dëshiron gjithkush, e ledhaton sedrën e njeriut, e kënaq individin, egon, por ta dini: kjo të ngarkon edhe me PËRGJEGJËSI të madhe.


Sepse, respekti e nderimi fitohen me mund të madh, por, për besë, mund të digjen si fija e kashtës, për një çast.





Faktori i dytë, me rëndësi jetike për depërtimin e Mendimit Pozitiv në Kosovë, është një begatim i njohurive nga kjo mënyrë e të menduarit. Begatimin e bëri shkenca e fuqishme amerikane, fizika kuantike.


Unë them se meritat më të mëdha të përhapjes së shpejtë dhe të pranimit të plotë të Mendimit Pozitiv i ka pikërisht FIZIKA KUANTIKE. Kjo është baza shkencore e Mendimit Pozitiv. Dhe kjo bazë është njëmend shkencë e pastër. Madje, do të thosha, fizika është një ndër shkencat më shkencore në botë. Është e ditur se në gjeometri dhe në fizikë nuk ekziston toleranca e plus-minusit të gabimit. Në këtë shkencë diçka ose është ose nuk është - tolerancë nuk ka.


Para njëzet vjetësh, kur fillova të merresha me studimin e kësaj literature dhe të kësaj mënyre të të menduarit, edhe unë, kisha dilema shumë serioze.


Në njërën anë - literatura ishte e mrekullueshme, rruga ishte mahnitëse, shihej e dihej se rezultatet herëdokur do të ishin kulmore, por - thellë në mua, jetonte se jetonte një dilemë: kjo mënyrë e të menduarit, a është besim fetar, a është ndonjë koncept sektar, a është fall e magji, a është mashtrim e sharllatanizëm?...


Kur u binda se baza e kësaj mënyre të të menduarit është shkenca, Fizika Kuantike, që është aq e përparuar në Amerikë, atëherë të gjitha dilemat e mia u shuan dhe - atëherë - ndjeva thellë në shpirt se - brenda tokës dhe qiellit nuk mund të ketë më ASNJË pengesë, që më ndal në këtë rrugë. E dija se do të kishte rënie e ngritje, pengesa e kthesa, por isha – qind për qind, i bindur – se një ditë do të dalim FITIMTARË.





www.sa-kra.ch: Por, megjithatë, kjo bazë shkencore ka qenë e njohur edhe më parë, e këtë verë sikur ka ndodhur KTHESA E MADHE në Kosovë?





Daut Demaku: Po. Është e vërtetë. Por kthesën e vërtetë e shkaktoi filmi dokumentar “Sekreti”.


Kur e panë të gjithë se çka thonë, qysh flasin e çka këshillojnë – në këtë film dokumentar - kokat më të njohura në botë për përdorimin praktik të Ligjit të tërheqjes, kur u bindën se vetëm me mënyrën e këtillë të të menduarit mund të bëhen miliarderë – shikoni: nuk po them milionerë, por miliarderë – atëherë – kush t’u dilte përpara?... Dhe, para së gjithash e mbi të gjitha – dokumentari “Sekreti” njëherë e ndihmon njeriun të krijojë një bindje, një qetësi, një pikëtakim me bukurinë e ligjeve të universit e pastaj të ofron edhe mundësinë për përfitime (edhe) materiale.





www.sa-kra.ch: E ju, Z. Demaku, njëmend jeni të bindur se vetëm me mënyrën e të menduarit mund të bëhet njeriu miliarder?





Daut Demaku: Nuk është fjala këtu për BINDJE. Këtu bëhet fjalë për një të vërtetë shkencore. Shkenca nuk i përfill bindjet e individit - je apo nuk je ti i bindur - shkenca bazohet në vërtetësinë e ligjeve, në këtë rast: në Ligjin e tërheqjes – njërin prej ligjeve që hyjnë në kuadrin e të vërtetave të padiskutueshme dhe të përjetshme të universit.


Ndaluni pak dhe mendoni për rastin e multimiliarderit botëror, George Soros.


(Për arsye mësimet më të qëndrueshme dhe më të plota merren vetëm nga biografitë e njerëzve të suksesshëm)


E keni idenë kur një çun i ri, 14 vjeç, një hebre i Hungarisë, si fëmijë emigron në Angli, dhe, thotë:


E kam ditur sekretin e Ligjit të tërheqjes, me kokë në jastëk e kam dërguar dëshirën time në univers dhe sot i kam 4 mijë dollarë të ardhura në çdo minutë. Edhe kur unë fle, në çdo minutë mua me vijnë nga 4 mijë dollarë... E kush është ai njeri, a gjendet njeri i tillë në botë, që me punë do t’i fitonte nga 4 mijë dollarë për çdo minutë?...


Por, asokohe “Sekretin” e kanë ditur një numër mjaftë i vogël i njerëzve që numëroheshin në gishtat e dorës. Sot sekreti u zbulohet të gjithëve... Më në fund, pse të flas unë për dokumentarin e famshëm, që po e ndryshon mënyrën e të menduarit në botë? Merreni DVD-në, uluni rehat në kolltuk, shikojeni në ekran të televizorit dhe - binduni vetë... Unë asnjëherë prej askujt nuk kam kërkuar që të më besojë, por kam kërkuar dhe kërkoj që – ta provojë! Në qoftë se jeta në çdo hap të bind për të vërtetat faktike, atëherë është problem yti se çka do të bësh me jetën tënde... Më dhemb shpirti vetëm për ata që u mungon NJOHJA, kur të arrihet njohja, ecja në ngritjen shpirtërore është çështje e dëshirës së individit. Në mësimet tona nuk ka “duhet”, sepse “duhet” është dhunë, por ka vetëm “dua”, sepse “dua” është dashuri...








www.sa-kra.ch: Më bëtë edhe mua kureshtar: ku gjendet kjo DVD?



Daut Demaku: Në shumë lokacione të Prishtinës dhe në Qendrën e Mendimit Pozitiv. Është në gjuhën shqipe, e përkthyer për mrekulli. E shqipëruar dhe lexuar me lehtësi e qartësi, që ta kuptojnë edhe filloristët... Por, e keni edhe në të gjitha gjuhët e mëdha të botës, e mund ta gjeni edhe në www.thesecret.tv



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sabir Krasniqi: Bisedë konkrete me Daut Demakun Empty Re: Sabir Krasniqi: Bisedë konkrete me Daut Demakun

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 12:48 am

www.sa-kra.ch: Edhe në ligjëratë e theksuat këtë moment: ata që nuk dinë ta krijojnë dhe ta menaxhojnë energjinë, ata përjetojnë shumë dhimbje, duke filluar nga magjia e zezë, sehiret, të bamet, të shkelurit, mësyshi, pastaj dështimet në mësime, dështimet në profesione, divorcet në bashkëshortësi... a na thuani pak më shumë për energjinë?





Daut Demaku: Energjia është jetë. Pa energji s’ka jetë. I vdekuri s’ka fije energjie, prandaj është i vdekur.


Besimet fetare i thonë SHPIRT. Shkenca i thotë ENERGJI. Është e njëjta gjë. Pa shpirt, je i vdekur. Pa energji, je i vdekur. Një është, ndryshon emërtimi.


Njeriu shpirtërisht i dobët, është i prirur t’u besojë e t’u nënshtrohet të gjitha lëndimeve në jetë. Magjia e zezë, sehiret e shëmtitë e tjera, janë të vërteta, nëse je i dobët dhe u beson. Por nëse je i fortë shpirtërisht dhe nëse nuk u beson – ato shuhen si bryma para diellit. As nuk mund të të prekin, as nuk mund të të lëndojnë. Pikë.


Njerëzimi, edhe pse nuk e ka njohur Fizikën kuantike, e ka ditur fare mirë se: s’ka shpirt të fortë që nuk mund ta mbajë në jetë trupin fizikisht të dobët, por edhe s’ka shpirt të dobët që nuk mund ta rrënojë një trup fizikisht të fortë. Pse? Mungesa e energjisë e bën njeriun të lëndueshëm. Dështak. Mjeran. Shqip: QYQAR!


Njeriut pa ngritje shpirtërore, d.m.th. pa energji të duhur, mund t’i ndodhin të gjitha humbjet: në dashuri, në biznes, në mësime, në shëndet... është disi i humbur sikur organizmi pa IMUNITET. Energjia është mbrojtësi më i mirë kundër të gjitha dështimeve e dëshpërimeve.


E kundërta: njeriun e suksesshëm, të hareshëm, të shëndetshëm, të pasur, të mençur, të lumtur – e bën energjia e fortë. Njeriu me energji të duhur, të gjitha shëmtitë i kthen te burimi: nëse dikush të bën një magji, energjia jote e kthen magjinë dhe e vret dërguesin e saj. Nëse ke energji të duhur, ti je mbret i botës...Je mbretëreshë absolute.. Jetën e shndërron në lojë... Loja lumturinë e bën përvojë...


Të gjitha ligjet e universit janë për të mirën e njeriut. Të marrim terrin, si shembull. A ekziston terri? Po, por JO! Dritën e prodhojnë dielli, zjarri, ENERGJIA... Kush e prodhon terrin? Një mijë vjet le të jetë një dhomë në terr, asnjë shtresë e territ nuk krijohet. E po të mbetet një dhomë dhjetë vjet e papastruar, shtresat e pluhurit do të jenë të dukshme. Pse? Sepse pluhuri ekziston dhe krijon shtresa. Terri nuk ekziston dhe nuk krijon shtresa. E po, çka të bëjmë? Ta ndezim dritën, sepse terri është vetëm MUNGESË e dritës. T’i ndezim DRITAT E MENDJES dhe, besoni, jeta do të jetë lojë shumë e bukur dhe shumë e këndshme.


Energjia ta dhuron edhe ESENCËN, por edhe EKZISTENCËN.


Kjo është vlera e energjisë. Nuk do të doja të flisja më shumë për vlerën e krijimit të energjisë, sepse e di që shumë njerëz do të lëndoheshin, në veten e tyre do t’i gjenin mungesat. Nuk jam i interesuar të akuzoj, por të përhap mundësitë për kapërcimin e pengesave.





www.sa-kra.ch: A ekzistojnë mënyra, metoda apo teknika praktike për fuqizimin e energjisë?





Daut Demaku: Po. Dhe janë të shumta, dhe janë mjaft efikase. Por, në radhë të parë duhet ta dimë se për njeriun ekzistojnë katër burimet kryesore të energjisë: frymëmarrja, ushqimi, gjumi dhe gjendja mendore pozitive. Kjo e fundit, GJENDJA MENDORE POZITIVE, është tepër e rëndësishme, sepse: frymëmarrjen e bën të qetë dhe të thellë, ushqimin e bën të tretshëm dhe të shëndetshëm, gjumin e bën relaksues dhe çlodhës. Kjo është brenda minimumit të natyrshëm të jetës. E nëse do diçka më shumë se ky minimum, atëherë përdoret MEDITIMI.


Meqë ne jemi qysh jemi dhe nuk dimë të krijojmë gjendjet e qetësisë, nuk e njohim MEDITIMIN, nuk dimë ta bëjmë neutralizimin e shpenzimit të kotë të energjisë, ne në Qendrën e Mendimit Pozitiv kemi bërë diçka të veçantë: e kemi prodhuar një CD me titull “Dëshira...”, që e ndihmon secilin njeri të hyjë në një meditim të udhëhequr. Kjo CD është mrekulli mahnitëse, e kemi bërë në bashkëpunim me qendrat më të specializuara të Evropës, është në valë BETA. Por, është vetëm për NJË njeri. Dëgjohet vetëm në shtrat. Për ata që e duan, që e dëgjojnë dhe ia respektojnë fjalën, nuk ka pasuri që mund të jetë e barabartë me vlerën e kësaj CD-je. Ndërkaq, për ata që nuk e duan dhe nuk e respektojnë – vlera e kësaj CD-je është sa një zero e madhe.





www.sa-kra.ch: Ky është propozimi juaj që të fillohet me zbatimin e Ligjit të tërheqjes dhe të mundësisë për fitime të mëdha?





Daut Demaku: Ky është fillimi i lojës. Unë them: të luajmë... Çka do të fitojmë prej kësaj loje? E para, do të fitojmë një qetësi mahnitëse shpirtërore. (Qetësia shpirtërore e ruan shëndetin, e krijon suksesin, e lumturon njeriun!) Pastaj do të nisemi edhe në rrugën e plotësimit të të gjitha dëshirave një nga një.


Deri tash kemi punuar shumë për përhapjen e literaturës, sepse NJOHJA është e para. Tash, nga DIJA (njohja) duhet të kalojmë në KUPTIMIN e dijes. Në përdorimin praktik të kësaj dijeje. Noti nuk mësohet në beton. Një mijë ligjërata do të jenë të kota, po nuk u hodhe në ujë. Gëte thotë: “Mendja e fuqishme, që bën përpjekje për përdorimin praktik të dijes teorike – është mendja më e mirë në botë”. Koha është të fillojmë praktikisht dhe konkretisht.








www.sa-kra.ch: Sa është e sigurt kjo mënyrë?





Daut Demaku: E vetmja siguri në jetën njerëzore është – PASIGURIA e plotë. Siguri e garanci në jetën e njeriut nuk ka dhe nuk mund të ketë. Por, duke e shikuar DVD-në në televizor shumë herë, do të mësoni si vepron Ligji i tërheqjes... Pasi ta keni parë e kuptuar mirë se çka thonë kokat e mençura të botës (gjatë 90 minutave sa zgjat ky dokumentar), atëherë kalohet në dëgjimin e CD-së “Dëshirat...” dhe kjo bëhet për 21 ditë nga një herë në ditë... (Janë udhëzimet në CD) dhe pastaj pritet shtatë ditë pushim dhe rishtas fillon 21-ditëshi tjetër. Kjo mund të vazhdojë tërë jetën.








Në vazhdimin tjetër (pjesa e dytë) do të lexoni:





-A mund të bëhet njëmend dikush miliarder vetëm me mendime?


-Cili është shqiptari i gjallë që arriti të pasurohet përmes kësaj mënyre?


-Çka është, në të vërtet, SHKENCA AMERIKANE?


-Njohja e vërtet e ZOTIT!


-Dokumentari “Sekreti i lumturisë” dhe barazimi i tij me VLERTA E JETËS!


-A do të ndodh mrekullia që 2% e më të mençurve të kombit, të interesohen për këto materiale? etj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi