Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Parathënie

Shko poshtë

Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Parathënie Empty Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Parathënie

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 12:54 am

FARUK TASHOLLI

ME TETOVARËT NË GJERMANI

2009

Biblioteka
PUBLICISTIKË

Redaktor
SABIT JAHA

Realizimi kompjuterik
BASHKIM ZABËRGJA

P A R A T H Ë N I E

Figura e mërgimtarit shqiptar me shekuj ka zënë vend në jetën dhe në krijimtarinë kombëtare, pasi mërgimi i formave të ndryshme ishte dhe mbeti pjesë përbërëse e kombit tonë. Kështu mërgimtari shqiptar, gjatë furtunave të shekujve, përjetoi mërgimin ushtarak, mërgimin politik dhe mërgimin ekonomik. Por historinë e mërgimtarit, me gjithë vuajtjet, rëniet e ngritjet, pakkush e shkroi ashtu si duhet. Mungesa e shkrimit bëri që mërgimtari shqiptar të mbetet i harruar, në fund të botës, atje ku e kishin dërguar valët e jetës.
Duke e parë vetë nga afër mërgimtarin shqiptar nëpër metropolet e Europës, të humbur në detin e madh të punës e të jetës, vendosa që herë-herë të bëj reportazhe, të cilat i botova në vitet e fundit. Tek pas botimit të tyre e pashë se njerëzit e prezantuar në ato reportazhe meritojnë të zënë vend në letrat shqipe, që ata të mos jenë të humbur, por edhe të shërbejnë si shembull të njerëzve të suksesshëm dhe atdhedashës. Kështu lindi ideja për përfshirjen e tyre në një libër. Por libri për mërgimtarët do të përfshinte me mijëra faqe. U ndala në një kënd të mërgatës. Me mërgimtarët nga Malësia e Sharrit, andej mbi Tetovë. Ata ishin nga më të vjetrit dhe nga më të suksesshmit. Ata ishin që me djersën e tyre mbajtën gjallë pjesën e kombi në rrëzat e Sharrit. Ishin ata që i rezistuan asimilimit. Ata qëndruan për vete dhe për të tjerët. Pra, tetovarët tanë, djersa e tyre bëri që të përballohej edhe një luftë e tmerrshme, si ishte ajo e Kosovës në fundshekullin e shkuar. Paratë e djersës së tetovarëve nuk vinin nëpër xhepa, por nëpër paketa e valixhe, drejt e në Kosovë, ku Serbia po e shtrëngonte shtypjen mbi shqiptarët. Shtëpitë e tyre të ndërtuara me mund u bënë streha më besnike për kosovarët, kur u bë dëbimi masiv me dhunë në vitin 1999. Vargun e të mirave të tyre nuk e zë asnjë libër. Po unë thashë me vete se do ta nis një libër.
Dhe, suksesi e falënderimi u takon atyre. Libri po vjen në duart e lexuesve me personazhet që shënuan suksese.
Uroj që ky libër të jetë një gur themeltar për historinë e bujshme të mërgatës shqiptare përgjithësisht dhe asaj tetovare veçanërisht.

Prishtinë, gusht 2009
A u t o r i
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi