Teki Dervishi:Vendi pa parlament nuk quhet shtet
Faqja 1 e 1

Vendi pa parlament nuk quhet shtet
Teki Dervishi
Fakti se “misionarët” evropianë nuk i përgjigjen ligjeve të Kosovës dëshmon se ata janë mbi ligjin që e “mbikëqyrin”. Kur nuk u përgjigjesh ligjeve të një vendi ku vepron politikisht dhe ushtarakisht, ti je mbi ligjin e atij vendi, i ke duart e lira të veprosh ndaj vendorëve pa u frikuar se do të kesh ndonjë përgjegjësi juridike. Ku është shkaku i kësaj anomalia politike? Shkaku del nga fakti se “misionarët” nuk e pranojnë legjitimitetin dhe sovranitetin e këtij vendi, që do të thotë as Parlamentin e Kosovës.
Që është kështu dihet, por nuk dihet pse Parlamenti i Kosovës, nuk po e debaton deligjitimitetin e “mbikëqyrësit” të huaj të shtetit? Mungon transparenca e qëndrimit të Parlamentit ndaj shkeljes së Kushtetutës? Mund të ekzistojë ndonjë “arsye politike”, diçka që s’dihet, po kjo quhet strategji. Parlamenti nuk bën strategji, po e mbron ligjin, Kushtetutën. Parlamenti aprovon ose refuzon “strategjitë” politike, “marrëveshjet” e ndryshme të pushtetit me të huajt.
Pushteti e as opozita nuk mund të vendosin kritere bashkëpunimi me misione të huaja, pa aprovimin e Parlamentit, pa mbështetje kushtetuese. Misionet që bashkëpunojnë me institucionet pushtetore të Kosovës, por jo edhe me Parlamentin, në këtë mënyrë pushtetin e shndërrojnë në “shoqëri civile” e cila nuk ka obligime parlamentare ndaj shtetit dhe Kushtetutës. Në këtë mënyrë shkelet verdikti, vendosja ligjore i nënshtrohet vendosjes politike, kështu parlamenti e përjashton parlamentin. “Misioni” evropian mund të “menaxhojë” politikë në bashkëpunim me pushtetin, por parlamenti është ajo instancë që e verifikon legjitimitetin kushtetues të “menaxhimit politik” duke i refuzuar ose pranuar marrëveshjet e pushtetit me “misionet” e huaja.
Kur cenohet dhe shkelet interesi i shtetit, Parlamenti është ai që e mbron verdiktin dhe Kushtetutën, të cilën e ka aprovuar më parë. Qeveria vepron sipas Kushtetutës, po kështu edhe organizatat e tjera politike zyrtare ose thjesht qytetare, civile, por kushtetutshmërinë e veprimeve të tyre e mbron ekskluzivisht parlamenti. Për çështje shtetërore nuk ka të drejtë të marrë vendime askush tjetër pos Parlamentit, kjo dihet, sepse kështu është gjithkund në botën e civilizuar dhe demokratike.
Çka po ndodh që 20 muaj me sovranitetin e shtetit të Kosovës? Këtyre ditëve Eulex-i publikisht deklaron se do të bisedojë me pushtetin me dyer të mbyllura, larg syve të opinionit, qytetarëve të Kosovës, mediave? Pse Parlamenti që 20 muaj nuk del me një qëndrim zyrtar: a është shkelur a jo kushtetutshmëria e shtetit të Kosovës, a është a jo sovrane Kosova? Nëse është - le ta thonë! Parlamenti është përfaqësia e qytetarëve, e popullit, e verdiktit, është mbrojtësi i Kushtetutës, patronazhi i saj legjitim. Kushdo, me këdo që bën “pazar” mbi shtetin prapa syve të popullit, atëherë fajtor është parlamenti, ai që e përfaqëson popullin, dhe ai që mbi shtetin lejon të vendosë pushteti ose “mbikëqyrësi” jolegjitim.
Derisa partitë politike kritikojnë ose e heshtin copëtimin e Kosovës në kufij të brendshëm administrativë, në kufij që i konstituon misioni i huaj duke shkelur tërësinë territoriale kushtetuese të Kosovës, dhe këtë e bën në marrëveshje me një shtet të huaj, ky problem krucial nuk debatohet asnjëherë në Parlamentin e Kosovës. Pse? Shtrohet pyetja që imponohet nga situata dhe rrethana e krijuar politike në Kosovë pas aprovimit të Kushtetutës dhe nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë: atëherë si është e mundur që në mënyrën më moniste parlamenti në heshtje “të marrëveshur” të vendosë - që të mos debatojë mbi cenimin dhe shkeljen e Kushtetutës? Partitë opozitare të përfaqësuara në Parlament, në konferenca shtypi (e jo në Parlament) konstatojnë se Kosova është e ndarë, se Qeveria ka faj për këtë, dhe se ata do ta bashkojnë Kosovën kur të vinë në pushtet!
Të shesësh dardha politike kinse pushteti konstituon shtetin, e jo si është ligjore gjithkund në civilizim - shteti pushtetin? Kush ka faj që shkelet Kushtetuta, pushteti apo Parlamenti? Opozita e sotme ia shkarkon fajin pushtetit, mbase pse opozita është në Parlament dhe kështu fajin e heq prej Parlamentit, prej vetvetes, dhe ia shkarkon Qeverisë. Shtrohet pyetja: pse Parlamenti në parlament nuk hap debat zyrtar mbi shkeljen e sovranitetit të Kosovës? Sepse kështu parlamenti vetamnistohet nga fajësia duke provuar ta bindë opinionin se pushteti qëndron mbi Parlamentin, e jo anasjelltas, siç është e vërteta. Pushteti i përgjigjet Parlamentit, e jo Parlamenti pushtetit. Ndaj Parlamenti është përgjegjës i sovranitetit, e jo Qeveria ose opozita.
Opozita parlamentare do të duhej të kërkonte që Parlamenti të hapte debat zyrtar mbi riokupimin e Kosovës. Nëse pozita parlamentare, me shumicë votash që ka, do ta ndalonte debatin, atëherë do të dihej se Kosova nuk ka parlament, por vetëm pushtet. Vendi pa parlament, nuk quhet shtet!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi