Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të respektohen ligjet duke mbrojtur interesat e udhëtarëve

Shko poshtë

Të respektohen ligjet duke mbrojtur interesat e udhëtarëve Empty Të respektohen ligjet duke mbrojtur interesat e udhëtarëve

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 1:53 am

Të respektohen ligjet duke mbrojtur interesat e udhëtarëve

Rrahim Rastelica
Çrregullime në kthimin e pasagjerëve nga aeroporti i Prishtinës për në Gjermani

Që nga fillimi i muajit gusht (08.08.2009), në aeroportin e Prishtinës kanë filluar të vërehen çrregullime të kthimeve të një numri të madh qytetarësh, prej Kosove për në destinacione të ndryshme në Gjermani, kryesisht Stuttgart, Munih dhe Hannover. Megjithatë, për t´u habitur
është se mediat kosovare, përveç televizionit, nuk kanë reaguar fare, apo fare pak për këtë problem, që u ka ndodhur qytetarëve tanë.
Depozitimi prej 500.000 eurosh si garnacion për kthimin e udhëtarëve nga kompanitë nga Munihu ishin false!
Gjëja që shqetëson patjetër, janë deklarimet e drejtorit të aeroporti prishtinas, Agron Mustafa, i cili me prezantimin e tij të parë në TV, konfirmoi dhe garantoi kthimin e të gjithë këtyre qytetarëve, pasi që, sipas tij dhe sipas Endrit Shalës, zëdhënës në Ministrinë e Transporteve, ekzistuaka garancia bankiare dhe e tilla me mbulesë prej 500.000 eurosh, si depozitimi paraprak dhe si garanci për raste të tilla eventuale, praktikë kjo e instaluar nga vetë ministria në fjalë, dhe tani ky i pari “fut veshët në lesh” dhe nuk lajmërohet fare, dhe të punojë konform deklaratës dhe premtimeve të tija, ndërsa i dyti doli prapë në opinion dhe premtoi sërish se, edhe pse kjo garanci qenka e false, - sihariq ky, i pakuptueshëm, kur vjen nga dy vendet më kompetente për këtë biznes - megjithatë, ministria do të ndërmarrë të gjitha dhe që të organizojë disa fluturime dhe që qytetarët të kthehen ne vende e tyre ku jetojnë dhe punojnë.
Me këtë rast, z. Shala deklaroi se disa agjenci tashmë kanë mundësuar kthimin e një numri të konsiderueshëm udhëtarësh, mirëpo, agjencitë nuk kanë fuqi që të kthejnë të gjithë qytetarët, nga se në këtë rast, të detyruar janë për këto kthime, në radhë të parë operatori Munih Ailrlines, Co. KG Munich Airport, General Aviation Terminal, 85356 München, Germany me drejtorin e saj, Dipl. Kfm. Thomas Grothe, si dhe koopartnerin e tij, Kosova Tours, alias Air Dardania, me udhëheqësin dhe mashtruesin kryesor në këtë krim, Florim Rudaj, Bayer Strasse 16, 80353 Munih, të cilët kanë kontraktuar këto fluturime me kompaninë ajrore spanjolle, Pron Air, e cila edhe vetë bart – sipas ligjeve të shteteve të BE – përgjegjësi për kthimin e pasagjerëve që ka bartur më parë në destinacione të caktuara - në këtë rast për në Prishtinë.
Për të kuptuar natyrën e rezervimeve dhe realizimin e fluturimeve për në Kosovë, në radhë të parë duhet shpjeguar se këto rezervime bëhen diç më ndryshe, me rezervimet për në destinacione tjera të vendeve të ndryshme.
Derisa rezervimet për vende tjera bëhen kryesisht direkt me Visa apo MasterCard, pranë kompanive ajrore, siç janë Lufthansa, Air Berlin, Air France, British Airways etj. si dhe pranë agjencive turistike, Tui, Alltours, Condor etj, pasagjerët kosovarë dhe të tjerët në rajon, rezervimet e tyre i kryejnë kryesisht duke iu drejtuar agjencive të ndryshme shqiptare, të cilat janë në numër të konsiderueshëm si në Gjermani ashtu edhe në Zvicër dhe përmes telefonit rezervojnë fluturimet. Më pastaj, pasagjerëve u dërgohen biletat në shtëpi dha ata paguajnë te postieri apo të tjerëve u dorëzohen direkt në aeroport.
Disa prej agjencive blejnë paraprakisht numër të caktuar vendesh pranë organizatorëve, siç janë Kosovaairlines, Germania etj, ndërsa të tjerat punojnë me provizion – ose me çmime neto, të caktuara nga këta operatorë. Disa agjenci të tjera transferojnë shuma të ndryshme në
konto të operatorëve si depozitim, nga të cilat shuma më pastaj, nga sistemi i rezervimeve të operatorit, në mënyrë automatike tërhiqen të hollat e përcaktuara më parë nga ky sistem, për pasagjerë të rezervuar pranë operatorëve në fjalë. Kjo procedurë ushtrohet në mënyrë automatike dhe shuma kryesore mbetet pranë operatorit, dhe agjencisë i mbetet përfitim mjaft modest për vete, të cilin e përcakton vetë agjencia me çmim bruto.
Pra, sapo të ushtrohet një rezervim, në të shumtën e rasteve, ai pasagjer, tashmë i rezervuar për fluturim të caktuar dhe destinacion të caktuar, bileta e tij është paguar. Mirëpo, ekzistojnë edhe organizatorë tjerë, të cilët pas realizimit të fluturimeve agjencive të ndryshme, të cilat rezervimet i kanë kryer te këta, u dërgojnë me e-mail, apo në programin – sistemin rezervues – në këtë rast Munih Airlines/Kosova Tours, dalin shuma të cilat duhet paguar për pasagjerët
e rezervuar pranë tyre. Të shumtën e rasteve, në mos gjithherë, pagesat bëhen menjëherë. Sepse, edhe vetë organizatori pranë të cilit janë rezervuar pasagjerët nuk lejon distancë të madhe kohore për pagesa dhe me këtë, agjencitë janë të detyruara të bëjnë këtë sa më shpejtë.
Të tjerave agjenci që punojnë me provizion dhe atyre që kanë çmime neto, menjëherë, sapo të ngritet avioni dhe të mblidhen kuponët e pasagjerëve nga cheking-u, edhe atyre u dërgohen llogaritë per e-mail, apo me faks dhe më pastaj, agjencitë paguajnë në llogari të operatorit.
Me këtë, agjencitë shkarkohen në mënyrë automatike për detyrimet e mëtutjeshme përballë pasagjerëve dhe përballë organizatorit të fluturimeve, për të dy destinacionet, pra shkuarje dhe ardhje përveç se, nëse duhet bërë ndryshime datash dhe ngjashëm. Pra, prej këtij çasti, organizatori dhe kompania ajrore marrin përsipër dhe janë të ngarkuara të kujdesen për kthimin e tyre. Dhe me këtë procedura mbaron.
Qeveria e Kosovës dhe institucionet e ndryshme me peshë sjellin ligje, paragrafë të cilave fatkeqësisht nuk u dalin zot!
Në të kaluarën ka ndodhur praktikë tjetër, dhe shpeshherë, pasagjerët kanë mbetur në aeroport pa u kthyer, pasi që disa agjenci të pandërgjegjshme nuk kanë paguar obligimet e tyre me kohë, pra kjo praktikë tashmë i takon së kaluarës.
Për të mos u përsëritur kjo praktikë e mbrapshtë dhe sidomos për të mos ndodhë sikur vitin e kaluar me një numër të madh të pasagjerëve, të cilëve u ishte rrezikuar kthimi të rezervuar pranë operatorit nga Munihu, Air Dardania (Kosova Tours), udhëheqësit e aeroportit të
Prishtinës dhe Ministria përkatëse e Transportit, kanë kushtëzuar të gjithë operatorët, që pranë aeroportit apo Ministrisë në fjalë, të depozitojnë 500.000 euro si garanci bankiare dhe që me këtë të garantohen kthimet, po qe se ndodhë, kjo që ndodhi rishtazi me operatorin gjerman Munih Airlines dhe sërish Kosova Tours - alias Air Dardania!
Qeveria e Kosovës dhe institucionet e ndryshme me peshë sjellin ligje, paragrafë të cilave fatkeqësisht nuk u dalin zot! Detyrë primare është që Qeveria dhe ministritë e saj duhet vetëm të respektojnë ligjet që kanë instaluar vet dhe me këtë ata kryejnë detyrën e saj prioritare: të mbrojnë interesat e qytetarëve të saj dhe të mos kompromitohen me deklarime kuturu dhe që më pastaj, të tërhiqen nga përgjegjësia “pa therë në këmbë”! Nuk është në interes të ministrive dhe të përfaqësuesve të tyre të injorojnë me kaq transparencë obligimet-premtimet e tyre, e
të fusin veshët në lesh, sapo diç të mos është në interes të tyre! Interesi i qeverisë, pra është të del në mbrojtje të ligjeve dhe obligimeve, e jo të bie ndesh me to. Kur Ministria në fjalë nuhat
probleme të mundshme për ndarjen e tenderëve të ndryshme për në tokë (asfalt), ajo mbetet konsekuent kërkesa lukrative të saj, ndërsa kur të janë tenderët “për në hava” me të vërtetë sillet si nëpër hava!
Në një telefonatë direke me z. Shala, ai garanton se tashmë, Florim Rudaj, drejtor i Kosova Tours, Bayer Strasse 16, 80353 Munih, mashtruesi kryesor i kësaj praktike të hidhur, tashmë është duke u përndjekur nga Interpoli! Nuk është e vërtetë: Florim Rudaj “kërleshet” lirshëm në kanapenë e tij në një paralagje të Munihut dhe vetëm gënjen se është duke angazhuar edhe më tej, për kthimin e pasagjerëve të mbetur në Kosovë.
Agjencia Dea Reisen me seli në Düsseldorf, tashmë ka bërë kallxim penal pranë policisë të këtij qyteti për makinacionet kriminele të këtij personi dhe, në të kundërtën të premtimeve të z. Shalës, policia gjermane tashmë është në hetim e sipër të tërë këtyre makinacioneve të
tij.
Preferohet ministria se, po qe se nuk ka mjete dhe metoda ta luftojë këtë pështjellim, atëherë lë të kërkohet ndihmë nga Eulexi dhe që kjo kompetencë të kalojë në përgjegjësi të tij. Përndryshe, do të vuajnë qytetarët e pafajshëm dhe fëmijët e tyre, të cilët duhet të kthehen me kohë në vendet e tyre të punës dhe të vijojnë mësimet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi