Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pamja e krizës prapa perdes së hekurt të medias

Shko poshtë

Pamja e krizës prapa perdes së hekurt të medias Empty Pamja e krizës prapa perdes së hekurt të medias

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 10:29 pm

Pamja e krizës prapa perdes së hekurt të medias

Editoriali

Vetëm me konstatime të herëpashershme (shumë të rralla) media, madje një pjese e vogël e saj, e “aktualizon” krizën thjesht ekonomike në Kosovë (kriza kulturore tashmë që kuptohet si luftë për shfarosjen e identitetit). Pra veç rrallë media, askush nga institucionet nuk merret me “këtë problem”, së paku jo në shkallën e rëndësisë që paraqet problemi për situatën politike të vendit. Tashmë duket bjerrakohës dhe punë e kotë “të merreshim me problemin” e krizës sociale, për si ndonjë përpjekje të zgjidhjes së tij, po ç’të bëjmë me faktin se kemi arritur të dukemi se e injorojmë fare këtë problem. Injorimi nuk na ngjet për shkak të mungesës së vëmendjes, apo për shkak të miopisë, as për shkak se “i ngopuri nuk ia beson të uriturit”, por thjesht heshtet problemi, sepse “zërimi” i tij do ta zbulonte se situate është vërtet katastrofale. A merremi kaq sipërfaqësisht me këtë problem, vetëm që të ruhet “qetësia e rendit”, “dëgjueshmëria qytetare”, “disiplina e popullit” si në komunizëm, kur të gjithë e kuptonin se gjendja e rëndë është sfidë e armikut të jashtëm, shkak i rebelizmit kundër krizës, kurse rebelimi “i masave” (kinse) i çuaka ujë në mulli pikërisht të “armikut të jashtëm”. Nëse “dëgjueshmërinë qytetare” në komunizëm e kanë arritur nëpërmjet metodave policore të “kontrollimit të ëndrrave”, në sistemin e demokracisë së proklamuar vetëm teorikisht, “dëgjueshmëria” arrihet në saje të “kontrollit të opinionit” nëpërmjet medias, e cila vazhdimisht gjen probleme shumë “më kruciale” për popullin, sesa që është problemi i varfërisë së skajshme, dhe me probleme tjetërfare, i qet në rend të fundit problemet më të rënda. Do të ishte humoriste sikur të shtronim pyetje habitore: pse Parlamenti nuk merret zyrtarisht me këtë çështje duke mos e debatuar mundësinë e zbulimit të indikatorit që shkakton këtë situatë katastrofale, siç e konstaton edhe media ndërkombëtare? Duke mos e shtruar problemin në mënyrë analitike, shumëkush kujton se “varfëri e skajshme” është mungesa e ushqimit dhe e veshmbathjes, ujit dhe rrymës, nevojave elementare. Por kujt i vete mendja se “kriza ekonomike”, varfëria, është derë e hapur e të gjitha të këqijave dhe tragjedive të njeriut, të cilat i kushtëzon pikërisht kriza. Një nga tragjeditë e tilla është fakti se rinia e Kosovës është e papunë dhe lehtë thuhet kjo, por kur është e papunë asaj i mungon edhe diçka që është më esenciale sesa të veshurit dhe ushqimi kualitativ, kur pos ushqimit i mungon perspektiva, kur askund nuk shihet ardhmëria, kur kapitalizmin e sotëm e kuptojnë si shitje të aseteve të huajve, e jo vendorëve. Ky lloj kapitalizmi quhet kolonizim. Qe dhjetë gjenerata që kryejnë studimet, tashmë janë “tepricë” jo teknologjike, por politike. Është lehtë të thuhet, 80% e popullsisë është e papunë, por çka ndodh si rezultat i kësaj papunësie brenda atij 80-përqindëshi të popullsisë? Sikur jemi mësuar që problemet e akumuluara t’i eskivojmë duke i heshtur, duke kujtuar se çdo lloj problematizimi vetëm që do të thellonte krizën dhe assesi nuk do të ndihmonte në zgjidhjen e saj. Heshtja (mbulimi i problemit) po zgjat qe dhjetë vjet. Kur themi kështu, prejudikojmë se zgjidhja e tij nuk mund të bëhet më vetëm me ndryshime të programeve ekonomike të shtetit, por me ndryshimin e platformave, kursit politik kushtetues të sotëm, që nuk po ia del t’i sfidojë kolonizimit të Kosovës nga Serbia. Pra duhet një politikë e re shtetërore (nacionale). Madje edhe aprovimi i një platforme të re politike-shtetërore do të jetë vetëm një hap i parë dhe i vogël për zgjidhjen e kësaj krize që nuk ka format-model në historinë e krizave botërore. Pse nuk ka model-format? Sepse “kontrollimi” permanent politik i krizës (që bën BE-ja në Kosovë) mundëson që kjo krizë të jetë e durueshme edhe 100 vjet dhe asnjëherë të mos arrijë pikën e katarsisit, shpërthimit dramatik. Kanë planifikuar të na zhbëjnë (së paku të tillë çfarë jemi) dhe çdo zhbërje (humbje e identitetit nacional) ndodh shumë ngadalë, është proces politik. Zhbërje quhet mungesa e perspektivës, ardhmërisë. Të vjetrit vdesin ngadalë dhe shkojnë, të rinjtë “reprizojnë” historinë e pritjes që zgjatë aq sa zgjatë jeta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi