Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: Edvini po thahet për para dhe korrupsion

Shko poshtë

PD: Edvini po thahet për para dhe korrupsion Empty PD: Edvini po thahet për para dhe korrupsion

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 10:38 pm

PD: Edvini po thahet për para dhe korrupsion

Edi Rama i përjeton sukseset e Shqipërisë si katastrofë personale. Ai është i bindur se për

PD: Edvini po thahet për para dhe korrupsion ERLA
PD i kujton Edvinit se i është rënduar gjendja psikike.Kështu ka reaguar PD-ja, përmes zëdhënëses së saj, pas pretendimit të radhës nga ana e PS-së, për krizë ekonomike në Shqipëri.


PD i kujton Edvinit se i është rënduar gjendja psikike.Kështu ka reaguar PD-ja, përmes zëdhënëses së saj, pas pretendimit të radhës nga ana e PS-së, për krizë ekonomike në Shqipëri.
“Kryetari mandatprerë i Partisë Socialiste apo Mr. Kriza, gjendja e të cilit ka degraduar në një shkallë shumë të rëndë, u përpoq sërish të bindë shqiptarët se vendi po kalon një krizë ekonomike, vetëm e vetëm se ai është i bindur se për sa kohë ai personalisht është në krizë dhe I pashpresë edhe në vend çdo gjë tjetër është në krizë dhe katastrofë”, deklaroi zëdhënësja e PD-së.
Përmes një deklarate për shtyp, PD-ja bëri ët ditur se “paralajmërimet e përditshme të Edi Ramës, për krizë ekonomike në Shqipëri koha i provoi tërësisht si mashtrime”.
Më pas, përmes shifrave, zëdhënësja e PD-ës renditi disa argumente që zhvlerësonin pretendime t e PS-së.
“Shqipëria sot është i vetmi vend në Evropë me rritje ekonomike rreth 6 për qind dhe në rast se në shumicën e vendeve të Evropës të ardhurat buxhetore të krahasuara me një vit më parë kanë pësuar ulje të ndjeshme, gjë që i ka detyruar ato ti ulin rrogat dhe pensionet nga 8 deri në 16 për qind, në Shqipëri të ardhurat buxhetore krahasuar me vitin e kaluar kanë një rritje prej 7 për qind dhe rrogat dhe pensionet jo vetëm që nuk u ulën por u rritën nga 5 deri në 20 për qind”, u shpreh më tej zëdhënësja e PD-së.
“Të përpiqesh të ndjellësh çdo ditë krizë kur ajo nuk ekziston dëshmon se sukseset e vendit tënd i përjeton si katastrofë personale z. Rama”, përfundoi deklaratën në emër të PD-ës, zëdhënësja e kësaj partie.
Reagimi i PD-ës erdhi dje, pas pretendimit të radhës të PS-ës, i shprehur nga Erjon Braçe.
Nëpërmjet Braçes, PS-ja akuzoi dje qeverinë, se po fsheh gjendjen e financave në vend. Deputeti socialist Erion Brace akuzoi ministrin e Financave Ridvan Bode se mashtroi dhe nuk bëri transparencën e treguesve fiskal të 7 mujorit të parë, dhe se detyrimi politik i socialiste tyre është bërja publike e shifrave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi