Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Specat paradoksalë

Shko poshtë

Specat paradoksalë Empty Specat paradoksalë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 25, 2009 12:07 am

Specat paradoksalë
Në fshatin më të ndotur në Kosovë rriten specat më të bereqetshëm. Tymi i termocentraleve të Kosovës A të KEK-ut, përveç që shkakton kancer, ai është edhe burim i Vitaminës C në specat e fshatit Dardhishtë të Obiliqit.



Specat paradoksalë Fisi-490x320

Nga Artan Behrami

Komuna e Obiliqit, përveç që prodhon rrymë, tym dhe pluhur, nga toka e saj nxjerr specat më të bereqetshëm në Kosovë. Specat në fshatin Dardhishtë - vendin më të ndotur në Kosovë - përmbajnë më shumë vitaminë C sesa specat e famshëm të Celinës nga Rahoveci. Mostrat e marra në specat e fshatit Celinë dhe fshatit Dardhishtë kanë dhënë rezultate të pabesueshme dhe të pashpjegueshme deri më sot.

Kështu të paktën thonë analizat e para që janë bërë me mostrat e specave të Dardhishtës dhe fshatit Celinë. Hulumtimi i financuar nga Qeveria austriake është bërë nga Profesoresha Vitore Shala Mayrhofer në bashkëpunim me Profesorin e bujqësisë, Skender Kaçiun. Vitore Shala Mayrhofer, Profesoreshë e mbrojtjes së bimëve dhe fitopatologjia në Fakultetin e Bujqësisë, thotë se për ta bërë krahasimin e rezultateve, ajo ka marrë mostra nëpër specat dhe domatet nga një vend më pak i ndotur në Kosovë dhe një vend shumë i ndotur.

“Janë marrë mostrat, ato janë dërguar në Austri për hulumtim. Rezultatet tregojnë se kemi pas më shumë Vitaminë C në bimët e marra në Mazgit të Obiliqit. Ka pas kapacitet edhe më shumë se në Celinë”, shton ajo. Ndonëse është herët të dihen shkaqet e rritjes së shpejtë dhe përmbajtjes së lartë të Vitaminës C në specat dhe domatet e Dardhishtës , profesoresha Mayrhofer ka dyshimet e para.

“Kur është ajri më i ndotur, bima është më e stresuar dhe oksidon më shumë dhe rrjedhimisht krijon më shumë Vitaminë C. Ky është dyshimi i parë. Tek rezultatet tjera sa i përket gjendjes shëndetësore në rrafshin e Dukagjinit, bujqit i spërkasin më shumë bimët, sepse i kanë për tregti, ndërsa këtu në Dardhishtë i kanë për nevoja familjare dhe nuk i spërkasin aq shumë”, tregon ajo .

Ndërkaq, Profesori i Fakultetit të Bujqësisë, Skender Kaçiu tregon për qëllimin dhe rëndësinë e projektit. “Qëllimi i projektit ka qenë hulumtimi i ndikimit të ambientit në domate dhe speca. Kemi zgjedh këto dy bimë, ngaqë janë dy lloje të bimëve kryesore që konsumohen në Kosovë dhe kemi krahasuar mjediset e mbrojtura me ato të ndotura. Kemi pas një lokacion në Celinë të Rahovecit dhe një lokacion tjetër në fshatin Dardhishtë të Obiliqit”, thekson Kaçiu.

Por, madhësia nuk përcakton kualitetin. Kështu ende nuk kanë përfunduar analizat e ndikimit të specit në shëndetin e njeriut. Ndërkaq, Astriti nga Dardhishta është i bindur se specat e tij janë më të mirët në rajon. Por, jo vetëm specat. Edhe perime dhe pemë tjera, sipas Astritit, rriten më shumë në Dardhishtë sesa në vende tjera. “Këtu rriten më shumë se në vende tjera, sepse toka është shumë më e mirë se në vende tjera”, thotë ai, derisa punonte në kopshtin e mbjellë me speca dhe domate vetëm 15 metra larg Termocentralit Kosova A. Megjithëkëtë, duket se tymi kancerogjen i termocentraleve të KEK-ut është burim i Vitaminës C në specat e Dardhishtës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi