Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Luan Xhuli

Shko poshtë

Cikël poetik nga Luan Xhuli Empty Cikël poetik nga Luan Xhuli

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 25, 2009 12:41 am

Cikël poetik nga Luan Xhuli









Cikël poetik nga Luan Xhuli U1_LuanXhuliLuan Xhuli ka lindur në Baban të Korçës me 1955. Studioi në degën Kimi industriale dhe për më shumë se 20 vjet, punoi në sektorin e naftës në qytetin e Kuçovës. Në arkivin e tij ndodhen më shumë se 100 tekste këngësh për fëmijë dhe të rritur që i takojnë periudhës 80-90. Prej vitit 1955 jeton dhe punon në kryeqytetin helen.
Është autor i disa librave si :

Në shqip:





“Besoj” I990 (poezi )


“Maska e kohës” 2000 (poezi) 2003


“Një firmë më shumë” (poezi) 2006


“Ditën ëndërroj, natën e le zgjuar” (poezi) 2008


“Ariani” 2007 (novelë)


“Ku po shkon o devolli” 2008 (tregime dhe kujtime)


Në Greqisht:


“Mirizo milo” - “Mbaj erë molle” 2003 poezi


“ Biografia ton mation) - “Biografia e syve” 2006 poezi


“Pu na zitao signomi” -“Ku të kërkoj të falur” 2009 poezi



“To kiparisi pu ta evale me ton urano” – “Qiparisi që donte të matej me qiellin” 2008, përralla për fëmijë me ilustrim.


Libri poetik “Biografia e syve” u vlerësua si ndër më të mirët e vitit për 2007 dhe u fut në antologjinë e poezisë greke, vlerësim nga më inkurajuesit për një krijues të huaj. Boton poezi në shumë revista letrare dhe kritika greke është marrë në veçanti me poetikën e këtij poeti korçar. Ka përkthyer gjithashtu katër libra për fëmijë nga gjuha greke. Ka kontratë me shtëpitë botuese “Kastanioti” dhe “Ellinika grammata”








CIKËL POETIK NGA LUAN XHULI








E mori era...





...poezinë e shkruar.


Zbraza shpirtin në letër,


duke mbushur letrën me copëza shpirti...


Se mbaj mënd ç’ kisha shkruar.


Di, që isha i sinqertë ndaj zbrazjes


pa gabuar në filozofinë e të shkruarit.


E mori era poezinë e shkruar.


Pa adresë.


Postieri ndoshta do t’ ia besojë lodhjes një ditë


dhe çastin e tanishëm do ta kenë harruar mjegullat.


Shoqërova ikjen,


siç bëjmë zakonisht me të ikurit...


Lehtësinë e keqardhjes


e mbajta peng,


duke shoqëruar me sy


përplasjen e strofave në kurrizin e erës...


U shkëput dhe një fletë e shkruar nga muzeu i shpirtit.


Pa më pyetur firmosi ikjen,


dashuruar me postierin kohë...


S’ka gjë,


veç ta dijë se është dhe grabitës


i shpirtit tim të lodhur...





10-6-09





Kthim nga Atdheu








...i shkarkuar


si dhëndër ditën e dytë të dasmës..


I menduar si nxënës,


me dyshim për provimin e dhënë...


I lodhur si premierë,


çfaqur në një sallë bosh...


I ngarkuar


me frikë kërmijsh,


dhe jargë idesh...


Diçka më tërheq,


më dhëmb,


më thërret


e s’ më lë vetëm....


Dëgjoj një zë nëne


me tinguj jetimë...


Tokë magjike,


me fytyrë biri....




Athinë 3-2-008







POEZI E BOTUAR





Në restelat e një arke ngarkimi,


si rrobat e vjetra të një hamalli,


dikush


kishte lexuar dy vargje...


Ishin të miat.


Muza,


kishte harruar të më jepte letër...


Vetëm dy vargje,


shkurt,


si telegram i derguar nënës,


kur bëhej merak që s’dërgoja letra...


“Të dua e të puth me mall”


Mbi një arkë të heshtur,


botimi im i parë,


Pa redaktor dhe shtëpi botuese


pa kopertinë dhe indeks përmbajtjeje...


Vetëm dy vargje


me mall nëne


dhe dashurie...


“I rëndë shpirti që s’flet


Ju lutem


mos më vidhni shpresën...”


Ato vargje shkruar me ngut


mbi arkën boshe,


Motra të kujtesës dhe të ashpërsisë,


rreshtohen çuditërisht


si libri më i mirë,


në biografinë e dikurshme


të një hamalli-poet!




Mars 2009







Si të bisedoja me Ty





L. L.


Mbetemi


që të dy derivatë të vdekjes.


Jeta,


sistem me tre të pa njohura ,


na ngatërron hapat dhe ekuilibrin..


Dashuria,


Ecja


dhe të tretët


që ndërtojnë ferrin –pështymë...


E para,


ka qepalla drite


dhe e dyta,


kangjella që s’ia sheh lehtë fytyrën...


Të tretët,


bashkudhëtarë joshës me dyshimin...


Ushtrim i vështirë


që thërret Lindjen...


Dhe unë,


dhe ti,


besojmë...





mars 09








FAT








Ndjeva,


të isha ulur në ndenjësen e


makinës së Sevalti*t.


Rripin lidhës,


përtypja mes buzëve


që kafshonin njëra-tjetrën


dhe këmbët shtrëngoja


në këpucët me numër ditëlindja e partisë..”


Nënqesha në rrëqethje kujtimesh


dhe rrëmbeva një libër të harruar


si të kujtoja përhumbjen ...


Shoferi Sevalt


dialogon pa zë me vitet e humbura


në një faqe libri,


palosur si letër rekomande e vjetruar...


Në ndenjësen e pasme,


ndjeva rrëmbimin e një poeti.


Asfalti-enigmë


në ajër kishte lënë, mendime dhe vargje


që përqeshnin..


asaj here


sdonte të më merrte


mua.


13-3-09





*Sevalt-poet i shquar gjerman, që humbi jetën në një aksident automobilistik në moshë ende të re.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi