Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtatë të lënduar në “Kroin e Vitakut”

Shko poshtë

Shtatë të lënduar në “Kroin e Vitakut” Empty Shtatë të lënduar në “Kroin e Vitakut”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 25, 2009 9:02 pm

Shtatë të lënduar në “Kroin e Vitakut”

Pesë shqiptarë dhe dy serbë janë lënduar nga hedhjet e gurëve në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, derisa banorët shqiptarë po rifillonin punimet në shtëpitë e tyre të djegura që nga koha e luftës, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës për Mitrovicë, Sami Mehmeti.



Shtatë të lënduar në “Kroin e Vitakut” Kroi
Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Mitrovicën, Sami Mehmeti, ka thënë se rreth 100 serbë ishin mbledhur afër vendit ku punimet kishin rifilluar dhe nga zemërimi kanë filluar të hedhin gurë.

Pesë shqiptarë dhe dy serbë janë lënduar sot nga hedhjet e gurëve në lagjen Kroi i Vitakut, derisa banorët shqiptarë po tentonin të rifillonin punimet në shtëpitë e tyre.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Mitrovicën, Sami Mehmeti, ka thënë se rreth 100 serbë ishin mbledhur afër vendit ku punimet kishin rifilluar dhe nga zemërimi kanë filluar të hedhin gurë.
Kjo ka bërë që njësia speciale e EULEX-it të ndërhyjë, duke shfrytëzuar gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. Pas ndërhyrjes, pjesëtarët e njësisë speciale të EULEX-it e kanë vënë situatën nën kontroll, ndërsa shqiptarët kanë vazhduar punimet në rindërtimin e shtëpive të tyre. Incidenti është shkaktuar nga serbët, të cilët i kanë gjajtur me gurë shqiptarët, për të penguar rifillimin e punës për rindërtimin e shtëpive të tyre.
Punimet janë duke vazhduar, ka thënë zoti Mehmeti, ndërkohë që autoritetet tashmë e kanë vënë situatën nën kontrollë. Shtatë të lënduar në “Kroin e Vitakut” +Kroi%20i%20Vitakut
Incidenti është shkaktuar nga serbët, të cilët i kanë gjajtur me gurë shqiptarët, për të penguar rifillimin e punës për rindërtimin e shtëpive të tyre
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi