Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ultranacionalizmi antishqiptar përreth Gruevskit

Shko poshtë

Ultranacionalizmi antishqiptar përreth Gruevskit Empty Ultranacionalizmi antishqiptar përreth Gruevskit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 25, 2009 9:30 pm

Ultranacionalizmi antishqiptar përreth Gruevskit





Ultranacionalizmi antishqiptar përreth Gruevskit Ultra
Janë shumë emra të njohur si ultranacionalist sllavomaqedonas, akademikë dhe personalitete të tjera politika me dosje të dyshimta, që tani për tani i mban gjallë Nikolla Gruevski, duke i përfshirë në ekipin e ngushtë të bashkëpunëtorëve dhe duke qenë hartues të skenareve të ndryshme që po ekzekutohen sot në mënyrë institucionale.


Urrejta ndëretnike e manifestuar nga një pjesë e politikanëve maqedonas vjen kryesisht nga klani i organizuar përreth kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ka tubuar rreth vetes të gjitha rrymat nacionaliste.
Opinioni maqedonas është i njohur për veprimet dhe skenaret që po kanë involvuar figura deri tani të margjinalizuara në demokracinë postranzicionale, të cilët tanimë janë zgjuar dhe ngritur në këmbë me ndihmën e Gruevskit. Janë shumë emra të njohur si ultranacionalist sllavomaqedonas, akademikë dhe personalitete të tjera me dosje të dyshimta, që tani për tani i mban gjallë Gruevski.
Todor Petrov nga Kongresi Botëror Maqedonas (KBM), Vanço Shehtanski nga TMRO, akademikët Bllazhe Ristevski, Tito Beliçanec, Gjorgje Marjanoviç, bashkëpunëtori i ish-kryekriminelit serb Lubisav Ivanov-Cingo, etj, janë emrat e njohur për vite me radhë që kanë shprehur doza antishqiptare dhe skenare të errëta ultranacionaliste, por me teza antishqiptare, të cilat po ekzekutohen dhe realizohen edhe në planin institucional.
KBM e udhëhequr nga Petrov ishte një nga organizatorët e nismës së referendumit kundër ndarjes territoriale, kundër Marrëveshjes së Ohrit por edhe kundër të gjitha projekteve të tjera antishqiptare, që ishin kurdisur nga kjo organizatë, e cila tashmë qëndron tejet e afërt me kryeministrin Gruevski. Poashtu edhe TMRO një organizatë e shëndrruar në parti ultranacionaliste është pjesë e koalicionit dhe drejtuesi i saj është një zyrtar i lartë qeveritar. Shehtanski është pjesë e grupit udhëheqës të „Komitëve“, të cilët sulmuan nëpër shtëpitë e tyre banorët shqiptarë të lagjes së Nerezit.
Kjo parti disa herë ka shfaqur projekte dhe skenare antishqiptare për Strugën, Kërçovën dhe zonat shqiptare në Shkup. Në taborrin e Gruevskit është edhe Lubisav Ivanov – Cingo, miku i ngushtë i ish-diktatorit dhe ish-kriminelit serb, Sllobodan Millosheviç. Por si e vlerësojnë këtë analistët shqiptarë, të cilët nënvizojnë se roli i këtyre personaliteteve dhe organizatave është tejet aktiv në politikat qeveritare.
Analisti shqiptar dhe ligjëruesi universitar Osman Kadriu thekson se është e pranishme fryma ultranacionaliste e instaluar në kuadër të institucioneve aktuale qeveritare. Sipas tij, kjo dëshmon se kjo Qeveri hapur po anashkalon çështjen shqiptare dhe po diskriminon edhe ate që është arritur deri diku.
“Veprimet e kryeministrit Gruevski dhe njerëzve përreth tij qartë tregojnë se po bëhen skenare dhe lojëra jofavorizuese për shqiptarët. Po zbatohet një politikë e ashpër diskriminuese kundër shqiptarëve, që është e ndihmuar nga rrethi i ngushtë i kryeministrit Gruevski, që tashmë po e shef edhe opinioni”, ka theksuar Kadriu.
Ai apelon që të ngritet zëri shqiptarë në Maqedoni në forma të ndryshme, sepse kështu po sillet në pikëpyetje statusi politik dhe juridik i shqiptarëve në këtë shtet.
Edhe analisti dhe publicisti Nijazi Muhamedi vlerëson se përreth Gruevskit ka një makineri të tërë të elementëve antishqiptarë.
“Gruevski dhe skota e tij nacionaliste po bën atë që do ta bënte cilido pushtues dinak-katarzën e histerisë identitare kolektive, të legjitimuar në projektin e shtet-kombit maqedonas. Para tij ecën magjistari i paqes barbare, Ahmet ]lirimtari i rremë dhe i`a shtron udhën barbarisë së qetë ndër shqiptarë me ligjërimet dredhake të sllavosura”, ka theksuar analisti Muhamedi. Sipas tij, kjo histeri identitare që herë-herë shpërthen si barbari publike, s’është vetëm çeshtje mentaliteti, por çështje deliri albanofob të një Gruevski dhe të një skote të tij.
“Kjo është çështje e projektit nacionalist të kombformimit maqedonas,e një naçertanie sllave të europianizuar ndër këto kohë...!!!”, ka theksuar analisti Nijazi Muhamedi.
Edhe bashkësia ndërkombëtare në mënyrë indirekte ka kritikuar këto veprime të kryeministrit Nikolla Gruevski, që ushqehen nga elementët nacionalist maqedonas
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi