Albert Zholi: Një dasëm e rrallë çame në Xhafzotaj
Faqja 1 e 1
Albert Zholi: Një dasëm e rrallë çame në Xhafzotaj
Reportazh
Një dasëm e rrallë çame në Xhafzotaj
Nga Albert Zholi
Camëri na mori malli,
moj çamëri
Se neve u ndamë nga halli,
moj çamëri
Dhe u ndamë për së gjalli..
Me këtë këngë filloi dasma e Altin Fatmir Alushit, i cili u martua me Nereda Musain. U martua Altini, vëllai i këngëatres së mirënjohur Enkeljda Alushi dhe nipi i këngërarit cam Hysni Alushi. Dasma u bë në Xhafzotaj, jo në Durrës ku banonjnë të rinjtë. Jo më kot, Fatmiri, babai i Altinit dhe Enkeljdës e bëri në këët vend, pasi donin qetësi, larg zhurmës së makinave në Durrës, Donte të bënte një dasëm tipike çame, me të gjitha traditat e hershme, që ai i kishte dëgjuar nga babai, nëna apo lexuar kohë të tëra mes librave për çamërinë. Dhë në dasëm thuajse të gjithë ishin çamë. Jo se ai nuk i do labët, malsorët, kosovarët, (pasi Enkelejda në Kosovë është martuar), por këtë herë donte të bënte një dasëm ndryshe, të cilën ta shijonte deri në fund, çamçe, Pasi donte të çonte në fund një amanet të babait të tij “Djalin dua të ma martosh me të gjitha ceremonitë e dasmës karakteristike çame”. Dhe ambienti i lokalit, orkestra, këngëtarët, flisnin të gjithë çamçe.
Hyrja
Tek dera e lokalit prisnin babai, gjyshja, nëna e Altinit por dhe një vajzë e vogël me një shportë në dorë, ku shporta brenda kishe bombone, cokollata, karamele. Ëmbëlsira ! Kështu e ka tradita çame. Ja, futet i ftuari i parë. Sa bujt ai tek dera e lokalit, fillon dhe klarineta e kalrinetistit të talentuar Agim Omeri. Pra, fillon pritja e të ftuarve me këngën “Çamëri na mori malli”. E këndon i mirënjohuri Hysni Alushi, vëllai i Fatmir Alushit Një këngë plot temp, ritëm, vrull, emocion. Një këngë që të shtang, të rrënqeth, sa nga muzika po aq dhe nga teksti. Një këngë që ta sjell kaq afër çamërinë sikur të jesh mes saj dhe ta bësh aty dasmën. Hysniu, ishte bërë një me këngën. Lëviste, mbyllte sytë, lotonte, përqafonte, këndonte. Orkestra me 4 vegla muzikore, klarineta e padiskutuar e Agimit, një violinë, një def, fizarmonikë. Lokali dukej sikur do shembej nga këto tinguj magjikë. Të ftuarit nën ritmin e tingujve të këngës, pasi takonin të zotët e shtëpisë ndalonin tek vajza e vogël bukuroshe, dhe mirrnin nga një bobnone apo karamele duke kenduar, sigurisht. Ajo bukuroshe dukej si manxuranë çamërie, sepse të ftuarit dukej se i mernin erë kur ajo u zgjaste shportën me ëmbëlsira. Pasi sipas traditës është gëzim dhe gëzmi do ëmblësi, dashuri dhe ëmbëlsira e jep këtë. Dasma është një mëbëlsi hyjnore dhe jep ëmbëlsira që kështu të jetë gjithë jeta e çiftit të ri e ëmbël, sheqer. Shporta ishte zbukuruar me dantella tipike çame, por dhe me një flamur të kuq të vogël dhe një hartë të çamërisë. Dasmat në çamëri fillojnë me ëmbëlsirë dhe mbarojnë me ëmbëlsirë. Pasi merrnin dhe ëmbëlsirën të ftuarit zinin vendet të caktuara me përpikmëri. Kënga vazhdoi sa të ftuarit zunë vendet..ku deri në atë moment ata këndonin së bashku me këngëtarin xhaxhanë e dhëndrit. Pasi të ftuarit u ulën të gjithë në vendet e tyre, kënga pushoi. Për disa minuta heshtje. Askush smirrte guximin të flsite asnjë fjalë pas asaj kënge që të magjepste.
Por….
Pas pak çastesh heshtjeje babai i dhëndrit, Fatmiri, uroj të pranishmëve mirseardhjen. Fill pas mirseardhjes okestra filloi muzikën e valles çamiko. E hoqi babai i dhëndrit. Atmosfera ndryshoi sërishmi. Vallja çamiko. Edhe sot kjo valle kërcehet në Greqi, pa i ndryshuar asgjë në emërtim “çamiko”. Një valle e shtruar si pogonisho. E ëmbël, e qetë, si valët e detit në prag pranvere, pastaj dalëngadalë tempi rritet sa duket sikur klarineta merr zjarr. Gjëmon lokali. Vallja duket se merr krahë. Radhët e valltarëve shtohen. Për minuta të tëra çamikoja ka hedhur tjetër atmosferë tek të pranishmit. Shami që tunden në erë, thirjet hopa, hidhu, ndryshonin tempin dhe ritmin e valles…
Befasia
Po vjen nusja, u dëgjua një zë! Si me magnet dy çuna të rinj filluan shtrimin e një sixhadeje të kuqe me trëndafila të bardhë, që nga poltroni ku do rrinin çifti dhe deri tek hyrja e lokalit jashtë. Pra rreth 50 metër. Dy çunat hidhnin në sixhade trëndafila, karafila, manxuranë. Orkestra me Hysniun filloi këgën
Jam një djalë nga camëria
Që më rriti Shqipëria….
O ju djemt e çamërisë
Kudo që rrini e jetoni
Amaneti perëndisë
Camërinë mos e harroni
Ishte pikë tjetër kulmore. Të gjithë në këmbë. Të gjithë këndonin me sytë nga hyrja e lokalit…Dhe ja befasia…të gjithë prisnin dhëndrin me nusen të veshur me kostum, gravatë dhe me vello…Ata…Si? Ckishin veshur vallë?! Kostum popullor tradicinal çam. Dhëndërri një këmishë bardhë të hapur në gjoks, në qylaf të vogël të bardhë me një xhufkë lart, një jelek ngjyrë vishnje me të bardhë anash, ku mbrapa ishte qëndisur shqiponja më dy krena. Një palë pantallona në formë qillotash të mbyllura poshtë në ngjyrën e jelekut. Një palë papuçe me majë me xhufkë. Nusja një këmishtë të bardhë dhe mbi të një fustan të gjatë deri në tokë si ngjyra e jelekut të dhëndrit. Në ballë një kurorë qëndisjesh me motive çame, ku mbizotëronte ngjyra visnhje e kuqe dhe e bardhë. Dukej si një princeshë e dalë nga sarajet e bukura të Filatit. Askush nuk e priste këtë lloj veshje. Të gjithë të pranishmit për disa mimuta heshtën dhe pse klarinate vazhdonte magjinë e saj. Kur çifti kishte ecur në gjysmë të rrugëës drejt altarit vetëm athere u kujtuan të duartrokisnin. Në këtë moment duartokitjesh mikrofonin e mer Enkejljda. Kënga mori vrull. Entusiazmi ndroi fytyrë. Pasi bëri një rrotullim në altar nusja e para me një krah tëndafilash të bardhë dhe të kuq filloi të shpërndajë ato tavolinë më tavolinë. Mes këngës dhe duatrokitjeve ajo paraklaoi si në një paradë ushtarke. Dhe të fturari filluan të hedhin mbi kokat e çiftit lule, tënfadila, borzilok. Një mori e pafund lulesh e ndërsjelltë. Dhe Enkeljda ja mori këngës
Aq e bukur ish shejtanja
Sa më la natën pa gjumë
Kushedi se ctë bën çamja
Le të vij e ja them unë
Vargje brilante…pa koment…Populli i ka bërë hymn këto vargje dashurie të djalit çam si të jenë vargje profeti të poezisë . Pasi kërcyen dhe dolën foto me të pranishmit për rreth 2 orë, çifti doli sërishmi dhe u kthye, pas gjys ore, tashmë të veshur me kostum dhëndri dhe vello niusja. Një atmosferë që ndryshonte në çdo moment. Mes veshjes së re, të nuses dhe dhëndrrit Enkelejda filloi këngën e shumëkërkuar..
O moj vashë e bukur
Çtë solli kësaj ane
Kështu në të dukur
Borzilok e manzurane
dukesh çame e kaluar çame
Vallja e Osman Takës
Në mesin e dasmës, në mes të sallës rreshtohen 5 djem të rinj. Të gjithë të gjatë dhe elegant. Lastarë. Pritej çdo bënin. Por klarineta e Agim Osmanit filloi këngën valle të Osman Takës. Pastaj filluan të këndonin dhe Hysniu me Enkelejdën. Një valle tërë finesë. E bukur, tërheqëse, ashtu si dhe vargjet. Për 10 minuta djemtë e rinj çamë kërcenin dhe këndonin. Të gjithë të pranishmit shoqëronin me duartrokitje në këmbë. Një valle e vetmja në llojin e saj, ku të rinjtë po bënin të pamundurën ta pëcillnin denjësisht… Ja vargjet e këngës valle…
Eh, mor Osman Taka,
Bir, Osman, me halle!
Vetëtin me kordhë,
Shkrepëtin me valle!
Ngrihesh si shqiponjë,
Bie si fajkua,
Papo shkel mbi truall,
Si sorkadh mbi thua,
Sikur do të thuash:
"Ka barut kjo tokë;
Rëndë po ta shkelësh,
Bën shaka me kokë!"
"C'bën ky rrënjëdalë, -
Turfullon valiu,-
C'e pandeh litarin?
Lodër cilimiu?"
Rreptas ti përdridhesh,
Porsi shakull ere!
C'i kujton halldupit
Pritat e limeret,
Pritat e asqerët,
Prerë e grirë strrallit...
Hijen e mehitit
C'i vërvite ballit!
Eh, mor Osman Taka,
Bir, Osman me halle,
Një pasha dovleti
Vrave me një valle!
Dhe legjenda thotë se në kohën kur Osmani po hidhte vallen e vdejkes nga sarajet zbret vajza e tij e bukur si hyjneshë. Ndal dhe shikon Osmanë. Mustaqeli. I pashëm. Krenar. I gjatë. I bukur. Dhe tek hidhte vallen ajo shtangu. Një valle e gjallë. Plot elegancë. Elegancëëëëëëë..Osmani dukej sikur fluturonte. Sikur nuk shkelte në tokë, por këmbët i kushte pjellë të erës. Vallja ishte si një vegim për atë vajzë bukuroshe. I dukej se i riu nuk ishte bij toke, por i zbritur nga qielli për të mbjellë mrekulli. Të mbillte vallen e përjetësisë së tij dhe të bafazsisë së të pranishmëve. Kur këmbët e tij flakëronin në tokë dhe puthnin ajrin, ajo shtangej. Po ! Ra në dashuri. Ajo e dashuroi me vete pa i thën gjë babait. Valiu e fali Osmanin pas valles. Athere kur ai do krehte balluket para litarit. Skishte se cbënte. Ajo sish valle, por perëndia vetë e zbritur nga qielli në tokë.
Dhe pas saj
Ngrihet dhe kërcen çifti. Shami të djegura. Lule. Trëndafilë. Lekë, dollarë, euro, shirita, Dukej se lokali do të merrte zjarr. Shokët e dhëndrit e zhveshën atë mga mesi e lart dhe e rrethuan me shirita …Një orë dukej se nuk ishe në lokal, por në një planet tjetër, ku ligj ishte kënga, gëzimi, hareja, përqafimet, trokitjet e gotave, klarineta magjike…..Tavani nuk dukej po ndronte ngjyrë sipas hedhjes në ajër të luleve, terndafilave, shiritave, parave…
Kanë thënë për këngët dhe vallet çame:
Dritëro Agolli: Kur këcehen vallet çame, koka të shkon në tavan.
Besim Zekthi: Vallet çame janë të jashtzakonshme. Kudo që kemi shkuar, sidomos në Greqi, ato jan ëpritur me duartrokitje të stuhishme, duke na kthyer disa herë. Dhe mos harroni në Greqi.
Agim Krajka: Kënga, vallja dhe muzika çame është aristrokate.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Unë dhe Hëna
» Albert Zholi: Koketa
» Albert Zholi: Olta
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Unë dhe Hëna
» Albert Zholi: Koketa
» Albert Zholi: Olta
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi