Tallava politika
Faqja 1 e 1
Tallava politika
Tallava politika
26.08.2009
nga Avni Halimi
Fjala “tallava” është një fjalë e pakuptimtë, një fjalë që çuditërisht lehtë depërtoi në të folmen shqipe. Kjo fjalë përdoret në “artin muzikor”, në muzikën popullore sentimentale, të cilën, në anën tjetër, sllavët e kishin quajtur “turbo-follk”!
Fenomeni “tallava” shpreh tendencën “e globalizimit” allaserbçe të muzikës që kultivohet në Ballkan, shtrirjen e bastardimit të muzikës popullore deri në përmasat e imponimit të një lloj vlere që mund të jetë e pranueshme vetëm për shpirtin zombist.
Një melodi me nota muzikore serbe, me ritëm grek, me instrumente turko-arabe, me formen e këndimit rom, me tekste të përkthyera nga bullgarishtja apo indishtja, e kenduar nga një pseudo-këngëtar shqiptar! Kjo është tallava!
Fatkeqësisht, plagjiatura, kompilimi muzikor si dhe përpjekja për imitim janë karakteristikë e tallavasë ndërsa piku i tragjedisë arrihet kur bartës të këtij fenomeni nisin të bëhen “vip”-at, dmth estrada kombëtare (ne paskemi estradë?!) dhe kur tërë kjo fatkeqësi kombëtare nis dhe emetohet nga televizionet kombëtare.
Pra, pa dyshim, ky fenomen tashmë ka gjetur edhe përkrahje institucionale shtetërore! Kësisoj, pa fije hamendësimi mund të kosntatojmë se, sot, kemi një shtresë të gjerë të popullatës me shije të topitur muzikore, me nevojë shpirtërore për t’u dëfryer me “muzikën” pleh, për t’u identifikuar me krenari kombëtare me një “muzikë” që ta mbyt ngadalë identitetin muzikor, që të hedh pikë gjigante të helmit në botën e madhe kulturore kombëtare.
Shija e topitur
Në botën perëndimore, sidomos në Evropë, kah fillimi i rrymave të reja të artit (“neo...”), u shfaqën edhe dy dukuri me të cilat sot emërtohen antivlerat: shund-i, “arti pleh”, që në gjuhën më të butë i themi “limonadë”, si dhe kiç-i, “arti” i bazuar në kopje, në imitim inferior, në ndrydhjen e shijes deri ne pikën e besdisë por që u karakterizua me një hov komercial.
Në momentin kur bota perëndimore ndjeu rrezikun nga këto dy dukuri që po imponoheshin për t’u pranuar si kategori arti me një filozofi të re të neolëvizjeve artistike, ndërsa në mendimin politik po përpiqej ta ngjizë tezën se edhe politika duhet të jetë imitim ndaj dhe çdo gjë duhet të jetë integruese dhe e integruar në natyrë sipas Ligjit të “Më të Madhit”, atëherë, si kiç-i ashtu edhe shund-i u përfshinë në lëndët adekuate si materie studimore me qëllim që të sinjalizohen rreziqet që i kanosen artit, estetikës, mendimit të mirëfilltë kombëtar.
Pa dyshim, tallava-tendenca duhet te studiohet, të kapet në rrënjë dhe edhe qimet rrënjore t’i shkurtohen nëse dëshirojmë të shpëtojmë nga projektet e huaja për integrime shpirtërore!
Sot asnjë televizor nacional shqiptar nuk e emiton një këngë të Nexhmie Pagarushës! Presidenti i shtetit dekoron me medalje Bujar Qamilin ndërsa kurrë nuk ka dëgjuar për Qamilin e Vogël!
Vlerë konsiderohet ritmi, ai ritëm që mundëson lëvizje apo hapa ritmike karakteristikë për të gjitha llojet e muzikës ballkanike e lindore. Dikush mendon se kjo politikë kulturore asimiluese është në harmoni me përpjekjet integruese! Kjo filozofi e prodhon edhe konceptin politik i cili rënd e cenon kontekstin kombëtar. Integrimi nënkupton asimilim!
Le ta lokalizojmë problemin dhe për këtë fenomen të flasim vetëm ndër ne, ndër shqiptarët e Maqedonisë! Nuk kemi kritikë, nuk kemi eseistë, nuk kemi vlerësues, ndërsa kemi një masë të gjerë shqiptarësh të cilët konsumojnë “art”, të cilët e prodhojnë “artin” (kemi qindra “këngëtarë”, “shkrimtarë”, “piktorë”, “kompozitorë”, “shoqata shkrimtarësh”, “shoqata botuesish” etj.); kemi një popull që merret me “politikë”!
Cila është shija e kësaj mase konsumuesish e prodhuesish? Pëlqehet çdo gjë që është e huaj! Kjo tendencë e integrimit të gjithanshëm, apo e asimilimit të mirëfilltë sot kumbon në radio, në televizorë lokalë e nacionalë, madje me të madhe subvencionohet edhe nga institucionet e ndryshme shtetërore.
Kur të arrihet maja kritike e shijimit të këtyre antivlerave me efekt të tëhuajësimit shpirtëror, atëherë, fare lehtë mund të dalë dhe të korrë sukses edhe mendimi politik antikombëtar, apo, opsioni politik që e synon integrimin! Kjo masë e gjerë e popullit, e orientuar kah antivlera, e frikësuar nga kritika e mirëfilltë, shumë më me ëndje e pranon integrimin dhe asimilimin se sa kthimin në pikën e vlerave. Druajnë nga zgjimi, sepse janë akomoduar mirë e qetë në atë sferë ku rehatia shpirtërore mund të prishet vetëm me ndonjë lëvizje të mirëfilltë politike kombëtare.
Kjo shtresë e popullatës më lehtë e ka të turqëzohet, të arabizohet, të shkinizohet, të integrohet, se sa të shndërrohet në pararoje e kështjellës gjigante të vlerave tona të mirëfillta kombëtare. Kur të kaplon antivlera edhe tradhtia dhe asimilimi mund të konsiderohet “art” që ushtrohet nën petkun e porosive fetare islamit apo edhe të integrimeve të gjithmbarshme.
Vlerat janë të shtrenjta por të përjetshme
A i keni dëgjuar se si flasin integristët! Për shembull, ministrat shqiptar integristë në qeverinë e Gruevskit kur dalin para opinionit shqiptar flasin me gjuhën e integrimit e të globalizimit. “Arritëm që në Maqedoni të bëjmë këtë e atë”, ndërsa as që skuqen të pranojnë se në viset shqiptare dhe për shqiptarët në Maqedoni nuk kanë bërë apsolutisht asgjë!
Ata më shumë e konsiderojnë veten si ministra të qeverisë maqedonase se sa si shqiptarë! Kjo logjikë del e prodhuar nga synimet politike integruese të partisë amë. “Ministra të të gjitha grupeve etnike bashkohuni në të mirë të Maqedonisë”!
Kjo është motoja e tyre, ndaj dhe, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, drejtori i agjencisë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, shqiptar, kuadër i BDI-së, deklaron se, me këtë Marrëveshje mori fund çështja shqiptare në Maqedoni!
Një shqiptar i mirëfilltë do ta thoshte të vërtetën e vetme: Marrëveshja e Ohrit është bazë për një lëvizje të fuqishme kombëtare për zgjidhjen e konteksteve shqiptare para tendencave të politikave integruese me karakter asimilues.
Integristët nuk e pranojnë këtë fakt, ndaj dhe ndihmohen prej të gjitha forcave politike antishqiptare në Maqedoni! Dy muaj para zgjedhjeve të fundit parlamentare integristët këmbëngulnin se do t’i kenë 18 deputetë!
Kur nuk u arrit kjo dhe, kur VMRO-DPMNE e Gruevskit hetoi se do t’i duhet të ndajë pushtetin me PDSH-në, vetë Gruevski intervenoi dhe i prishi 128 vendvotime, në të gjitha ku kishte fituar PDSH-ja! Në këtë mënyrë BDI-ja arriti në numrin 18 të deputetëve.
Gruevski e siguroi edhe vazalin, edhe Badinterin, edhe iu shmang politikës kombëtare të PDSH-së. Vlerat janë të shtrenjta por karakterizohen nga përjetësia! Antivlerat, sado që mund të jenë të konsumueshme për një kohë, megjithatë karakterizohen me një afat të caktuar përdorimi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi