Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:Serbia do luftë, fillon burgosjet politike

Shko poshtë

Teki Dervishi:Serbia do luftë, fillon burgosjet politike Empty Teki Dervishi:Serbia do luftë, fillon burgosjet politike

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 9:37 pm

Serbia do luftë, fillon burgosjet politike

Teki DERVISHI



Teki Dervishi:Serbia do luftë, fillon burgosjet politike +++vetvEul


Populli shqiptar i Kosovës nuk do luftë, sepse ende vuan nga traumat e saj. Duke e ditur këtë fakt, BE-ja e shton zullumin ndaj shqiptarëve, por harron se shqiptarët do t’i kthehen Rugovës, luftës paqësore që përbuz dhe refuzon çdo lloj okupatori duke mos bashkëpunuar me të. Prandaj, para dy ditëve në një shkrim këtu kam paralajmëruar se së shpejti LDK-së do t’i kthehen 800.000 anëtarët e saj. Nëse ka vdekur Rugova nuk ka vdekur platforma e tij politike.
Demonstratat paqësore të “Vetëvendosjes” më 25 gusht 2009, më në fund e kanë demaskuar situatën e “paqartësisë” statusore të Kosovës, term ky që OKB-BE-ja e kanë shitur lirë në tregun e perimeve të Prishtinës dhe në tezgat editoriale të medias “kosovare”. Ajo që kemi pa më sy, riokupimin e Kosovës tre muaj pas pavarësisë (qershor 2008) është transkriptori 1244 i rivendosjes së sovranitetit të Serbisë në Kosovë. Këtë na e komunikonin me alkimi gjuhësore “komunikatash” alkimiste, duke e quajtur spikatur “situatë të paqartësisë” së statusit, kurse ishte e qartë dhe konkrete se Kosova ishte shpallur e pavarur dhe statusi i Kosovës nuk ishte punë e paqartë.
Pas pavarësisë, tre muaj më vonë, në Moskë bënin pazar Putini me Ban Ki Munin, vendosnin rikonfigurimin e UNMIK-ut (rivendosjen e sovranitetit serb 1244) mbi pavarësinë e Kosovës. Mediat e gënjenin popullin se si UNMIK-u nuk ka më mandat, mua më qortonin se isha bërë Don Kishot që po luftonte me mullinjtë e erës (UNMIK-un) i cili nuk paska më “gjë në dorë”, pikërisht derisa UNMIK-un po e ri-akreditonte edhe Këshilli i Sigurimit, jo fshehtas, por zyrtarisht. Na shitnin dardha se sipas pavarësisë kërkohet edhe një copë kohë “procesesh” për rizgjidhjen definitive të statusit të Kosovës me plotësimin 6-pikësh të Pakos së Ahtisarit, derisa Serbia bashkë me misionet e UNMIK-ut emplementonte 6-pikëshin duke okupuar Kosovën, derisa Moska e Brukseli rivendosnin (rikonfigurimi) sovranitetin e Serbisë në Kosovë. Edhe sot mediat dhe politikanët nuk e pranojnë faktin se të gjitha misionet policore-ushtarake në Kosovë janë nën ombrellën e 1244-shit. Pra janë partnerë politikë të Serbisë, kurse shtetin e Kosovës nuk e pranojnë. Nuk ka gjë më qartë. Pse “paqartësi”?!
Pse kanë rëndësi historike demonstratat e 25 gushtit të “Vetëvendosjes”? Sepse nuk ekziston më kurrfarë “paqartësie”, dhe opinioni nuk beson më se ndërkombëtarët (BE-ja) do ta mbrojnë sovranitetin e shkelur të Kosovës, përkundrazi BE-ja është partnere e Serbisë kurse neutrale ndaj shtetit të Kosovës. Pra edhe një herë shqiptarët duhet vetë të mobilizohen për ta mbrojtur pavarësinë e shtetit të tyre, duke refuzuar okupimin sipas metodës gjeniale të Rugovës, duke mos shpresuar më në ndihmën e OKB-BE-së. Nuk mund të gjenden zgjidhje kundër status kuosë, pa e kuptuar populli situatën e Kosovës. Populli, e jo politikanët dhe mediat.
Eulex-i që është vetëm një zyrë e UNMIK-ut, demonstratat e “Vetëvendosjes” i cilësoi si (citoj) “shkaktim i dëmit kriminal”. Komunikata u dha sipas procedimit tradicional “stilistik” të gjuhës dyfytyrëshe të BE-së, me të cilën “mjeshtërohet” sintaksa komplotiste politike antishqiptare e “dykuptimësive”. Brenda një ligjërate gjuhësore të komunikatës, Eulex-i kombinon moralizime se si (citoj) “mbështet idenë e protestave paqësore si një element në cilëndo shoqëri demokratike”, fjali kjo mungesore, që do t’i shtohej një “por” - nuk mbështet protestat që bëjnë “shkaktim të dëmit kriminal”. Nuk dihet ndonjë rast në histori kur pushteti mbështet protestat kundër tij! Dhe nuk dihet rast kur i ka konsideruar “paqësore”! Protesta paqësore kanë bërë nënat tona për mijëra viktima shqiptare të zhdukura, por nuk ua ka varë kush fare.
A thua sa euro “dëm” kushtojnë disa “shofershajbne” të veturave të UNMIK-ut (me targa të Eulex-it) që t’i vëmë një çmim real “krimit të shkaktuar” në protestën paqësore 25 gushtit?! Miliarda euro është i madh dëmi politik që i ka shkaktuar Eulex-it “Vetëvendosja”, por dëmi “kriminal” nuk është më i madh se nja njëmijë euro. Por zotërinjtë e Serbisë kërkojnë “corpus delikti” të penalizimit kriminal, që të dihet se zotërinjtë e Brukselit “mbështesin idenë e protestave paqësore” (merreni me mend sa shumë të civilizuar janë), dhe janë të civilizuar sa ia dalin të vetëjustifikohen se burgosin kriminelë, e jo protestues politikë, pra nuk burgosin “qëndrimin politik”, por burgosin “shkaktimin kriminal”! A do ta pranojë populli i Kosovës se aktivistët e “Vetëvendosjes” janë kriminelë? Po dhuna “skofiare” e Policisë “së Kosovës” ç’ishte ajo (nuk kam guxim ta kualifikoj madje as unë)? Fundja, mirë kanë bërë që i kanë shkelmuar dhe grushtuar aktivistët e “Vetëvendosjes”. Ato fotografi të dhunës policore “kosovare” e kanë marrë botën. Po hapet perdja e hekurt mbi Kosovën, të cilën e kanë vendosur pikërisht mediat e Kosovës, ato që i sponsorizonte “misionata” e UNMIK-ut.
Eulex-i na moralizon se si “protestat paqësore janë element i rëndësishëm në cilëndo shoqëri demokratike”, gjë që nuk e kemi ditur. Por në shoqëritë demokratike: 1) nuk ka masa të dhunshme (të huaja) ushtarake dhe policore që nuk e pranojnë shtetin mbi të cilin ushtrojnë këto masa; 2) nuk shkelet sovraniteti, verdikti i popullit, dhe rumunët nuk vrasin demonstrues paqësorë; 3) nuk grushtohen dhe nuk shkelmohen nga “shqiptarët” ata që protestojnë kundër marrëveshjeve të të huajve me okupatorin; 4) nuk ka të burgosur politikë.
Eulex-i, duke i burgosur ata që provojnë t’ia hapin sytë popullit të Kosovës, do të gjendet para dy sfidave të rrezikshme: 1) nëse i lëshon prej burgut ata që i ka cilësuar si “kriminelë” do ta demantojë kualifikimin e tij ndaj tyre, dhe 2) nëse i mban në burg do të ndihmojë që popullit t’i bëhet transparente situata e shtetrrethimit të Kosovës nga partnerët politikë të Serbisë, për shkak se nuk ka njeri normal që mund të mendojë se partnerët e Serbisë ia duan të mirën Kosovës, më shumë se shqiptarët që janë të gatshëm të vdesin dhe të burgosën për Kosovën!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi