Vdiq senatori Eduard Kenedi
Faqja 1 e 1
Vdiq senatori Eduard Kenedi
Vdiq senatori Eduard Kenedi
Senatori Kenedi ishte patriarku i familjes më të famshme politike amerikane, ishte njëkohësisht njëri ndër anëtarët më me ndikim të Senatit amerikan
Vdiq në moshën 77-vjeçare senatori Eduard Kenedi, vëllai më i vogël i ish Presidentit Xhon Kenedi dhe një ndër ligjvënësit më me ndikim në historinë amerikane.
Familja Kenedi tha se ai vdiq mbrëmë vonë në qytetin e vogël Hajanis Port të shtetit Masaçusets. Senatori demokrat vuante nga një form e pashërueshme e kancerit në tru prej më shumë se një viti.
Më i riu mes vëllezërve Kenedi, Eduard Kenedi u vu në krye të dinastisë politike të familjes pas vrasjes me atentat të vëllezërve të tij, Presidenti Xhon Kenedi dhe senatori Robert Kenedi.
Presidenti Barak Obama tha se Kenedi ishte "senatori më i shquar amerikan i kohës sonë."
Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë sot në mëngjes, zoti Obama tha se ai dhe bashkëshortja e tij Mishel u hidhëruan kur mësuan për vdekjen e zotit Kenedi. Presidenti tha se i çmonte këshillat e mënçura të senatorit gjatë kohës kur ata ishin të dy anëtarë të Senatit.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen kritike të senatorit kenedi gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2008.
I njohur se “luani liberal” i Senatit, Ted Kenedi ishte një përkrahës i zjarrtë për reformimin e kujdesit shëndetësor, mbrojtës i pagave të punëtorëve dhe i të drejtave të barabarta.
Në muajin gusht, presidenti Barak Obama i akordoi atij Medaljen Presidenciale të lirisë, nderi më i madh civil në Shtetet e Bashkuara.
Në vitin 2008, senator demokrat Kenedi u diagnostikua me kancer në tru dhe iu nënshrua një operacioni të suksesshëm. Por tumori ishte malinj dhe shëndeti i tij erdhi duke u keqësuar.
Ted Kenedi u zgjodh për here të parë në Senat në vitin 1962, duke zënë vendin e të vëllait Xhon Kenedi, i cili atëherë sapo ishte zgjedhur president.
Vlerësime
Obama : Kenedi ishte senatori më i madh i Amerikës
Me vdekjen e Eduard Kenedit Shtetet e Bashkuara kanë humbur “senatorin më të madh të kohës sonë”, tha presidenti amerikan Barak Obama.
Ai e quajti senatorin Kenedi “udhëheqës të madh” dhe i shprehu mirënjohje punës së tij për avancimin e të drejtave civile, shëndetësisë dhe mirëqenies së të gjithë amerikanëve.
“U përmbyll një kapitull i rëndëdishëm në historinë tonë. Vendi ynë ka humbur liderin e madh, i cili pas vdekjes së vëllezërve të tij vazhdoi ta mbajë pishtarin dhe u bë senatori më i madh i kohës sonë”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Obama me rastin e vdekjes së senatorit Kenedi.
Bush: Tedi ishte një lider 47 vjet në shërbim të njerzve
Edhe ish presidenti amerikan, republikani George W. Bush, bashkohet me ngushëllimet e shumta që po bëhen për vdekjen e Ted Kenedit (Edward M. Kennedy). "Bashkëshortja ime dhe unë jemi thellësisht të prekur nga lajmi se Ted Kenedi e humbi betejën e tij të guximshme kundër kancerit. Edhe pse nuk kemi qenë dakord mbi shumë çështje, unë gjithmonë e kam respektuar shërbimin e tij të vendosur dhe të pandërprerë për publikun, aq sa ka marrë edhe një çmim nga fondacioni Bush. Ted Kenedi ka qenë një figurë me peshë të madhe në Senatin e Shteteve të Bashkuara, një lider që iu përgjigj detyrës për rreth 47 vjet, dhe humbja e tij mbyll një kapitull të jashtëzakonshëm në vetë historinë e Senatit", deklaroi ish presidenti amerikan, George W. Bush, i cituar nga CNN.
Brown: Çdo kontinent do ta kujtojë me dhimbje
Kryeministri britanik, Gordon Brown i bëri homazh senatorit amerikan Edward Ted" Kennedy, i cili vdiq dje në mbrëmje, duke theksuar ai do të kujtohet me dhimbje në çdo kontinent, ndërsa pararendësi i tij Tony Blair shprehu keqardhjen për një njeri që ka ngjallur "admirimin" e të gjithë botës. "Për senatorin Edward Kennedy do të shprehin keqardhjen jo vetëm në Amerikë, por në çdo kontinent", deklaroi Broën në një komunikatë. "Ai admirohet në të gjithë botën si senatori i senatorëve", shtoi ai, duke u shprehur "krenar" që ka qenë një ndër miqtë e tij të shumtë. Broën përshëndeti rolin që ka luajtur në botë Edward Kennedy për "nxitjen e arsimimit të fëijëve dhe për shëndetin e tyre". "Ai shprehej se çdo fëmijë duhet të ketë mundësinë të shfrytëzojë plotësisht potencialin e tij", shtoi ai. "Edhe pse po përballej me sëmundjen dhe vdekjen, ai nuk rreshti asnjëherë së luftuari për kauzat që ishin bërë jeta e tij", vazhdoi ai. Pararendësi i Brown në Downing Street, Tony Blair, theksoi se senatori Kennedy ishte "një personnalitet që frymëzon admirim, respekt dhe devocion, jo vetëm në Amerikë, por në botë".
Napolitano: Bota e lirë sot duhet të bëjë homazhe
"Humbëm një protagonist të madh të jetës publike amerikane, një luftëtar dhe interpretues koherent të rolit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, gardiani i përhershëm i asaj dialektike demokratike dhe garancive të lirisë që i dhanë forcë dhe prestigj vendit. Në këtë mënyrë figura e Ted Kennedy ka lënë një gjurmë të thellë dhe meriton homazhin e të gjithë botës së lirë", u shpreh presidenti i Republikës së Italisë, pas lajmit të vdekjes së senatorit amerikan, Ted Kennedy.
Momentet e vështira të dinastisë Kennedi
Historia jetësore e pjesëtarëve të familjes Kennedy, e mirënjohur për arritjet e tyre të jashtëzakonshme, ka patur herë pas here përballje me tragjedi, përfshi vrasjen e presidentit John Kennedy në vitin 1963 dhe të senatorit Robert Kennedy në vitin 1968. Më poshtë vijon një kronologji e momenteve më të rënda nëpër të cilat ka kaluar dinastia politike më e njohur amerikane:1941: Rosemary Kennedy, vajza më e madhe e Joseph and Rose Kennedy, e cila kishte probleme mendore, u shtrua në një klinikë të specializuar për gjithë jetën pasi një ndërhyrje kirurgjikale lobotomike (neurokirugjike) minimizoi aftësitë e saj jetësore. Ajo vdiq në vitin 2005.
1944: Joseph Kennedy i Riu, më i madhi i nëntë fëmijëve të familjes Kennedy, humbi jetën në moshën 29 vjeçare në një aksident ajror mbi ngushticën Pas de Calais, gjatë Luftës II Botërore ndërkohë që ishte me mision ushtarak.
1948: Kathleen Kennedy Cavendish, e katërta e fëmijëve të familjes Kennedy, humbi jetën nga një aksident ajror në Francë në moshën 28 vjeçare.1963: Presidenti John Kennedy u vra më 22 nëntor ndërkohë që po zhvillonte një parakalim presidencial me bashkëshorten e tij në Dallas, Texas, në moshën 46 vjeçare.1964: Senator Edëard Kennedy, pjestari më i ri i familjes, pothuajse gjeti vdekjen në një aksident ajror, ku humbi jetën një asistent i tij.1968: Senatori Robert Kennedy u vra më 5 qershor në Los Anxheles në moshën 42 vjeçare, mennjëherë pasi kishte fituar në votimet presidenciale parazgjedhore të demokratëve në Kaliforni.1969: Edëard Kennedy humbi kontrollin e atumjetit të tij kur po kthehej në shtëpi pas një feste në ishullin Chappaquiddick në Masaçusets. Një asitstente që ndodhej me të në makinë, Mary Jo Kopechne, humbi jetën gjatë aksidentit.1984: David Kennedy, djali i senatorit Robert, humbi jetën nga përdorimi i shumtë i drogës në moshën 28 vjeçare.
1997: Një tjetër djali i Robert Kennedy, Michael, humbi jetën në një aksident me ski në Aspen, Kolorado, në moshën 39 vjeçare.
1999: John Kennedy i Riu. së bashku me bashkshorten dhe kunatën e tij humbën jetën në një aksident ajror kur avioni me të cilin ata po udhëtonin u rrëzua mbi ujërat e rajonit "Martha Vineyard" në Masaçusets.
Shtypi botëror për vdekjen e senatorit
Senatori Eduard Kenedi nga Masaçusets, i biri i familjes më të njohur në politikën amerikane, njeriu i cili ka njohur nga afër triumfin dhe tragjedinë dhe figura që do të kujtohet si një nga ligjvënësit më të fuqishëm në historinë e Senatit amerikan, ka vdekur në moshën 77 vjeçare, të martën mbrëma, shkruan e përditshmja amerikane “Nju Jork Tajms” (New York Times).
Zoti Kenedi nuk ka qenë mirë me shëndet që prej goditjes që pësoi në maj të vitit 2008, pas së cilës mjekët konstatuan se vuante nga një lloj i tumorit në tru.
Ndërkohë që vazhdonte trajtimin, që prej atëherë zoti Kenedi është parë rrallë në Uashington, por, edhe pse mungonte fizikisht, prania e tij ishte e palëkundshme në kohën kur Kongresi shqyrtonte revizionet më të rëndësishme në sistemin e kujdesit shëndetësor të Shteteve të Bashkuara, një përpjekje kjo të cilën zoti Kenedi e quante “kauza e jetës sime”.
NYT rikujton se senatori Kenedi ishte i mbijetuari i fundit i vëllezërve të një gjenerate të familjes Kenedi, që dominoi politikën amerikane gjatë viteve të 60-ta dhe e cila u bë e njohur me idealizmin e saj politik dhe vdekjen e parakohshme.
Senatori Kenedi ishte pothuajse në qendër të historisë amerikane në pjesën më të madhe të shekullit 20 dhe në fillim të shekullit 21, shkruan gazeta, duke rikujtuar se në pjesën më të madhe të jetës së tij, ai është përballur me fitore dhe katastrofa.
Ai ka fituar në çdo zgjedhje të Senatit, por nuk ka pasur sukses në përpjekjen e tij të vetme për të fituar presidencën. Ka qenë dëshmitar i vdekjes së papritur të dy vëllezërve dhe tre nipave të tij.
NYT shkruan se zoti Kenedi ka lënë gjurmët e tij në legjislacionin mbi të drejtat civile, kujdesin shëndetësor, edukimin, të drejtat e votuesve dhe punëtorëve, por ka qenë njëkohësisht më shumë se një ligjvënës. Ka qenë legjendë e gjallë, prania e të cilit e ka krijuar një ndjenjë sigurie për turmën dhe figura e të cilit e ka ndjekur çdo president, shkruan NYT.
E përditshmja tjetër “Uashington Post” (Washington Post) shkruan se Eduard Kenedi ishte një ligjvënës i kujdesshëm dhe efektiv, i madh edhe në vitet kur republikanët kishin pushtetin. Në kohën kur shumë demokratë tentonin të shkarkoheshin nga etiketa e të qenët liberalë, senatori nga Masaçusets e përqafoi këtë etiketë me mburrje.
Ai ishte në qendër të shumicës së madhe të çështjeve të rëndësishme, me të cilat është përballur Amerika për dekada të tëra dhe ka bërë jashtëzakonisht shumë në formësimin e tyre.
Si mbrojtës i të varfërve dhe atyre që në politikë ishin në disavantazh, Kenedi ka vendosur standardet e partisë së tij, duke u përqendruar në kujdesin shëndetësor, edukimin, të drejtat civile dhe Ligjin mbi punën, shkruan WP.
Është njohur gjithashtu si kundërshtar i rreptë i luftës në Vietnam dhe që prej fillimit ka qenë kundërshtar i zëshëm i luftës në Irak.
I diagnostikuar në maj të vitit 2008 me tumor në tru, ai është ngritur po atë verë nga shtrati i tij në spital për të vënë votën dramatike në Senat, në favor të legjislacionit që parandalonte shkurtime të mëdha në sistemin shëndetësor. WP rikujton se disa republikanë ishin aq të prekur nga prania e tij dhe u detyruan të ndryshojnë votën e tyre në favor të ligjit.
E përditshmja tjetër, “Uoll Strit Xhërnëll” (Wall Street Journal), e përshkruan senatorin Kenedi si ikonë liberale dhe cak të shpeshtë të republikanëve, i cili do të mbahet mend si ligjvënësi me arritje më të mëdha në epokën moderne.
Ai asnjëherë nuk e ka humbur tërësisht pozicionin, ka ndërtuar reputacionin e tij në mënyrë thelbësore dhe duke mbështetur kandidaturën e Barak Obamës në zgjedhjet partiake vitin e kaluar, ka ndryshuar dinamikën e garës.
Masaçusets do të mbajë zgjedhje të posaçme për ta zënë vendin e tij në Senat dhe ky shtet anon fuqishëm kah demokratët. Sidoqoftë, zoti Kenedi ka pasur ndikim në nivelet më të larta të qeverisjes deri në fund. WSJ shkruan se zgjedhja e zotit Obama si president shënoi edhe kthimin e zotit Kenedi në qendrën e vërtetë të skenës kombëtare. Nga nëntë fëmijët e Xhozef dhe Rozë Kenedit, mbijetuesja e vetme tani është Xhin Kenedi Smith, ish-ambasadore në Irlandë. Muajt e fundit të senatorit janë përshkuar me dhimbjet e një njeriu, i cili luftoi gjatë tërë karrierës së tij për një sistem universal shëndetësor, duke zbuluar edhe dritaren e fundit për ta arritur këtë, ndërkohë që vetë ishte i angazhuar në betejën e rëndë për shëndetin e tij, shkruan në fund WSJ. / REL / VOA / BS /

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vdiq senatori Eduard Kenedi
Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Obama
Bota sot
Me rastin e vdekjes së Senatorit Edward M. Kennedy, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Barack Obama.
Në vijim po e japim tekstin e këtij telegrami:
Shkëlqesisë së tij, Barack Obama, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Senatorit të shquar demokrat, ligjvënësit me reputacion të madh, z.Edward M. Kennedy.
Lajmi për shuarjen e tij është pritur me pikëllim kudo në vendin tim, sepse Senatori Kenedi ka gëzuar përherë admirimin dhe respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
I nderuar President, ju lus që ndjenjën tonë të dhembjes së thellë t’ia përcillni edhe familjes së nderuar të Senatorit Kennedy dhe gjithë popullit amerikan! Zoti e bekoftë Senatorin Kennedy dhe familjen e tij!Zoti i Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!Me respekt,Dr. Fatmir Sejdiu, President i Kosovës

Të shtunën varroset Eduard Kenedi
Të shtunën varroset Eduard Kenedi
Nesër presidenti Barak Obama do të mbajë fjalën e lamtumirës në meshën e funeralit në Boston, para varrimit të senatorit në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në afërsi të Uashingtonit.
Mijëra njerëz mblidhen në Boston për ta nderuar senatorin e ndjerë, Eduard Kenedi
Mijëra persona janë mbledhur pranë bibliotekës memoriale Xhon F. Kenedi në Boston, për ta nderuar Eduard Kenedin, senatorin e Masaçusetit, i cili vdiq në moshën 77 vjeçare, duke e humbur betejën e tij me kancerin. Anëtarët e familjes Kenedi i kanë përshëndetur disa nga qytetarët që po prisnin për t'ia bërë nderimet e fundit senatorit kenedi. "Jemi të nderuar që aq shumë njerëz kanë ardhur për ta nderuar burrin tim, dhe i falënderojë nga zemra të gjithë", është shprehur e veja e senatorit Kenedi, Viki. Ligjvënësi demokrat vdiq të martën në moshën 77 vjeçare, pas një beteje me kancerin në tru. Ai shërbeu në cilësinë e senatorit për një periudhë pothuajse 47 vjeçare. Nesër presidenti Barak Obama do të mbajë fjalën e lamtumirës në meshën e funeralit në Boston, para varrimit të senatorit në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në afërsi të Uashingtonit. Eduard Kenedi do të varroset të shtunën në varrezat kombëtare në Arllington, pranë vëllezërve të tij, Xhon dhe Robert Kenedi.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi