Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mirënjohje për ministren Kelmendi nga kryeprokurori i Karolinës së Veriut

Shko poshtë

Mirënjohje për ministren Kelmendi nga kryeprokurori i Karolinës së Veriut Empty Mirënjohje për ministren Kelmendi nga kryeprokurori i Karolinës së Veriut

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 9:44 pm

Mirënjohje për ministren Kelmendi nga kryeprokurori i Karolinës së Veriut




Mirënjohje për ministren Kelmendi nga kryeprokurori i Karolinës së Veriut KAROLINA
Ministrja Kelmendi duke marrë mirënjohjen e kryeprokurorit George Holding


Gjatë trajnimit për task forcat kundër trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të drogave dhe korrupsionit publik, zëvendësprokurori i Shtetit të Karolinës së Veriut, Robert Higdon, në emër të kryeprokurorit të Shtetit të Karolinës së Veriut, z. George B. Holding, ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendit, i dorëzoi një mirënjohje falënderimi për punën e bërë. Me këtë rast ministrja Kelmendi tha se kjo mirënjohje stimulon thellimin e raporteve të bashkëpunimit në mes të dy vendeve për luftimin e krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit. “Le te jetë kjo mirënjohje frymëzim i forcimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për luftimin e krimeve, sidomos krimeve që janë objekt trajnimi gjatë këtyre ditëve”, tha ministrja dhe shtoi në fund se përvojat që po na ofrojnë ekspertët e Shteteve të Bashkuar të Amerikës duhet shfrytëzuar sa më mirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi