Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enver Bytyçi:Udhëkryqi i Maqedonisë:Skenarët e një rebelimi të shqiptarëve

Shko poshtë

Enver Bytyçi:Udhëkryqi i Maqedonisë:Skenarët e një rebelimi të shqiptarëve Empty Enver Bytyçi:Udhëkryqi i Maqedonisë:Skenarët e një rebelimi të shqiptarëve

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 10:01 pm

Udhëkryqi i Maqedonisë:Skenarët e një rebelimi të shqiptarëve

Enver Bytyçi


Maqedonia ka një pozicion gjeografik, i cili e shndërron atë në një udhëkryq të Europës Juglindore. Por ky udhëkryq është larg së shfrytëzuari në të mirë të vendit dhe të popujve që e banojnë atë. Ndaj Maqedonia ndodhet në një udhëkryq gjeopolitik e strategjik.
Lajmet që vijnë nga ai vend i brishtë janë vërtet rrëqethëse. Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski, i është rikthyer periudhës së vasalitetit të Lazaroviqit ndaj Beogradit, ndërkohë që të gjithë paraardhësit e tij kishin tentuar së paku, të shkëputeshin disi nga ndikimi serb. Këto lajme shkruajnë se në administratën e Gruevskit bëjnë pjesë shumë nacionalistë serbo-maqedonas dhe se politika që tani zhvillohet në Shkup është me tipare karakteristike të qarta raciste përkundër shqiptarëve. Njoftohet se kriminelë, të lidhur me sigurimin e Serbisë së Milosheviçit, e përfaqësojnë Beogradin në trupin diplomatik të Shkupit.
Lidhjet dhe aleanca e hapur e Gruevskit me Serbinë po i shërben destabilizimit të Maqedonisë dhe të të gjithë rajonit. Qëndrimi ndaj Kosovës dhe ngurrimi për të krijuar marrëdhënie diplomatike me të është treguesi sinjifikativ i asaj se çfarë ndikimi ka Serbia në qeverinë e Maqedonisë. Por edhe injorimi i Presidentit të Kosovës nga ana e Presidentit të Maqedonisë e kishte dëshmuar bashkëpunimin e fshehtë e të hapur midis Shkupit dhe Beogradit.
Praktikisht situata e marrëdhënieve të maqedonasve dhe të shqiptarëve është në pikën më të nxehtë. Tashmë Gruevski nuk bën "kinse... kinse...", nëse përsëris refrenin e një shkrimi të para në muaji. Gruevski po tregon qartë se forcat nacionaliste antishqiptare i ka grumbulluar rreth vetes për ta injoruar faktorin shqiptar, për ta diskriminuar atë dhe për të sjellë në vendin e tij e në rajon stuhi të reja. Se mbërritjen në një cak të tillë Gruevski e dëshiron, kjo duket nga fakti që ai është ngulfatur në një krizë marrëdhëniesh tendosëse edhe me Greqinë, edhe me Bullgarinë, nën plaf edhe me Kosovën. Sido që Shqipëria nuk ka shfaqur ndonjë shenjë zemërimi për ngjarjet që aty zhvillohen, besimi i Gruevskit te Tirana zyrtare është null.
Duket si paradoks afrimi me Beogradin e në të njëjtën kohë thellimi i krizës më Athinën. Por mesa duket Gruevski ka llogaritur që ta zgjidhë konfliktin me Greqinë dhe ta bëjë vendin e tij, si dikur, urë lidhëse midis veriut e jugut. Kjo e ka çuar atë në krijimin artificial të konflikteve me Bullgarinë dhe me shqiptarët. Fillimisht vetëm me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni e më pas edhe me shqiptarët në të gjithë rajonin.
Kjo mënyrë e menaxhimit të konfliktit e bën Shkupin zyrtar të shndërrohet në vasal të Beogradit e të Athinës, ndërkohë që e shndërron atë në një kryeqytet armiqësor me fqinjët në lindje e perëndim. Po si mund të shndërrohet kryeqyteti i Maqedonisë në armik i shqiptarëve, kur atë e banojnë shqiptarët?! Në këtë rast Gruevski ka llogaritur pikërisht që të mbështetet në planin serb të destabilizimit të vendit, duke i provokuar shqiptarët e më pas duke i akuzuar ata për "terrorizëm". Ky skenar serbo-maqedonas duket se është në rend dite, sepse Serbisë më shumë se kurdo i përshtatet tani një zhvillim i tillë dramatik. Ajo synon që këtë skenar ta realizojë deri në pranverën e ardhshme, me qëllim që ta ndikojë GJND-në në Hagë për një vendim proserb, me të cilin Beogradi llogarit rihapjen e bisedimeve për një zgjidhje tjetër të çështjes së Kosovës. Gruevski dëshiron që ta ndihmojë Serbinë, sigurisht në këmbim të ndonjë premtimi tjetër madhor. Nuk është çudi që kryeministri maqedonas ta ketë nxitur artificialisht krizën me Athinën, me qëllim që t'i ikë integrimit në NATO, duke ndjekur heshturazi "politikën e neutralitetit serb".
Ndërkohë partia e Ali Ahmetit, me vetëdije ose jo, është bërë pjesë e skenarit serbo-maqedonas. Duke qëndruar në atë qeverisje proserbe dhe antishqiptare, Ahmeti po dëshmon kualitet të dobët politik, në mos më shumë se kaq. Kurse partitë politike të tjera shqiptare në Maqedoni duket se janë të përçara dhe kjo situatë mundet t'ia lë vendin një anarkie të paparashikueshme. Nuk është vështirë që shqiptarët të futen në konflikt me maqedonët dhe madje të fitojnë në çdo rrethanë, edhe nëse Beogradi me ushtri i vjen në ndihmë Shkupit zyrtar. Por a do të jetë ky një veprim i zgjuar në rrethanat e tashme?! Dikush mund të thotë se "shqiptarët e Maqedonisë nuk mund të qëndrojnë gjithnjë peng i zhvillimeve në Kosovë". I drejtë është ky arsyetim, megjithatë i pa rezultat në praktikë. Shqiptarët e Maqedonisë me pak durim e pa armë janë në gjendje ta mundin nacionalizmin maqedonas. Ata nuk kanë nevojë të bëjnë më shumë sesa të refuzojnë dhe izolojnë spekulantët politikë brenda vetes. Mjafton kjo dhe gjithçka shkon vetiu në vendin e vet, do apo nuk do Gruevski.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi