Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faton Abdullahu:Serbia dhe Lëvizja e vendeve të painkuadruarve

Shko poshtë

Faton Abdullahu:Serbia dhe Lëvizja e vendeve të painkuadruarve Empty Faton Abdullahu:Serbia dhe Lëvizja e vendeve të painkuadruarve

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 10:03 pm

Serbia dhe Lëvizja e vendeve të painkuadruarve

Faton Abdullahu



Ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Jeremiq qysh tani i ka dërguar ftesat homologëve të tij të shteteve që dikur ishin pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë, për të qenë bashkëorganizator të samitit të asaj që njihej mirë dikur si “Lëvizja e shteteve të painkuadruara”. Plani është që kjo të mbahet në Beograd me rastin e 50 vjetorit të themelimit të saj.
Për shumë kënd me të marrë vesh se “Lëvizja e vendeve të painkuadruara” ende po ekzistuaka është gjithsesi lajm dhe koxha i çuditshëm. Ajo ishte një lëvizje koti edhe atëherë kur ishte në kulmin e saj të veprimtarisë në vitet e gjashtëdhjeta e shtatedhjeta e lëre më tash. Është tjetër punë se komunistët jugosllav në krye me diktatorin aventurist Tito, me rahagjoks konsideronin se si themelues të kësaj nisme kanë bërë punë gjigante politike. Për vite të tëra edhe titistët shqiptarë të Kosovës (përndryshe të vetmit komunist në gjithë Evropën Lindore që kanë shpëtuar pa u ndëshkuar) na kanë lodhur me lavdet që ta qonin tugun mbi sukseset planetare të kësaj lëvizje.
Në këtë Lëvizje kishte anomali nga më të ndryshme. P.sh anëtarët e saj mund të ishin në luftëra të gjata e të përgjakshme, sikundër ishte lufta Iran – Irak, apo Indi – Pakistan dhe për këtë nuk mund të bëhej asgjë. Apo aty mund të ishte Sukarno që ishte i njohur si antikomunist dhe Tito që ishte komunist. Që të dy nga iniciatorët kryesor. Ndërkaq jo pak anëtarë të kësaj lëvizje çaluar kanë qenë pjesëtarë jo formal apo së paku informator të besueshëm të njërit nga dy blloqet ekzistuese në atë kohë. Edhe pse kishte një numër të madh të shteteve anëtare, shumica e tyre ishin të varfra të cilat i përkisnin “botës së tretë”. Kjo lëvizje ishte krijuar si kundërpërgjigje, apo së paku kështu mëtonte të ishte, e dy blloqeve të mëdha të asaj kohe; atij të lindjes konkretisht Paktit të Varshavës dhe atij të Perëndimit, Paktiti të NATO-së. Analistët thoshin se ishte produkt i asaj që njihej mirë dhe ishte aktive asokohe ”luftës së ftoftë”. Iniciatorët kryesor ishin Jugosllavia, India dhe Egjipti.
Por e gjithë kjo është histori. Tani e rëndësishmja është se cilat janë qëllimet e Serbisë për t’i forcuar lidhjet me këtë Lëvizje dhe me pjesëtarët e saj? Çfarë në të vërtetë do të arrijë Serbia me gjithë këtë? Duket se kjo është një përpjekje e Serbisë të kompensoj zbrazëtinë që gradualisht tash e dy decenie e ka krijuar me politikat e saja të gabueshme, grabitqare e me luftë, ndaj fqinjëve të saj. Kjo zbrazëti në fakt është defaktorizimi i shtetit dhe kombit serb në Ballkan e cila me tkurrjen e saj politike po tejkalon edhe atë që mund të posedohet me hapësirën gjeografike, pasuritë natyrore dhe numrin e popullsisë që Serbia dhe kombi serb ka. Dhe ky defaktorizim jo vetëm gjeopolitik është determitë e raportit me faktorin evroperëndimor, armiqësia ndaj së cilës në Serbi vazhdon të jetë e madhe. Ndërkohë që përpjekjet e Beogradit zyrtarë janë të vazhdueshme për të krijuar një ndarje tek ky faktor, së paku për konsum të brendshëm, një lloj shpjegimi dualist, në njërën anë ajo evropiane e në tjetrën amerikane, me qëllim që të krijoj parakushte për një lidhje më të mirë me të parën. Deri më tani nuk ka ndonjë sukses të madh në këtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi