Ismail Kadare: Shqipëria, Kosova dhe Bosnja ndjehen të diskriminuara
Faqja 1 e 1

Shqipëria, Kosova dhe Bosnja ndjehen të diskriminuara
Nga Ismail Kadare
Historia na tregon se urrejtja racore dhe persekutimi fetar janë djaj që nuk mund të zhduken aq kollaj dhe që u rikthehen shpesh kombeve. Edhe kur mbarojnë punë duke shkatërruar, ata nuk zhduken, por bien në një gjumë të qetë, nga i cili zgjohen me provokimin më të lehtë e rifillojnë punën e tyre rrënuese.
Përpjekjet për anëtarësimin në BE të Islandës kanë shkaktuar trazim te shtetet e Ballkanit mijëra kilometra më larg. Ballkani ia ka dalë gjithmonë që t’ia transmetojë problemet dhe vuajtjet pjesës tjetër të kontinentit evropian, kështu ka ndodhur dhe kësaj here.
Në momentin kur Bashkimi Evropian do të vendosë se cili nga vendet e Ballkanit, të cilët ndodhen nën vëzhgimin të pandërprerë dhe dashamir të tij, do të pranohet në familjen evropiane, është e kuptueshme që do shpërthejnë rivalitetet e vjetra.
E gjitha kjo nuk ka sjellë xhelozi për Islandën e vogël nordike, por ka çuar në më shumë xhelozi mes vendeve ballkanike. Vendimi i BE-së për të hequr vizat me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi është një shenjë se këto vende po afrohen më shumë me Evropën. E meqë me Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën nuk ka ndodhur e njëjta gjë, këto vende ndjehen të diskriminuara dhe kjo ka zgjuar armiqësitë e vjetra.
Vendimi i BE-së nuk u kritikua vetëm në Ballkan, por nuk u prit mirë në të gjithë Evropën. Ky favor nuk u pa si një hap drejt stabilizimit të rajonit, por më shumë u vlerësua në të kundërt si një vendim që do sjellë pakënaqësi.
Dy gjëra mund të sjellin shqetësim: Në radhë të parë një nga vendet që përfitoi është Serbia, e cila jo para shumë kohësh druhej nga sanksionet e BE dhe NATO-s për shkak të të kërkuarve për krime lufte gjatë viteve të fundit. Nga ana tjetër, vendet e diskriminuara nga vendimi, Bosnja dhe Kosova, janë viktima të këtyre krimeve të luftës.
Kështu, të krijohet përshtypja se Evropa po kërkon ndjesë dhe po rimendon pozicionin e saj politik e moral ndaj sulmeve ushtarake në Ballkan, të cilat u dhanë fund vrasjeve. Sipas mendimit të shumë ekspertëve, ky do të ishte një hap i madh prapa në historinë moderne të Evropës.
Një tjetër çështje shumë e ndjeshme është fakti se tri nga vendet e lëna jashtë kanë shumicën e popullsisë myslimane, çka rizgjon një tjetër keqkuptim që supozohej se ishte zgjidhur prej kohësh në Evropë.
Në Bosnjë Sllobodan Millosheviç përdori një argument mashtrues përpara komunitetit ndërkombëtar që hezitonte për të sulmuar. Në vitin 1999, kur ngrihej sërish e njëjta pyetje, tirani serb ishte i bindur se serbët “kristianë” në Kosovë do të masakroheshin. Por Evropa dhe NATO kësaj radhe nuk do mashtroheshin nga paragjykimet e vjetra.
Në vend që t’ia linin tiranit të Ballkanit çështjen në dorë, ata luajtën një rol qendror në çlirimin e rajonit, që do të hyjë në histori.
Ky vendim i palumtur i BE ndoshta nuk përbën një rrezik për konflikt potencial, që do të rrezikonte ekuilibrat aktualë, dëmi mbetet i kufizuar, por kërkohet më shumë kujdes.
Konfliktet e fundit në Ballkan me masakrat, gjenocidin dhe përdhunimet e tmerrshme nuk duhen harruar kurrë.

“Frankfurter Rundschau”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi