Kuvendi reagon ndaj protokollit EULEX-Serbi

Kryetari i këtij komisioni, Rrustem Mustafa, ka thënë se komisioni do të mblidhet më 2 shtator për të diskutuar edhe çështjen e protokollit.
Mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i EULEX-it, i cili në Kosovë ka mandatin e misionit për sundim të rendit dhe ligjit
Komisioni për Siguri të Brendshme në Kuvendin e Kosovës njofton se do ta ngrejë për diskutim çështjen e nënshkrimit të protokollit të paralajmëruar ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë. Deputetët thonë se Kuvendi, si organi më i lartë ligjvënës, duhet ta thotë fjalën e vet lidhur me këtë protokoll. Kuvendi i Kosovës duhet të merret me çështjen e protokollit të paralajmëruar ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, thonë deputetët e Kosovës. Sipas tyre, Kuvendi dhe institucionet madje janë vonuar me reagimin e tyre, pasi që bëhet fjalë për një marrëveshje që implikon Kosovën. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri të Brendshme në Kuvend, Rrustem Mustafa, thotë se ky komision do të mblidhet më 2 shtator për të diskutuar edhe çështjen e protokollit.Ai thotë se forma e reagimit të Kuvendit duhet të diskutohet deri në gjetjen e një deklarimi adekuat. Sidoqoftë, nënvizon deputeti Mustafa, Kuvendi duhet ta thotë fjalën e vet.
Kuvendi i Kosovës duhet të merret dhe është organi më i thirrur për t’u marrë me këtë punë...“Kuvendi i Kosovës duhet të merret dhe është organi më i thirrur për t’u marrë me këtë punë. Ne gjendemi para një momenti të vonuar, sikurse edhe herëve tjera. Ky reagim është dashur të vijë nga institucione e mekanizma vendorë kur është nënshkruar një protokoll i tillë me Shqipërinë. Tash të shohim se si duhet të reagohet”, thotë Mustafa.Ai pohon se këtu ka dy pikëpamje: nëse EULEX-i vendos që të nënshkruajë në emër të Bashkimit Evropian, atëherë ai parasheh që një marrëveshje e tillë duhet të nënshkruhet edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës; kurse, në rast se pretendohet që të nënshkruhet në emër të Kosovës, atëherë, sipas Mustafës, akterë në të duhet të jenë vetë institucionet. “Nëse është puna ashtu siç po thuhet nga EULEX-i, se ata po shkojnë dhe nënshkruajnë marrëveshje në emër të Bashkimit Evropian, që kanë të drejtë, atëherë ne duhet të bëjmë përpjekje që kjo marrëveshje të nënshkruhet në rend të parë me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, pastaj edhe me shtetet në rajon”, thekson Mustafa. Ndërkohë, deputeti opozitar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se Kuvendi i Kosovës e ka për obligim kushtetues që të reagojë. Meqë nënshkrimi është paralajmëruar të bëhet me Serbinë si vend fqinj, Kuvendi nuk mund të rrijë indiferent, por duhet të reagojë dhe të mbrojë Kushtetutën e Kosovës, thotë Isufi.
Ahmet Isufi“Kuvendi i Kosovës duhet të ketë qëndrim rreth nënshkrimit të protokollit që e ka paralajmëruar EULEX-i me Serbinë. Parlamenti, duke qenë institucioni më i lartë në Kosovë, ka obligim që të merret me këtë çështje. Duke qenë se nënshkrimi bëhet me Serbinë, me një shtet fqinj, atëherë është obligim i Kuvendit që të mbrojë Kushtetutën”, deklaron Isufi. Deputeti Ahmet Isufi pret që në një prej seancave të para gjatë shtatorit, kur Kuvendi rifillon punën pas pushimeve, ta shqyrtojë këtë protokoll dhe ai hedh poshtë mundësinë që EULEX-i të nënshkruajë marrëveshje me vendet tjera pa autoritetet e Kosovës.
“Përgjigjja e Kuvendit do të duhej të ishte JO nënshkrimit të kujtdo qoftë në Kosovë jashtë institucioneve të Kosovës, të ndërtuara mbi bazën e draftit të Ahtisarit dhe mbi nivelin më të lartë të Kushtetutës së vendit”, thotë Isufi.
Ndryshe, pavarësisht kundërshtimeve të institucioneve të Kosovës, EULEX-i ende nuk ka deklaruar se do të tërhiqet nga ky protokoll. Por, zyrtarët e këtij misioni në vazhdimësi kanë përsëritur se EULEX-i nuk do të nënshkruajë në emër të Kosovës dhe se ky mision nuk do të nënshkruajë marrëveshje në kundërshtim me interesat e popullit të Kosovës.
Sidoqoftë, mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i EULEX-it, i cili në Kosovë ka mandatin e misionit për sundim të rendit dhe ligjit.(EL)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» LDK reagon ndaj deklarimeve të AAK-së dhe VV-së
» Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi
» Mujota reagon ndaj Vetëvendosjes
» Gold Ag reagon me një këngë patriotike pas ndeshjes Serbi - Shqipëri (VIDEO)
» LDK reagon ndaj një kronike të KTV-së

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi