Sfidat e sigurisë në Kosovë
Sfidat e sigurisë në Kosovë
Sfidat e sigurisë në Kosovë
Protesta e para dy ditëve ka hapur sërish çështjen e sigurisë e cila vlerësohet të jetë ende brishtë.
Shumë nga analistët thonë se kjo siguri e paqëndrueshme tashme po bëhet akoma më e paqëndrueshme ku një pjese faji e kanë edhe misionet ndërkombëtare të cilat, jo gjithmonë kanë pasur qasje konstruktive ndaj vendosjes së rendit dhe të ligjit në të gjithë vendin njëlloj
Një protestë e para dy ditëve, kur disa dhjetëra aktivistë të një organizate joqeveritare Vetëvendosje, dëmtuan 28 makina të misionit për drejtësi dhe polici të Bashkimit Evropian në Kosovë, mirëpo edhe përplasjet e vazhdueshme të serbëve dhe shqiptarëve në veri, të cilat në këtë fillimjavë kulmuan me plagosjen e 7 personave, sikur e kanë hapur sërish çështja e sigurisë e cila vlerësohet të jetë ende e brishtë. Në fakt rikthimi i protestave të dhunshme, fillimisht në veri dhe më pas edhe në pjesë të tjera të Kosovës, duke përfshirë edhe kryeqytetin, kanë ngritur dilema nëse institucionet e Kosovës janë të përgatitura për tu përballur me situata të tilla. Ministri i policisë Zenun Pajaziti thotë se situata e sigurisë me gjithë incidentet e fundit është stabile.
Pajaziti: Protestat nuk rrezikojnë sigurinë e vendit
“Ne ishim dëshmitarë se incidentet e kësaj jave ishin një përpjekje për të dëmtuar imazhin pozitiv të Kosovës dhe imazhin për sigurinë këtu. Mirëpo këto protesta kanë qenë incidente të izoluara dhe ato sit ë tilla nuk e cenojnë sigurinë. Këtu vazhdon të funksionojë ligji, vazhdojnë të funksionojnë institucionet me përgjegjësi të plota për sigurinë si dhe mekanizma mbështetës ndërkombëtarë për sigurinë, të cilët bashkërisht krijojnë një siguri të qëndrueshme për të gjithë qytetarët pa dallim. Protestat e dhunshme në veri të Mitrovicës dhe protestat e vetëvendosjes në Prishtinë, kanë pasur për qëllim të ndërpresin disa procese pozitive siç është edhe rikthimi I besimit dhe jetës normale në gjithë territorin e Kosovës”. Në fakt gjatë gjithë viteve të shkaktuar, kryesisht serbët janë deklaruar se janë të pakënaqur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe vazhdimisht janë ankuar se nuk ka siguri të mjaftueshme për ta. Për më tepër gjatë këtyre viteve Beogradi në disa raste ka kërkuar edhe kthimin e njësive policore dhe ushtarake në Kosovë, për të garantuar, sic janë shprehur ata, sigurinë e serbëve dhe të objekteve të tyre fetare.
Qytetarët e Kosovës janë ndjerë të pasigurt në zona të caktuara
Kjo situatë ka qenë më e rëndë në veri të Kosovës, ku në vazhdimi kanë vepruar strukturat paralele serbe, duke përfshire këtu edhe struktura të sigurisë. Shumë nga analistët thonë se kjo siguri e paqëndrueshme tashme po bëhet akoma më e paqëndrueshme ku një pjese faji e kanë edhe misionet ndërkombëtare të cilat, jo gjithmonë kanë pasur qasje konstruktive ndaj vendosjes së rendit dhe të ligjit në të gjithë vendin njëlloj. Eksperti për çështje të sigurisë Ramadan Qehaja, thotë se situata e sigurisë në Kosovë, ne rastin më të mirë mund të përshkruhet vetëm si një situatë e brishtë dhe në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë për një siguri të qëndrueshme. “Megjithëse politikanët thonë se situate e sigurisë në Kosovë është stabile, unë gjithnjë kam thënë se ajo është mjaft e brishtë. Këto që i kam thënë unë tashmë po dalin të sakta, sepse siç po e shihni në pjesën veriore institucionet qendrore vazhdojnë të mos kenë qasje dhe atje vazhdon të mos ketë qetësi. Politikanët e niveleve të larta edhe në vend, mirëpo edhe politika evropiane, sipas këndvështrimit tim vazhdon ta ketë një qëndrim të pandryshueshëm, për ruajtjen e “statuquos” atje. Kjo po ka refleksione negative për sigurinë ne gjithë Kosovën”, vlerëson Qehaja.(bbc&bs)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ymeri: Gjithçka mund të ndodh në Kosovë, e askush të mos e thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare
» Sfidat e Che-së
» PO AFROHEN SFIDAT?
» Sfidat e "rrezikshme" para zgjedhjeve të nëntorit
» AAK: Sistemi i sigurisë i politizuar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi