Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Grazyna Drobek - Bukowska
Faqja 1 e 1
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Grazyna Drobek - Bukowska
POEZIA BASHKËKOHËSE POLAKE
GRAŻYNA DROBEK - BUKOWSKA
(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja:
MAZLLUM SANEJA)
X X X
(Më përkëdhele mua)
me përkëdhele mua
në ëndërrimet e mia
dhe lë gjurmë
me praninë tënde
me koralet blu
dhe koralet u shkapërderdhen
dhe mbeti
peri i kaltër
për fat
DASHURIA VAZHDON
Prapë në botë
dramë pas drame
lufta
uria
vdekja
Njerëzit iu ndihmojnë njëri tjetrit
Ndonëse gjithnjë më i vogël numri i tyre
Korrupcioni
gënjeshtra
urrejtja
të mos ushqehemi më!
Poezinë po ju lë si ushqim
Ushqim shpirtëror!E di edhe kjo është e rëndësishme
Poezia i shndërron edhe ujqërit në dele
Se dashuria vazhdon të jetoj në mes nesh
Ajo gjithnjë kthehet
dhe nuk harron
që të jetojë përjetësisht
Botën do ta pikturoj...
(Adrianit)
Thuamë mama a mund të harrosh
botën e shëmtuar e të zymtë
Po, me siguri do ta harroj
kur në duar marr ngjyrat
Do ta pikturoj botën dhe ylberin
përplot ngjyra
pyllin dhe drurët e blert
nga i marrin ngjyrat?
Këtu nuk ka monotoni i dashur
Sepse e pëhimë është Shlezia jonë
me ngjyrë të përhimë...
kjo ngjyrë është në ne
më pikturo të lutem fushat dhe kuajt
më pikturo kopshtin zoologjik dhe elefantet
dhe tigrat e vegjël
lepujt e përhimë dhe qent
Dhe më në fund më pikturo diellin
Vogëlushi im i mirë
E do të ketë më shumë diell dhe lule
dhe zabeli i blertë dhe kuajt e bukur
KTHEHU NË VARGUN TIM
Do ta pikturoja liqenin gri
dhe notarin në të
brigjet e blerta e rrjedhën e lumit
dhe drurët e blertë
Do të doja të pikturoja edhe valët e praruara
dhe gjethët në thellësi
velat e kuqe velat e praruara
që prore me to lundrojmë
Do të doja të pikturoja fëmijët e mi
të shoh se si spërkaten në ujë
si këlthasin si ngazëllehen
e shkollën e harrojnë
Po më mungon talenti
se prapëti kjo më shkon
të ia tregoj dikujt kjo nuk bën
derisa mbi çati pushon lejleku
Çfarë të bëj tjetër përpos të shkruaj
këtë poezi merre si të duash
sepse me mungon talenti ndonje imazh të pikturoj
dhe kthehu në vargun tim
ZHANETES
I nxjerr diku fotografitë e moçme
prapë për ty endërroj
thuamë përse nuk mund të të harroj
nuk mund të të harroj
Para meje rrjedhin
kujtimet e atyre viteve të shkuara
ndonëse ca kujtime nuk më pëlqejnë
ato rrrjedhin pareshtur...
Melodia që më kapërthen të tërin
gjithnjë ti e këndoje
Ti ishe prore e gëzuar
fjalët e këngës tënde më tingëllojnë në vesh
Më thuaj përse shkove në pakthim përgjithnjë
Përse nuk mund të jetoj më mes nesh
Përse kjo aq dhemb si plumbi
Dhe rëndë oh Zot të jetoj pa Ty
PARALAJMËRIM
Mos fol keq për njerëzit ndonëse kaq të meta kanë
Mos thuaj se nuk dashuron - buzët gënjejnë
Gjithnjë fatin e pret përreth shikon
atje monotoni trishtim shiko si vështrojnë
Merre buzeqeshjen si buqeten ne vazo
atëbotë e vështron e vështron
Dhe bota bëhët më e bukur
Njerëzit po ata të bukur - dhe bota kundërmon me erën e fushave
Tani fare nuk i vëren të metat e njerëzve t njejtë
Dhe të mos harrosh! Çdo krijesë, çdo person
ka po aq të meta po aq virtyte dhe mos më shiko vëngër
Vetëm ta përkujtova të vërtetën e përjetshme
se në botë nuk ka asgjë ideale
njerëz janë njerëz jemi
Mbaj mend!
KAQ FAT
Kaq fat nga çdo gjë e rëndomt - faleminderit
nga një gëzim imi vockel - më fal
përreth kaq pikëllim
si gjilpëra nga palltoja ime
Sa lumturi nga një buzëqeshje
e vockël - dashuroj...përkëdhel
kaq dhembje kur te zemerojne
një pafundësi e ekzistencëës
Sa mynxyra duhet t durosh akoma
oh zot edhe sa e sa çështje duhet t'i rregullosh
sa vaj sa dhembje do të kesh
pafundësi dyshimesh
Sa mendime dhe psherëtima do të përjetosh
nganjëherë kur vështron në sytë e vegjël
dhe sheh aq besim
sepse kjo botë
megjithatë është e bukur
në sytë e tyre
SHËNIME PËR AUTOREN: Grażyna Drobek – Bukowska(1948) u lind në Krzystkowice (Poloni). Me profesion është infermiere, një infermiere e njohur në Shlezinë e Polonisë.Poeteshë, eseiste, përkthyese dhe animatore e kulturës. Shkruan kryesisht për fëmijë.Deri më tani botoi këto vepra poetike: „Ngjyrat e ylberit”, „Dashuria e pikturuar me ylber”, „Pika të shqetësimit”, „Imazhe të harresës”, „Dritëhijet” etj. Është nderuar me shumë çmime letrare prestigjioze në fushën e letërsisë.
Ndërkaq, është redaktore e revistës së njohur letrare “Horyzonty”(Horizonte).
PS. Për fund është e udhës të vë spikamë se në numrin më të ri të kësaj reviste letrare do të botohët një Panoramë e gjërë e poezisë shqipe.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi