Migjeni: Kafshatë që s'kapërdihet asht or vlla mjerimi
Faqja 1 e 1
Migjeni: Kafshatë që s'kapërdihet asht or vlla mjerimi
Një jetë e shkurtër e një poeti e prozatori që la një emër të madh në letrat shqipe!*
Nga Mehmet BISLIMI
Migjeni iku nga kjo botë shumë i ri, megjithatë ai na la një bagazh të pasur e shumë përmbajtjesor në fushën e krijimtarisë letrare ku kritikët e shumtë edhe sot e kësaj dite thonë dhe padyshim se kanë edhe shumë për të thënë për krijimtarinë e Migjenit tonë të madh.
I lindur në Shkodër, pas mbarimit të shkollimit fillor në vendlindje dhe atij të mesëm në Manastir, filloi punën si mësues në fshatin Vrakë. Për aq sa kemi të dhëna, Migjeni aty edhe i filloi shkrimet e para të krijimtarisë së tij letrare. Saktësisht nuk dihet së kur filloi të krijojë, por që dihet se me 1935 e transferuan në Shkodër ku poeti bëri gati për shtyp “Vargjet e lira” të cilat censura e Mbretit Zog nuk i lejoi të qarkullonin?! Në pranverën e vitit 1936 Migjenin e transferuan në pjesën veriore të Shqipërisë, pra në qytetin e vogël të Pukës si kryemësues. Atje Migjeni njohu jetën e vështirë të malësorit që zuri vend në prozën e tij. Po në këtë kohë në Korçë, filloi të botohej revista përparimtare “Bota e re” me të cilën Migjeni filloi bashkëpunimin i cili do të zgjaste për një kohë bukur të gjatë.
Veprimtaria letrare e Migjenit përmblidhet kryesisht në mes viteve 1934- 1937. Në kohën kur Migjeni ishte në kulmin e krijimtarisë së tij, atë e rëndon sëmundja e rëndë e tuberkulozit, nga kthetrat e së cilës nuk shpëtoi dot. Ai vdiq në Tore Peliçe, në një spital të Italisë, në një moshë fare të re duke iu ndërprerë rruga e jetës, por edhe rruga e krijimtarisë në mes.

Migjeni shkroi „Vargjet e lira“ të papërsëritshme deri më sot për nga thellësia e mendimit filozofik dhe shpirtëror, gjithnjë i solidarizuar me shtresën e vuajtur të popullit tonë, prej nga edhe buronin vargjet e dhimbjeve të mëdha të asaj kohe. Veç poezisë, Migjeni shkroi edhe në gjininë e prozës të cilat në letërsinë shqipe zënë një vend meritor të veçantë dhe të padiskutueshëm. Me vdekjen e Migjenit letërsia jonë pësoi një humbje të pazëvendësueshme, por që në gjirin e saj mbanë me krenari emrin e madh të krijuesit të shkëlqyer siç ishte Migjeni. Krijimtaria e Migjenit është bërë objekt i rëndësishëm i kritikës, shkencës dhe studimit letrar. Ai ka hyrë në kulturën dhe mendimin shoqëror si një ndër më të shquarit krijues së fjalës dhe mendimit të shkruar në letrat shqipe. Kjo krijimtari, përfshinë një gamë të madhe me ndikim në kulturën, arsimin dhe ngritjen tonë kombëtare në përgjithësi në raport me kohën kur Migjeni krijoi. Ai ishte dhe mbeti, prijës dhe pishtar i kulturës dhe krijimtarisë letrare që një ditë do të prezantohej në konkurrencën e fortë të krijimtarisë letrare, madje edhe përtej kufijve rajonalë të cilët nuk i njeh arti dhe kultura e mirëfilltë. Krijimtaria letrare e Migjenit, nuk ka nevojë as për spekulime filozofike e estetizante, as për tejvlerësimet sociologjike vulgare, që pretendonin të mbulonin kufizimet subjektive në art. Ai nuk qasi denigrimet e idolatorinë e qëllimtë e cila pretendonte krejt njëanshëm që atë ta radhittë në mesin e krijuesve të rëndomtë e të papërfillshëm. Prapa kësaj dinakërie fshihej kurthi i politikës së asaj kohe me qëllimin e vetëm që Migjenin ta zhvlerësonin nga vlerat ideoestetike, por edhe realiste e të guximshme lidhur fortë me shpirtin e tij kryengritës e atdhedashës, për të luftuar me çdo kusht dobësitë e një shoqërie mbretërore që Shqipërinë e kishte katandisur aq keq në shumë sfera të jetës, pra edhe në atë të krijimtarisë.
Noli i madh, për Migjenin kishte thënë: “Nuk duam që ta mbiçmojmë në një piedestal të paqenë, duke e mënjanuar kështu nga tabani ynë historik e kombëtar. Shpirti i tij luftarak e human, kurrë nuk u pajtua me gjendjen e rëndë që po zotëronte në Shqipëri nën sundimin e Mbretërisë Zogolliane”. Kështu që ai me “ Poemën e Mjerimit “ godet rëndë mbretërinë dhe çifligarët, duke ngritur një aktakuzë të fuqishme përmes kësaj poeme mbi gjendjen e mjerueshme politike, ekonomike dhe shoqërore të kohës në Shqipëri e gjithë andej! Migjeni ndau dhimbjet dhe vuajtjet së bashku me malësorin e uritur, u fut nëpër kasollet e tyre të ftohta me plotë lagështi, hapi magjet e tyre të zbraza pa kokrrën e misrit, mbathi në shpirtin e tij tullumbat e Lulit, në shpirtin e tij ndjeu vrasjen e shpirtit të malësores dhe me këtë shpirt të vrarë e të trazuar, zbriti në qytet duke e ngritur zërin e protestës deri në kulm kundër këtyre ndrydhjeve dhe shfrytëzimeve me këngët e tija, si një shpërthim lulesh në pranverë me një aromë të re në kopshtin e krijimtarisë së tij letrare të papërsëritshme ndonjë herë më parë!
Veprat e Migjenit janë të përkthyera në disa gjuhë të botës; si në gjuhën angleze, franceze, italiane, ruse, rumune, bullgare etj. Kritikë dhe studiues të huaj, vlerësojnë më nota shumë të larta krijimtarinë e Migjenit.
Nikolaj Moraur, shkrimtar rumun, thotë: “Kam qarë kur kam lexuar Migjenin. Nuk më vjen turp kur them se qava, por më vjen turp të them që kaq vonë e njoha këtë poet të mrekullueshëm !”...
Alen Boske, shkrimtar dhe kritik frëng thotë: ”Migjeni ishte poeti më i madh i viteve të tridhjeta, kur kemi para sysh një jetë krijimtarie kaq të shkurtër!”...
Migjeni në krijimtarinë e vet me tërë qenien e tij shpirtërore, pasqyroi në mënyrën më realiste kushtet e pabarazisë shoqërore të kohës, katandisur me një gjendje të mjerueshme të masave popullore të zhytura në mjerim e pa dituri, prandaj Migjenin e quajtën edhe “poet i mjerimit”! Jeta e tij e shkurtër që filloi më 30 shtator 1911 dhe përfundoi më 26 gusht 1938, ishte jetë e një poeti e prozatori të papërsëritshëm në historinë e letërsisë sonë shqiptare, duke na lënë pas veprat e tij shumë të bujshme për kohën e si të tilla mbesin edhe në ditët e sotme me tërë peshën dhe filozofinë e tyre të fuqishme.
***
Poema e Mjerimit
Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesëndi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë.
E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
të shkyme dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fytyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem
thotë prifti vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Migjeni: Kafshatë që s'kapërdihet asht or vlla mjerimi
Recital i Malësorit
O, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.
Unë lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.
Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.
Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.
Kanga e Rinisë
Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit të përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë zili
Kumbi i zanit të përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë zili
E na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
Të Bijtë e Shekullit të Ri
Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në "shejtnin" e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue...
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t'u paguhej.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast' i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S'duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S'duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim",
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis
të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë
dhe për fitore kem' me ra fli.

Lutje
Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
me tinguj t'argjantë
e akorde t'artë.
për një simfoni
me tinguj t'argjantë
e akorde t'artë.
Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
plot dashuni
të nxehtë si te vasha gjitë
kur vlojnë ndijesitë.
për një simfoni
plot dashuni
të nxehtë si te vasha gjitë
kur vlojnë ndijesitë.
Të lutem, o perëndi
për një simfoni
të dëfrej në lumni
t'u u përkundë n'ani
të bukur t'andrrimeve
të kaltër, ku të fantazmëve
buzët më tërheqin zjarrtë
e më digjen syt e flaktë.
për një simfoni
të dëfrej në lumni
t'u u përkundë n'ani
të bukur t'andrrimeve
të kaltër, ku të fantazmëve
buzët më tërheqin zjarrtë
e më digjen syt e flaktë.
Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi.
për një simfoni
e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi.
Ekstaza Pranverore
...dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti nji gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një fole,
e një jetë e bukur, e një jetë e re,
me dëshira të shumta po buzqesh në lulzim.
...dhe dallndysha erdhi...
si shpirti n'ekstazë, në hovin e shejt shtri;
me qiellën rroket, me diellin puthet,
dridhen krahët në hare mandej poshtë vërsulet
t'u dhurue në cicrim përshndetje një mijë.
...triumfon bylbyli...
kangëtar plot magji në gemb të trandafiles,
në një tempo të marrë përkdheljet po shfre
e kanga kumbuese, kang' e tij pa fre,
asht si kangë Orfeji ndër telat e lyrës.
...dhe vesa shkëlqen...
në një pikë t'argjant pasqyrohet jeta
tërheqse si andrra dhe si vijzatimi
ndër orët e hyjzimit, kur shpërthen agimi
e rrezet e arta rrëshqasin ndër fleta.
... dhe pranvera erdhi...
Nëpër ftyra tona rrëshqiti një gëzim
dhe ndër zemra tona ngrehi një fole
e një jetë e bukur, e një jetë e re

Nën Flamujt e Melankonisë
Në vendin tonë
kudo valojnë
flamujt e një melankolie
të trishtueshme...
... dhe askush s'mund të thotë
se këtu rron
një popull që ndërton
diçka të re.
Aty këtu në hijet
e flamujve
mund të shifet
një mund, një përpjekje
e madhe përmbi vdekje
për të pjellë diçka të madhe,
për të qitë në dritë një xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo përpjekje lind
vetëm një mi.
Dhe kështu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pëlcasim.
Në prakun e çdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga një flamur
melankolie të trishtueshme.
kudo valojnë
flamujt e një melankolie
të trishtueshme...
... dhe askush s'mund të thotë
se këtu rron
një popull që ndërton
diçka të re.
Aty këtu në hijet
e flamujve
mund të shifet
një mund, një përpjekje
e madhe përmbi vdekje
për të pjellë diçka të madhe,
për të qitë në dritë një xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo përpjekje lind
vetëm një mi.
Dhe kështu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pëlcasim.
Në prakun e çdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga një flamur
melankolie të trishtueshme.
Të Lindet Njeriu
Të lindet një njeri
nga gjin' i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb' i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri,
Të lindet një njeri!
Pa hyll në ball por që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjakun të të vlojë rrkajë,
e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,
që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re...
Të gjithë kombet po dehen n'epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ikjeta.
(Liri! - Po, liri dhe gaforrja gëzon,
por gaforre asht...
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!),
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t'i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar.

vion
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Migjeni: Kafshatë që s'kapërdihet asht or vlla mjerimi
Zgjimi
O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve
të kaluem!
O vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve
të tërbuem!
Të cilët n'udhë për në theqafje këtejpari i ranë
dhe vatrat tona në mjerim i përlanë...
O vullnete të ndrydhura!
O vullnete të shtypuna!
Shkundni prangat të mbrapshta! E me britmë ngadhnyese,
me hove viganash, dëshirash flatruese,
turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhè zbritni
ndosht' aty keni për të gjetë fillin e një hymni,
që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,
ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.
O vullnete të ndrydhuna!
O vullnete të shtypuna!
Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse
drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,
i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise
a dijë se të Birt' e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit.

Baladë Qytetëse
Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngjarje të trishtueme panë:
Hije... jo! por një grue
me ftyrë të zbetë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
me buzën të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpërtheheshin n'aromë,
kur ish e njomë
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehonë
që vallzon natën vonë
nëpër rrugat e qyteti tonë.
qiella dhe hyjt e vramë
një ngjarje të trishtueme panë:
Hije... jo! por një grue
me ftyrë të zbetë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
me buzën të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpërtheheshin n'aromë,
kur ish e njomë
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehonë
që vallzon natën vonë
nëpër rrugat e qyteti tonë.
Sonet Pranveruer
Me kangë në buzë e me hove të reja
u zgjue agimi pranveruer,
largësinat e hjedhta ka zatetë hareja,
n'argjent shkëlqejnë brigjet tërthuer.
u zgjue agimi pranveruer,
largësinat e hjedhta ka zatetë hareja,
n'argjent shkëlqejnë brigjet tërthuer.
Me kangë në buzë u zgjue agimi
dhe ia këndoi kangën diellit t' art
rrezash purpure dhe jetëdhurimi
me kaltrinat e thellta në qiellë të kjartë.
dhe ia këndoi kangën diellit t' art
rrezash purpure dhe jetëdhurimi
me kaltrinat e thellta në qiellë të kjartë.
Me manushaqe në buzë e me andje në zemra
vajzat si biluri ndër kopshtie të gjelbra
dihasin aromat, që lulzimi derdhi,
vajzat si biluri ndër kopshtie të gjelbra
dihasin aromat, që lulzimi derdhi,
me gji të paprekun, ku dashnia sosë
me fletza trandafilesh që flladi sjelli
dhe adhrojnë pranverën me një apoteozë
me fletza trandafilesh që flladi sjelli
dhe adhrojnë pranverën me një apoteozë
Z.B.
Buzmramja u dridhte ndër afshet e mbramë
të diellit përndimuer
me kuqlim e tisa purpuer,
me kaltrina të kullueta në qiellë e në sy tand.
ku në fund u pasqyronte një dashni e lume
si vegimet e fatbardhsis në lima,
mbi të cilin tërthuer fluturon një pëllumb
dhe gëzime të pamatna gugon pa pra.
Zojushë, q'at buzmramje
unë andrroj me andje
dhe me një dashni të pastër
ata dy sy tuej të kaltër,
që m'u falnë letë
me një shikim diskret.

Kanga që S'kuptohet
U vodh kanga nga zemra e kombit,
shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit,
këndoi ujen e së bijës, këndoi ujen e të birit,
qau jetën e thyeme nga rrufe e fatit,
i mbyti në lotë shpirtënt që ndjejnë dhimbë për të ngratit.
shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit,
këndoi ujen e së bijës, këndoi ujen e të birit,
qau jetën e thyeme nga rrufe e fatit,
i mbyti në lotë shpirtënt që ndjejnë dhimbë për të ngratit.
Kangë a vaj? Çë je? Thuejma, zemër kombi!
Zemër që ke vuejtun, që ende po vuen...
Kangë a vaj? Çë je? Çë në ty po vluen?
Mallkimi ndaj fatet që ditët t'i helmuen,
që dëshirat e jetës të gjitha t'i gozhduen?
Zemër që ke vuejtun, që ende po vuen...
Kangë a vaj? Çë je? Çë në ty po vluen?
Mallkimi ndaj fatet që ditët t'i helmuen,
që dëshirat e jetës të gjitha t'i gozhduen?
Oh, jo! Kanga jote asht shprehje e dhimbsun
e njëjetese që dergjet e dergjet
dhe tu' e dergjë ndoshta do hesht e molisun...
e njëjetese që dergjet e dergjet
dhe tu' e dergjë ndoshta do hesht e molisun...
Melodi e Këputun
Melodi e këputun
lot i kjartë nga syni
i një grues së dashun...
andje e përplasun,
xhevahir i tretun,
një andërr e shkelun,
buzë e paputhun
në melodin e këputun.
Nga vaji i heshtun
shkunden supat e zhveshun,
verbojnë nga zbardhimi...
e ther, ther hidhnimi
për çasteet e rrëshqitun,
për fatin e ikun,
për gëzimin e humbun
në melodin e këputun.
Brrylat ndër gjujë të mpshtetun,
ftyrë në shplakë e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemër të piskueme
(një kitarë e gjymtun,
za kange i mbytun
në buzë nga dhimb' e puthun
në melodin e këputun).
Hesht njeriu pran grues
që qan e turpnueme...
syni i venitet
në të loti vërvitet,
diçka nxjerr nga xhepi
grues ia lë dhe së shpejti
e len gruen e humbun
në melodin e këputun.
Por kur vjen ndoj tjetër,
epshi kapërthehet,
gjaqet turbullohen,
përzihen, përvlohen,
çohen peshë, tërbohen
... e vetëm ndëgjohen
ahtët e molisun
në melodin e grisun.
lot i kjartë nga syni
i një grues së dashun...
andje e përplasun,
xhevahir i tretun,
një andërr e shkelun,
buzë e paputhun
në melodin e këputun.
Nga vaji i heshtun
shkunden supat e zhveshun,
verbojnë nga zbardhimi...
e ther, ther hidhnimi
për çasteet e rrëshqitun,
për fatin e ikun,
për gëzimin e humbun
në melodin e këputun.
Brrylat ndër gjujë të mpshtetun,
ftyrë në shplakë e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemër të piskueme
(një kitarë e gjymtun,
za kange i mbytun
në buzë nga dhimb' e puthun
në melodin e këputun).
Hesht njeriu pran grues
që qan e turpnueme...
syni i venitet
në të loti vërvitet,
diçka nxjerr nga xhepi
grues ia lë dhe së shpejti
e len gruen e humbun
në melodin e këputun.
Por kur vjen ndoj tjetër,
epshi kapërthehet,
gjaqet turbullohen,
përzihen, përvlohen,
çohen peshë, tërbohen
... e vetëm ndëgjohen
ahtët e molisun
në melodin e grisun.
Kanga e të Burgosunit
Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme
shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë
edhe shof diellin sa një pare serme
aq larg asht qielli nga e emja gropë.
shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë
edhe shof diellin sa një pare serme
aq larg asht qielli nga e emja gropë.
E kjo gropë e eme e ka emrin burg.
E dini se burgu nuk asht për dëfrim.
Prandaj burg' i em asht shum i ultë
dhe më bani palmuç dhe më mbyti në trishtim.
E dini se burgu nuk asht për dëfrim.
Prandaj burg' i em asht shum i ultë
dhe më bani palmuç dhe më mbyti në trishtim.
Hekrat e kryqzuem dhe ndërgjegj' e eme,
dy anmiq të betuem, luftojnë dit' e natë;
por hekr' i fortë e mund ndërgjegjen teme
dhe në dëshprim përplasem si një qen i ngratë.
dy anmiq të betuem, luftojnë dit' e natë;
por hekr' i fortë e mund ndërgjegjen teme
dhe në dëshprim përplasem si një qen i ngratë.
E kur nata vjen dhe xhixhillojnë hyjt
gëzohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojnë syt',
por t'u sjellmen mbrapa shof dritën e smutë
edhe hijën teme tu' u zgjatë në murt
gëzohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojnë syt',
por t'u sjellmen mbrapa shof dritën e smutë
edhe hijën teme tu' u zgjatë në murt
si një kërcnim ligji, posi një dajak.
Dhe atëher tërbohem dhe urrej pa masë
dritën, hijën, vetën, muret edhe hekrat
edhe e ndjej vetën lua të ndryem në kafas.
Dhe atëher tërbohem dhe urrej pa masë
dritën, hijën, vetën, muret edhe hekrat
edhe e ndjej vetën lua të ndryem në kafas.
Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme
shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë
dhe zemra e eme ndien po aq të breme
në mes të katër murve si në një gropë.
shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë
dhe zemra e eme ndien po aq të breme
në mes të katër murve si në një gropë.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Migjeni: Kafshatë që s'kapërdihet asht or vlla mjerimi
Blasfemi
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.
Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke...
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme...
0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke...
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme...
0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve.
Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve
0, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!
Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve
0, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!
Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.
krahët i kanë varë pa shpresë simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.
Kanga e Dhimbës Krenare
O dhimbë krenare e shpirtit që vuen
dhe shpërthen ndër vargjet e lira...
A deshte, vall, për t'u ngushlluem
tu' e stolisë botën me xhevahira?
dhe shpërthen ndër vargjet e lira...
A deshte, vall, për t'u ngushlluem
tu' e stolisë botën me xhevahira?
O dhimbë krenare ndër vargjet e lira,
që kumbojnë me tinguj të sinqertë...
Vall, a do të prekish kënd ndër ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi në vjeshtë?
që kumbojnë me tinguj të sinqertë...
Vall, a do të prekish kënd ndër ndijesina?
Apo do vdesish si vdes gjethi në vjeshtë?
O kangë e dejë e dhimbës krenare...
Mos pusho kurr! Por bashkë me vaje,
si dy binjakë këndoni mjerimin
se koha do t'ju bijë ngushllimin.
Mos pusho kurr! Por bashkë me vaje,
si dy binjakë këndoni mjerimin
se koha do t'ju bijë ngushllimin.
Vjeshta në Parakalim
Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona,
Afshon erë e mekun, lëngon i zymtë dielli,
lëngon shpirt' i smum ndër krahnore tona,
dridhet jet' e vyshkun ndër gemba të një plepi.
Afshon erë e mekun, lëngon i zymtë dielli,
lëngon shpirt' i smum ndër krahnore tona,
dridhet jet' e vyshkun ndër gemba të një plepi.
Ngjyrët e verdha lozin në vallen e fundme
(dëshirë e marrë e gjethve që një nga një vdesin!)
Gëzimet, andjet tona, dëshirat e fundme
nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin.
(dëshirë e marrë e gjethve që një nga një vdesin!)
Gëzimet, andjet tona, dëshirat e fundme
nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin.
Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit,
tundet dhe përgjaket në pasion të viganit:
"Jetë! Jetë unë due!" - e frymë merr prej fellit,
si stuhi shkyn ajrin... por në fund ia nis vajit.
tundet dhe përgjaket në pasion të viganit:
"Jetë! Jetë unë due!" - e frymë merr prej fellit,
si stuhi shkyn ajrin... por në fund ia nis vajit.
Dhe m'at vaj bashkohet horizont' i mbytun
në mjegull përpise. Pemët degët e lagun
me vaj i mshtjellin në lutje por kot! e dinë, të fikun,
se nesër do vdesin... Vall! A ka shpëtim ndokund?!
në mjegull përpise. Pemët degët e lagun
me vaj i mshtjellin në lutje por kot! e dinë, të fikun,
se nesër do vdesin... Vall! A ka shpëtim ndokund?!
Mallëngjehet syni, mallëngjehet zemra
n'orën e vorresës, kur heshtin damaret,
e vorri inaltohet nën qiella ma t'epra
me klithëm dëshprimi që në dhimbë të madhe zvarret.
n'orën e vorresës, kur heshtin damaret,
e vorri inaltohet nën qiella ma t'epra
me klithëm dëshprimi që në dhimbë të madhe zvarret.
Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyra tona.
Rënkoni dëshirat fëmitë e jetës së vafun;
rënkoni në zije, qani mbi kufoma,
që stolisin vjeshtën nëpër gemba të thamun.
Rënkoni dëshirat fëmitë e jetës së vafun;
rënkoni në zije, qani mbi kufoma,
që stolisin vjeshtën nëpër gemba të thamun.
Shpirtënt Shtegtarë
Mbramë një erë e ftohtë acar fryni nga ana e maleve,
i shkundi shpirtënt tonë bashkë me gjethe të kësaj vjeshte
i mori andej kah dielli hijen si të pergjakët ua lëshon zalleve
në Përndim, ku shtret e shkimet dita në pamundsinë e vet
Enden shpirtënt tonë nëpër vise të Përdimit të mrekullueshëm,
bajnë të fala dhe me thanë vendeve të shuguruem
e të përitnme ndër fluide të hekunt të zjarrmit adhurueshëm
e me një kredo gëzojnë qiellën me çagje e të tymuem
në cilën, diku në skaj merimanga fatin tregon
vetes dhe njerzis poshtë, që damarët i rrahin
(si të rrahunt trompete në vorrëzë) ndërsa tue qa, kumbon
e thrret kumbon' e fabnikës, i njëmijti fishkëllim si një fsham
shkyn ajrin
Shpirtënt tonë me një dashni tragjike ato vise i duejnë.
n'eter të kulluet u bajnë fli ndjenjat e veta ma të holla
E të nesërmen fatale kundrojmë një horizont me njolla
shtegtare të mërguem. shpirtënt tonë n'origjinë po kthejnë.

Vetmija
Më plak mërzitja
që vetmia më sjell;
përbuzja, urrejtja
të gjith sendet m'i mbështjell
që kam shumë anmiq
të liq
në këto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s'kanë.
Po mue më bahet
se aty janë
vetëm që të më plasin
zemrën.
Së paku, të më shajnë:
I mallkuem!
Së paku, të anë tallin:
I uruem!
Së paku, të më këndojnë:
I yni zot!
Ose të më thonë:
Jeton kot!
Të flasin, të flasin se fjalë due
në kët vetmi me ndigjue.
Ose të më tregojnë historinë
e tyne, autobiografinë:
ndoshta ty do gjej gjasim
me jeten time pa tingllim
që në vetmi po e kaloj
dhe s'po dij a rroj e s'rroj.
Sendet heshtin. sa të pamëshirë!
Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,
pse gojë s'kanë
dhe nuk flasin,
aty janë
vetëm të më plasin
zemrën teme që po vuen
dhe në mërzi vetveten truen.
që vetmia më sjell;
përbuzja, urrejtja
të gjith sendet m'i mbështjell
që kam shumë anmiq
të liq
në këto sende pa shpirt,
Nuk flasin.
As sy s'kanë.
Po mue më bahet
se aty janë
vetëm që të më plasin
zemrën.
Së paku, të më shajnë:
I mallkuem!
Së paku, të anë tallin:
I uruem!
Së paku, të më këndojnë:
I yni zot!
Ose të më thonë:
Jeton kot!
Të flasin, të flasin se fjalë due
në kët vetmi me ndigjue.
Ose të më tregojnë historinë
e tyne, autobiografinë:
ndoshta ty do gjej gjasim
me jeten time pa tingllim
që në vetmi po e kaloj
dhe s'po dij a rroj e s'rroj.
Sendet heshtin. sa të pamëshirë!
Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,
pse gojë s'kanë
dhe nuk flasin,
aty janë
vetëm të më plasin
zemrën teme që po vuen
dhe në mërzi vetveten truen.
Hidhet e Përhidhet
Hidhet e përhidhet në shtregullën e fatit
djalosh' i Arbënis.
Hidhet e përhidhet në pëmdim mbrapa malit
me hovin e rinis
zogu i liris!
Në shtregullën e fatit, ndër këto fluturime
ma shpejt i rreh zemra edhe merr drithtime
se qiellat e hueja premtojnë gëzime t'ambla
nepër shkalla të hueja, nën të ngjyrta llamba
premtojnë hyjnizimin në vallen e dëfrimit;
femën-mashkull rrokun si dy vetë që mbyten
kin për të mbramen herë qindenjë herë puthen
e mbrenda krahnorit gati të pëlsasë zemra,
nsa majet e këpucve shkarravisin germa
të tanë natën e lume deri në të lem t'agimit.
Për njenin ky gëzim, për tjetrin gëzim tjetër...
ndoshta vllime librash, atom ose kompas
fund' i fundit shkundet ai djalosh i vjetër
nga melankolia fillon të vuejë pa masë.
Dh' atëherë nalmadhnia e tij mbret Dyshimi
futet në zemër, në tru, në jetën e të riut
mfshehtas fillon lojën tinzake, si krymbi
në thalbin e mollës... e syni i të riut
merr hijen e vendit, hijen e një murit
mbrapa të cilit rrahin zemrat e makinat
m'i krijue jetë të tjetër, njeriun e gurit...
... po, një ringjallje mbi të vjetra kalbsinat.
Syn' i të riut muer hijen e atij murit.
Hidhet e përhidhet
zogu i liris,
por dhe bjen ku lidhet djalosh' i Arbënis.

Malli Rinuer
Valët muzikore fluturojnë nga përndimi
shkrepen e përtrihen
për muret e dhomës seme,
edhe mandej dridhen
mbrenda në zemrën teme
dhe zgjojnë ndijesina që mblue ka hini.
Ndijesitë e mia me valët muzikore
shkëmbejnë puthje të nxehta
posi dy dashnorë
e pa mshirë shëgjeta
më ther në krahnor
edhe më merr malli për jetë ma gazmore.
Malli rinuer për jetë ma shkumbuese
flen pa fat në mue,
një tingull pëmdimi
asht ngushllim për mue
kur më mshtjell mashtrimi
me melankolinë e vet aq trishtuese.
Tingujt miqëdashës, që në dhomën teme
më falin rytmin
e një dansit të largët,
më kujtojnë përqafimin
e çiftave të shkathët
që sjellen hirshëm nëpër drrasa të gëdhenme.
shkrepen e përtrihen
për muret e dhomës seme,
edhe mandej dridhen
mbrenda në zemrën teme
dhe zgjojnë ndijesina që mblue ka hini.
Ndijesitë e mia me valët muzikore
shkëmbejnë puthje të nxehta
posi dy dashnorë
e pa mshirë shëgjeta
më ther në krahnor
edhe më merr malli për jetë ma gazmore.
Malli rinuer për jetë ma shkumbuese
flen pa fat në mue,
një tingull pëmdimi
asht ngushllim për mue
kur më mshtjell mashtrimi
me melankolinë e vet aq trishtuese.
Tingujt miqëdashës, që në dhomën teme
më falin rytmin
e një dansit të largët,
më kujtojnë përqafimin
e çiftave të shkathët
që sjellen hirshëm nëpër drrasa të gëdhenme.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Migjeni: Kafshatë që s'kapërdihet asht or vlla mjerimi
Një Natë pa Gjumë
Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.
Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,
kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka,
urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don.
Pak dritë! 0 burrë! 0 hero' ngado që të jesh. ....
Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!
Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,
se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.
Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!
Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate
ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun
Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.
Por pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët...
Dergjem n'errsin pa gjumë dhe pa dritë...
Askush s'më ndigjon, çirren kot më kot...
Hesht more, hesht! por qëndro, o shpirt.
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala e jote?
Kur ti këndon thonë se asht afër drita...
Por un s'besoj sonte në fjalët e ksaj bote.
Hiqmuni qafe, mendimet
O jastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,
më fal atë që due: gjumin dhe andr'min
e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.

Motivet
A nder kujtime te shkimuna asht motiv' i nje vjershe?
nder kujtime te bardha te feminis virgjine,
kur zemerplote me mbare boten defreheshe
ne deshire, shpresa e t'ambla andrrime?
nder kujtime te bardha te feminis virgjine,
kur zemerplote me mbare boten defreheshe
ne deshire, shpresa e t'ambla andrrime?
A nder kujtime t'aferme te djaleris vullnuese
asht motiv' i zjarrte i nje vjershe dashunie,
me rime tingllueme e shprehje flakruese
plot lumni jetese dhe gezim brohorie?
asht motiv' i zjarrte i nje vjershe dashunie,
me rime tingllueme e shprehje flakruese
plot lumni jetese dhe gezim brohorie?
Nder ftyra te zbeta te grave te mjerueme,
qe enden dhe neper pragje, tu' u shitun lypin,
nder ftyra u shkarravitet nje vjersh' e permallueme
me vaj, me ankime qe der ne qiell hypin;
qe enden dhe neper pragje, tu' u shitun lypin,
nder ftyra u shkarravitet nje vjersh' e permallueme
me vaj, me ankime qe der ne qiell hypin;
neper skaje t'errta, ku shungllon zgerdhia
me neveri, ne te cilen tregohet i marri,
te cilin ndjek e shoqja, i biri dhe e bija
-- ne revolt aty krijohet moto-permendari,
me neveri, ne te cilen tregohet i marri,
te cilin ndjek e shoqja, i biri dhe e bija
-- ne revolt aty krijohet moto-permendari,
neper skaje te mshefta ku droja ka mrizin
e qetsia shtrohet tue perpimun jeten --
aty bashke me tradhti motivi ze fillin
e pena e poetit me te zhvillon vjershen.
e qetsia shtrohet tue perpimun jeten --
aty bashke me tradhti motivi ze fillin
e pena e poetit me te zhvillon vjershen.
Gjate jeteses se njeriut motivet te gjitha ngjyrash
shkojne e vijne pa pramun. Po erdh motiv' i mbrame,
i tmerrte ne fantazi tone - atbote nje te zbem ftyrash,
nje hij' e keqe -- dhe kumona dam - daaam.
shkojne e vijne pa pramun. Po erdh motiv' i mbrame,
i tmerrte ne fantazi tone - atbote nje te zbem ftyrash,
nje hij' e keqe -- dhe kumona dam - daaam.
Kanga skandaloze
Një murgeshë e zbetë, që bashkë me mkatet e botës
bar dhe mkatet e mia mbi supet e vet të molisun,
mbi supat e verdhë si dylli që i ka puth hyjnia
- kaloi rrugës së qytetit si ejll i arratisun…
Një murgeshë e zbetë, e ftohtë si rrasa e vorrit,
me sy boj hini si hini i epsheve të djegna të gjallesës,
me buzë të holla të kuqe, dy gajtana
pshertimet që mbysin
ma la der' vonë kujtimin, kujtimin e ftohtë të kalesës.
Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe në lutje prap po shkon…
Lutjet i flejnë gjithkund: ndër sy, ndër buzë, ndër Gishta.
Pa lutjet e saj bota, kushedi, ç'fat do kishte?
Por dhe nga lutjet e saj ende s'i zbardhi drita.
O murgeshë e zbetë, që çon dashni me shënjt,
që n'ekstazë para tyne digjesh si qiriu pranë lterit
dhe ua zbulon veten… Smirë ua kam shejtënvet:
Mos u lut për mue, se due pash më pash t'i bij ferrit.
Unë dhe ti, murgesh, dy skaje po të një litari;
të cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit -
lufta asht e ashpër dhe kushedi ku do t'dali,
prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit.

Shpirt i ri
Shqiponje me krahe te thyem! Vall, shpirti i plagosun!
Shpirt! aht i kulluet! dhimbe gjoksi te brengosun!
Vall, shpirti i therun... fli e nje lterit te ri,
vaj' i nje skamnori, te vllaut qe heq zi.
Shpirt! aht i kulluet! dhimbe gjoksi te brengosun!
Vall, shpirti i therun... fli e nje lterit te ri,
vaj' i nje skamnori, te vllaut qe heq zi.
Shqiponje me krah te thyem! Vall, shpirt i molisun!
Qendro! Qendro krenar! mu si nje zot i stolisun
me diell t'arte ne ball, me qiella t'azurta ne sy...
Qendro! si vaj skamnori -- ende ka fryme ne ty.
Qendro! Qendro krenar! mu si nje zot i stolisun
me diell t'arte ne ball, me qiella t'azurta ne sy...
Qendro! si vaj skamnori -- ende ka fryme ne ty.
O shpirt! Pellumb i gjore! Lajm i idealit te ri...
Zhgule shegjeten nga vetja, e rishtas, me dhimsuni
flutro mbi valet e jetes e fjale ngushllimi peshprit,
shero plaget skamnoreve e shpresen ne jete ua rrit.
Zhgule shegjeten nga vetja, e rishtas, me dhimsuni
flutro mbi valet e jetes e fjale ngushllimi peshprit,
shero plaget skamnoreve e shpresen ne jete ua rrit.
Por hesht, shpirt'i goditun, fellte hesht ne pikllim,
i dhimset vetja shpirtit...o vall, se c'idhnim!
Shikon boten skamnore, plagen shikon me sy
e lote xhevahiri derdh...o vall, u fik nje hy!
i dhimset vetja shpirtit...o vall, se c'idhnim!
Shikon boten skamnore, plagen shikon me sy
e lote xhevahiri derdh...o vall, u fik nje hy!
Trajtat e Mbinjeriut
Nje vegim shpirtnuer n`errsin te paskajshme
ne boten e mjerimit
nje rreze e diellit
me ngrof zemren e ngrime te kesaj bote se varfshme
ne boten e mjerimit
nje rreze e diellit
me ngrof zemren e ngrime te kesaj bote se varfshme
Shpejt zhduken pranverat ,posi shkumbe e detit
dhe shembet hareja
e stinat e vjetra
pa ngjyra,pa trajta,mjellin fara helmit.
dhe shembet hareja
e stinat e vjetra
pa ngjyra,pa trajta,mjellin fara helmit.
Nana-dhe`vejushe dhe me gjite shitue
na pjell fryte t`egra
na pjell hithra ,ferra
-su gjet burr`i dej andjet me ia zgjue.
na pjell fryte t`egra
na pjell hithra ,ferra
-su gjet burr`i dej andjet me ia zgjue.
Kot e kane sot njerezit ,dhe kot dikojne djersen
Sa qesharak` mbesin
Sa qesharak ` vdesin
nder ethe mundimi per me shijue jeten!
Sa qesharak` mbesin
Sa qesharak ` vdesin
nder ethe mundimi per me shijue jeten!
Afrojne buzet te gota ,dojne nje hurm te vetem ...
por pah!bie ne toke gota,
thehet ne mije copa
shuhet drit` e synit ,vdesin njerzit t`etshem.
por pah!bie ne toke gota,
thehet ne mije copa
shuhet drit` e synit ,vdesin njerzit t`etshem.
Shpirt i kryqzuem ,marrzi i vulosun
asht kjo jete njeriu...
(Zgerdhiu,zgerdhiu
deri ne kupe te qielles ,ironi e poshtun!)
asht kjo jete njeriu...
(Zgerdhiu,zgerdhiu
deri ne kupe te qielles ,ironi e poshtun!)
Por...po!po!por dic due me thanun
ndoshta ka me ardhun
ndoshta ka me zbardhun
nje agim i pritun ,dit` e parathanun
ndoshta ka me ardhun
ndoshta ka me zbardhun
nje agim i pritun ,dit` e parathanun
N`ardhmeni te trashegueme Mbinjeriu vrehet,
ndergjegje pa dyshime
ndergjegje pa trillime
me nje grusht graniti qe kurr nuk do thehet
ndergjegje pa dyshime
ndergjegje pa trillime
me nje grusht graniti qe kurr nuk do thehet
Nje sfinks i madhenueshem Mbinjeriu i ardheshem
pa zemer,pa ndjenja
syt e tij rrufena-
qarkullojne rreth rruzllit tue synue vranshem
pa zemer,pa ndjenja
syt e tij rrufena-
qarkullojne rreth rruzllit tue synue vranshem
Kohnat e kalueme ne balle te Mbinjeriut
jane gjurma luftimi
jane shenja hidhnimi
-se jete e re lindet me vdekje te njeriut.
jane gjurma luftimi
jane shenja hidhnimi
-se jete e re lindet me vdekje te njeriut.
Qarkullojne rreth rruzllit tue synue vranshem.
Marshi i Djalerise
Urdheroj i Madhi Zot:
Zu ndrin yll` i Shqiperise;
Ndrin e me s`permbahet dot,
Se qe sot e jete-plot
Po rreth zemr` e Djalerise.
Djaleri,lart per liri!
Lart per Zonjen Shqipetare!
Yll ne balle-e zjarr ne gji,
Zjarr ne gji per Shqiperi,
Digj-u! zemra djaloshare!
Qjell me shkaba shqipetar!
Male mbushur me dragona!
Keto fusha derdhur n`ar,
deti plot margaritar -
Keto jane viset t`ona!
Ketu leu qe ne fillim
Trim`i dheut si zog i shkruar
Leu dh`u la per trashegim
- Me nderim e me qendrim -
Besa jon` e shenteruar.
Ha! dh`e bukura liri
Ketu mbreteroj perjete:
Mbreteroj: e plot meri,
Beri ne rezik te zi
Prej kujtdo nje trim me flete.
Lithni besen per Atdhe,
Ju me gjak te Kastriotit!
Lithni-e shpejt e beni be:
Be qe vret posi rrufe
Para Kombit - para Zotit!
Djaleri,heu! yll i ri!
Djaleri,keng`e shendetit!
Per liri,per lumteri,
Rrofsh! e lumja Djaleri!
Rrofsh e qofsh sa val`e detit!
Zu ndrin yll` i Shqiperise;
Ndrin e me s`permbahet dot,
Se qe sot e jete-plot
Po rreth zemr` e Djalerise.
Djaleri,lart per liri!
Lart per Zonjen Shqipetare!
Yll ne balle-e zjarr ne gji,
Zjarr ne gji per Shqiperi,
Digj-u! zemra djaloshare!
Qjell me shkaba shqipetar!
Male mbushur me dragona!
Keto fusha derdhur n`ar,
deti plot margaritar -
Keto jane viset t`ona!
Ketu leu qe ne fillim
Trim`i dheut si zog i shkruar
Leu dh`u la per trashegim
- Me nderim e me qendrim -
Besa jon` e shenteruar.
Ha! dh`e bukura liri
Ketu mbreteroj perjete:
Mbreteroj: e plot meri,
Beri ne rezik te zi
Prej kujtdo nje trim me flete.
Lithni besen per Atdhe,
Ju me gjak te Kastriotit!
Lithni-e shpejt e beni be:
Be qe vret posi rrufe
Para Kombit - para Zotit!
Djaleri,heu! yll i ri!
Djaleri,keng`e shendetit!
Per liri,per lumteri,
Rrofsh! e lumja Djaleri!
Rrofsh e qofsh sa val`e detit!
*Ripublikohet me rastin e 71-vjetorit të vdekjes.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi