Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bllokohen punimet në Kroin e Vitakut

Shko poshtë

Bllokohen punimet në Kroin e Vitakut Empty Bllokohen punimet në Kroin e Vitakut

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 8:49 pm

Bllokohen punimet në Kroin e Vitakut

Bota sot
As sot nuk janë duke u zhvilluar punime te pronat e Vitakëve në veri të Mitrovicës, ndërkaq forca të shumta policore janë stacionuar në këtë zonë qe tregojnë për situatën e tensionuar.


Bllokohen punimet në Kroin e Vitakut --.kr
Vazhdojnë tensionet në veriun e Mitrovicës
Rruga drejt shtëpive të Vitakëve është e bllokuar dhe nga forcat speciale policore po kontrollohet çdo hyrje-dalje për në atë lagje.
Deri në një vendim tjetër të policisë, po vazhdon të mbajë kordonin më mes shqiptarëve dhe serbëve në atë lagje, banorët shqiptarë duhet të presin që të shkojnë në pronat e tyre.

Edhe sot nuk po zhvillohen punimet në pronat e Vitakëve, por një gjë të tillë nuk janë duke e bërë as serbët të cilët gjatë ditës së djeshme kishin vazhduar punimet e tyre në lokacionin me shumicë shqiptare pa ndonjë problem. Serbët e atjeshëm vazhdojnë t’i pengojnë banorët shqiptarë në renovimin e shtëpive të tyre, përderisa në mes dy komuniteteve të revoltuara mbetet e përqendruar Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës, me qëllim të pengimit të eskalimeve dhe dhunës.
Në të njëjtën kohë vazhdon prezenca e forcave të shtuara të sigurisë. Rruga drejt shtëpive të Vitakëve është e bllokuar dhe nga forcat speciale policore po kontrollohet çdo hyrje-dalje për në atë lagje.
Kordon në mes shqiptarëve dhe serbëve
Banorët shqiptarë të lagjes Kroi i Vitakut po qëndrojnë para policisë në pritje të vendimit për lejimin e punës në rindërtimin e shtëpive të tyre.Rasim Veseli drejtori i shërbimeve publike ne KK të Mitrovicës thotë se për rindërtimin e shtëpive të djegura nuk nevojitet lej ndërtimi. Përkundër deklaratave të Qeverisë dhe pritjeve të banorëve që të arrihet një marrëveshje për vazhdimin e punimeve për rindërtimin e shtëpive në lagjen veriore “Kroi i Vitakut”, edhe sot kordonët e policisë së EULEX-it dhe policët e Stacionit policor në veri, vazhdojnë ta pengojnë procesin e rindërtimit të shtëpive dhe kthimit të shqiptarëve në shtëpitë e tyre. Sipas Veselit kjo do të ndodhë së shpejti ndërkaq për rindërtimin e shtëpive të djegura gjatë luftës nuk nevojitet lej ndërtimi. “Shtëpitë që janë të djegura gjatë luftës, nuk parashihet të ketë leje ndërtimi, andaj nuk nevojitet leje. Territori i Kosovës është i pandarë. Qeveria e Kosovës ka pushtetin në gjithë territorin e saj. Komuna e Mitrovicës ka vullnetin e plotë që të ndihmojë qe të gjithë banorët të kthehen në shtëpitë e tyre. Për shtëpitë e djegura gjatë luftës nuk ka pasë nevojë për leje ndërtimi, nuk ka pasë nevojë për leje as në fshatin Frashër, ku janë ndërtuar mbi 100 shtëpi të sotme dhe nuk ka nevojë as për këto”, ka theksuar Veseli
Deri në një vendim tjetër të policisë, po vazhdon të mbajë kordonin më mes shqiptarëve dhe serbëve në atë lagje, banorët shqiptarë duhet të presin që të shkojnë në pronat e tyre.
Ndryshe, dje (e enjte) strukturat vendore e ndërkombëtare të sigurisë kanë kërkuar, pas takimit të djeshëm nga Policia e Kosovës, stacioni veri, që në bazë të rrethanave, të marrë vendimin për të lejuar ose jo punëtorët shqiptarë për rindërtimin e shtëpive te Kroi i Vitakëve. Zëdhënësi i UNMIK-ut Rasell Giki ka thënë se UNMIK-u përkrah qytetarët, por, sipas tij, ndërtimi duhet të bëhet në bazë të rregullave dhe në një ambient të sigurt. Ky është vendimi i takimit të djeshëm (e enjte) mbajtur në Mitrovicë, i cili lë dilemë të hapur nëse shqiptarët sot do të mund të rifillojnë punimet në shtëpitë e tyre. Ndryshe, dje paradite, Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, nuk kanë lejuar vazhdimin e punës për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në lagjen Kroi i Vitakut, në pjesën veriore të Mitrovicës.Agim Vitaku banor i kësaj lagjeje thotë se “policia nuk i ka lënë të shkojnë në shtëpitë tyre”.
“Ne përditë do të vijmë..po mundohemi me u kthy në pronat tona. E Ekstremistë serbë janë të paguar me bo probleme..,policia duhet ti pengojë ata, e jo neve. Policia e veriut p punon në favor të popullatës së vet..,janë fol fjalë të mëdha nga liderët”, ka deklaruar Agim Vitaku.Besim Hoti zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, tha se gjendja e sigurisë është e qetë, pasi që punimet në pjesën shqiptare të lagjes kroi i Vitakut nuk po zhvillohen sot. “Situata a e sigurisë nuk ka ndryshim është nën kontroll, marrë parasysh faktin se nuk po zhvillohen punimet”, ka deklaruar Hoti. Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, thotë se janë duke u zhvilluar disa hetime të brendshme për të vërtetuar nëse komanda në veri ka marrë vendime të shkëputura nga zinxhiri komandues apo jo. “Është një zinxhir unik komandues, ashtu siç është e paraparë në Ligjin për Policinë. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë është duke u bërë një vlerësim sa u përket veprimeve të ndërmarra policore në veri të Mitrovicës”, thekson Beka.
“Në rast se rezultatet e këtij vlerësimi tregojnë se ka pasur ndonjë devijim sa i përket zinxhirit komandues, atëherë do të formohet një ekip i veçantë hetimor, ose rasti do të përcillet tek Inspektorati Policor i Kosovës”, tha zëdhënësi Arbër Beka.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bllokohen punimet në Kroin e Vitakut Empty Tërhiqet policia, tani EULEX-i bllokon rindërtimin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 12:04 am

Tërhiqet policia, tani EULEX-i bllokon rindërtimin




Bllokohen punimet në Kroin e Vitakut Petrit_rrahmani_-_kroi_i_vitakut_(1)-490x320

Nga Express

Policia e EULEX-it vazhdon të jetë e barrikaduar në lagjen Kroi i Vitakut, duke mos lejuar rindërtimin e shtëpive shqiptare, ndërkohë që pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës sot janë tërhequr.

Ditëve të kaluara, kordoni i Policisë së Kosovës nga stacioni veri, printe në bllokimin e rrugës që shpie në lokalitetin e vitakëve në veri të Mitrovicës, ku punëtorët shqiptarë kishin nisur të rindërtojnë shtëpitë.

Banorët e lagjes, ashtu sikurse edhe punëtorët e kompanisë ndërtimore që ka marrë përsipër rindërtimin e pronave shqiptare, edhe sot në mëngjes ia kanë mësyrë “Kroit të Vitakut”, por nuk janë lejuar që të kthehen tek shtëpitë e tyre, raporton KosovaLive.

Derisa banorët e lagjes po presin ndonjë vendim nga institucionet për lejimin e fillimit të pastrimit të rrënojave të shtëpive të tyre, të djegura nga forcat serbe gjatë luftës, punëtorët shqiptarë kanë vazhduar punët në anën tjetër të lagjes, në afërsi të të cilëve punojnë edhe serbët në rindërtimin e pronave të blera nga shqiptarët, pa pasur problem nga askush.

Përfaqësues të kompanisë “ISO 999”, thonë se në një pjesë të lagjes, punët janë duke shkuar mirë, ndërkaq në anën tjetër nuk i kanë lejuar të depërtojnë policia e EULEX-it.

Përfaqësues të institucioneve qendrore dhe atyre komunale, thonë se janë të vendosur në vazhdimin e këtij procesi edhe te vitakët, por që këto deri më tani mbesin vetëm pohime deklarative, shkruan KosovaLive.

Drejtori për infrastrukturë në komunën e Mitrovicës, Rasim Veseli, ka përsëritur se për këtë proces kanë mbështetjen e plotë të qeverisë, duke shpresuar se shumë shpejt do të fillojë rindërtimi edhe te vitakët
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi