Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beka: Togeri i arrestuar, Zeqiri nuk është përfshirë në rastin Dajti

Shko poshtë

Beka: Togeri i arrestuar, Zeqiri nuk është përfshirë në rastin Dajti Empty Beka: Togeri i arrestuar, Zeqiri nuk është përfshirë në rastin Dajti

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 9:08 pm

Beka: Togeri i arrestuar, Zeqiri nuk është përfshirë në rastin Dajti

Bota sot
Zyrtarët e Policisë mohuan spekulimet se togeri i arrestuar dje, Sejdi Zeqiri të ketë strehuar ndonjë të dyshuar në lidhje me rastin Dajti të Shqipërisë.


Beka: Togeri i arrestuar, Zeqiri nuk është përfshirë në rastin Dajti BEKA
Zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka


Zyrtarët e Policisë së Kosovës theksuan se do të përkujdesen maksimalisht që të mos ketë prishje të rendit dhe qetësisë në pjesën veriore të Kosovës, kurse konfirmuan edhe arrestimin e dy personave, Rrahman. K dhe Blerim për një vjedhje të rendë dhe mohuan spekulimet se togeri i arrestuar dje, Sejdi Zeqiri të ketë strehuar ndonjë të dyshuar në lidhje me rastin Dajti të Shqipërisë. Katër ditë më parë në stacionin policor jugu ishte raportuar një rast vjedhje e veturës dhe ankuesi kishte përcjell të dhënat e automjetit të tij të tipi Chevrolet me targa KS, i cili ishte vjedhur në të njëjtën datë.
Zyrtarët policor tregojnë se viktima pas vjedhjes së veturës së tij kishte pranuar një thirrje telefonike nga persona të dyshuar të cilët i kanë folur viktimës në gjuhën serbe duke i kërkuar edhe 7 mijë euro për t'i kthyer veturën të njëjtit.Duke dhënë detajet e rastit në fjalë, zëdhënësi i policisë, Arbër Beka tha se në koordinim të plotë me prokurorinë në Prishtinë, hetuesit e Drejtorisë Kundër krimit të organizuar kishin marrë autorizimet për masat e fshehta të hetimit dhe simulim të veprës duke kontaktuar drejtpërdrejtë me personat e dyshuar për vjedhjen e makinës.
Arrestohen personat e dyshuar
"Operacioni ndërmerret me datën 26 të këtij muaji në Mitrovicë në lagjen e Iliridës, në afërsi të urës së Suodollit. Personat e dyshuar vijnë për të kontaktuar me viktimën që në këtë rast viktima ishte zyrtar policor, të cilët edhe arrestojnë personat e dyshuar. Personat e arrestuar janë Rrahman K. (1981), shtetas kosovar shqiptar, si dhe Blerim B. (1982) shtetas kosovar shqiptar", konfirmoi Beka.
Ai tregoi se në këtë operacion policor për arrestimin e personave të dyshuar ishte angazhuar edhe Njësiti Special Intervenues - NJSI, i njohur ndryshe edhe si FIT.
Zëdhënësi Beka shtoi se pas arrestimit të personave të dyshuar, hetuesit kishin marrë edhe informatën për vendndodhjen e veturës, e cila më vonë është gjetur dhe konfiskuar nga policia në afërsi të shkollës së mesme të ulët "Meto Bajraktari", në rrugën Josip Rela në Prishtinë.Ndërkaq, zyrtarët e PK-së kanë hedhur poshte spekulimet se kinse arrestimi i komandantit të stacionit policor në Kastriot, Sejdi Zeqiri është bërë për lidhje e strehim të ndonjë të dyshuari nga rasti Dajti i Shqipërisë.
Beka ka thënë se njësia e hetimeve rajonale me urdhër të prokurorit publik të qarkut ka arrestuar komandantin e stacionit policor në Kastriot, Sejdi Zeqirin, nën dyshimin e bazuar se ka shpërdoruar detyrën zyrtare dhe për marrje të ryshfetit.
Togeri është arrestuar për shpërdorim dhe ryshfet
"Nuk është e vërtetë se togeri i arrestuar ka strehuar ndonjë të dyshuar sa i përket rastit Dajti që ka ndodhur ditë më herët në Durrës të Shqipërisë. Do me thënë nuk janë të vërteta ato që janë publikuar në një të përditshme kosovare sot. Togeri është arrestuar me dyshimin e bazuar dhe me urdhër të prokurorit publik për shpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe me dyshimin për marrje të ryshfetit. Në ndërkohë, me siguri që gjatë ditës së sotme do të dërgohet pranë organeve të drejtësisë", pohoi ai.Lidhur me situatën në pjesën veriore të Kosovës edhe pse kanë ndodhur disa incidente dhe është shkaktuar një tollovi nga veprimet e policëve serb, zyrtarët e Policisë së Kosovës theksuan se do të përkujdesen maksimalisht që të mos ketë prishje të rendit dhe qetësisë atje.
"Eshtë e rëndësishme të ceket se gjatë dy ditëve të fundit nuk kemi pasur perona të lënduar, nuk është shënuar asnjë incident, pikësëpari procesi i rindërtimit me siguri se do të vazhdoj ditëve në vijim, nuk mund të cekim ditën se kur. Mirëpo, sa i përket përgjegjësisë së policisë, ne do të përkujdesemi që të mos ketë prishje të rendit dhe qetësisë publike, të mos ketë incidente dhe të mos ketë persona të lënduar", është shprehur Beka. Sipas tij, zinxhiri komandues i Policisë së Kosovës mbetet unik dhe këtu nuk ka asnjë dyshim se mund të jetë ndryshe, kurse për veprimet e policëve serb do të bëhet një shikim i detajuar për të parë nese ka pasur ndonjë devijim. "Zinxhiri unik komandues ashtu siç është paraparë me ligjin për policinë. Në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë është duke u bërë një vlerësim sa i përket veprimeve policore në veri të Mitrovicës që janë ndërmarrë. Në rast se rezultatet e këtij vlerësimi tregojnë se ka pasur ndonjë devijim sa i përket zinxhirit komandues, atëherë do të formohet një ekip i veçantë hetimor, ose rasti do të përcillet tek Inspektorati Policor i Kosovës", theksoi Beka.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi