Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndëshkohen për cenimin e sovranitetit të 1244-shit

Shko poshtë

Ndëshkohen për cenimin e sovranitetit të 1244-shit Empty Ndëshkohen për cenimin e sovranitetit të 1244-shit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 9:33 pm

Ndëshkohen për cenimin e sovranitetit të 1244-shit

Enver Bytyçi
Rugova i madh e kishte përcaktuar qysh në korrik të vitit 1989, pra plot para 20 vjetësh, se çfarë cilësish duhet të ketë "shqiptari i ndershëm", sipas regjimit serb. Atë kohë Ai i thoshte revistës "Mladina" të Lubjanës se sipas regjimit serb, "Shqiptari i ndershëm është analfabet, punëtor apo fshatar pa tokë, pastrues e para së gjithash servil dhe i dëgjueshëm. Nëse rastësisht di të shkruajë e të lexojë, ndershmëria e tij pra mbetet me të, aq sa e shan popullin e vet".




Ndëshkohen për cenimin e sovranitetit të 1244-shit VENDD
Servilë
“Partneret” serbo-neutral kanë kohë që duan ta krijojnë një kësisoj shqiptari servil e të dëgjueshëm, sepse nuk i kanë mbaruar punët me Kosovën. Ende nuk e kanë "rrumbullakosë" planin e shkombëtarizimit, madje nuk ia kanë vu asaj as kufijtë shtetërorë.
800 mijë
Me siguri që "gjykatësit e ndershëm” janë arsyetuar se nuk janë shumë, vetëm 20 të rinj. A nuk i kishte dënuar që kur dihet me burgime të shkurtra e të gjata 800 mijë shqiptarë?! S'ka rëndësi nëse këta 800 mijë ishin dënuar gjatë dhjetë vjetëve e këta 20 në një ditë.



Me datën 25 gusht policia arrestoi 21 të rinj të lëvizjes "Vetëvendosja". Të enjten më 27 gusht gjykata e qarkut të Prishtinës i dënoi me 30 ditë paraburgim. Paraburgim, jo burg. Se burgu “dallon” nga paraburgimi. Pas një muaji, nëse do të merren vesh “partnerët” që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, ata do të mbahen përsëri në paraburgim, derisa të arrihet marrëveshja midis “partnerëve” Beograd-Mitrovicë. Akuza: Mbrojnë pavarësinë e Kosovës, e kjo do të thotë "janë irredentistë", "separatistë", "kriminelë", siç i quan komunikata e EULEX-it. Dhe akuza vazhdon: Cenojnë pasurinë (veturat) e Kushtetutës rezervë 1244-ës, pra, sovranitetin e Serbisë, e cila si trashëgimtare e Federatës po ia merr nja dy miliardë dollarë Kosovës (si borxh i federatës).
Njëzet e një djemtë trima janë paraqitur para një ose tre gjykatësve shqiptarë. Të njëzet djemtë ky ose këta gjykatësit "shqiptarë të ndershëm" i kanë dënuar, jo jo me burg, por me paraburgim. Pak, 30 ditë, se kaq ditë i duhen prokurorit hetues të provojë se djemtë e "Vetëvendosjes" nuk janë "shqiptarë të ndershëm". Më pas të shohim: Nëse bëhen "shqiptarë të ndershëm", nëse dëgjojnë çfarë thonë “partnerët” serbo-neutral, dhe gramafonët e tyre kosovarë në Prishtinën, atëherë mund t'i nxjerrin prej biruce. Ama, nëse vazhdojnë ta kenë kokën dru e nuk bëhen "shqiptarë të ndershëm", atëherë nuk dihet sa shkon dënimi. Gjykata vazhdon ende të punojë me ligjet e Serbisë dhe dënimi është i rëndë për ata që cenojnë rendin e Kushtetutës 1244-ë. Jo për gjë, po kjo 1244-shi i EULEX-it nuk i njeh, është neutrale ndaj ligjeve kushtetuese të Kosovës së pavarur, punon vetëm me ato të sistemit para dhe pas kumanovian.
Rugova i madh e kishte përcaktuar qysh në korrik të vitit 1989, pra plot para 20 vjetësh, se çfarë cilësish duhet të ketë "shqiptari i ndershëm", sipas regjimit serb. Atë kohë Ai i thoshte revistës "Mladina" të Lubjanës se sipas regjimit serb, "Shqiptari i ndershëm është analfabet, punëtor apo fshatar pa tokë, pastrues e para së gjithash servil dhe i dëgjueshëm. Nëse rastësisht di të shkruajë e të lexojë, ndershmëria e tij pra mbetet me të, aq sa e shan popullin e vet".
“Partneret” serbo-neutral kanë kohë që duan ta krijojnë një kësisoj shqiptari servil e të dëgjueshëm, sepse nuk i kanë mbaruar punët me Kosovën. Ende nuk e kanë "rrumbullakosë" planin e shkombëtarizimit, madje nuk ia kanë vu asaj as kufijtë shtetërorë. Për “partneret” neutralo-serbë Kosova ka vetëm kufij administrativë. Dhe këta kufij nuk mund t'i ruajnë policët e Kosovës, as ata "të ndershmit". Policët e Kosovës nuk munden t'u afrohen, jo më t'i gjuajnë me shkop kriminelët e terroristët serbë që kallin granata, gjuajnë me bomba, qëllojnë me armë, vrasin e plagosin shqiptarë, rrëzojnë mure banesash, bëjnë krime të atilla, po me atë guximin që u jepte Beogradi, "kaq me trimëri" t'i bëjnë. I bëjnë këto se guximin ua ka gardiani neutral, Ai ua ka bërë me sy: "Sulmoni, digjni, shkatërroni, gjuani se jemi ne këtu. E sa të jemi ne, policët e Kosovës nuk kanë punë me ju, shteti i Kosovës nuk mbërrin deri tek ju, prangat dhe shkopinjtë nuk ju prekin juve".
I shkreti shqiptar pandershëm! Nuk iu nda shkopi, as burgu, as dhuna, as poshtërimi. Si i pandershëm ky shqiptari i "Vetëvendosjes", në të cilën agjencia gjermane e lajmeve DPA thoshte se bëjnë pjesë më shumë se dhjetë mijë të rinj, të cilët duhet burgosë, duhet shtruar në dru, duhet sakatu. "T'u thyhen gjymtyrët" – shkelmojnë grushtojnë djemtë e ri shqiptarë, këta policët e 1244-ës. "A s’u thyet këmbët”, mund të hakërrehet oficeri i policisë. Secili zi e ma zi, keq e ma keq. Më pas këta policët serbë të “neutralëve” dhe "policët e ndershëm" të Kosovës do të mblidhen e do të kallxojnë barsoleta për atë "shiptarin", si në bujtinat e dikurshme të Beogradit.
Po gjykatësi a gjykatësit shqiptarë nuk kanë përdorur shkopinjtë që përdorën policët shqiptarë. I kanë futë në kotar dhe ua kanë shqiptuar me kënaqësi nga 30 ditë paraburgim. Domethënë nuk dihet se sa do të jetë prapaburgimi. Është marrë vesh vetëm kjo pjesa e parë.
Me siguri që "gjykatësit e ndershëm” janë arsyetuar se nuk janë shumë, vetëm 20 të rinj. A nuk i kishte dënuar që kur dihet me burgime të shkurtra e të gjata 800 mijë shqiptarë?! S'ka rëndësi nëse këta 800 mijë ishin dënuar gjatë dhjetë vjetëve e këta 20 në një ditë. Ndërsa këta policët e gjykatësit e 1244-ës tash ia kanë nisë, se patën pushuar nja një vit e gjysmë, qysh kur i patën vra, plagosë e arrestuar më dhjetëra prej këtyre djemve, me akuzën "për krime", "terrorizëm", irredentizëm", "seperatizëm", alkimizëm. Kështu që sa ka nisë. Edhe dhjetë vjet sa ka pas kohë Miloshi, këta serbët “neutral” kanë për t’i dënuar një milion shqiptarë. Mjafton të ngrenë dy gishtat lart. Mjafton t'ia hedhin një pështymë veturës së policit “neutral”. E pse mos të jetë kështu: Policët e Kosovës në vend që ta ruajnë Kushtetutën, rendin, sovranitetin e Kosovës, ruajnë policët dhe makinat e policëve që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Prandaj kanë ardhur ata në Kosovë, duke e ditur se do t’i mbrojë "policia dhe gjykata e ndershme" e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi