Shqipëria: Trashëgimia e Stalinit
Faqja 1 e 1
Shqipëria: Trashëgimia e Stalinit
Artikulli i vitit 1961 i revistës amerikane "Time", ndërsa Shqipëria sapo kishte lënë pas krahëve prishjen e madhe me rusët
"Përveç njerëzve me uniformë, Tirana mbytet nga oficerët e veshur civilë të Sigurimit"
Nga Armand Plaka
E irrituar që Shqipëria "me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik", Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin e saj në Tiranë të ngarkonte valixhet e të nisej në shtëpi. Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë u urdhërua gjithashtu të linte Moskën, ndërsa të dyja vendet këmbyen akuza të ndërsjella, se kishin spiunuar e përgjuar ambasadat respektive. Ishte hera e parë që dy kombe të kuqe ndërprisnin marrëdhëniet diplomatike (madje as në vitin 1948, kur Stalini pati atë prishje spektakolare me Jugosllavinë e Marshall Titos, nuk u ndërprenë lidhjet diplomatike). Qëkurse në Kongresin e 22-të të PBBRSS, kur Hrushovi në mënyrë publike denoncoi Shqipërinë për shpërfilljen që ajo i kishte bërë direktivave antistaliniste, vendi i vogël u bë kështu "surrogato", ku Moska e Pekini shtrydhën konfliktet e tyre. Duke u ndarë zyrtarisht me Shqipërinë, Hrushovi tashmë po përpiqet të pajtohet me Pekinin, duke mos e detyruar Kinën e Kuqe as të afrohet e as të thellojë ndarjen që ekziston mes tyre. Ndërkohë, Shqipëria me tone të larta vazhdon të sfidojë Moskën si enklava e fundit e stilit të komunizmit Stalinist në Evropë.
Gjetkë në Evropën komuniste, bustet e portretet, dikur të kudondodhura, janë zhdukur, por vizitorët që e kanë shkelur Shqipërinë kohët e fundit, ku bie në sy sidomos një grup gazetarësh gjermanë, akoma gjejnë portrete dhe metodat e vjetra të Stalinit - në karakatinën e harruar të Ballkanit. Në kryeqytetin e vendit, Tiranë, në sheshin e gjerë "Skënderbej", shihen tre policë trafiku në detyrë, të veshur me uniforma të bardha — por për ta nuk ka fare trafik për të drejtuar. Ushtarë e policë të armatosur rëndë rrinë para ministrive e ambasadave, në cepat e rrugëve, në parqe, përballë dhe pas hoteleve. Të tjerë roje mbajnë në duar automatikë dhe ecin para rezidencave të zyrtarëve kryesorë të Kuq për t‘i mbrojtur ata nga "admiruesit tepër entuziastë".
Përveç njerëzve me uniformë, Tirana mbytet nga njerëzit me kostume civile të Sigurimit, policia sekrete e Shqipërisë, metodat e hetimit të të cilës, variojnë nga përdorimi i gjarpërinjve të helmatisur, deri tek elektroshoku që e tund mirë të burgosurin, kur ai përpiqet të ngrihet apo të ulet. Sipas një raporti të OKB-së, 80000 nga 1700000 banorë që ka Shqipëria, janë deportuar në kampe përqendrimi që nga viti 1945 deri në 1956-ën dhe 16000 prej tyre kanë vdekur atje. Vjeshtën e shkuar, një grup prej dhjetëra oficerësh të Ushtrisë së Marinës Shqiptare, dolën para një gjyqi të improvizuar, në një nga mjediset e përshtatura si gjykatë te kinema "Partizani", duke u akuzuar si spiunë prosovjetikë. U gjendën fajtorë e u dërguan menjëherë drejt një vendi të braktisur aty pranë dhe u ekzekutuan nga një skuadër pushkatimi.
Për një turist të rastësishëm, Sigurimi duket më shumë komik se i efektshëm e vdekjeprurës. Toga të tëra të përbëra nga dy persona u bëjnë hije, ndërsa u ecin vizitorëve të huaj. Çdo përpjekje për të folur me një shqiptar të zakonshëm, dështon, pasi këtyre të fundit, nuk u vjen zëri, ngaqë marrin ndonjë paralajmërim me një shtytje të vogël në shpatull nga agjentët. Një turist në plazhin e Durrësit ia doli t‘u shmangej përndjekjes së tyre, duke notuar larg për të takuar një vajzë shqiptare me bikini. Vajza, duke ecur në ujë, tha: "Unë do të doja të flisja gjatë me ju, por ju duhet të dini se në këtë vend, kjo është e pamundur".
Vizitorët rrallë dallojnë ndonjë tendencë nga ana e shqiptarëve për të kritikuar qeverinë apo të denoncojnë prapambetjen e vendit — dhe Sigurimi nuk është e vetmja arsye për këtë. Tradicionalisht krenarë, dyshues për të huajt, të mbushur me një mentalitet klanor, shqiptarët refuzojnë të ankohen për vendin e tyre me këmbëngulje. "Kjo është dhe përseja e kësaj pune", pra që shumica e shqiptarëve do të belbëzonin e ulnin kokën kur të binte fjala për kësi gjërash, duke të thënë: "Ju duhet të na kuptoni…!!!"
I njëjti mentalitet kombëtar është shfaqur vazhdimisht edhe te lideri i Kuq, Enver Hoxha, dhe përfaqëson kështu shumë nga karakteri e tij.
Shqiptarët kanë një prirje mesdhetare për fjalime të zjarrta e plot ton denoncues dhe Hoxha është i njohur mirë, madje edhe ndër armiqtë e tij, si një mjeshtër i kësaj lloj oratorie. I gjatë, i pashëm, me flokë të shtrira e të shkëlqyeshme, që tashmë po i thinjen, Hoxha korr duartrokitje të forta për sharjet e tij ndaj Hrushovit.
Portreti i Hoxhës është varur thuajse në çdo mur në vend. Profili i tij shihet edhe te monedha kombëtare e Shqipërisë, Leku, dhe në mbledhjet e Komitetit Qendror të PPSH-së (ku shumica e anëtarëve të tij janë të lidhur me njëri-tjetrin, edhe me udhëheqësin në lidhje gjaku apo martesore). Hoxha flet nga një podium i zbukuruar me një bust allçie të tijin. Ashtu sikurse dhe vendi i tij, Hoxha fsheh plot surpriza. Në vend që të ishte një shef me prejardhje malësore e të ashpër, ai në fakt është një ish-mësues shkolle dhe ka qenë i biri i llastuar i një tregtari të mirë mysliman. Megjithëse ai kishte mentalitetin e një "garipi", mënyrat e tij janë ato të një borgjezi të edukuar dhe reflektojnë arsimimin e tij në universitetet e Francës e të Belgjikës.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hoxha bashkoi lidershipin e grupeve guerile komuniste dhe jo vetëm që çliroi Shqipërinë nga pushtuesit italianë, por edhe eliminoi grupet rivale guerile në vend. Ai po ashtu eliminoi zërat kundër brenda radhëve të partisë së tij — e si rrjedhojë, sot, nga 14 anëtarë që përbënin dikur Komitetin Qendror të Partisë, Hoxha është i vetmi që ka mbijetuar.
Regjimi i tij i mbyllur Stalinist ka bërë pak për të ngritur ekonominë e dobët shqiptare. Ato pak rrugë të shtruara dhe disa ndërtesa të mëdha që janë ndërtuar, janë relike të pushtimit italian. Gjithashtu, aty nuk ka as makina e autobusë privatë; shqiptarët udhëtojnë nga fshati në fshat me gomar ose në kamionë të hapur. Hekurudha e vetme e shtruar është vetëm 70 milje e gjatë dhe porti i vetëm detar në vend, Durrësi, mund të përpunojë një anije në ditë.
Kontrasti më i madh është ai mes varfërisë së masave e luksit grotesk të elitës komuniste. Nuk ka shtresë të mesme mes fshatarit me karrocë me gomar dhe shoferit që nget "Mercedes" nga ofiçina shtetërore. Toka bujqësore thuajse është totalisht e kolektivizuar dhe shumë fshatarë paguhen praktikisht me lekë e me premtime. Tirana ka një stacion TV, që transmeton për një total prej 200 televizorësh në vend, të cilët zotërohen nga zyrtarët e partisë. Punëtorët shqiptarë arnojnë vrimat në pantallonat e tyre me copa leckash të gomuara, por në "jet class"-in e ri "djemtë mbajnë veshur kostume me prerje italiane dhe vajzat mbajnë fustane mbrëmjeje që të lenë mbresa".
Teknikët sovjetikë e ato të vendeve të tjera satelite, janë zëvendësuar nga ata kinezë që nga prishja me Moskën. Kinezët marrin të njëjtat rroga si kolegët e tyre shqiptarë dhe e kalojnë kohën e lirë në mënyrë të devotshme, duke studiuar gjuhën e vështirë të vendasve, por shumica e shqiptarëve ksenofobë i shohin ata si të sapodalë nga kopshti zoologjik. Filmat kinezë shfaqen në kinema të panumërta të hapura (një vizitor komentonte se Shqipëria ka "kinema të lëvizshme për kalimtarët") dhe në errësirë studentët e fishkëllejnë shpesh propagandën e verbër zyrtare.
Shqipëria, në mënyrë të vazhdueshme, është përballur me fqinjë fuqishëm, duke ia nisur qysh nga Roma, te Perandoria Bizantine e deri te turqit. Madje, edhe nën komunizëm duket se s‘ka humbur asgjë nga talenti i saj për të pasur komplekse ndaj pavëmendshmërisë.
Por, nëse Enver Hoxha do të vazhdojë apo jo me këtë mënyrë, kjo varet tashmë jo prej tij, por prej Kinës së Kuqe, që ndodhet larg. Për sa i përket kësaj çështje, kjo nuk përbën nënshtrim të Shqipërisë ndaj Hrushovit, por ndaj Pekinit. Për kohën në të cilën po flasim, Hoxha ka vazhduar ta denoncojë Hrushovin si tradhtar i Marksizmit, ndërsa "Peking Review" e Kinës së Kuqe proklamonte me të madhe se: "Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë si një shkëmb graniti, duke mbetur kështjella e vetme në Evropën Juglindore e kampit socialist".
Ky artikull është marrë nga arkiva e revistës "Time", e premte, 22 dhjetor, 1961
G. Shqip, 27/09/2006
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi