Një Kadare histolog, jeta përkrah gjeniut të letërsisë
Faqja 1 e 1

TIRANE - Ka ditur të bëhet i njohur dhe njeri i respektuar në profesionin që mbulon. Por vetëm për njerëzit që iu shërben pasi profesioni i mjekut nuk mund ta bëjë kurrë të famshëm sa vëllai i tij. Tashmë mendon se ka realizuar ëndrrën e tij duke ndërtuar laboratorin që gjithmonë e ka dëshiruar ndërsa kohën e lirë e shfrytëzon për të lexuar vetëm librat e vëllait, (ndonjëherë edhe Dritëroin pasi edhe atë e pëlqen). Bëhet fjalë për Prof. Dr. Shahin Kadare, mjek histolog i cili në intervistën për "Shekullin" rrëfen pasionin e tij për mjekësinë dhe lidhjet me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. Ndërkohë ai flet edhe për pozitën e tyre në kohën e komunizmit dhe nuk e përjashton veten nga të kërcënuarit e kohës, e gjitha vetëm për faktin e librave të vëllait të tij.
Përse iu futët rrugës së mjekësisë, ishte dëshira juaj apo ju nxitën të afërmit?
Sigurisht që ka qenë dëshira ime. Në atë kohë por edhe tani profesioni i mjekut mbetet një nga profesionet më të lakmuara nga njerëzit. Mbaj mend kur bënim ato hartimet me temë se çfarë do të bëheshim kur të rriteshim, pothuajse 80 përqind shkruanim se do të bëhemi mjek. Por në fakt nuk është se ka qenë tamam një zgjedhje pasi në atë kohë kur ne kemi filluar universitetin nuk mund të zgjidheshin fakultetet dhe praktikisht përcaktoheshin nga Komitetet Ekzekutive nga ato që quhen sot bashki. Kështu që e konsideroj një fat që qëlloi të vazhdoja mjekësi.
Përveç profesionit të mjekut keni patur dëshirë ndonjë profesion tjetër që të vazhdoni në jetë?
Mund të them jo. Praktikisht profesioni i mjekut ishte e vetmja dëshirë dhe për fat aty më caktuan.
Sa i takon zgjedhjes së këtij profesionit keni patur mbështetjen e familjarëve, qoftë edhe mbështetje morale?
Jo, nuk e kam patur mbështetjen e prindërve pasi nuk kanë patur mundësi. Babai ka qenë një punëtor i thjeshtë, nuk ka patur asnjë funksion të rëndësishëm administrativ apo shtetëror dhe nuk ka patur mundësi të më ndihmonte. Në atë kohë për të fituar një të drejtë studimi për mjekësi duhej të kishe nota shumë të mira, kriter ky që unë e plotësoja por kjo nuk përbënte kushtin e vetëm pasi kishte edhe plot rrethana të tjera.
Si e priti vëllai juaj vendimin për të vazhduar profesionin e mjekut, profesion ky krejt i kundërt me atë të shkrimtarit?
Në atë kohë ai ishte shkrimtar i njohur në Shqipëri po ende jo në botë pasi veprat e tij nuk lejoheshin të botoheshin në vendet e huaja. Ai vazhdonte studimet në Moskë në atë kohë dhe është kthyer në vitin 1960 tamam viti kur unë u caktova në fakultet. Natyrisht që e priti mirë këtë vendim duke thënë se ishte e rëndësishme që të kishim të paktën një mjek në familje për të zgjidhur problemet shëndetësore që mund të krijoheshin. Por nuk ka ndikuar në këtë vendim.
Po nga letërsia a keni patur prirje dhe a keni menduar të shkruani ndonjëherë?
Praktikisht të gjithë njerëzit në moshën e adoleshencës dhe në moshën e hershme rinore kanë qejf të shkruajnë dhe provojnë të shkruajnë dhe unë natyrisht që nuk kam bërë përjashtim. Por me kohën kuptohet që nuk e vazhdova pasi nuk kisha ndonjë talent në këtë fushë.
Vëllai juaj lexonte ndonjë gjë nga ato provat që bënit ju për të shkruajtur?
Natyrisht që jo. Unë lexoja veprat e zotit Kadare por ai asnjëherë të miat sepse unë praktikisht nuk shkruaj gjë.
Profesionin e mjekut apo të shkrimtarit e keni të trashëguar nga ndonjë i afërm?
Jo në fakt unë nuk di asnjë të afërm që të ketë qenë mjek madje as shkrimtar përveç zotit Kadare. Di që të afërmit e mi më shumë kanë qenë juristë apo kanë punuar në sistemin e drejtësisë me çfarë më kanë thënë prindërit. Me sa di unë Ismaili është i vetmi shkrimtar në fisin tonë.
Fakti që jeni vëllai i një personaliteti të njohur jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë dhe mbani të njëjtin mbiemër, a ju ndihmon dhe a ju pyesin njerëz që nuk iu njohin nëse keni lidhje me zotin Ismail Kadare?
Po në fakt sapo më dëgjojnë mbiemrin njerëzit pyesin nëse kam ndonjë lidhje me zotin Kadare. Por nuk mendoj se ka ndonjë ndikim të veçantë në punën që unë bëj. Në mjekësi nëse nuk ke seriozitet dhe përkushtim dhe nëse nuk e bind të sëmurin që ti i jep atij atë shërbim që ai ka nevojë asnjë faktor tjetër nuk të ndihmon që ai të ketë respekt ndaj teje. Në ndonjë punë tjetër si p.sh gazetar, spiker apo profesion tjetër edhe mund të ndikojë mbiemri por në mjekësi jo pasi duhet të mbështetesh në aftësitë e tua personale për të fituar autoritet dhe respekt ndaj të sëmurëve.
Ju e keni fituar këtë respekt ndaj të sëmurëve?
Mendoj se po.
Lexoni vepra letrare në përgjithësi?
Unë dikur kam lexuar shumë. Nuk e ekzagjeroj të them se kam lexuar çdo libër që dilte në librari. Edhe kur nuk kishte ndonjë libër interesant lexoja ndonjë tjetër fare kot se nuk kisha tjetër. Tashmë mungesa e kohës e kanë kufizuar kohën e lirë për të lexuar kështu që shkrimtarët që unë lexoj janë shumë të paktë.
Cilët shkrimtarë lexoni konkretisht?
Lexoj të gjithë librat e Ismailit
Cila është vepra nga Ismail Kadare që keni më për zemër?
Mua të gjitha veprat e tij më pëlqejnë por atë që kam më për zemër është "Kronikë në gur" sepse në një farë mënyre aty përshkruhet edhe jeta e familjes time në Gjirokastër, aty përshkruhen prindërit e mi, të afërmit tanë, jeta jonë. Është një libër shumë i vërtetë dhe i sinqertë dhe mua më ringjall shumë e shumë kujtime nga fëmijëria e hershme që kam kaluar në Gjirokastër e cila natyrisht është një qytet i veçantë dhe ndiej shumë nostalgji.
Përveç vëllait tuaj kë lexoni tjetër?
Të them tani se nga shkrimtarët shqiptarë lexoj vetëm Ismailin nuk është e vërtete pasi lexoj edhe Dritëroin. Më pëlqen shumë edhe Dritëroi. Dikur shkrimtar shumë i dashur për mua ka qenë edhe Mitrush Kuteli.
Le t'i rikthehemi edhe një herë profesionit tuaj. Përse keni zgjedhur pikërisht fushën e onkologjisë duke ditur se është edhe disi e vështirë dhe e dhimbshme?
Siç e thashë edhe një herë në kohën tonë ne nuk zgjidhnim. Bënim disa kërkesa dhe herë merreshin parasysh dhe herë nuk merreshin. Praktikisht nuk ka qenë një zgjedhje me kuptimin e mirfilltë të fjalës. Por onkologjia, pavarësisht se ka qenë një degë e vështirë, është dhe e rëndësishme pasi shumë nga sëmundjet tumorale ose parandalohen ose mjekohen. Pra jo gjithmonë është sëmundje fatale pasi 50 përqind e sëmundjeve tumorale që kapen në faza të hershme mjekohen.
Për të mbetur po prapë te profesioni juaj a mund te më thoni ndonjë moment apo ngjarje që ju është ngulitur në kujtesë si më i veçanti?
Në profesionin tonë momente të hidhura ka shumë. Mjeku nuk mund të përjetojë hallet dhe dhimbjet e pacientëve se ndryshe nuk do jetonte dot asnjë vit. Por ama nga dhimbja,vuajtja dhe humbja e çdo pacienti edhe mjeku e vuan një pjesë të asaj dhimbje. Pra ato nuk kalojnë pa lënë një gjurmë të vogël në jetë. Pastaj momente të bukura ka plot sidomos kur ne vendosim një diagnozë të vështirë dhe del me sukses.
E dinë njerëzit që nuk ju njohin se zoti Ismail Kadare ka edhe një vëlla mjek?
Besoj se shumë e dinë. Ne kemi një aktivitet që është i shtrirë në gjithë vendin
Po kujtimi më i veçantë që ju është ngulitur në mendje me familjarët dhe sidomos me vëllain tuaj?
Njeriu ka plot momente të bukura ne jete sidomos me familjarët por zakonisht ato që lënë gjurmë janë momente të hidhura dhe të vështira. Ka shumë por nuk më kujtohet ndonjë moment i veçantë.
Në kohën e komunizmit motra juaj Kadrie Kadare e arsimuar në Rusi u dyshua nga sistemi se bashkëpunonte me rusët për shkak të shoqërisë që kishte me ruset. A ju shkaktoi probleme në atë kohë?
Në kohën e komunizmit gjithnjë ishe i kërcënuar. Më i kërcënuar unë isha nga fakti i librave të Ismailit se sa nga çdo gjë tjetër. Edhe fati i Kadries lidhej me librat e Ismailit. Nëse ai do binte, do rrëzohej, do goditej nga sistemi edhe ne do goditeshim si ai. Kështu funksiononte në atë kohë. Ose ai do kursehej nga shteti qoftë për interesat e veta qoftë edhe për faktin se u bë i njohur në botë. Mund të kujtoj se momente të vështira kanë qenë kur u botua libri "Dimri i Vetmisë së Madhe" i cili pati një reagim shumë të ashpër nga njerëzit e pushtetit dhe partisë duke e cilësuar si një vepër që donte të godiste në mënyrë të kamufluar pushtetin dhe ta diskretitonte atë. Për ne ka qenë një periudhë e vështirë e cila erdhi duke u qetësuar me kohën.
Po fëmijët tuaj kanë vazhduar në rrugën tuaj si mjek apo rrugën e letërsisë si zoti Kadare?
Jo në fakt nuk kanë lidhje fare me këto profesione. Djali ka mbaruar universitetin shkëlqyeshëm për ekonomi në Londër dhe punon në një nga bankat më të rëndësishme në Londër. Është punëtor dhe serioz. Ai nuk deshi kurrë që të vazhdonte mjekësi. Ndërsa vajza studion për Shkenca Politike.
Në familjen tuaj vihet re që asnjëri nuk ka ndjekur rrugën e tjetrit dhe jeni të specializuar në fusha të ndryshme. Pak e habitshme!
Në fakt keni të drejtë. Ka secili një pavarësi të veten dhe nuk ndikohet aspak se çfarë janë familjarët. Secili bën atë që pëlqen dhe di të bëjë. Kjo besoj se është e mirë pasi kemi një mozaik profesionesh në familje.
Cilat janë projektet tuja?
Mendoj se kam realizuar ëndrrën time dhe për këtë kam punuar shumë. Eshtë ky laborator privat të cilin jam munduar ta bëj bashkëkohor. E kam realizuar me shumë sakrifica dhe e kam bërë për pasionin tim. Shpresoj të më kthejë edhe anën financiare pasi kam shpenzuar shumë për të. E kam dashur shumë një laborator të përparuar që të kryhen shumë ekzaminime që nuk bëhen këtu në Shqipëri. Shpresoj që të kem jetë dhe shëndet që ta gëzoj dhe të ndihmoj me profesionin tim.

Shekulli
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi