Agim Vuniqi: Serbët versus shqiptarëve, a janë shqiptarët komb shtetformues...
Faqja 1 e 1

Serbët versus shqiptarëve, a janë shqiptarët komb shtetformues në Kosovë?
Çfarë tha kryeministri për respektimin e ligjeve dhe barabarësinë e qytetarëve të Kosovës, nuk tha gjë, por ai vazhdimisht thekson se ligji është i barabartë për të gjithë qytetarët, e si mos të ndihet i diskriminuar ish kolegu im i punës Rexhep Maloku inxhinier i mekanikës dhe bashkëshortja e tij Merita…
Nga Agim Vuniqi
Për të gjithë ata që besojnë se nuk ka standarde të dyfishta në Kosovë -në lidhje me serbët përballë shqiptarëve, duhet gjetur një shembull konkret i të menduarit kreativ:
Çfarë tha Thaçi kur realizoi projektin e dytë të "Programit Jugosllav për kthimin e serbëve e..." le të rikujtohet ai që e shoqëroi Rashiqin, ishte ky rasti i dytë pas Millanit, më herët, në oborrin e të cilit ai pat shqelmuar topin duke u treguar shqiptarëve se e njeh lojën "topkëmbe", aty për aty u shpërblye Millani me traktor, në prezencën e mediave.
Çfarë tha kryeministri për respektimin e ligjeve dhe barabarësinë e qytetarëve të Kosovës, nuk tha gjë, por ai vazhdimisht thekson se ligji është i barabartë për të gjithë qytetarët, e si mos të ndihet i diskriminuar ish kolegu im i punës Rexhep Maloku inxhinier i mekanikës dhe bashkëshortja e tij Merita po ashtu të kryer Akademinë e Arteve me përvojë tridhjetë e më tepër vjet, punëtorë në KEK, të cilët janë akoma qiraxhinj.
Çka do t'u thoshte kryeministri Thaçi atyre, i cili erdhi në pushtet me votat e shqiptarëve. Deri më tash nuk më ka ra të dëgjoj që qeveria serbe ka qenë aq dorëlirë që t'ia ndërtoj shtëpinë ndonjë qytetari shqiptar.
Nuk është problemi aq i thjeshtë sa mendohet, ja një shembull: U bë rrëmujë e debateve shkuarja e presidentit amerikan Obama në New York - Broadway, për të parë shfaqjen e premtuar gjatë zgjedhjeve për zonjën e parë Michele Obama, që si temë kishte jetën e afrikano-amerikanëve në Amerikë, dmth. ishte një manifestim rëndësishëm kulturor i afrikano-amerikanëve; ai u kritikua pareshtur meqë shfrytëzoi helikopterin "Air Force One" për qëllim dëfrimi.
U hapën debatet e zjarrta për të drejtat e presidentit, për shfrytëzimin e taksave të qytetarëve, pat edhe asi që mbështetnin presidentin Obama, por në një kohë tjetër, pas këndelljes së ekonomisë.
Prandaj mbeta i habitur se si kryeministri Thaçi është aq "kavalier" me taksat e shqiptarëve, ata gati janë të vetmit që paguajnë taksat Republikës së Kosovës.
Shkojmë më tej: A nuk do të ishte ky lajm në tregun e mediave, për mosrespektimin e ligjit për të gjithë qytetarët, dhe a nuk është ky diskriminim i hapur? Imagjinoni sa do të gëzohej Rexhepi, bashkëshortja dhe fëmijët e tij nëse kryeministri do ta gëzonte atë siç e gëzoj..., nejse nuk është Rexhepi i vetmi, ka edhe shumë.. shumë të tjerë, që nuk përfituan nga fondi i kryeministrit.
Nuk duhet të jemi edhe aq paragjykues, është kjo një hiperbolë e thjeshtë, jo tregues i vërtetë i karrierës së shquar të kryeministrit dhe sigurisht që nuk është ndjenjë e vërtetë, por njerëzit gjykohen si vepron, e jo si mendon.
Ja edhe një shembull ushtrimi numër dy: Qyteti New Haven në Connecticut u dha zjarrfikësve një provë me idenë për të promovuar më shumë minoritarë në pozitat e togerit dhe kapitenit në departamentin e zjarrfikësve. Një zjarrfikës i bardhë i hendikepuar në nxënien e mësimit studioi gjatë dhe me shumë vështirësi arriti që të kalonte testin së bashku me 18 kolegë të tij të bardhë. Megjithatë, për shkak se vetëm një hispanik dhe një i zi nuk e kaluan provimin, qyteti vendosi të anulojë rezultatet. Të 19-të zjarrfikësit e bardhë paditen qytetin për "diskriminim".
Një shembull i hapur racor u bë kriter i përnjëhershëm për promovim? Jo në bazë të Gjykatës së Apelit ku ishte gjyqtare Sotomayor, e cila mbajti rastin “të troshitur” në një gjykate më të ulët. Lënda tani është përpara Gjykatës së Lartë.
Tash të shtojmë përsëri: Imagjinoni provimin e njëjtë, por pak më ndryshe, një numër i të zive dhe hispanikëve kalojnë, provimin dhe vetëm një i bardhë dhe një aziatik nuk fituan gradë. Imagjinoni New Haven anuloi provimin duke përmendur “disproporcionalitetin e pikëve të ulëta", në bazë etnie; zjarrfikësit e zi dhe hispanikët padisin qytetin për diskriminim.
Këto raste merren si shembull se çfarë tha Sonya Sotomayor, e nominuara e Gjykatës Supreme duke bërë korrelacion për respektimin e ligjeve në lidhje me racën dhe diskriminimin. Këtu edhe fillojnë përballjet në mes konservatorëve dhe liberalëve, por të gjithë kanë kujdes për të dy grupet e mëdha: të zitë dhe hispanikët, ngase votat e tyre munden me qenë vendimtare për karrierën e edhe të bardhëve në kongres.
Unë do të shpresoj që Thaçi si një njeri i mençur, i pasur me përvojë, do të arrijë shumë më shumë nëse për qytetarët realizon më shumë drejtësi, dhe të realizon shtetin e së drejtës, ku të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë para ligjit, jo pra të ndihen shqiptarët të diskriminuar.
Është gjë shumë e thjeshtë të kuptojmë rastin e përfolur, ngase kryeministri është shkolluar në Zvicër dmth. janë tjetërfare kriteret e tij për drejtësinë, por një sistem i mirëfilltë i drejtësisë është i bazuar në një ide shumë të thjeshtë: nëse dy raste identike me një sërë parametrash vijnë përpara një gjykate në Kosovë, në shtetin e së drejtës, duhet të jetë identik rasti i serbit për të cilin qeveria paguajti 14 mijë euro, me rastin e Rexhës.
Se shumica e shqiptarëve e dinë dhe kanë institucion se ky nuk është rasti i vetëm, le të jetë vetëm një rast për qortim-jo padi atyre që i besuan drejtësisë, nuk është çështje e së drejtës, si një urtësi "superiore", ngase ky rast "i duhur" etnik sjellë një përvojë të re të bazuar të quajtur vendim politik, që prek në sedrën etnike të quajtur "diskriminim".

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi