Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Merita Bajraktari McCormack sipas Mihai Antoneskut

Shko poshtë

Merita Bajraktari McCormack sipas Mihai Antoneskut Empty Merita Bajraktari McCormack sipas Mihai Antoneskut

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 11:31 pm

Merita Bajraktari McCormack sipas Mihai Antoneskut U1_MihaiAntonescuVARGJE PËR LUFTËTARË DHE ENGJËJ

(Botuar në Revista nouă, Këmpina, nr. 6/2009)

Nga Mihai Antonescu (Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë)

Femra që e hedh shpirtin kopshtijeve për t’i lulëzuar, dhe e ndjell britmën e bylbilit deri në lulëzim, e meriton ëndrrën që e ëndërronte për të: se si, puthja e saj, nga gjurma e rrugicës e deri në hijen kalimit tim vertikal nëpër gjumë, më mbështolli me një dashuri të pavdekshme. Në një paharresë të saj, dhe të poezisë.

Për Zonjën Merita Bajraktari McCormack, çdo shpirt i ka dritaret e tij, përmes të cilave, duke shikuar përjashta, din të afrojë forma dhe ngjyra, përgjërime e përmallime, me atë forcë të thellë dhe misterioze për ta dashur botën, të cilën gruaja shqiptare din ta posedojë me përmasa të jashtëzakonshme. Vargjet e saja janë kalime të rrëshqitshme mbi vuajtje e plagë, si në një lutje të pafund duke shërruar shëmbëlltyra të dukshme, apo vetëm në kujtime të mbetura, me një talent dhe një tingull absolutisht personal: “Zjarr i shuar, mall i shkuar/ Flakë u bëre ti papritur/ Një shkëndijë a thëngjill/ Brenda teje kishte mbetur./ S’e kam ditur// Motet e shkuar, shirat e dendur,/ Plagët e moçme shpirtin zgjuan!// Oh, mundohem që ta shuaj/ Flakëkuqin por më kot!.../Zemra digjet, përvëlohet,/ Shpirti, me të shkuarën,/ Qenka plot!” (Zjarr i shuar).

Merita Bajraktari McCormack sipas Mihai Antoneskut U1_MeritaBMcCormackNjë çiltërsi specifike vetëm natyrës amtare të gjysmës së universit që s’është bashkuar dikurë, që ka mbetur thuajse vullnetarisht i burgosur në zemrën e poeteshës, pikërisht për ta çrobëruar atëherë kur duhet, për qetësinë e të tjerëve dhe në vargje për ribashkim të rrumbullaktë, këtu, në shkretëtirën e një bote për durim dhe përjetim: “Të lutem, më fal, o zemër/ Sy i bukur, i përlotur/ Mami s’paska ardhur pranë,/ Kur u ule për të shkrojtur!// Por fjalët tua, o shpirt!/ Kaq ëmbël mbi karton shkruar,/ Përgjithmonë zemër, shtëpi/ Përjetë ma kanë zbukuruar!” (Nga poemi Më fal).

Vëllimi Ferestrele sufletului/Dritaret e shpirtit, botuar në Tiranë më 2006, dhe i arritur te ne përmes përkujdesjes dhe përkthimit të poetit Baki Ymeri, është një himn kushtuar dashurisë amtare, dashurisë ndaj bukurisë, ndaj botës dhe atdheut, siç është i ngjashëm himni që vjen nga thellësia e zemrës së një femre që i nënshtrohet lotit dhe mallit, lumturisë kalimtare dhe autentike, si dhe pagjumësisë së fjalëve të praruara në një lutje të paharruar: “Si mund t’i them zemrës hesht?/ Si mund t'i them shpirtit mos vuaj?/ Si mund të ndaloj dorën vargje të thurrë,/ Kur marrëzisht me ty jam dashuruar?” (Si mund t’i them zemrës).

Jam si një pëllumb me flatra të shkruara, deklaron Merita në një moment, duke e rrumbullakësuar në një lot të vetëm një “poem testament” të vërtetë, në të cilën shpirti i ka shembur të gjitha pengesat, ndërsa fjala duket se nuk i mjafton: “Jam si pëllumbi krahëshkruar/ Jam një zog në shtegëtim/ Fluturoj mbi maja malesh/ Mbi detin e vendit tim// Dua të vij, të ulem, të te prek/ Vend shqiponjash i bekuar/ Kam kaq kohë s'te kam parë/ Jam si pëllumbi, larg mërguar// Do të vij të prek dhe gurin/ Të ndjej aromën e bukur/ Luleshqerrat kur të çelin/ Mbi jargavan të shoh një flutur/ Të njom buzen me ujin e kroit/ Ne shqip dy fjale te kembej/ Të kuvendoj gjatë me shoqet/ Gjithçka tënden, o vendi im, të ndjej…” (Jam si një pëllumb krahëshkruar).

Me vargje të këtilla, vetëm për luftëtarë dhe engjëj të shkruara, ligësia nuk mund të na prekë, dhe as urrejtja, të cilën gurët e bëjnë lëmsh dhe e hedhin në humnerë. (Merita Bajraktari McCormack, Ferestrele sufletului/ Dritaret e shpirtit, botuar në gjuhën rumune, Tiranë, 2006).


Për ZSH: Baki Ymeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi