Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I gjen në oborr 14 granata

Shko poshtë

I gjen në oborr 14 granata Empty I gjen në oborr 14 granata

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 12:12 am

I gjen në oborr 14 granata

Nga Express m

Një shtetas shqiptar nga Istogu ka gjetur 14 granata dore në shtëpinë e tij, të cilën e kishte blerë kohë më parë nga një serb i kësaj komune.

Pronari 53-vjeçar, pasi e kishte blerë shtëpinë, të enjten pasdite e ka angazhuar një ekskavator për të pastruar dhe rrafshuar nivelin e oborrit të shtëpisë.

Gjatë punës, derisa ekskavatori ka rrafshuar dheun, në sipërfaqe shfaqen disa granata dore që i vëren pronari i shtëpisë, por për fat asnjëra prej tyre nuk shpërtheu, dhe pastaj ai menjëherë e lajmëroi policinë.

Siç njoftoi të premten policia rajonale e Pejës, në vendin e ngjarjes është përgjigjur menjëherë policia e Istogut, e cila ka njoftuar edhe njësitin e KFOR-it për çminim. Në oborrin e kësaj shtëpie janë gjetur gjithsejtë 14 granata dore, të cilat janë larguar nga aty nga forcat e KFOR-it, ndërkohë që policia ka nisur hetimet që të zbulojë se kush i ka vendosur aty granatat e dorës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi