Mufail Limani:Kamerat dhe mazhoritari
Faqja 1 e 1
Mufail Limani:Kamerat dhe mazhoritari
Kamerat dhe mazhoritari
Në një periudhë historike që pason 17 shkurtin, ngritja e cilësisë së përfaqësimit politik, bashkë me fuqizimin e llogaridhënies personale politike, që gjithsesi i promovon sistemi zgjedhor mazhoritar, më duket se është një zgjidhje jetike
Nga Mufail Limani
Zgjedhjet në Kosovë. Si gjithçka tjetër, as ky formulim te ne nuk është aq i thjeshtë siç duket në shikim të parë.
Cilat zgjedhje në Kosovë? Ato shqiptare? Ose zgjedhjet serbe?
Që në start, duket se tema e vërtetë është nëse ka diçka që do të mund të kuptohej në mënyrë krejt të qartë, pra, pa ndonjë fusnotë akademike, me titullin: “Zgjedhjet në Kosovë”.
Por, në kohën kur në diskursin e politikanëve tanë tashmë është etabluar balanca midis argumenteve teorike, propagandës dhe gjendjes faktike, pra, kur indiferenca është përgjigja e vetme për vazhdimin e procesit të çimentimit formal të copëtimit faktik territorial, edhe në fushën e mbajtjes së zgjedhjeve duket se është shumëfish e kotë që të diskutohet nëse ky shtet ka ose nuk ka zgjedhje të vërteta demokratike.
Ne, thjesht, kemi zgjedhje çfarë kemi – nga pak të lira, nga pak të simuluara dhe, gjithsesi, nga pak të dirigjuara, me një pushtet i cili është saktësisht i tillë çfarë janë edhe zgjedhjet nga të cilat del ai. Pra, ne mund të vendosim që të vazhdojmë të vajtojmë pse s’po arrijmë të jemi shtet normal dhe pse vazhdojmë të mbesim një “çështje ndërkombëtare” edhe pas 17 shkurtit. Por, mua më duket më i dobishëm një diskutim për sistemin tonë zgjedhor sesa vazhdimi i një diskutimi të kotë për horoskopin e politikave globale. Flas për zgjedhjet shqiptare të Kosovës.
E dimë se ky sistem, sistemi proporcional, nuk mund të ndërrohet për zgjedhjet e 15 nëntorit. Por, e dimë se ky sistem, megjithatë, do të mund të ndryshohej në kohën e zgjedhjeve parlamentare.
Sepse, që gjërat të lëvizin nga vendi, që pushteti të kthehet drejt elektoratit, që shteti ta trajtojë popullin si sovran, që mbrojta e interesit nacional të jetë pikë orientuese në ndërtimin e partneriteteve ndërkombëtare - ky sistem zgjedhor patjetër duhet të ndërrojë.
Ky sistem, të tillë çfarë e provuam edhe kur zgjedhjet i mbanim me “lista të mbyllura”, edhe kur, në vazhdim, i mbajtëm me “lista të hapura”, nuk dha rezultate. Sistemi që e kemi nuk ka prodhuar demokraci përfaqësuese. Nuk ka prodhuar as nxitur pluralizmin cilësor politik dhe, rrjedhimisht, as lirinë e vërtetë të zgjidhjeve politike.
Ky sistem e ka kthyer sistemin tonë politik në një përbindësh të paemër dhe të pafytyrë që do ta quaja “demokraci multiklanore”. Ky gjithsesi është një nga versionet e përfolura të “demokraturave” lindore. Sidoqoftë, klanet e mbledhura në kryesi partiake, varësisht nga fuqia e tyre në terren (e që shpesh përkon me praninë e elementeve të banditizmit ordinar), kanë uzurpuar të drejtat politike që, në një vend të lirë, i takojnë ekskluzivisht sovranit.
Me sistemin ekzistues zgjedhor, elektorati i Kosovës nuk vendos thuajse për asgjë. Ajo që kemi tash nga modeli i “demokracisë multiklanore” është, në të vërtetë, një spektakël njëmujor televiziv politik, ku kamerat do të jenë gjithkund - në vizita, pritje, konferenca, mitingje, përurime e përkujtime. Por, siç e morëm vesh të gjithë, në vendvotime nuk do të ketë kamera.
Pse? Pse u mohua një kërkesë legjitime dhe legale opozitare? Pse u shpërfill një kërkesë e cila nuk mund ta dëmtonte askënd që ka synime legjitime elektorale?
Pse na bëjnë të vazhdojmë të mendojmë se zgjedhjet janë një spektakël televiziv dhe se ato s’duhet marrë më seriozisht se kaq?
Sepse, ndryshe do ta mbanin me dhunë pushtetin?
Sepse, është dikush - “shumë i madh “, që në asnjë mënyrë nuk do asgjë tjetër pos reprizës së rezultateve të zgjedhjeve të kaluara? Sepse, vetëm në këtë mënyrë do të mbahet paqja dhe stabiliteti në Kosovë? Nuk e di. Në të vërtetë, askush nuk e di.
Sepse, askush deri sot as që ka dalë me një përgjigje të artikuluar politike pse është kundër vendosjes së kamerave në vendvotime. Dhe, është pikërisht kjo mungesë e nevojës për argumentim publik të një qëndrimi relevant që e bënë heshtjen të jetë, në të vërtetë, një akt i violencës politike. Por, tekefundit, asgjë e çuditshme!
Ky është çmimi i jetës në “demokracinë multiklanore”. Sepse, publiku i tyre i vërtetë nuk jemi ne, të gjithë ne që do të ftohemi më 15 nëntor të marrim pjesë në një spektakël televiziv. Ta them edhe këtë se, për vete, nuk jam edhe aq i pasionuar me kamera në vendvotime.
Thjesht, nuk besoj se është një synim real dhe i logjikshëm që e gjithë jeta politike e një vendi të kthehet në diçka sikur një Big Brother - me kamera të vendosura gjithkah.
Sepse, të gjithë ata që kanë çfarëdo eksperience televizive e dinë se kamera është, megjithatë, e ngjashme me letrën, pra, edhe ajo duron gjithçka. Por, kësaj radhe ishte më shumë punë gjesti.
Një miratim eventual do ta përçonte mesazhin se opozita është partnere legjitime e Qeverisë në përmbushjen e një interesi nacional, çfarë është patjetër kredibliteti i një procesi elektoral. Shkurt, unë besoj se koha është që Kosova ta shqyrtojë sistemin mazhoritar zgjedhur.
Në një periudhë historike që e pason 17 shkurtin, ngritja e cilësisë së përfaqësimit politik, bashkë me fuqizimin e llogaridhënies personale politike, që gjithsesi i promovon sistemi mazhoritar, më duket se është një zgjidhje jetike. Dhe, në fund, sistemi i ri do të jetë ai që do të prodhojë vlera të reja. Po e shohim se ndryshe nuk mundet.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi