Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alfred Papuçiu:Flamuri ka sjellë një Flamur shqiptar

Shko poshtë

Alfred Papuçiu:Flamuri ka sjellë një Flamur shqiptar Empty Alfred Papuçiu:Flamuri ka sjellë një Flamur shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 1:49 am

Flamuri ka sjellë një Flamur shqiptar

Alfred Papuçiu
Mbresa udhëtimi
Alfred Papuçiu:Flamuri ka sjellë një Flamur shqiptar Flama


Në rast se ju bie rasti të vini në Gjenevë, aty këtu do të gjeni edhe shqiptarë që kanë hapur dyqane apo restorante, si Shala, Mima Comme, Dini tek « Mère Royaume », Seferi buzë lumit Rhone, Meritoni në Oné, bashkëatdhetarë të tjerë përballë Shatrivanit të Madh të Gjenevës dhe Flamur Gashi tek restoranti « Edon », Rue de Lyon 73 Gjenevë. Është gjithmonë i qeshur, modest, mikpritës dhe mjedisi është i tillë sikur je në Kosovë dhe Shqipëri. Janë flamujt e Kosovës, të Shqipërisë, por edhe të Zvicrës ,vendi që ai ka zgjedhur të jetojë me familjen e tij dhe të zhvillojë biznesin fitimprurës, por edhe i domosdoshëm që të mblidhen bashkëkombasit tanë. Tek « Edon » mund të shohësh që nga ora 6 e mëngjezit deri në 12 të natës, Televizionin shqiptar, atë zviceran por edhe të kombeve të tjerë. Flamuri ka angazhuar në punë të shoqen Sabrijen, dhe dy djemtë e tij, Petritin që ndërkohë ka filluar punë në një garazh të vëllezërve shqiptarë dhe Astritin gjimnazist por që ndihmon në punë të jatin. Meqënëse puna e restorantit fillon herët në mëngjez dhe nganjëherë përfundon pas mezit të natës, Flamuri ka angazhuar edhe Sadrijan, të vëllanë, të shoqen e tij Afërditën dhe djalin e tyre, Pajtimin. Një familje, që në harmoni i shërben bashkëkombasve por edhe mikpritësve zviceranë.
Shpesh herë aty takohen edhe bashkëatdhetarë me miq të huaj, si me profesorëshën franceze me origjinë shqiptare nga nëna, Solange d’Angely. Ajo tregon historinë e familjes së saj, si dhe pasionin e të jatit, francez, me grua përmetare, për gjuhën shqipe. Nën kujdesin e saj janë botuar shtatë vëllime të Robert d’Angely në frëngjisht. Ruaj me kujdes shtatë vëllimet e Robert d’Angely, të dhuruara nga e bija. Bashkë me bashkëkombasit e saj nga nëna ajo me dëshirë pranon të dalë në fotografi me ta dhe të ngrejë një dolli me raki shqiptare, duke folur shqip, për suksesin e Kosovës tanimë të pavarur. Kujton me respekt kur ka qënë në ditët e luftës së pabesë, në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe ka ndihmuar me qindra e qindra vocërakë shqiptarë nga Kosova, të lënduar nga pushtuesit serbë. Ditët më të lumtura i ka kaluar në Kosovë që për të do mbeten të paharruara…
Le të kthehemi tek historia e Flamur Gashit.
Shkak për këtë shkrim të shkurtër u bë udhëtimi i tij i fundit, në Kosovë dhe Shqipëri, pas një pune të lodhshme njëvjeçare. I nxirë nga dielli i Durrësit, i entuiazmuar për çfarë ka pare atje, na tregon dhe s’ka të pushuar. Në Kosovë ka vetëm një vëlla, pasi prindërit i kanë vdekur. Shumë prej bashkëfshatarëve të tij gjatë luftës humbën shtëpitë, por sa vjen më tepër po rimëkëmben. Vihet re një solidaritet midis bashkëbesëlidhësve dhe pak e nga pak, sipas tij, gjithçka do marrë për mirë…Shumë banesa janë rindërtuar me ndihmën dhe solidaritetin e zviceranëve, miqve të tjerë, por edhe të bashkëkombasve në Diasporë. Jeta dhe biznesi janë duke ecur në rrugë të mbarë. Sa kaluam tunelin kur hymë në Shqipëri, gjithçka na u duk tjetër, tregon ai. Gjithçka madhështore. Rrugët si në Zvicër, njerëzit përshëndesin kudo. Dyqynet plot, shkolla, banka, gjelbërim, spitale, si në Zvicër. Në Durrës jeta vazhdon 24 orë në 24, si në shumë vende të Perëndimit. Shumë nga vëllezërit tanë kosovarë apo nga Maqedonia kanë hapur dyqyne apo kanë hotelet e tyre. Tek Hotel Tropikal në Durrës me 40 euro ishte fjetja dhe ushqimi ditor. Pastërti kudo, rregull. Flamuri ka sjellë me vete një Flamur shqiptar, disa relike me stemën e Shqipërisë. « Në çdo 1000 metra i duhet ngritur një përmendore Sali Berishës . Ai ka bërë shumë për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, për Kombin tonë», shprehet ai midis shokëve dhe atyre që janë klientë të rregullt të restorantit të tij. Jeta në Zvicër, vend mikpritës për rreth 200 mijë shqiptarë që gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre, për shkollim, zhvillimin e kulturës, biznes, është e përkryer, përsëri u mungon toka mëmë, që një ditë duan ta shkelin përgjithmonë…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi