Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrime për Agim Gashin

Shko poshtë

Shkrime për Agim Gashin Empty Shkrime për Agim Gashin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 05, 2009 5:44 pm




Shkrime për Agim Gashin U1_DemirKrasniqi
Demir Krasniqi
Demir KRASNIQI




KUJTIM MALLI



Sa e ëmbël është kënga e shqiptarit,

Sa i përmallshëm është zëri i mërgimtarit!

Sa i ëmbël është zëri i bilbilit,

Aq më i ëmbël është zëri i Agimit!



Të mbajë mend kur :”More rrugën për në det “,

Dhe në vend të kripës – na solle sherbet !

“Lulet” të dëgjonin dhe “ çelnin në dritare”,

Ato hidhnin valle në dasmat shqiptare!



I mbaj mend dasmorët në pajtime gjakesh ,

Kur sharkia jote , kumbonte n’ ballë oxhakësh !...

Por nuk e di oxhaku yt , ku do të qet tim ,

O, vëlla i gjakut – miku im Agim?!




Shkrime për Agim Gashin U1_AgimGashi
Agim Gashi
Ndoshta mërgimtarët , koha do t’i tres,


Por kënga e bilbilit, kurrë nuk do të vdes!

Ajo do t’ jehojë fuqishëm dhe krenare -

Edhe atëherë kur rrënohen oxhaqet shqiptare!...



Kush s’ ia ngrehë bilbilit, një çati mbi kokë –

Do ta mallkojë djepi , do ta mallkojë kjo tokë !

Se çerdhja e bilbilit s’ peshohet me ari –

Ai, do t’ vdes aty, ku ka lind së pari !



Këto vargje nga shpirti - nuk dolën pahiri –

Për ty, vëlla Agim, i shkroi Demiri !

Se zëri yt , gjithmonë n’ vesh m’ tingëllon

Dhe zemra ime, kurrë nuk të harron !

Gjilan, më 14 Dhjetor 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime për Agim Gashin Empty Re: Shkrime për Agim Gashin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 05, 2009 5:50 pm

Shkrime për Agim Gashin U1_MuharremSfarqaEdhe në fillimjavën e parë të dhjetorit në Gjermani vazhduan manifestimet për shenimin e 28 Nentorit Ditës së Flamurit
NE JÜLICH TE GJERMANISE SHQIPTARET I BASHKON FLAMURI, KENGA DHE FJALA E BUKUR SHQIPE
Shkruan: Muharrem Sfarqa
Në këtë fillimjavë dhjetori, pikrisht mbrëmjen e së shtunes,më 6 dhjetor, Jülichi i Gjermanisë ishte mikpritës i një auditori të zgjedhur mysafirësh të Klubit "Bashkimi Kombëtar", nën patronatin e së cilit ishin mbledhur shqiptarët nga diaspora për të shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarsisë së Shqipërisë, e cila ditë njifet edhe si Dita e Flamurit, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, paraqitjen e pare publike të UÇK-së dhe 100-vjetorin Kongresit të Manastirit.
Në ambijentet e bukura të sallës së këtij qyteti ku holet e saja ishin stolisur me flamuj kombëtarë e shtetrorë, në mesin e të cilëve valviteshin edhe ata amerikan dhe gjerman, madhështinë e kësaj mbrëmje ua zmadhonin edhe fotot e figurave të dalluara historike te kombit, posaqërisht e Skënderbeut e Isamil Bej Vlorës. Manifestimin e hapi kryetari i Klubit "Bashkimi Kombëtar" z. Hamit Dubovci, një aktivist i hershëm i qështjes kombëtare dhe mjaft i njohur në këtë anë i cili së bashku me aktivistin më të nderuar të këtij rrethi Veli Selimin, tani më të ndjer, ishin për një kohë të gjatë prijes të shumë aktiviteteve në baza kombëtare. Pas intonimit të hymnit kombëtar dhe nderimit të tij, ai përshëndeti të pranishmit dhe mbajti një fjalë rasti. Referatin për mbrëjen në fjalë e kishte pregaditur z. Agim Gashi i cili mes tjerash e tha edhe këtë: "28 Nëntori është vërtet një ditë për ne, shqiptarët dhe miqtë e shqiptarëve së bashku, që të përkujtojmë kampionët e pavarsisë së Shqipërisë – ata që vazhdojnë të na frymzojnë me sakrificën dhe kurajën e tyre për ta bërë këtë vend të lirë duke flijuar edhe jetrat e tyre"!
Në vazhdim të pjesës foljore auditorit me një fjalë përshëndetëse ju drejtu edhe z. Anton Kolaj ish nënkryetar i LDK-së së Kosovës i cili apeloj që të jemi të bashkuar, të lëmë me një anë ndasitë dhe të shiqojm nga e ardhmja me perspektivë kombëtare.
Pjesa artistike e programit u përshkua nga artisti dhe këngëtari Agim Gashi i cili u paraqit me monodramën: "Për me ba Shqipnin-Shqipni" i cili kishte sistemuar pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e tij artistike, mes së cilave kishte përshkruar etapa të ndritura të historisë së popullit shqiptar në vargje, të cilat u priten me ovacione dhe duartrokitje të gjata e frenetike, nga të cilat artisti u ndërpre disaherë gjatë aktrimit të tij.
Programi muzikoro-argetues i cili zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes ishte pjesë e këngëtarëve nga shoqeria e zgjedhur e Essenit të cilëve u printe këngëtarja nga Shqipëria Lindita Leti, dhe e cila u paraqit me një repertuar të gjatë e të bukur.
Emrues i përbashkët i këtij manifestimi ishte se shqiptaret gjithmonë janë të bashkuar e sidomos atje ku valon flamuri e jehon bukur kënga e fjala shqipe. Keso manifestime janë të mirëseardhura sidomos po që se janë më të shpeshta.
Shkrime për Agim Gashin U1_1
Shkrime për Agim Gashin U1_2
Shkrime për Agim Gashin U1_3
Shkrime për Agim Gashin U1_4
Shkrime për Agim Gashin U1_0
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime për Agim Gashin Empty Re: Shkrime për Agim Gashin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 05, 2009 6:15 pm


Shkrime për Agim Gashin U2_SelimHasanaj
Selim Hasanaj
KANGË PER ARTISTIN DHE PATRIOTIN AGIM GASHI

Nga Selim Hasanaj
I KËNDOJ KANGEN NJI RAPSODI

Qifteli ti mikja ime,
banu gati pash at Zot.
Se nji kangë unë due me këndue,
per nji burr , nji patriot.

Por, kujdes ti mikja ime ,
sepse sot do ta kesh vështirë.
Mem shoqnue mue kësaj herë,
zanin tim që shkon tue u dridhë.

Andaj ti oj qifteli,
duhet sot të me ndihmosh.
Këtë kangë unë që e kamë nisë,
ti si din ta perfundosh.

Unë gjithmonë tye t`pata mike,
dhe gjithmonë ti më shoqnove.
Sa herë kangës unë ja nisa,
Telat ti i akordove.

Dhe këtë herë unë do këndojë,
per nji BURR nji PATRIOT.
Që sharkinë ai ndorë e mban,
sepse asht i madhë rapsod.


Shkrime për Agim Gashin U1_AgimGashi
Agim Gashi
Andaj sot unë po kamë frikë,
se mue zani do mtradhton.
Emocionet mkanë kaplue,
qifteli ti më ndihmon.

Duhet bashk ne te mendojmë,
posa kanges dojm m`ja nisë.
Agim Gashit t`ja kushtojmë,
këtij Rapsodi t`Dardanisë.

Ishin vitet e 90-ta,
na pushtojë neve Serbia.
U quen n`kambë e gjithë rinia
Anton Cetta po ju prinë.

Agim Gashi me sharki
n`logje burrash dhe n`per oda
Kendonë kangë ky per LIRI
N`kamë u que e tanë Kosova.

T`gjitha gjaqet u pajtuen
shqiptaria ka lidhë besen
Per liri të Dardanisë
deri n`nja do ta bajmë vdekjen.

Agim Gashi ky rapsod
që asht burr dhe patriot
Zani ti ambel kumbon
per Atdhe pa pra kendonë.

Kendon kangë ky per Kosovën
President Ibrahim Rugoven.
Agim Gashi burr shqiptarë
i`kendon atdheut me faqe t`bardhë.

Edhe unë , rapsod i vogël
sod këtë kangë që e kendojë
Dhe nga zemra e nga shpirti
Agim Gashit shendet i urojë.

Selim M. Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime për Agim Gashin Empty Re: Shkrime për Agim Gashin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 05, 2009 6:18 pm


Shkrime për Agim Gashin U2_XhaferLeci
Xhafer Leci
Letër mikut tim
(Në lidhje me ''Deklaratën individuale të Agim Gashit'')
I dashur miku im Agim Gashi,
Me të lexuar deklaratën tënde u impresionova shumë, e njëherë më kaplojë një emocion dhimbjeje për njeriun që tërë jetën ia kushtoi atdheut. Menjëherë më erdhi ndërmend porosia jote përmes vargjeve të këngëve tua se:“ Liria ime nuk është vetëm e imja”. Miku im i dashur, ti kishe të drejtë, por ja që në kohën kur njeriu ka më së shumti nevojë për liri personale, ti ndjehesh i zhgënjyer në politikë, duke jetuar një jetë të varfër dhe me sëmundje e cila të ka goditur qëkur ishe në burgjet serbe, nga torturat që t’i bënin. Edhe sivjet gjatë qëndrimit tim në Kosovë e vizitova edhe Lipjanin tënd, dhe kur pyeta se ku gjendet shtëpia e Agim Gashit më thanë: “Agim Gashi nuk ka shtëpi, atë ia dogjën serbët më 1998”! Po ashtu më thanë se askush s’të kishte ndihmuar që ta rindërtosh shtëpinë e djegur...!
Të njoh mirë, miku im Agim. Të njoh në shpirt dhe në jetë, prandaj më dhimbsesh shumë kur gatuan në këtë moshë, sepse s’ke para që ta blejsh as bukën, pranë përballjes me të gjitha vuajtjet tjera, sëmundjen dhe peripecitë tjera të jetës. Ti kurrë nuk tentove të identifikohesh me popullin dhe atdheun: dy nocione të shenjta për secilin njeri, sepse siç ke thënë edhe vetë; nuk guxojmë të vejmë monopol mbi këto dy krijesa.
Si krijues dhe intelektual i madh u përpoqe që këto dy nocione ta ruajnë kuptimin dhe drejtë peshimin, duke i kënduar mëkëmbjes dhe ringjalljes së tyre me gjak të ri dhe kuadro të reja. Ti me zërin dhe këngën tënde na ke mësuar se si shqiptarët në kohërat më të vështira nuk çajnë kokën për ekzistencë individuale, por për atë kolektive, për ta mbijetuar robërinë.
E di se je i sëmurë. E, zemra jote nuk mundi më t’iu përballojë vuajtjeve të popullit tënd, por as vuajtjeve personale. Mos respekti dhe mos konsiderata nga shteti yt, e di se në kohë të fundit të ka bërë që të tërhiqesh nga angazhimi politik, por e di se ti nuk do t’iu dorëzohesh zhgënjimeve të çastit, se Kosova “është gjaku ynë që nuk falet” e as nuk shitet. Vargjet tua: “ se s’ka më vështirë se me vdekë nën shkurrat e huaja“ flasin për ty më shumë se çdo gojë tjetër. Megjithatë, nuk besoj se e ka pranuar fatalitetin!



Shkrime për Agim Gashin U1_AgimGashi
Agim Gashi
Shpeshherë më bien ndërmend mesazhet tua brilante nga takimet tona: „Mirë që populli e ka fiksuar shkaktarin e së keqes“. Andaj shumë gjëra i ke alarmuar me guximin dhe shkathtësinë tënde me mjeshtri të rrallë. Në ato shkapërderdhje të kohës, ti me këngën tënde mbrojte gjuhën, shkollën, historinë, çmove dhe respektove njerëzit e mëdhenj të kombit siç ishin Dr. Ibrahim Rugova, komandanti Adem Jashari, Sali Çekun, Fehmi Lladrovcin si dhe shumë trima e dëshmorë tjerë që u flijuan për atdhe, e që u këndove me mall dhe krenari. Ata i bëre të pavdekshëm dhe i bashkove, sepse ti e dije se nuk është atdhetari të jetosh në mënyrën vetjake, por është dhunti, diçka njerëzore, madhështore...Me zërin tënd arrite që shumë kënd ta largosh nga violenca dhe dyshimi. Largimin tënd nga politika e shoh si vazhdimësi të shpirtit tënd demokratik, të filluar shumë më herët në ecjet tona kombëtare. Ti ishe edhe kundër bunkerizimit të tmerrshëm kombëtar, sepse e dije që ai ishte shkatërrimtar për qenien tonë, ishte linçim i kombit. Andaj, rrugë e vetme dhe e sigurt mbesin për ne proceset e reja shoqërore dhe demokratike, e jo organizimi i shtetit mbi baza farefisnore dhe bajraktariste.
Miku im i dashur, të uroj shëndet dhe çdo të mirë në jetë. Do të jem me ty gjithmonë, do të më kesh pranë, jo vetëm mua por edhe miqtë e shumtë që i ke. Nga ti kemi mësuar shumë; se si duhet ruajtur dhe kultivuar traditat, kulturën, këngën shqipe burimore, sharkinë dhe gjithë historinë tonë kombëtare.
Të dëshiroj shëndet, mirësi dhe suksese në veprimtarinë tënde krijuese prej rapsodi të madh gjithëkombëtar. Zoti të shpërbleftë për punën e madhe që ke bërë dhe që po bën për të mirën e popullit shqiptar!
Xhafer Leci
Gjermani, 7 shtator 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime për Agim Gashin Empty Re: Shkrime për Agim Gashin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 05, 2009 6:48 pm

Një histori e shkurtër e këngës “Shtatë shtator në Kaçanik” të rapsodit të njohur Agim Gashi
Nga Alma Papamihali dhe Gëzim Marku - www.zemrashqiptare.net



Shkrime për Agim Gashin U2_Agim-Gashi
Rapsodi Agim Gashi gjate interpretimit
Këngëtarin dhe rapsodin e njohur Agim Gashi në vitin 1990, pas mbarimit me sukses të misionit të pajtimit të gjaqeve, do ta gjejmë në Lubjanë dhe Zagreb. Në Lubjanë, Agimi inçizon materialin e albumit të parë me titull “I këndojmë Kosovës, i këndojmë Demokracisë”. Vlen të theksohet, se në inçizimin e këtij materiali, ndihmë morale dhe materiale i dhanë SHK “Alternativa”, Sali Kabashi, Halil Matoshi, Abedin Maliqi, Shemsi Reçica, Naim Maloku e posaçerisht z. Ukshin Hoti, me të cilin banuan plot tre muaj, në internatin e nxënësve “Zvjezni Center” të Lubjanës. Në pamundësi për të përballuar të gjitha shpenzimet, detyrohet të kërkojë ndihmë edhe nga familja në Kosovë, ku me atë rast u shitën stolitë e arit të shtëpisë. Por për ta shumëzuar nuk kishte përsëri mundësi, sepse duhej para e madhe. Pas kalimit në Zagreb takohet me vllëzërit Kuzhnini, të cilët atë kohë ishin ideatorë dhe udheheqes të Shoqatën Humanitare “Nëna Tereze” në Zagreb. Pas qëndrimit disa javësh tek vllëzërit Kuzhnini, Agim Gashi shpërngulet në fshatin Botinec afër Zagrebit së bashku me delegatin e KK Dr. Shaban Hashanin ku z. Krista u kishte leshuar shtëpinë e tij.
Në Zagreb u bë edhe shumzimi i albumit në fabrikën “Jugoton” dhe natyrisht me investimin e vllëzërve Kuzhnini, të cilët pa hamendje dhanë një shumë të konsideruar të hollash. Për peripecitë e këtij albumi do të flasim herë tjetër, por le të kalojmë në historikun e këngës “Shtatë shtator në Kaçanik”.
Në vitin 1990 pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, delegatët e kuvendit të Kosovës i vunë detyrë vetes, që t´a shpallin edhe Kushtetuten. Kjo ndodhi më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik dhe në kushte shumë të vështira, sepse gjurmonte policia pa ndërprerje. Shpallja e Kushtetutës bëri jehonë të madhe në mbarë botën. Agim Gashi në shenjë respekti për delegatët të cilët bënë një gjest të shenjtë për kohën, shkroi dhe këngën në fjalë. Së pari kjo këngë u botua në revisten “Dielli”, që dilte atë kohë në Zagreb nën mbikqyrjen e Jusuf Ferizit dhe Lekë Musollit, më 9 shtator 1990 për t’iu përveshur punës qe të bëhet edhe muzika në mënyrë që të këndohej në koncertin humanitar që do të mbahej në Zagreb nën kujdesin e vllëzërve Kuzhnini, gjithsesi me organizim të ShH “Nëna Tereze”. Në atë koncert, në të cilin ishin tubuar mijëra bashkëatdhetarë, delegatët e KK si dhe shumë miq të shtetit kroat, merrnin pjesë shoqëri kulturo-artistike të të gjitha trojeve shqiptare nën sundimin jugosllav si dhe artistë të estradës kosovare të të gjitha zhanreve.
Pika kulmore arriti me daljen në skenë të Agim Gashit, nga i cili, për disa minuta publiku i entuziazmuar brohoriste për Kosovën dhe lirinë e saj.
Zëri i tij, vjen si një mesazh i vetëm emocional.
Tek dëgjon këngën "Kushtetuta e Kosovës" në videon e rapsodit të njohur shqiptar, Agim Gashi...nuk ka si të kalosh pa përjetuar emocione të forta rrënqethëse, të cilat e kanë burimin tek nacionalizmi dhe dashuria e tij për vendlindjen...që shprehet në vargjet e rapsodisë.

"Kurrë prej zaptuesit nuk pate frikë,
Sulesh e vritesh për Republikë"


Me të drejtë, publiku ngrihet në këmbë me duartrokitje euforike gjatë dhe pas përfundimit të këngës. Kohëve të fundit jo shumë shpesh kemi rastin te ndjekim artistë të vërtetë.
Është pikërisht publiku, ai që vlerëson artin ndaj dhe nuk mund të kursejë entuziazmin e tij.
Zëri melankolik i rapsodit, sharkia dhe fuqia e vargjeve të bëjnë ta duash më shumë Kosovën…shqiptarin. Duajeni!
Ne, stafi i www.zemrashqiptare.net i urojmë suksese të mëtejshme zotit Agim Gashi në rrugën e tij artistike dhe atdhetare.
Kumboftë zëri i tij, me vargje për Kosovën e pavarur...
Shikoni videon:
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime për Agim Gashin Empty Re: Shkrime për Agim Gashin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 05, 2009 6:51 pm

SHARKIA E AGIM GASHIT SI GULINOV I UÇK-së
Nga Maxhun Smajli
Shkrime për Agim Gashin U2_Agim_Gashi-gulinovIshin vitet e ´90-ta, kur sharkia dhe zëri melankolik i rapsodit të mirënjohur Agim Gashit,dëgjohej kudo në Kosovë nëpër tubime për pajtime të gjaqeve që i printe i madhi dhe i pavdekshmi Anton Çetta. Ishte viti 1990 kur në oborrin e xhamisë, në Bubavec të Malishevës kishin vërshuar lumenjë njerzish për të marrë pjesë në tubimin madhështor, ku do të faleshin mbi pesëdhjet gjaqe e ngatrresa. Në mesin e tyre ishte edhe rapsodi Agim Gashi me sharkinë e tij. Prej kësaj kohe u largua nga vendi dhe shkoi në perëndim. Ky rapsod ka marrë pjesë në shumë tubime festive nëpër qytete të Gjermanisë, për ta ruajtur të pashuar në gjirin e mërgimtarëve zjarrin e oxhaqeve të kullave shqiptare, të cilat as shkau nuk mundi t´i rrënojë.
Këngët e para Agim Gashi i ka filluar që në moshën e re. Në fillim ka kënduar me axhën e tij Milazimin. Në moshën dhjetëvjeqare i recitonte dhe i këndonte vargjet e „Lahutës së Malcisë“. Kjo edhe e ka shtyrë rapsodin tonë që vetë të krijoj dhe përpiloj këngë, të cilat i ka ndarë në shtatë blena. Në krijimtarinë e tij folklorike përfshihen këngë rapsodike, elegji, këngë trimërie, këngë vaji, këngë kurbeti e deri tek këngët humoristiko-satirike të cilat i përgjigjen kohës. Poashtu ka shkruar edhe tri libra, „Vaji i shqiptarit“, „Me grykë pushke këndon Kosova” dhe “Këngët e vendit tim“. Deri më tani ka inçizuar dhjetë audio kaseta. Janë rapsodët ata që historikisht nëpër shekuj bartën brez pas brezi , gjeneratë pas gjenerate lavdinë e kombit tonë, luftrat e lavdishme për ta mbrojtur nderin, gjuhën dhe kulturën. Një detyrë të tillë ia kishte parashtruar vetit edhe rapsodi ynë Agim Gashi, duke e shënuar dhe kënduar çdo ngajrje të kohës. Për shkak të tyre disa herë iu nështrua torturave policore dhe ishte denuar me shtatë vjet burg, pesë prej të cilave i kishte mbajtur. Por, asnjeherë nuk kishin arritur ta largojnë nga ideali i tij. Përkundrazi, vetëm krijonin tek ky rapsod një capital forcash e vullnetesh për të punuar edhe më tej. Në fillim ka kënduar me çifteli, por siç thot Agimi “për të kënduar vetë dhe në stil të Riza Bllacës të cilin e kasha dhe e kam idol nuk mjaftonte çiftelija, andaj u drejtova në sharki”. Që nga viti 1993 është bërë këngëtar I RTP-së.
Kontakti dhe bashkpunimi me Lorenc Antonin, Anton Çettën, Demush Shalën, më vonë me Bahtir Shehollin, Rexhep Munishin, Anton Berishën, etj. bëri që Agim Gashi, jo vetëm të merret me këtë zhanër muzikor, por edhe me studimin e kësaj lënde. Në Lubjanë kanë pasuar dy kasetat e para me të njejtin titull “I këndojmë Kosovës, I këndojmë Demokracisë”, me këngë kushtuar demostratave të ´81-shit, vrasjes së vllëzërve Gërvalla e Kadri Zekës, këngë kushtuar ushtarëve shqiptarë të vrarë nga armata Jugosllave, Ylfete Humollit, Shukrie Obertincës, etj.Për shkak të kërcnimit nga regjimi I atëhershëm gjatë viteve ´91-´92, Agimi u strehua në Slloveni e Zagreb bashkë me Ukshin Hotin. Atje u angazhua në shoqatën bëmirëse “Nëna Tereze” duke grumbulluar ndihma për Kosovën. Një gjë të tillë e ka bërë edhe në Sarajevë bashkë me këngëtarin Safet Isoviqin, i cili ishte kryetar për ndihma Kosovës pë BH.
Në këtë kohë në Sarajevë për fëmijët shqiptarëqë kishin pësuar nga helmimet ishte organizuar një concert i madh para mëse 18.000 shikuesve. Këtu, paten kënduar Safet Isoviqi, Hanka Palldum, e shumë këngëtar të estradës së Sarajevës, por kulminacionin e pati arritur paraqitja e Agim Gashit me këngët kushtuar Isa Boletinit dhe Ramë Bllacës. Publiku I ngritur në këmbë që ky rapsod të këndoj prap, e shtynë Agim Gashin që të këndoj këngën të cilën ia kisht kushtuar mikëpritjes dhe solidarizimit të boshnjakëve me fëmijët shqiptarë.
Dashuria për Kosovën e detyron Agimin që të kthehet në shtëpi të tij në Lypjan, ku jetoi ilegalisht më shumë se një muaj. Aty arrestohet nga policia të cilët nën torture e detyrojnë ta hajë kasetën me titull “Po na vjen shkau n´konak”. Pasi mrekullia e zotit e shpëtoi nga vdekja dhe nga një burgosje e gjatë, Agim gashi u arratis në Austri. Me kënaqësi e kujton mikpritjen e mr. Skënder Gashit, me të cilin kishte organizuar shumë tubime e koncerte. Pastaj kalon në Gjermani ku sot jeton dhe krijon. Tani Agim Gashin mund ta shohësh kudo nëpër tubime kombëtare, me një çantë të madhe të madhe të mbushur përplot me këngë malli për atdhe, këngë vaji për kurbetqarët, por edhe me këngë krenarie, këngë për teimat dhe trimëreshat, këngë për ushtrinë tone të pare e të shenjtë, UÇK-në. Kohë më pare është nxjerrë albumi me këngë patriotike “O vendi im”. Tani në shenjë kujtimi për Musa Tolajn ka dale kaseta me këngë që titullohet “Këngët e vendit tim”.
Së shpejti pritet të dale kaseta me këngë humoristiko-satirike që titullohet “Dy tezet e mia azilante”. Agim Gashi me një elan të madh për të krijuar dhe për t´i dalur besnik çdo ngjarjeje me rëndësi të kombit tone, po vazhdon krijimtarinë e tij. Por, vrasjet e fundit të njerzëve të mëdhenjë të kombit tone nga dora e ndytë kriminale, që si qëllim kanë zgjatjen e robërisë së kombit tone, Agim Gashin e kanë prekur thellë në shpirt dhe gjithmonë këngët për ta i këndon duke qarë. Bile në një tubim gjerman në Düren, ku Agimi ishte i ftuar, kishte bërë që të gjithë të pranishmit (gjermanët) edhe pse nuk kishin kuptuar fjalë në gjuhën shqipe, të qanin, mase Agim Gashi e kishte kënduar këngën duke qarë me lot. Agim Gashi të kujton njerzit e mëdhenjë të kohës. Por, mua shpesh ma kujton të ndjerin Mirko Gashin, kurse edhe më shpesh Tahir Deskun të cilin unë e dua shumë. Kushdo që i bën nder dhe rrespekt Agimit, tek ai reflektohet i madh dhe nuk harrohet. Por, edhe borgj nuk i mbetet kujt për çdo të mire që i afrohet, kurse për të kqijat nga ky nuk merr kurrfarë përgjigjeje. Përmes kësaj reviste, në shenjë kujtimi për ndihmën e madhe që ia kanë dhënë poeti i madh Ali Podrimja dhe shkrimtari e gazetari Faruk Tasholli, falenderohen nga Agimi. Sepse, siç thot Agimi “ Rapsodi e këngëtari, domosdo duhet të bashkpunojnë me poet e shkrimtarë, sepse ata më së miri e njohin shpirtin e popullit”. Për fund i shtyrë nga interesi që kultura e jonë folkloristike të ketë një fond sa më të pasur me këngë kombëtare, Agim Gashit i dëshirojmë jetë të gjatë dhe suksese në punën e tij.
P.S. Ky shkrim i gazetarit dhe reporterit të luftës , Maxhun Smajlit u botua në numrin 07. Viti i VIII, e shtune 17 shkurt 2001 në Euro Zëri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime për Agim Gashin Empty Re: Shkrime për Agim Gashin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 3:11 am

Mbremje festive, ne Aschaffenburg te Gjermanise
Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare
Ne valen e festimeve te Pavarsise se Kosoves, nuk kishte si te mbeteshin pas dhe shqiptaret e qytetit te Aschaffenburgut ne Gjermani. Ne nje atmosfere festive me pjesmarrjen e mese 600 shqiptareve, deri ne oret e vona te se shtunes, u recitua dhe kendua ne shenje respekti dhe nderimi, per deshmoret e luftes, per familjen Jashari dhe ne mirenjohjeje te thelle ndaj presidenit Rugova.
Programi nisi me disa referate mbajtur nga kryetari i shoqates se shqiptareve, zoti Niman Mulliqi, i cili beri nje historik te shkurter te padrejtesive te bera nder vite dhe kurorezimin perfundimtar me 17 shkurt 2008.
Nder te ftuarit e tjere ishin dhe rapsodi i njohur, artisti i popullit z. Agim Gashi, i cili kendoi per te pranishmit kengen me te re krijuar prej tij, me rastin e Pavarsise.

Shkrime për Agim Gashin U1_CIMG1903
Rapsodi i popullit, Agim Gashi
Programi vazhdoi i larmishem me kengetare te tjere si Naim Hetemi, Alfred Mezini etj.

Shkrime për Agim Gashin U1_CIMG1923
Rapsodi Gashi & Naim Hetemi
Nje kenaqesi e vecante per pjesemarresit, ishte dhe prezantimi i femijeve te shkolles shqipe "Xixellonjat" te cilet me nje deshire te vecante kishin pregatitur vjersha dhe recitime me temen me te re " Gezuar Pavarsine Kosove". Per mua ishte mbase kenaqesi e dyfishte tek i degjoja te recitonin me aq dashuri dhe krenari, pasi kam kenaqesine te jem mesusesja e tyre.Jane pikerisht keta femije, ky brez i ri, qe do ta percjellin 17 shkurtin vit pas viti, duke i dhene atij freski nga freskia e tyre. Ndersa ne do vazhdojme te mbetemi krenare qe perjetuam te parin 17 shkurt...ate te vitit 2008!
Shkrime për Agim Gashin U1_CIMG1928
Lulzim Arapaj & Bekim Brestovci
Nje ndihmese te madhe ne kete feste, dha dhe sponzori kryesor i saj, zoti Bekim Brestovci, i cili duke u karakterizuar nga shpirti nacionalist dhe patriot, mundesoi per te gjithe te pranishmit dhe te artistet e ftuar gjithcka, qe mundesoi realizimin e kesaj mbremjeje festive. Gjithashtu vlen te permenden dhe kontributi i vellezerve Xhaferi. Mbremja zgjati deri ne oret e vona, duke defryer nen tinguj muzikore shqiptare.
Shkrime për Agim Gashin U1_CIMG1930
Dollia e vetme qe karakterizoi mbremjen ishte:
"Ta gezojme Pavarsine"!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime për Agim Gashin Empty Re: Shkrime për Agim Gashin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 3:13 am

Akademi përkujtimore në Nurenberg kushtuar presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
NËNDEGA E LDD-së NË NÜRNBERG NË KOORDINIM ME DEGËN E SAJ NË GJERMANI MBAJTI AKADEMI PËRKUJTIMORE KUSHTUAR PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA
Nga Rexhep Elezaj


LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS NË KRYE ME DR. IBRAHIM RUGOVËN KA QENË LËVIZJA MË E FUQISHME POLITIKE NË HISTORINË E RE TË KOMBIT SHQIPTAR

Shkrime për Agim Gashin U2_FranzModl
Franz Mödl
Organizuar nga Nëndega e LDD-së në koordinim me Degën e saj në Gjermani, me 20 janar 2008 në Nürnberg të Gjermanisë në sallën e bukur “Meistersingerhalle” në dyvjetorin e vdekjes u mbajt akademi përkujtimore kushtuar presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, në të cilën pranë disa qindra bashkatdhetarë tanë, mori pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci, përfaqësuesi i kryetarit të komunës së Nürnbergut Knut Engelbrecht, pastaj Konsulli i nderit i Konsullatës së Shqipërisë në Munih Franz Mödl , publicistI dhe njohës i mirë i figurës së dr. Ibrahim Rugovës Dietrich Willier , Hafiz Gagica, anëtar i kryesisë qendrore të LDD-së, dhe kryetar i Degës së LDD-së në Gjermani, Shefqet Dibrani, shkrimtar që kishte ardhur nga Zvicra, Besnik Rama, sekretar i Bashkësisë islame shqiptare në Gjermani, Drita Ivezaj, përfaqësuese e shoqatës humanitare “Nënë Terezë”, Ndrecë Bekaj, kryetar i Bashkësisë Shqiptare Demokristiane në Munih, Idriz Zeqiraj, anëtar i kryesisë së Nëndegës së LDK-së në NRWF, aktivistë të shumtë të çështjes sonë kombëtare, mësuesi i shkollës shqipe Hamzë Halabaku si dhe mysafirë nga qytete të ndryshme të Gjermanisë.
Pas intonimit të himnit kombëtar dhe atij të Kosovës “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, në interpretim të bukur të artistit , Shkodran Tolaj, akademinë e shpalli të hapur moderatorja e manifestimit përkujtimor Vjollca Hajdari, për t’ia dhënë fjalën më pastaj z. Rexhep Fetahu, kryetar i Nëndegës së LDD-së në Nürnberg, i cili të pranishëmve u dëshiroi mirëseardhje, dhe në veçanti përshëndeti praninë e mysafirëve gjermanë.
Në vazhdim Bekim Zogaj , foli për biografinë dhe figurën historike të Dr. Ibrahim Rugovës, aktivitetin e tij intelektual, shkencor, politik dhe kombëtar.
Pastaj nxënës të shkollës shqipe në Nürnberg Bexhet Dërguti, Jeta Halabaku, Ragip Jusufi, recituan vjershën “Lamtumirë President i Dardanisë”, kurse rapsodi popullor Agim Gashi, përcjellë me sharki e tij të vjetër,këndoi elegjinë , “Nderi i kombit President Rugova”, e cila ngriti emocione mallëngjyese tek të pranishmit në sallë.
Deputeti i Parlamentit të Kosovës Gani Geci, tha se kam nderin e veçantë që këtij tubimi t’ia përcjellë përshëndetjet më të ngrohta të akademik Nexhat Dacit, kryetar i LDD-së. Me atë rast ai tha se hapat e parë të organizimit të mbrojtjes së pragut të shtëpisë janë ndërmarrë me urdhër të dr. Rugovës, siç është bërë edhe organizimi i parë për mbrojtjen e Kosovës me dërgimin në Shqipëri në vitin 1991 të komandantëve Sali Çeku, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti për formimin e celulave të para mbrojtëse , dhe këto fakte të historisë sonë më të re nuk ka kush që mund t’i ndryshojë , tha ai.
Në fjalën e tij karakteristike, konsuli i nderit i Konsulatës së Shqipërisë në Mynih, zotëriu Franz Mödl, së pari falënderoi organizatorin që e ka bërë përzgjedhjen e qytetit të Nürnbergut për ta mbajtur këtë akademi përkujtimore për dr. Rugovën, sepse siç tha,kjo i bën nderë të veçantë këtij qyteti, që të përkujton sot me shumë pietet figurën e madhe të “Mahtma Gandit” të Evropës lindore, siç e quajtën dr. Ibrahim Rugovën shumë politikanë botëror. Mjerisht, dr. Rugova nuk e përjetoi ëndrrën e tij, pavarësinë e Kosovës. Foli edhe për padrejtësitë që i janë bërë kombit
Shkrime për Agim Gashin U2_agim-gashi1
Rapsodi popullor Agim Gashi, duke interpretuar elegjinë, “Nderi i kombit President Rugova”
shqiptar në vitin 1913 në Konferencën e ambasadorëve në Londër, duke e copëtuar atë në gjashtë pjesë, si dhe shprehu bindjen e tij se Kosova shpejt do të pavarësohet nga Serbia.
Në elaborim, publicisti Shefqet Dibrani, në veçanti zbërtheu aspektin e mitit për sakrificën e dr. Ibrahim Rugovës në lëvizjen e tij paqesore, duke nënvizuar rolin dhe ndikimin që ka pasur ajo në filozofinë politike dhe kombëtare të tij.
Idriz Zeqiraj,veprimtar, në fjalën e tij përgëzoi organizatorin për organizimin e akademisë kushtuar presidentit Rugova, duke e vlerësuar atë si një nismë të mirë të dardanëve, për një të djathtë të mirëfilltë, e cila sot i mungon Kosovës.
Në vijim zonja Agnesa Gashi, recitoi një poezi për dr. Ibrahim Rugovën.
Publicisti gjerman dhe njohës i mirë i figurës së presidentit Rugova, Dietrich Willier, në evokimin e tij, ndër të tjera tha se; sot po përkujtojmë mikun e njerëzimit, patriotin, presidentin filozof, Gandin shqiptar, kritikun letrar, politikanin e pazakonshëm, njeriun e paqes, i cili me mençuri të rrallë bindi botën për padrejtësitë që iu bënë popullit të tij, i cili tolerancën dhe forcën e argumentit i kishte armë kryesore për t’i bindur të tjerët për idealet e tij kombëtare, ndaj edhe e kishte fituar besimin e popullit të vetë. Kam qenë dëshmitar i terrorit serb në Kosovë, në njërën, si dhe i urtësisë së
Shkrime për Agim Gashin U2_u2_HafizGagica
Hafiz Gagica
Ibrahim Rugovës, në anën tjetër, për ta mbrojtur popullin e tij nga dhuna dhe gjakderdhjet, se çka bënte ai për çlirimin e brendshëm të Kosovës, për ndërtimin e strukturave demokratike, udhëheqjes paralele, hapjen e shkollave, të spitaleve, të universitetit, shtëpive-shkolla, etj, me qëllim që t’i ikë dhunës dhe konfliktit me policinë dhe ushtrinë serbe, ngase e dinte mirë se dhuna krijon vetëm dhunë. Për fat të keq, ai vdiq pa e përjetuar pavarësinë e Kosovës, për të cilën bëri aq shumë derisa ishte gjallë. Gurin mineral shumë të çmuar që ma fali në takimin e fundit që kisha me Ibrahim Rugovën, e kam dërguar tek një argjendar në Shtutgart të cilin e ka vënë në zinxhir dhe sot e kësaj dite atë e bartë në qafë gruaja ime e dashur, në shenjë kujtimi për Ibrahim Rugovën.
Në fjalën e rastit, kryetari i Degës së LDD-së në Gjermani , Hafiz Gagica, njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të dr.Ibrahim Rugovës, duke u ndërlidhur në evokimet e tij për jetën dhe veprën e presidentit Rugova, ndër të tjera nënvizoi faktin se roli i tij në vitet e 80-ta si shkrimtar dhe në fund të atyre viteve kur zgjedhet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizjes masive të shqiptarëve, si dhe kryetar i Këshillit koordinues të subjekteve politike shqiptare në ish Jugosllavi, bashkë me një varg figurash intelektuale, arritën që për herë të parë në historinë e Kosovës, të ndërtohet dhe zhvillohet një lëvizje e fuqishme politike, LDK. LDK-ja e cila u pranua nga shumica dërmuese e kosovarëve por edhe e shqiptarëve në përgjithësi, i hapi rrugën Rugovës Shkrime për Agim Gashin U2_pjesmarrja1dhe përkrahësve të tij, që në Evropë dhe SHBA të pranohet si lider nacional dhe të mbështetet si lëvizje politike, duke artikuluar idenë e pavarësisë së Kosovës tek kryetarët dhe parlamentet e vendeve të shumta, te shoqatat me ndikim për të drejtat e njeriut si dhe tek mediat të cilat kanë luajtur rol kyç në informimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës në botë.
Nga distanca e sotme kohore e zhvillimit të ngjarjeve dhe vdekjes së tij të hershme, vijmë në përfundim se Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën, ka qenë Lëvizja më e fuqishme politike në historinë e re të kombit shqiptar. Meritat më të mëdha për këtë ecje të madhe të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë së saj, pa dyshim, i takojnë shqiptarëve në përgjithësi, dhe liderit historik dr. Rugovës, në veçanti, me të cilin pata fatin të bashkëpunoj ngushtë për më shumë se një dekadë, si në planin e vetëmbrojtjes së Kosovës, ashtu edhe në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës tek qeveritë dhe qendrat e vendosjes politike në Evropë dhe SHBA.
Artisti i talentuar Shkodran Tolaj, këndoi dhe interpretoi për mrekulli një baladë për dr. Ibrahim Rugovën, interpretimi i të cilit mahniti të pranishmit, të cilët i dhuruan duartrokitje të gjatë frenetike në shenjë admirimi dhe respekti.
Një letrën përshëndetëse, të cilën kësaj akademie ia kishte dërguar akademik Nexhat Daci, ndër të tjera thuhej:
“I nderuari kryetar i Degës së LDD-së në Gjermani, z. Hafiz Gagica, të nderuar anëtarë të kryesisë, të respektuar bashkëkombas, jeni tubuar sot për të përkujtuar me nderim të veçantë njeriun e madh të kombit shqiptar, ikonën e shtetit të pavarur të Kosovës, presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili dy vjet më parë u nda fizikisht nga ne. Ishte 21 janari i viti 2006, goditje e rëndë, jo vetëm për institucionet dhe politikën shtetërore të vendit tonë, por mbi të gjitha ishte një goditje e rëndë për popullin shqiptar të Kosovës.
Me shkuarjen në amshim të presidentit Ibrahim Rugova edhe skena politike u varfërua. Përkrahësit e denjë të presidentit Ibrahim Rugova u anashkaluan. Në këtë kohë lindi nevoja e krijimit të një shtëpie tjetër politike e cila do të ruante dhe trashëgonte filozofinë politike të dr. Rugovës. Lindi Lidhja Demokratike e Dardanisë si nevojë e kohës, parti kjo me koncept të qartë, parti e traditës dhe vlerave moderne e cila politikën e vet e mbështet në parimet e filozofisë politike të presidentit Rugova. Pavarësia e Kosovës ka emrin dhe emblemën e presidentit Rugova, pavarësia e Kosovës do shpallet me bekimin e presidentit Rugova, Lavdi jetës dhe veprës së presidentit Ibrahim Rugova. Zoti e bekoftë presidentin Ibrahim Rugova, Zoti e bekoftë LDD-në, Zoti e bekoftë Kosovën”, kryetari i LDD-së, Akademik Nexhat Daci.
Telegrame përshëndetëse akademisë i dërguan edhe ambasadori i Shqipërisë në Gjermani z. Gazmend Turdiu, z. Hysen Ibrahimi, kryetar i Degës së LDD-së në Suedi, z. Selim Hasanaj, kryetar i Degës së LDD-së në Norvegji dhe z. Mehdi Prushi në emër të Degës së LDD-së në Austri.
Shkrime për Agim Gashin U2_pjesmarrja2Në fund për të pranishmit u shfaq një film i shkurtër dokumentar për biografinë dhe jetën e dr. Ibrahim Rugova, përgatitur nga gazetari Zejnulla Jakupi.
Në fund duhet theksuar se pjesëmarrja dhe organizimi i kësaj akademie ishte në nivel të mrekullueshëm, si në nivelin përmbajtësor akademik, ashtu dhe atë teknik, gjë për të cilën organizatori mori lëvdata të shumta, në veçanti Naim Jonuzi dhe Driton Emini për ndihmesën që dhanë në organizimin dhe mbarëvajtjen e akademisë e cila për shumë kohë do të ngelë në kujtesën e gjithë pjesëmarrësve. Edhe komunikimi me publikun dhe oratorët nga ana e moderatores Vjollca Hajdari ishtë në nivel artistik.
Komisioni për Informimi i LDD-së në Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime për Agim Gashin Empty Re: Shkrime për Agim Gashin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 07, 2009 3:16 am

Ekskluzive: Ai ka lindur per te mos vdekur

Nga Alma Papamihali – Zemra Shqiptare
Shkrime për Agim Gashin U2_presidenti_rugova_111Burra te tille, nuk kane vdekje. Burrave si Ibrahim Rugova, duhet t´ju festohet vetem dita e lindjes.
Ai lindi, per t´ja kushtuar jeten dhe mencurine e tij, Kosoves...per t´ja kushtuar mendjen dhe energjine deri ne piken e fundit, ceshtjes aq vendimtare per te gjithe ne shqiptaret, pavarsise se Kosoves.
Megjithate, data 21 Janar 2006, mbetet ne histori, nje date e zymte per te gjithe shqiptaret, kudo qe jetojne te shperndare neper bote.
21 Janar 2008!
Kane kaluar dy vjet nga vdekja e Presidentit Rugova. Me sa duket deshira e tij, fjala e fundit e tij, po afron. Asgje s´mund t´a ktheje me pas, rrugen qe ai ndricoi me aq mencuri dhe diplomaci. Askush nuk mund ti thote me "Jo!", drejtesise.
Pavarsia po afron Rugove, ashtu sic e deshirove ne cdo minute te jetes tende, ashtu sic kerkove t´a perjetosh, qofte edhe per nje cast. Te perkujtojme ty sot ne kete date, duke shprehur njehkohesisht mirenjohjen tone.
Mirenjohjen ndaj burrit qe e nderoi bota mbare, me cmime te ndryshme per Paqen me 1995 ne Danimarke, 1999 ne Gjermani dhe ne Spanje, ne vitin 2000, me Cmimet nderi i Venedikut, Milanos dhe i Breschias (1999), "Doktor i nderit" nga Universiteti i Tiranes, ne vitin 2004, "Cmim nderi per paqen", ne vitin 2005 nga qyteti i New Yorkut...dhe Cmimin Presidenti i Zemres Shqiptare, nga te gjithe shqiptaret kudo qe jane.
Ndaj lamtumira e fundit percjellese, qe rapsodi yne Z. Agim Gashi, i ka kushtuar Presidentit Rugova, kumbon ne zemrat tona, duke prezantuar birin e Dardanise te pavdekshem.
KOLOSIT DARDANIAN DR. IBRAHIM RUGOVES
Nga Agim Gashi
Lot´ e varg i derdhi n´letër
Se si Ti ma nuk ka tjetër,
Dhe sharkia mbushë me mall´
Kanga ime shëndrrohet n´vaj.
Lum´ Kosova që e pat nji djalë
Mirë i rrinte në qafë nji shallë,
Lum´ e lum´ bante Kosova
Nderi i Kombit Ibrahim Rugova!
Lumja nana n´dritë që e qiti
Lumja shpija që e rriti,
Lum´ Dardania që t´pati Ty
Për Vatan dritë e LIRI!
Kah u nise me nji grusht dhe
Për liri e për atdhe,
Gju më gju me burra t´botës
Me ja sjellë lirinë Kosovës.
Limja nana n´dritë që e qiti,
Lum´ Kosova që të rriti,
Mbete simbol dhe krenari
Lum´ ky popull që t´pati Ty !
Prina, prina t´thoshte Kosova
Gjithmonë n´ball´ Ibrahim Rugova,
N´shpirt e bajshe nji amanet
Që këtë popull n´dritë ta qet.
Lumja nana n´dritë që t´qiti,
Lumja shpija që të rriti,
Lum´ e lum´ populli që t´pat´
Dymijë vjet i ke sjellë fat !
Qan Kosova e lshon kushtrim
Me shumë mallë e me gjëmim,
Loton Prishtina, loton Tirana…
Loton nusja e vajton nana.
Lamtumirë o bir Dardani
Lamtumirë për në botë t´amshueshme,
Vepra Jote legjendare
Na e ka ba Kosov´n t´bekueshme!
22.01.06
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime për Agim Gashin Empty Re: Shkrime për Agim Gashin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 19, 2009 12:39 pm

Kadri Mani



KUR KËNDON RAPSODI





Shkrime për Agim Gashin U1_KadriMani2007



Këndon Agim Gashi duke qesh,

E zemrat tona çohen peshë!



Këndon Agimi me afsh nga zemra,

Na i dridh ndjenjat nga tepja te thembra!



Qet me duar e deklamon,

Zemrat tona fort na i gëzon!



Një përulje në shenjë ndrimi,

Ne galdojmë nga gëzimi!



Te përmendorja e Kryetarit,

Ia lëmon fijet e barit!



Të kanë sha bre Kryetar,

Do hajvanë e do gomarë!



Fijet e barit te koka ia lëmon,

Në këngët e veta e përjetëson!



Gjithmonë në zemra do të mbajmë,

Një pjesë të borxhit mbase ta lajmë!



Këndon Agimi nga hareja

Sëpari kombi e pastaj feja!



Sëpari lufta brenda shtëpisë

Pastaj kundër Serbisë-Greqisë!



T’i pastrojmë ndjenjat nga mëria

E na bashkohet Toplica e Çamëria!



E kush ndahet nga kopeja

E ha ujku e vrraftë rrufeja!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime për Agim Gashin Empty Ta kthej me këngë o Kadri Mani

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 11:45 am

Agim Gashi







Mikut tim Kadri Manit







Më erdh një letër nga Prishtina

Këtë merzi gëzim ma bani,

Me pastërtinë e shqiptarit

Ma kishte shkruar Kadri Mani.



Miku im Ti Kadri Mani

Njëzet vjet në kazamate,

I kalove e s’u dorzove

Shqiptrisë me i sjellë fate.



Të njoh mirë o miku im

Ta njoh zemrën, ta njof nderin,

Disa tipa prapë të shajnë

Për së gjalli me t´pru ferrin.



Sa mashtrohen dallkaukët

Vetëtradhëtohen pizivengët,

Kadri Mani është si rrapi

Din ta ruaj nderin dhe mendjen.



Të kanë sha shkijet në burgje

Po të shajnë sot rrugaçëria,

Mos ki dert o miku im

Me ta s’ka t´bëjë shqiptaria.



Janë kta tipa pis në shpirt

Pis në gojë e pis në zemër,

Qëndro kokëlartë o Kadri Mani

Kur të shajnë të rrisin n´emër.



Ma ke këndu këngën me shpirt

Ma dërgove në kurbet t´zi,

Se e din çka është mërzia

Më ke gëzue sikur fëmijë!



Çdo mëngjez pa ague dita

Zgjohem unë dhe puth flamurin,

Harta n´gjoks e Arbërisë

Ma shton jetën e ma ndrit nurin.



Shokë e miq unë i kujtoj

Që Arbërisë ia ngritën namin,

Një ndër ta je edhe Ti

Miku im o Kadri Mani.



T´përshëndes atje n´Prishtinë

Dhe ta jap një porosi,

Çoj dy lule mbi varr t´Rugovës

Atje lart në Velani.



Se pushon atje kombëtari

Që i dha jetë shqiptarisë,

Atje flladi ja përkthel ballin

Me puhizë të Dardanisë.



Dhe n´Prekaz me i çue dy lule

Lule t´kuqe all bozhur,

Gjaku i derdhun i Bacë Ademit

Në këtë jetë s´harrohet kurrë.



Dhe me dalë n´maje t´Gërmisë

Ma përqafo Nënë Shqipri,

Përqafimin jepjau zogjëve

Le t´ma binë në kurbet t´zi.



T´falemnderit miku im

Dhe të fala të çoj Ty,

Hudhe fjalën n´tokë të Arbërit

Të mos ketë më hasmëri.



Thuej kësaj toke si lulëkuqe

Bëni dasma e merrni nuse,

Dhe gëzoni vatrat tona

E mos çoni më n´varr kufoma.



Mos varrosni gra e burra

Mos ma humbni gjakun tim,

Mos i vrisni n´pusi njerëzit

E me u rritë fmija jetim.



Eshtë kjo plagë që na rëndon

Eshtë kjo plagë që peshë na çon,

Eshtë kjo plagë e ndytë sa s’ka

Kur po vriten vllau me vlla.



Këto fjalë ti çoj nga zemra

Dhe nga shpirti që s’ka qetësi,

Me t´pa mirë ty miku im

Dhe të bukurën shqiptari.





Düren, më 18 mars 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime për Agim Gashin Empty Këngë e lot gëzimi për Pavarësinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 03, 2009 12:23 am




Këngë e lot gëzimi për Pavarësinë e Kosovës




Shkrime për Agim Gashin U1_MuharremSfarqa


Shkruan:Muharrem Sfarqa

Në qytetin e bukur Fulda i cili gjindet në Landin e Hesenit të Gjermanisë ishte festë e vërtetë të dielën që shkoi,
e cila ishte organizuar për nderë të pavarësisë së Kosovës. Klubit "Kosova" të këtij qyteti organet gjermane të
rendit i kishin liruar qendrën e qytetit për atë ditë të artë të historisë më të re
të Kosovës ku ishin mbledhur bashkëmërgimtarët nga të gjitha trojet shqiptare, në duart e të cilëve krahas
flamujve kombëtarë shqiptarë valonin edhe ata të SHBA, BE dhe Gjermanisë.
Një pjesë tjetër mbanin pankarta e parulla të ndryshme, ku dalloheshin ato "Kosovë - gëzuar pavarësinë",
"Faleminderit Evropë", "Faleminderit Gjermani", "Faleminderit Ameikë", etj. Manifestimin e shpalli të
hapur kryetari i klubit "Kosova", Kadri Zeqiri, i cili mes tjerash thekësoi se ëndërra e gjeneratave për pavarësinë
e Kosovës sot po bëhët realitet pas shumë sakrificave dhe gjakut të derdhur të dëshmorve. Manifestimin
e përshëndeti edhe ish oficeri i lartë i Shqipërisë, Gjergj Muçaj. Punimet e parlamentit të Kosovës si dhe akti i shpalljes së pavarësisë u përcollën direkt nga Prishtina në projektorët e mëdhenjë që ishin vendosur në lokalet e diskotekës "OBSESION" (Pronë e shqiptarit Mentor Gjocaj). Ky akt historik u përcoll me duartrokitje, urime e përqafime vëllazërore e nuk munguan edhe lotë gëzimi në fytyrat e mërgimtarve, sidomos të atyre më të moshuar.
Në pjesën festive të programit nxënësit e mësimit plotësues të shkollës shqipe, të udhëhequr nga mësueset e tyre Lene Muçaj e Shpresa Tafolli shfaqën një program të denjë kulturor- artistik.
Të pranishmit i argëtoi edhe rapsodi i mirënjohur Agim Gashi i cili interpretoi këngë të zgjedhura kushtuar
luftëtarëve dhe dëshmorëve, kurse kënga për pavarësinë u prit me ovacione dhe duartrokitje të gjata.


Gazeta:Zëri datë 21 shkurt 2008 e Enjëte

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrime për Agim Gashin Empty Re: Shkrime për Agim Gashin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi