Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kermabon: Nuk ka rindërtim të shoqërisë pa përgjigje për të pagjeturit

Shko poshtë

Kermabon: Nuk ka rindërtim të shoqërisë pa përgjigje për të pagjeturit Empty Kermabon: Nuk ka rindërtim të shoqërisë pa përgjigje për të pagjeturit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 6:04 pm

Kermabon: Nuk ka rindërtim të shoqërisë pa përgjigje për të pagjeturit

Bashkërendimi dhe rindërtimi i plotë i shoqërisë nuk mund të arrihen të tërësi, derisa familjet e personave të zhdukur dhe shoqëria civile nuk marrin përgjigje për fatin e të pagjeturve, ka thënë Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon.


Kermabon: Nuk ka rindërtim të shoqërisë pa përgjigje për të pagjeturit Ker%20(Small)

Me rastin e 30 gushtit- Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, Kermabon është shprehur se kjo është një mundësi e mirë për ngritjen e vetëdijesimit për këtë çështje shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme. “Data 30 gusht shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur. Kjo ditë paraqet një mundësi të mirë për ngritjen e vetëdijesimit për këtë çështje shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme. EULEX-i i kupton vuajtjet dhe ankthin që e ndjejnë familjet të cilat kanë persona të pagjetur dhe gjithashtu e kuptojmë edhe dëshpërimin që e sjell kjo çështje në jetën e tyre. Ne gjithashtu, konstatojmë se pajtimi dhe rindërtimi i plotë i strukturës së një shoqërie nuk mund të arrihet në tërësi derisa përgjigjet lidhur me personat e zhdukur nuk u jepen familjeve të tyre dhe shoqërisë civile”, është shprehur Kreu i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë. Për këtë qëllim, sipas Kermabon, ekspertët e EULEX-it nga Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (OMPF), së bashku me kolegët e tyre vendor, janë duke punuar në mënyrë intensive për gjetjen e përgjigjeve rreth kësaj çështjeje jashtëzakonisht të rëndësishme. Kermabon thekson se EULEX-i që prej se është bërë operacional, ka ndërmarrë veprime të konsiderueshme drejt përcaktimit të fatit të personave që vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi