Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kadriu: Pse institucionet tona nuk kanë evidenca për të zhdukurit dhe viktimat e luftës?

Shko poshtë

Milazim Kadriu: Pse institucionet tona nuk kanë evidenca për të zhdukurit dhe viktimat e luftës? Empty Milazim Kadriu: Pse institucionet tona nuk kanë evidenca për të zhdukurit dhe viktimat e luftës?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 1:16 am


Milazim Kadriu: Pse institucionet tona nuk kanë evidenca për të zhdukurit dhe viktimat e luftës? U1_TeZhdukurit
Foto: Bota Sot
Pse institucionet tona edhe pas dhjetë vjetësh nuk kanë evidenca të sakta për të zhdukurit dhe viktimat e luftës?


Nga Milazim KADRIU

Neglizhencë dhe mosinteresim të institucioneve të Republikës së Kosovës për të zhdukurit dhe të vrarët në luftën fundit me mjeshtri dhe në mënyrë dinake po e shfrytëzon i ashtu quajturi “Fondi Humanitar” nga Beogradi është shprehur në një prononcim të tij Latif Mehmeti, Kryetar i Shoqatës për persona të Zhdukur dhe viktima të Luftës “Përkorë” në Podujevë. Ai thotë se në muajin qershor të këtij viti me manifestime dhe mënyra të ndryshme u shënua 10 vjetori i çlirimit të Kosovës. Në disa komuna u shënua si 10 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-së. Ky përvjetor sivjet ishte më i veçantë se viteve tjera pasi që ishte viti i parë pas pavarësisë formale të Republikës së Kosovës. U mbajtën shumë akademi si në nivele lokale ashtu në atë qendrore. Nëpër këto akademi u shpalosen të arriturat dhe rezultatet 10 vjeçare në të gjitha fushat e jetës. Mirëpo, një çështje shumë e rëndësishme mbeti akoma në harresë , e ajo është krimet serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Institucionet tona 10 vite pas përfundimit të luftës nuk kanë të dhëna se sa qytetarë kanë qenë të zhdukur, të varë, të plagosura, të dhunuar, të kidnapuar etj. Institucionet e Republikës së Kosovës ende nuk kanë të dhëna se edhe sa persona janë të zhdukur. Derisa në shtetet që u përfshin në luftë si në Kroaci dhe Bosnje kanë formuara Ministri për krime lufte në Kosovë përpos një komisioni qeveritar për të zhdukur i ndërruar shumë herë dhe që nuk posedon të dhënat mbi numrin e të zhdukurve , për numrin e viktimave të luftës as që është filluar të punohet. Ende nuk kemi një ligj për të zhdukurit dhe familjet e tyre. Shënimet që institucionet tona i posedojnë për të zhdukurit janë të një shoqate humanitare i quajtur Kryqi i Kuq. Të përkujtojmë se institucionet e Bosnjës kanë publikuar numrin e saktë prej 97.912 persona të vrarë dhe të zhdukur. Një gjë e tillë te ne në Kosovë nuk ka ndodhë. Pra, ka munguar vullneti dhe interesimi i institucioneve që nga viti 1999 e deri më sot.

Po e përmendim vetëm një rast konkret : Para disa ditësh në një fshat të Podujevës u bë zhvarrimi i dy mbetjeve mortore që konsideroheshin se janë trupat e të zhdukurve nga lufta. Ekipi për zhvarrim përbëhej prej ndërkombëtarëve pra mungonte përfaqësuesi i prokurorisë, i gjykatës dhe i mjekësisë ligjore. Edhe mjeteve të informimit nuk ju lejonte të afroheshin aferë vendit ku u gjeten trupat e njerëzve. Sipas një logjike dikush po përpiqet që ti fsheh krimet serbe ndaj shqiptarëve.

Këtë neglizhencë dhe mosinteresim të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dhimbjen e familjare të të zhdukurve dhe të vrarëve me mjeshtri dhe në mënyrë shumë dinake po e shfrytëzon i ashtu quajturi “Fondi Humanitar” nga Beogradi. Ky fond ka angazhuar disa aktivist për të shkuar te disa familje të të zhdukurve dhe të vrarëve duke ua ofruar një formular për ta plotësuar familja dhe me shumë pyetje, në mesin e tyre dhe një pyetje shumë interesante se a e din kush ta ka kidnapua apo vra familjarin dhe në fund e detyrojnë familjarin të nënshkruaj formularin pavarësisht se shumica e familjareve as qe din se çka kanë nënshkruar. Familjarëve u thuhet se këto shënime na nevojiten për një libër, pra për të shkruar historinë e luftës në Kosovë. Para disa ditësh drejtoresha e fondit Natasha Kandiq deklaroi se në Kosovë kanë qenë të zhdukur dhe të vrarë më pak se dhjetë mijë persona. Fatkeqësisht këtë numër e kanë përmend edhe disa udhëheqës të institucioneve të Republikës të Kosovës. Mendoj se Fondi Humanitar nga Beogradi ka shumë ma shumë punë të bëjë në shtetin e vetë në Serbi se sa në Shtetin e Kosovës.

Në fund Mehmeti thotë se dua të shtroj një pyetje bartësve të institucioneve, intelektualëve e në veçanti historianëve që fatmirësisht ne kemi mjaftë dhe janë të thirrur për këtë çështje se si e ndjejnë veten që Serbia si armik tradicional i shqiptarëve e njohur për dëbimet nga trojet etnike shqiptare, vrasje , kidnapime, dhunime , burgosje mos të flasim për dëmet materiale që iu bëri shqiptarëve, me një fjalë krimet që i ka ushtruar tradicionalisht ndaj shqiptarëve të shkruaj historinë e popullit shqiptar në Kosovë në kohën kur Kosova ka shtetin e vetë, ka institucionet e veta dhe besoj qe askujt nuk i ndalohet shkruaj për historinë e dhimbshme të popullit të vetë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi