Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FADIL SHYTI

Shko poshtë

FADIL SHYTI Empty FADIL SHYTI

Mesazh nga shaban cakolli Mon Jan 05, 2009 8:09 pm










Fadil SHYTI: POEZI




Fadil Shyti | Kulturë |


FADIL SHYTI Font_plus FADIL SHYTI Font_min
I TILLË JAM!


... Epo, i tillë jam,

S´mund të jem ndryshe!...

Sepse dheu, malet tona

Ashtu më -gatuan!

Ndërsa, heroizmat....

E të parëve ndër shekuj

Kështu, më forcuan!

Prishtinë, Pranverë e kuqe, 1981



“TULiPANEVE”

…KOT I MBULONI, KOT I SULMONI!

- ATO, DO TË MBIJNË PËRSËRI!



(Kushtuar rrënjëve të luleve, që i fusnim në dhe)

…Dhe, mendoja:

- A nuk ngjasojnë këto, me idetë revolucionare, që i mbjellim ne?!

Është, një fenomen natyror,

Që ngjason me një fenomen njerëzor!

- Kjo, që lidhet me punën tonë:

Nga duart tona të arta, o punëtorë!

Sot, mbollëm "qepë" lulishteje,

Ato, qëndrojnë të heshtura...

Ne, i fusim në dheun e zi,

Ato, do të qëndrojnë:

Tërë vjeshtën dhe dimrin!

Ndërsa, në pranverë

Do të shpërthejnë me furi…

Me bukurinë e tyre!

“Tupanë”, i quajmë,

Këtu, në Suedi!

Janë shumë të kërkuara!

Janë, shumë të praruara!

Janë brilante, interesante!...

…Edhe kur duket,

Edhe kur mendojnë se:

I ”fikën” i mbuluan nën dhe;

I përpiu toka!…

I rrëmbeu dëbora dhe shiu!

Ngrica nga veriu,

Ato, -pastaj, prapë SHPËRTHEJNË!...

Me bukurinë e tyre,

Me aromën e tyre…

DËFREJNË, RRËMBEJNË!

Zemrat e njerëzimit,

Fuqishëm i ngazëllejnë!

Suedi, Më 29 tetor, 2008



KUJTOJNË SE JEMI PAK!

(Kushtuar demonstratës së 2 Dhjetorit në Prishtinë,

Nga LV, në rezistencë kundër Evropën, Rusisë dhe Serbisë)



…E filluam REVOLUCIONIN me 30 veta,

Bilbila dhe shqiponja kraha-fleta!

Nga pranverën e kuqe ´81.

Ja, pastaj si dolën të lagura....,

Serbia dhe tradhtia:

Gjak dhe tmerre vollën!

Nga UÇK-ja jonë,

Forca na dha Shqipëria!

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë

REVOLUCIONIN e filloi me 30 veta,

Bilbila dhe shqiponja kraha-fleta!

…Dhe, stuhi po na sjellë jeta!

Ende, horrat dhe qorrat politikë,

Po kujtojnë se jemi pak!!!

Sa shumë gjatë historisë,

Po derdhet rrëke:

Djersë, lot e gjak!

Po gabohen, ore po gabohen!

Kur aradhet tona;

Në sheshet e kuqe,

Në rrebeshe…

Për ta bërë Shqipërinë - Shqipëri!

Përditë e më shumë po shtohen!


Suedi, më 2 Dhjetor, 2008

shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi