Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blerim Rrecaj: Një shëtitje për frymëzim

Shko poshtë

Blerim Rrecaj: Një shëtitje për frymëzim Empty Blerim Rrecaj: Një shëtitje për frymëzim

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 1:42 am

Blerim Rrecaj

Një shëtitje për frymëzim

Kthehem në shtëpi. Nëpër atë trotuar të ngushtë të cilit i ra hise të shtrohej me zgjerimin e rrugës Prishtinë-Fushë Kosovë. Trotuar që si për shaka e them se është vetëm sa për një njeri dhe një mace. Këtë rrugë e bëj ndonjëherë. Ose kur mund të mbetem pa para për të hipur në autobus a taksi ose për qejf a edhe kur të më teket. P.sh. sot më shumë se m’u tek. Ngadalë-ngadalë deriku banoj nga kryeqyteti mbërri përafërsisht për një orë. Gjatë rrugës automjete të llojllojshme lëvizin në dy drejtimet. Sot ishte dhe shumë nxehtë. Tridhjetë e kusur grade celsiues sigurisht. Aty këtu mund ta hasësh edhe ndonjërin duke e ngarë biçikletën në shiritin e verdhë e të përcaktuar për ta, ndonëse nuk është pa rrezik një gjë e tillë. Pluhuri do të jetë me bollëk dhe jo vetëm flokëve do t’i ngjitet një shtresë e tij. Ecja do vazhdojë dhe nga koka sikur do rrjedhin lloj-lloj mendimesh. Dhe nuk e di se a lirohemi nga to ose ngarkohemi edhe më tepër.Dhe derisa shputat e këmbëve do marrin njëfarë temperature trupi do filloj të djersitet.Rruga e gjatë dhe e drejtë do t’i ngjajë një caku as të afërt e as të largët. Dhe këtë rrugë edhe ta krahasoj me p.sh., rrugëtimin tim jetësor. Nga koka do të përhapen në horizont edhe mendime të ngatërruara. Sot këtë udhë e bëra gati pikërisht në mesditë dhe dielli i fortë sikur pak ma ulte kryet e sytë m’i mbyllte pakëz. Hapat rendin, ngarendin nëpër trotuar të pluhurtë me objektesh kryesisht tregtare në të dy anët e rrugës. Më mire t’i them vetes se tjetërkujt “kryet ta thyej e qejfin s’ta prishi!” Thashë se e bëra këtë udhëtim se ashtu m’u tek, ashtu m’u shkrep dhe duke llogaritur se kjo shëtitje, ky rrugëtim si një shansë të mirë për frymëzim…Oh, më falni që po flas kaq zbehtë e me ngjyra anemie. Jeta vazhdon e për të jetuar po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Edhe sa do të na duhet ta përsërisim këtë. Po flitet mjaft për tensionimin e gjendjes në Kosovë duke përmendur edhe ata xhipa të përmbysur. Gjithçka po flitet. Rrugës thashë se edhe vetë kur flas për ngjarje të caktuara mundohem të paraqitem sa më i aftë në vlerësime që mund t’i jap. Nuk kam si t’i ikë kësaj gracke. Për një gjë e di se në këtë kaos është e vështirë të jetojmë. Këtë shpeshherë e ndjej dhe ia përkujtoj sidomos vetes. Po e filloj prej vetes: A jam unë, e sa jam unë normal?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi