Fati i ngrirë i të zhdukurve!
Faqja 1 e 1
Fati i ngrirë i të zhdukurve!
Fati i ngrirë i të zhdukurve!
Bruna Merko&Arsim Rashiti, Bota Sot
Kanë kaluar plot dhjetë vjet nga zhdukja e mijëra shqiptarëve nga regjimi serb ndërsa familjet ende përjetojnë ankthin e pritjes.
Familjarët e të pagjeturve: Të zbardhet fati i të zhdukurve
1900 të zhdukur
Sipas Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, aktualisht janë evidentuar edhe 1.900 persona të pagjetur. Ndërkaq, rreth 400 mbetje mortore ende vazhdojnë të jenë të paidentifikuara në morgun e Prishtinës ndërsa vetëm 51 prej tyre janë identifikuar.
Pa kushte
Kuvendi i Kosovës kërkon nga PSSP-ja, Këshilli i Sigurimit i OKB–së, shtetet e Grupit të Kontaktit, qendrat tjera ndërkombëtare të vendosjes dhe nga qeveritë tjera, që të kërkojnë nga Serbia kthimin e pakusht të pengjeve të luftës, të të rrëmbyerve dhe të të pagjeturve.
Një grua tërheq ngadalë tre fëmijët e saj, në sheshin para Teatrit Kombëtar, është një grua diku mbi të dyzetat (ashtu tregon), ndërsa u pëshpëritë fëmijëve të mbajnë qetësi. “Oj nanë a e kanë gjet babën, për babën kemi ardhur këtu, të gjithë këta këtu për babën tonë kanë ardhë”, ndërsa ajo vazhdon t’i tërheq ashtu, heshtazi. Ka rreth dhjetë vjet që i tërheq kudo nëpër këto tubime, ajo vet duket e ftohtë, e prerë, e pa shpresë…Fëmijët vazhdojnë monologun e tyre, “nanë unë e di që këtë vit baba vjen patjetër”, kësaj radhe motra e madhe u hedh një vështrim qortues dy më të vegjëlve. Heshtin. Ulen në shkallët e teatrit dhe si çdo vit, kanë përgatitur pankarta të shkruara me dorë “deri sa do të presim ne…”. Një pyetje që na drejtohet të gjithë neve. Dje, shoqëria dhe institucionet shtetërore përkujtuan ditën ndërkombëtare të të pagjeturve, 30 gushtin ndërsa familjarët gjatë gjithë vitit përjetojnë dramën e tyre. Drama e pandashme, pavarësisht rilindjes së Kosovës, ata nuk rilindën pas largimit të regjimit milloshevian, madje as pas shpalljes së pavarësisë së shumëpritur, ata nuk rilindën...
Janë plot 1 mijë 938 persona të pagjetur, sipas statistikave zyrtare, fati i të cilëve ende dhe sot e kësaj, dite nuk dihet. Në përvjetorë që shkojnë e vijnë, në ditë kujtese për të gjithë me qindra shqiptarë vazhdojnë të mos prehen të qetë, familjarët e tyre edhe më pak. Megjithëse apeli nga familjarët e të pagjeturve edhe në ditën e djeshme nuk mungoi kundrejt institucioneve. Kalvari i shoqatave, instituteve, familjeve nuk ka të sosur, ata vazhdojnë të trokasin në çdo derë institucioni shtetëror dhe ndërkombëtar, duke kërkuar zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre.
Haki Kasumi, kryetar i Këshillit Koordinues i Asociacionit të familjeve të pagjeturve nënvizoi faktin se aktivistët po pakësohen gjithmonë e më shumë. “Më duhet të konstatoj se çdo ditë po na zvogëlohet numri i aktivistëve dhe familjarëve pjesëmarrës në këto aktivitete. Po zvogëlohet si pasojë e gjendjes së rëndë të tyre dhe unë konsideroj se në dhjetëvjetëshin e fundit do të na mbeten shumë më tepër njerëz të cilët, i kërkojmë se sa njerëz dhe familjar”, tha z.Kasumi, duke shtuar se familjarët po e përjetojnë rëndë këtë gjendje. Rreth dy mijë persona, fati i të cilëve po mbanë në ankth familjet shqiptare, përgjigje për të cilat po vonojnë, dilema që shtohen për ditë.
“Në Kosovë Komisioni Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq angazhohet në të mirë të familjeve dhe i mbështet ato në kërkim të përgjigjeve. Familjet kanë të drejtë morale dhe ligjore të dinë për fatin e familjarëve të tyre të zhdukur”, është shprehur Beat Schneider, kryetari i Komisionit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Sipas tij, autoritetet në Kosovë dhe në Ballkan kanë obligim t’i zgjidhin rastet e zhdukjeve që kanë ndodhur dhe t’i informojnë familjet.
Jemi mbledhur këtu, sot, që ta shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Zhdukurve dhe t’i përkujtojmë të gjithë ata qau zhdukën si pasojë e konflikteve në tërë botën. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) i bashkëngjitet zërave të qindra mijërave familjeve në mbarë botën dhe u bënë thirrje autoriteteve që ta zgjidhin çështjen e personave të pagjetur. Ndërkaq të pranishmit në këtë tubim iu drejtuan dy institucioneve kryesore në vend, Kryeministrisë dhe Presidencës, duke iu përsëritur kërkesat e tyre. Ndërkaq fotografitë e të pagjeturve që qëndrojnë të ekspozuara prej më se dhjetë vitesh në murin e Kuvendit, edhe këtë ditë apeli për të gjithë shoqërinë botërore vazhdojnë të qëndrojnë aty. Të afërmit vetëm sa ndryshojnë fotografinë. Dhimbja vazhdon të vigjilojë aty. E drejta për të ditur për fatin e të pagjeturve është e drejtë e pamohueshme, një e drejtë morale të cilën institucionet duhet ta respektojnë dhe ta plotësojnë. Në Ditën Ndërkombëtarëve të të Zhdukurve që është e shpallur me 30 gusht, anëtarët dhe mbështetësit e shoqatës “Thirrjet e Nënave” të Gjakovës kanë paralajmëruar një grevë urie në morgun e Prishtinës me qëllim të shtimit të presionit për zbardhjen e fatit të të pagjeturve që tani e mbi dhjetë vjet.
Ndërkaq vet, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Fejth ka inkurajuar dialogun për personat e pagjetur ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. “Për ta realizuar dhe respektuar këtë të drejtë, të gjithë duhet të punojnë së bashku me qëllim që të lehtësohen zemrat e të gjithë të prekurve. Prandaj, zyra ime inkurajon dhe mbështet dialogun për personat e pagjetur ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Fejth.
Organizatorët e këtij tubimi kërkuan nga institucionet që të jenë më efikase, të angazhohen më tepër dhe t’i përmbahen premtimeve të shumta. “Është thënë në fillim të kësaj qeverie se çështja e të pagjeturve do të ketë prioritet. Po më duket se një premtim i tillë ka shoqëruar premtime të shumta të mëparshme, ndërsa përshtypja e familjarëve është se po vazhdon tradita e vjetër e premtimeve ndërsa ajo e angazhimeve praktike po mbetet nën hije”, tha Kasumi.
Ndërsa, rikujtimi i Deklaratës së Kuvendit e vitit 2005, ishte kësaj radhe forma e protestës së familjarëve të të zhdukurve, të cilët iu drejtuan Kuvendit të Kosovës me pankarta ku kërkonin zbatimin e asaj deklarate. Pleq, për të cilët koha ka ngrirë në vend, që kur kanë humbur më të dashurit e tyre, janë aty me pankarta në duar, janë kujtesa e këtyre fateve ende të pazbardhur të mijëra qytetarëve të Kosovës, të rrëmbyer gjatë luftës nga forcat serbe.
Megjithëse Kuvendi i Kosovës miratoi deklaratën, para 4 vjetësh, ku nga të gjithë faktorët relevantë që të ushtrojnë gjithë ndikimin e tyre për zbardhjen e pashtyeshme të fatit të të gjithë pengjeve, të të rrëmbyerve dhe të të pagjeturve dhe kthimin e shpejtë dhe të pakushtëzuar të tyre ose të trupave të tyre të identifikuar ose të paidentifikuar, familjarët të zhgënjyer kërkojnë të sensibilizojnë institucionet. Kërkojnë përgjigje për t’i dhënë fund pritjes së tmerrshme, pritjes plot ankth, dëshpërimit të pafund...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kosova shënon ditën e të zhdukurve
» Vazhdon greva e nënave të të zhdukurve
» Veriu – një konflikt i ngrirë
» Zhorzh Sand: Zemer e ngrire
» Konflikti i ngrirë NATO-Rusi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi