Mbi demokracinë, po jo si te Aristoteli
Faqja 1 e 1
Mbi demokracinë, po jo si te Aristoteli
Mbi demokracinë, po jo si te Aristoteli
Editoriali
Demokracia nënkupton sadopak një formë të liberalitetit, libero, do të thotë lirisë në të drejtën e saj ta qeverisë vetveten. Nëse një populli i ndalohen të gjitha të drejtat jo më juridike shtetërore, por edhe ato të njeriut, a mund ta kultivojë demokracinë një popull në situatë të tillë. Demokracia është ana e kundërt e autokracisë. Nëse demokracia është garancë e institucionit të shtetit atëherë ajo nuk bie në duart e klaneve, nepotizmit, parapolitikës, individëve të fuqishëm… të gjithë në shërbim të “ndërkombëtarit” absolut. Kur bie në këto duar, demokracia quhet autokraci. Pra, shkalla e lirisë së një grumbulli, është shkalla e demokracisë së tij. Nëse një grumbull, në një vend të rrethuar me gjemba, ku je i kontrolluar dhe pa “liberalizim të vizave” kujtojmë se kultivohet demokracia, atëherë edhe sistemi i burgut qenka demokratik. Në burg, ndërkaq, qëndrojnë të burgosurit që janë njerëz të dënuar, kurse kur njerëzit jashtë burgut dënohen pa kurrfarë faji, atëherë demokracia e cila i ka dënuar - quhet - totalitarizëm. “Mbikëqyrësi” i burgut, që ruan paqen e burgut, që të mos rrebelohen të burgosurit, ua detyron demokracinë, “rendin shtëpiak” të burgut, ligjet që janë të huaja, përkatësisht të imponuara nga pozicioni i policisë dhe armatës. Në Kosovë, brenda karantinat që ka qenë i obliguar me dhunë të plotësojë standarde të larta të shtetbërjes sipas tipit të demokracisë dhe vetëvendosjes, standardet për të realizuar standarde për shoqëri demokratike, i ka imponuar si “punë e detyrueshme” (por me pagesë për kuislingët) bashkësia ndërkombëtare, konkretisht Kombet e Bashkuara. Demokracia, e tillë nuk ka prodhuar liri, por paqe. Demokraci e paqes, në të cilën nuk ka prosperitet juridik, ekonomik, kulturor, ekologjik dhe humanitar shëndetësor. Pra kjo demokraci e OKB-së që na e kanë mësuar mirë ta implementojnë e ka shkaktuar këtë krizë të rëndë politike dhe ekonomike, këtë katastrofë. Pra demokracia që prodhon mjerim, është torture totalitare. Zhveshje e vlerave të një shoqërie, deri tek edhe ato vlerat kombëtare të cilat duhet t’i mohojmë në emër të demokracisë dhe paqes. Por si quhet paqja të cilën e ruajnë “paqeruajtësit” e krejt Evropës? Na kanë mësuar të kujtojmë se nëse nuk na “ruajtur” “paqeruajtësit” ne nuk do të mund të demokratizohemi, thuajse koshienca për demokraci imponohet me dhunë dhe me roje! Demokracia e tillë sa më shumë që e ngrit nivelin e saj, aq më shpjet “konsumohet” sepse kur bëhet “shumë” demokraci është rëndë dhe populli lodhet nga demokracia e cila e skamnon, e shkombëtarizon, e poshtëron, e nënçmon, dhe e mbanë në shënjestër të armës së “paqeruajtësit”. A thua jemi bindur se ne nuk mund të zhvillojmë demokraci pa kujdesin e administratorëve të huaj. Populli demokratik ka filluar të frikohet, në mos, pa e pyetur popullin, largohen rojet e demokracisë sonë, dhe ne pastaj kalojnë nga demokracia e imponuar në anarki të paimponuar. Populli të cilin e ruajnë derisa të demokratizohet me nga krejt, është i pajtuar me paqen, veç paqe le të ketë, e që na zhvesh demokracia deri në qeniet sociale të asistencës, kjo nuk ka rëndësi. Pa paqe nuk ka demokraci! Derisa demokracia të ngrihet në kulmin e saj, deri atëherë kemi nevojë për paqe, se pa paqe, thamë, nuk ka demokraci. Mjafton, që na thonë se ata na e mësojnë demokracinë, ish kolonizatorët dhe skllavopronarët e robërve nga popujt jodemokratik në Këshillin e Sigurimit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi