Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bronx: Një rrugë emërohet ‘Nëna Tereze'

Shko poshtë

Bronx: Një rrugë emërohet ‘Nëna Tereze' Empty Bronx: Një rrugë emërohet ‘Nëna Tereze'

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 12:54 pm

Bronx: Një rrugë emërohet ‘Nëna Tereze'

Emrin e humanistes shqiptare do ta mbajë këndi ku ndeshen avenytë Lydik dhe Holland në lagjen Pelham Parkway në Bronx, një lagje me një përqindje mjaft të madhe të banorëve shqiptaro-amerikanë.



Bronx: Një rrugë emërohet ‘Nëna Tereze' ---n-tereze
Nëna Tereze ka qenë një inspirim për miliona njerëz në gjihë botën.

New York, Një rrugë në qytetin Bronx të New York-ut prej dje ka marrë emrin “Rruga Nëna Tereze”, me një vendim të këshilltarëve të Bashkisë së New York-ut dhe një lobimi të angazhuar të shqiptaro-amerikanëve. Emrin e humanistes shqiptare do ta mbajë këndi ku ndeshen avenytë Lydik dhe Holland në lagjen Pelham Parkway në Bronx, një lagje me një përqindje mjaft të madhe të banorëve shqiptaro-amerikanë dhe bizneseve të tyre.“Nëna Tereze ka qenë një inspirim për miliona njerëz në gjihë botën,” tha James Vacca anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut i cili, bashkë me Esad Rizain, udhëheqës i fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, qenë edhe shtytësit kryesorë të kësaj nisme.
Në ceremoninë ku ishin mbi 300 veta, pjesëmarrësit në emër të qeverisë së Kosovës i përshëndeti Arsim Bajrami, ministër i administratës publike, duke e quajtur këtë ‘një rrugë të afrimit të mëtejmë, një urëlidhëse e miqësisë së përhershme shqiptaro-amerikane.’
Kryetari i Bashkisë së Bronxit dy milionësh, Ruben Diaz Jr., foli për shqiptaro-amerikanët si një komunitet shumë vital dhe sipërmarrës, ndërsa Nënën Tereze e quajti shembëlltyrë të sakrificës për gjithë botën.
Në këtë ceremoni folën edhe anëtarë të tjerë të këshillit bashkiak të New Yorkut, ndërsa u kënduan edhe hymnet e Amerikës dhe të shtetit shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi