Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK: Ramushistët do ta përcjellin humbjen nëpërmjet kamerave

Shko poshtë

PDK: Ramushistët do ta përcjellin humbjen nëpërmjet kamerave Empty PDK: Ramushistët do ta përcjellin humbjen nëpërmjet kamerave

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 9:28 pm

PDK: Ramushistët do ta përcjellin humbjen nëpërmjet kamerave

Lirie Hajdari, Bota Sot
Rikthehet çështja e kamerave


PDK: Ramushistët do ta përcjellin humbjen nëpërmjet kamerave ---stavileci
“Zërat e zhurmshëm dhe dëshpërues të AAK-së janë fryt i paragjykimeve, që kanë për qëllim përgatitjen e elektoratit të saj për humbjen e sigurt që i pret dhe për t’i hedhur nam të keq Kosovës”, tha Stavileci.
Zëdhënësi Stavileci është shprehur i bindur në humbjen e AAK-së, dhe këtë besim ai e mbështet në sondazhet e ditëve të fundit, të cilat sipas tij kanë treguar mbështetjen dhe përkrahjen në vazhdimësi në rritje të PDK-së. “Në të gjitha komunat ku ka administruar PDK-ja janë bërë të arritura të shumta, madje disa prej tyre edhe i kanë tejkaluar ato që kanë qenë të planifikuara”, vlerësoi ai.


Në kohën kur KQZ-ja ka marrë vendim për mos vendosjen e kamerave nëpër qendra të votimit, Partia Demokratike e Kosovës, pas debatit dhe kritikave të partive opozitare, është shprehur në favor të instalimit të kamerave në çdo vendvotim dhe në çdo vendnumërim, duke thënë se me këtë do t’i jap kënaqësinë AAK-së që ta përcjell humbjen e saj nëpërmjet kamerave. “PDK-ja është në favor të instalimit të kamerave në çdo vendvotim dhe në çdo vendnumërim në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa, sa i përket disa zërave të zhurmshëm dhe dëshpërues të partisë së tretë opozitare, ato janë fryt i paragjykimeve që kanë për qëllim përgatitjen e elektoratit të saj për humbjen e sigurt që i pret dhe për t’i hedhur nam të keq Kosovës. “Për Ramushin dhe ramushistët e vegjël”, PDK-ja do të kujdeset që t’iu ofrojë kënaqësi, duke i siguruar që “humbjen e thellë ta përcjellin dhe ta përjetojnë me kamera dhe live”, është shprehur kështu zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci.
Çështja e vendosjes apo jo të kamerave, e ngritur fillimisht nga AKR-ja, është përcjell me debate të shumta nga partitë opozitare, derisa më e zëshmja ishte AAK-ja, e cila e quan lojë të PDK-së dështimin e kamerave në zgjedhje. Por, nga ana tjetër zëdhënësi Stavileci mohon një gjë të tillë, duke theksuar se PDK-ja përkrah të gjitha mjetet dhe mënyrat, të cilat sigurojnë zgjedhje të mira dhe një proces të mirë zgjedhor në përgjithësi. Sipas tij partia e tretë opozitare, me deklarimet e saj po tenton që këtë çështje ta shndërrojë në një debat politik dhe të përfitojë poenë nga e tërë kjo. “Qëndrimi politik i PDK-së ka qenë në përkrahje të instalimit të kamerave. Atë po e përsërisim edhe sot, ndërsa çështjet tjera që kanë të bëjnë me KQZ-në, çështjet teknike, financiare, profesionale dhe organizative janë çështje që iu përkasin atyre dhe ata vendosin për ato”, tha Stavileci.
Edhe pse ka qenë përfaqësuesi i PDK-së në KQZ që ka votuar kundër vendosjes së kamerave në qendra të votimit, sipas zëdhënësit Stavileci kjo e dëshmon atë që quhet kompetencë profesionale dhe autonomi në vendimmarrje.
Ai nuk ka dashur të paragjykoj nëse anëtari i PDK-së do të votoj sërish kundër vendosjes së kamerave nëse edhe një herë kjo çështje shtrohet për diskutim në KQZ-së, duke thënë se qëndrimi i PDK-së në vazhdimësi ka qenë për instalim të kamerave.
Ndër të tjera, ai njoftoi se PDK-ja po hyn në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të nëntorit dhe do të angazhohet maksimalisht që zgjedhjet të jenë të lira, të qeta, demokratikeAi tha se PDK së shpejti do të dal me kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve, të cila do të miratohen nga Këshilli Drejtues i partisë. Stavileci nuk ka dashur të paragjykoj për fituesin në kryeqytet, duke thënë se sikurse Prishtina edhe komunat e tjerat janë të rëndësishme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi