Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xanier përkrah kthimin e shqiptarëve në veri

Shko poshtë

Xanier përkrah kthimin e shqiptarëve në veri Empty Xanier përkrah kthimin e shqiptarëve në veri

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 9:33 pm

Xanier përkrah kthimin e shqiptarëve në veri

Bota sot
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Xanieri gjatë vizitës në Mitrovicë i ka siguruar banorët se parimisht kanë të drejtë të punojnë në pronat e tyre dhe se e drejta për tu kthyer është fundamentale.


Xanier përkrah kthimin e shqiptarëve në veri PRONAT
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Xanieri vizitoi Mitrovicën, ai parimisht përkrah banorët për tu kthyer në pronat e tyre.- Banorët presin që shumë shpejt të kthehen në pronat e veta.


Vazhdon gjendja e tensionuar në veri të Mitrovicës. As sot banorët shqiptarë të lagjes "Kroi i Vitakut" nuk janë lejuar të punojnë në pastrimin dhe rindërtimin e shtëpive të tyre. Mirëpo, pas një periudhe tejet tensionuese situata në këtë lagje, duket se do të shkojë drejt përmirësimit. Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Xanieri gjatë vizitës në Mitrovicë i ka siguruar banorët se parimisht kanë të drejtë të punojnë në pronat e tyre dhe se e drejta për tu kthyer është fundamentale. Por, Xanier ka thënë se bashkë me EULEX-in do të diskutojnë për çështjen e sigurisë, në mënyrë që të evitohen provokimet dhe incidentet e mundshme. Fillimisht, para vizitës së shefit të UNMIK-ut, banorët shqiptar kanë tentuar që të shkojnë në pronat e tyre, mirëpo janë ballafaquar me kordonet e policisë së EULEX-it. Në anën tjetër një grup i serbëve qëndronte sërish në oborrin e shtëpisë së Agim Vitakut, gjë që banorët shqiptar e konsideronin provokim për ta. Ndërkohë, vizita e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Xanier duket se ka ngjall shpresa tek banorët shqiptar. Kjo për fakin që, Xanier parimisht u shpreh pro rindërtimit të shtëpive dhe që sipas tij, e drejta për tu kthyer në pronë është e drejt fundamentale.
"Nga perspektiva e Kombeve të Bashkuara është e drejtë thelbësore e të zhvendosurve që të kthehen në pronat e tyre. Kjo është e drejtë e të gjitha komuniteteve dhe ne jemi për respektimin e kësaj të drejte. Por, sigurisht që janë disa elemente që duhet të merren parasysh. Një është siguria, ne jemi të shqetësuar për sigurinë e njerëzve që duan të kthehen në shtëpitë e tyre, prandaj neve na duhet që të bisedojmë me të gjithë partnerët relevantë për të siguruar që kthimi të bëhet në kushte që nuk rrezikojnë sigurinë e pronarëve të shtëpive. Çështja e dytë është që të merren parasysh procedurat administrative dhe të njëjtat të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Siç e biseduam edhe me z.Rexhepi, pastrimi i terrenit nga ana e pronarëve nuk do të duhej të paraqiste fare problem, ndonëse duhet pasur parasysh kushtet e sigurisë. Është e nevojshme edhe transparenca, dmth administrate lokale duhet të sigurohet që ky proces, duhet të informohet për procesin e pastrimit për fillimin e shtëpive. Mirëpo, principi i përgjithshëm është i rëndësishëm. Para së gjithash sigurimi të jetë nga ana e ndërkombëtarëve, EULEX-it dhe KFOR-it", ka thenë Xanieri. Kreu i Komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi edhe njëhere e ka përsëritur qëndrimin se për shtëpitë që duhet të renovohen nuk ka nevojë të merret leje.
"Natyrisht se vlen parimi se në shtëpitë ekzistuese, që kanë qenë edhe më parë dhe bëhet rindërtimi, nuk ka nevojë për leje speciale, pra bëhet vetëm informimi për tipin, formën dhe si bëhet. E po ashtu pastrimi i rrënojave të shtëpive nuk ka nevojë për leje speciale. Nëse dikund pengohet, mund të bëhet vetëm për arsye të sigurisë. Sigurisht se policia, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i duhet të jenë të informuar, për shkak se ata e bëjnë planin e krijimit të një ambienti të sigurt dhe parimisht ne u morëm vesh që kush donë me ndërtua shtëpi të reja, ashtu sikur po bëjnë serbët, duhet leje ndërtimi. Po ashtu edhe shqiptarët nëse bëjnë ndërtime të reja, ju nevojitet leja e ndërtimit, të cilën duihet kërkuar tek organet kompetente, në kohën kur në pjesën në veri i vetmi autirtet që ka nëj bazë lekale ështëadministrata e UNMIK-ut në veri, derisa nuk kryeht procesi i decentralizimit dhe të mbahen zgjedhjet", ka thënë kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi. Megjithatë nuk u konfirua saktës e kur mund të fillojnë punimet.
“Unë nuk mund të jap afate. Sa i përket pastrimit, vetëm nëse EULEX-i dhe KFOR-i pengojnë për çështje sigurisë, punët mund të vazhdojnë që tani. Megjithatë sigurisht se Xanier do të bisedojë me EULEX-in dhe KFOR-in, për të iu bë të mundur pronarëve që sa më shpejtë të kthehen në pronat e tyre", ka thënë Rexhepi. Prezent në këtë takim ishte edhe Agim Vitaku i cili i prezantoi shefit të UNMIK-ut dokumentacionin e plotë që dëshmonë pronësinë e tij në lagjen "Kroi i Vitakut" qe 200 vjet. Ai u shpreh optimist se tash do të ndryshojnë gjërat në mënyrë pozitive. "E imja ishte që dokumentacioni mbi pronën time të ia hedh në tavolinë për ta parë vet Xanierit. I thash se këto prona janë tonat që prej para 200 vjetësh se duhet marrë masa për lejimin e ndërtimit të shtëpitë tona", thotëAgim Vitaku. Ndërkohë, u bë e ditur se shefi i UNMIK-ut nuk ka qenë sa duhet i informuar për gjendjen në veri dhe për problemin në fjalë. Pas këtij takimi banorët shqiptar të lagjes "Kroi i Vitakut" janë shpërndarë, me shpresë se brenda kësaj jave do të ipet drita e gjelbër për të filluar rindërtimin e shtëpive të veta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi