Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Brutalitet dhe terror në funksion të qëllimeve antishqiptare.

Shko poshtë

Brutalitet dhe terror në funksion të qëllimeve antishqiptare. Empty Brutalitet dhe terror në funksion të qëllimeve antishqiptare.

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 06, 2009 12:36 am

Brutalitet dhe terror në funksion të qëllimeve antishqiptare.

Brutalitet dhe terror në funksion të qëllimeve antishqiptare. Fotografia_277Pak ditë para Vitit të Ri 2009 qeveria serbe demonstroi terror dhe brutalitet mbi shumë familje shqiptare në Preshevë. U arrestuan dhjetë të rinj shqiptarë si persona të dyshimtë që paskan kidnapuar dhe vrarë pjesëtarë të popullsisë joshqiptare në komunën e Gjilanit të Kosovës.

I pari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, përndryshe ish-krahu i djathtë i kriminelit Millosheviq, e përcolli aksionin nga një qytet jo fort larg Preshevës - nga Vranja, që është qyteti kryesor i një qarku administrativ me të njëjtin emër në Serbi. Para pak më shumë se një shekulli ky qytet, si dhe shumë vendbanime përreth tij kanë qenë të banuara me popullsi dërmuese shqiptare, por janë dëbuar me terror dhe gjenocid nga qeveria serbe e asaj kohe.

Aksionin brutal të policisë serbe e karakterizoi një bujë e pazakontë. Madje, kjo hapje e qeverisë serbe për të lejuar që të shiheshin pamjet e dhunshme të saj anekënd botës ishte diçka që të habiste. Nuk është fjala këtu për pamjet e regjistruara një ditë më vonë, por për pamjet e regjistruara nën prezencën e policëve të maskuar serbë në fazën e operacionit të dhunës dhe terrorit.

Nga ato pamje që u shpërndanë anekënd botës qeveria serbe e dinte paraprakisht se askush nuk mund ta nxirrte konkluzionin se kishim të bënim me një regjim demokratik, aq të proklamuar nga kjo qeveri. Andaj, me të drejtë shtrohet pyetja: pse i lejoi apo edhe i sponsorizoi qeveria serbe xhirimet që dëshmonin për dhunë dhe terror në aksion e sipër?! Diçka e pazakontë, kur kemi parasysh faktin se regjimet serbe të të gjitha periudhave janë munduar që para opinionit botëror ta fshehin terrorin dhe dhunën sa më shumë që kishin mundësi. Mbase aty ku gjërat duken të pazakonta, duhet kërkuar edhe qëllimin e së jashtëzakonshmes.

Qeveria serbe nëpërmjet ish-bashkëpunëtorit më të ngushtë të Millosheviqit tha hapur:

1. “E di se ky aksion do të ngjallë revoltë tek shqiptarët”. Nga ngjarjet e zhvilluara u pa qartë se qeveria serbe ishte kujdesur shumë që ky aksion të ngjallte sa më shumë revoltë. Me këtë deklarim kishte cak t’i frikësonte dhe t’i terrorizonte shqiptarët, e kështu ata të ndiheshin të pasigurt në trojet e veta stërgjyshore.

2. Sipas Daçiqit, që shprehte qëndrimet e qeverisë serbe, personat e arrestuar qenkan pjesëmarrës në vrasje dhe kidnapime të serbëve dhe joshqiptarëve tjerë në Gjilan të Kosovës. Me këto arrestime qeveria serbe u dërgoi mesazh qeverisë dhe institucioneve të Kosovës se ajo ende e konsideron veten zot të këtij vendi. Për më tepër, ajo i tha EULEX-it se sa i përket ligjit ajo është vetë autoriteti në Kosovë. I tha EULEX-it dhe qeverisë së Kosovës se ka zhvilluar hetime për katër muaj radhazi në Kosovë dhe do ta vazhdojë këtë proces edhe në të ardhmen, se ky aksion është në fillimet e veta dhe se e ka ndërmend të mos ndalet deri në përfundimin e tij, duke përfshirë edhe persona që jetojnë në Kosovë. Me këtë mesazh Serbia i tha EULEX-it se nëse ai ka mandat për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë, duhet ta ndihmojë Serbinë që t’i dërgojë në Beograd personat që ajo i heton. Me këtë mesazh Serbia kishte për qëllim ta provokonte publikimin e qëndrimit politik të EULEX-it. “Kundërpërgjigjen” e mori. Heshtja e EULEX-it i tregoi qeverisë serbe se jo vetëm që do të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës, por do të lejojë që Serbia të ndërhyjë në autoritetin në fushën e ligjit në Kosovë, edhe pse sa i përket hetimit të krimeve të luftës në Kosovë, një gjë e tillë është në veçanti autoritet i rezervuar për EULEX-in.

Të gjitha këto mesazhe politike qeveria serbe i dërgoi nëpërmjet dhunës dhe terrorit ndaj shqiptarëve. Ato i dërgoi ato nga goja e Ivica Daçiqit, dorës së djathtë të Millosheviqit në kohën kur në Kosovë është bërë gjenocid mbi popullsinë shqiptare (Dhe UNMIK-u, megjithëse ka pasur qindra denoncime për terrorin e urdhëruar nga Daçiqët mbi shqiptarët, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër kriminelëve serbë).

Nga ajo që u pa dhe nga ato që u thanë nga ish-bashkëpunëtori më i afërt i Millosheviqit në emër të qeverisë serbe, del se Serbia ka përzgjedhur një aksion konkret për ta zhvilluar politikën e saj antishqiptare dhe për ta dëshmuar prezencën e saj aktive në Kosovë. Sigurisht që ky aksion i ka shërbyer asaj edhe për konsum të brendshëm, por ky nuk ka qenë qëllimi i parë i saj në këtë rast.

Viktima të këtij aksioni politik janë dhjetë shqiptarë që rrehen dhe torturohen brutalisht për të nxjerrë deklarata të formuluara sipas interesit politik të qeverisë serbe.

Por çfarë dëshiron në të vërtetë të arrijë qeveria serbe me këtë aksion terrori ndaj shqiptarëve në këtë moment?

Përveç qëllimit të saj të përhershëm të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta etnike, Serbia në këtë moment do që ta provokojë qëndrimin e EULEX-it dhe UNMIK-ut në lidhje me Planin e saj gjashtëpikësh. Por çfarë lidhjeje ka kjo me arrestimet e banorëve që aktualisht janë shtetas të saj? Kjo nuk ka lidhje me faktin se këta janë shtetas të saj, por me faktin që ata i arreston me arsyetimin se gjoja paskan bërë vepra të kategorizuara si krime lufte në territorin e Kosovës. Me këtë fakt Serbia ia bënë me dije EULEX-it, por edhe UNMIK-ut, se ajo këtu ka zhvilluar hetime përkundër që Rezoluta 1244 ia ndalon një gjë të tillë. Me këtë fakt Serbia ua bën me dije EULEX-it dhe UNMIK-ut se është duke i vazhduar hetimet edhe më tej, sepse sipas saj paska edhe të tjerë persona të përfshirë. Në një farë mënyre Serbia i fton edhe EULEX-in e UNMIK-un që ta ndihmojnë atë për t’i hetuar veprat të cilat sipas saj paskan ndodhur në Kosovë; dhe gjithë procedura të zhvillohet në Beograd me ligjet serbe, sepse sipas Kushtetutës serbe, Gjilani është pjesë e territorit serb!

Serbia tash është në pritje të reagimit të EULEX-it dhe UNMIK-ut. E ata nuk ndihen të gjallë! Nuk deklarojnë asgjë përkundër faktit se është përgjegjësi e EULEX-it që t’i hetojë rastet e krimeve të luftës që kanë ndodhur në Kosovë. Dhe nëse ato krime paskan ndodhur në Kosovë dhjetë vjet më parë UNMIK-u do të duhej t’i kishte hetuar tashmë sepse një gjë e tillë ka qenë në mandatin e tij dhe jo në mandatin e qeverisë serbe. Të paktën, një deklarim publik lidhur me këtë ishte i detyruar ta bënte. Por jo.

Me heshtjen e tij EULEX jo vetëm plotëson një prej gjashtë pikave të kërkuara nga Serbia që të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës, por përkundrazi, del i njëanshëm duke e njohur sovranitetin serb mbi Kosovën në fushën e zbatimit të ligjit lidhur me krimet e luftës.

Në vend që EULEX dhe UNMIK të reagonin të parët sepse Serbia ka shkelur mbi autoritetin e tyre, kemi deklarata qesharake dhe aspak serioze të partive politike shqiptare që na e kujtojnë një retorikë bajate të viteve prej 1990 e këndej.

Në vend se institucionet e Kosovës të kërkojnë përgjigje nga EULEX se përse nuk vepron për të mos e lejuar Serbinë që ta shkelë autoritetin e tij (që sipas Pakos së Ahtisarit buron nga Kushtetuta e Kosovës) dhe me këtë edhe sovranitetin e Kosovës, të parët e institucioneve më të rëndësishme të Kosovës mbajnë ders politik dhe shesin patriotizëm.

Serbia arriti ta testojë EULEX-in në boshtin e misionit të tij – në zbatimin e ligjit në Kosovë.

Sa për deklaratat dhe reagimet e politikës zyrtare të Kosovës, qeveria serbe as që e çan kokën fare. E di ajo shumë mirë se institucionet e Kosovës janë plotësisht të varura nga mbikëqyrësit ndërkombëtarë. Dhe kur mbikëqyrësit nuk kundërveprojnë ajo e vlerëson testin si të suksesshëm. Tash përgatit hapa tjerë taktikë për ta realizuar strategjinë e saj ndaj Kosovës.

Sipas UNMIKU-t, EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, si dhe partive politike shqiptare të tri komunave shqiptare të mbetura nën Serbi, populli shqiptar duhet të durojë fyerje, poshtërime, terror dhe brutalitet të pushtuesit sikurse dhe gjatë gjithë historisë së tij të deritanishme nën pushtimin serb.

Gjithashtu edhe popullit shqiptar në Kosovë do t’i duhet të përballojë nënshtrimin ndaj pakicës serbe të instrumentalizuar, jo vetëm nga qeveria serbe, por edhe nga baza themeltare e Kushtetutës së Kosovës - Pakoja e Ahtisarit.

Për sa kohë që politika shqiptare nuk do të piqet për ta kuptuar që të gjitha problemet burojnë nga moszgjidhja e çështje shqiptare, Beogradi do të ketë hapësirë manovrimi dhe mbështetje të heshtur të faktorëve mbikëqyrës ndërkombëtarë të zbatimit të Kushtetutës së Kosovës.

Jo vetëm shqiptarët, por edhe serbët do të vuajnë dhe do të ngelin të prapambetur për sa kohë që një herë e mirë nuk zgjidhet çështja shqiptaro-serbe. Dhe kjo mund të zgjidhet më së miri vetëm nëpërmjet zbatimit të së drejtës së kombeve për vetëvendosje deri në shkëputje. Vetëm kjo zgjidhje ua heq prej dore mjetet antinjerëzore jo vetëm qeverive pushtuese, por edhe të mbikëqyrësve dhe ndërmjetësuesve të zgjidhjeve gjysmake që vetëm probleme prodhojnë.

Sabit Gashi

Sekretar për Organizim i Lëvizjes për Bashkim
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi