Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi: Senca e re e Kuvendit me 7 shtator

Shko poshtë

Topi: Senca e re e Kuvendit me 7 shtator Empty Topi: Senca e re e Kuvendit me 7 shtator

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2009 9:43 pm

Topi: Senca e re e Kuvendit me 7 shtator

Seanca e parë e legjislaturës së XVIII të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit do të zhvillohet me 7 shtator.



Topi: Senca e re e Kuvendit me 7 shtator TOPI
Presidenti, Bamir Topi
PD dhe LSI kanë rënë dakord për të bashkuar votat në Kuvend dhe për të bashkëqeverisur vendin në katër vitet në vazhdim.

Në mbështetje të neneve 67, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi sot datën 7 shtator për thirrjen e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Në njoftimin për shtyp të presidencës thuhet:
"Mbledhja e parë e legjislaturës së XVIII të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e hënë, datë 07 shtator 2009, ora 18.00. Dekretik me nr 6226 hyn në fuqi menjëherë".
Pas thirrjes se Kuvendit, partia fituese në zgjedhjet e 28 qershorit do të mandatohet nga Presidenti i Republikës për krijimin e qeverisë së re. Partia Demokratike dhe aleatet e e saj e LSI do të nisin zyrtarisht bisedimet për qeverinë e rë që do të drejtojë vendin.
Mandati i deputeteve te parlamentit aktual perfundon ne 2 shtator për tia lene vendin trupes se re parlamentare prej 140 deputetesh te zgjedhur nga votat e 28 qershorit.
Seanca e parë e Parlamentit pritet të drejtohet nga kryeministri Sali Berisha, i cili për një ditë do të jetë njëkohësisht dhe kryetar Parlamenti.
Kryetari i Partisë Demokratike është njëkohësisht dhe deputeti më i vjetër për këtë legjislaturë në krahasim me 139 deputetët e tjerë. Rregullorja e funksionimit të brendshëm të Kuvendit, në pikën 1 të nenit 1 të saj, e përcakton qartë se drejtuesi i seancës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë. Kësisoj, në zbatim të rregullores së Kuvendit, shefit të qeverisë do t’i duhet të drejtojë punimet plenare deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit.
Në rastin hipotetik të mospranimit të drejtimit të kësaj seance nga Berisha, atëherë deputeti që do drejtojë seancën e parë do të jetë socialisti Et’hem Ruka, i datëlindjes 8 dhjetor 1947.
Më pas ndiqet procedura e verifikimit të mandateve të deputetëve të zgjedhur, që kryhet nga Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit. Pas verifikimit të mandateve deputetët ftohen të bëjnë betimin, Punimet e seancës të legjislaturës së re pasohen me zgjedhjen e Kryetarit dhe të Byrosë së Kuvendit.
Në Kuvendin e ri për katër vitet e ardhshme priten ndryshime edhe në numrin e grupeve parlamentare. Kështu nga 10 grupe kuvendore që funksionuan gjatë mandatit 2005-2009 në legjislaturën e re pritet të jenë vetëm tre të tilla, përkatësisht grupi i Partisë Demokratike, grupi i Partisë Socialiste dhe grupi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo e fundit në zgjedhjet e fundit mundi të sigurojë 4 deputetë, të cilëve do t'i bashkangjiten dhe 3 deputetë të tjerë për të krijuar grupin prej 7 deputetësh që kërkon rregullorja parlamentare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi